Stenli
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 06/10/2005
Vendbanimi: Atje ku ka drejtesi dhe zbatim ligjesh, qofshin shteterore, qofshin fetare.
Mesazhe: 17
|
Pershendetje.
Po mudohem te kthej pergjigje ne kete teme, meqenese moderatori Erzen_be vendosi ta mbylle temen e pare. Kjo ishte deshira e tij, vendosi, e beri.
Nejse, patriotet e medhenj te Shqiperise moderne, kane hapur tema te tjera ndaj Kryepeshkopit Anastas, perderisa e kane me merak.
Uroj qe kjo teme te mos mbyllet shpejt, megjithese jam i sigurt qe do te kete te njejtin fat; per arsye se dy trimat e Forumit, A dhe K, do te shprehen ashtu si tek tema e pare. Fjalori ka per te qene i njejte dhe pa asnje pike ndryshimi.
Per gjerat e shkruara me siper; po i marr me rradhe.
Amoxil, Kryepeshkopi nuk eshte veteshpallur. Por, me kerkese te komunitetit orthodhoks shqiptar, eksarku Anastas u fronezua Kryepeshkop.
Ai fillimisht erdhi si ndertues i Kishes Orthodhokse ne Shqiperi, por, besimtaret e pane, analizuan se cfare po bente ky njeri dhe pa kurrfare ngurrimi kerkuan qe ai te behej Kryepeshkopi i Shqiperise. Dhe ndodhi ashtu sic donin ata: U Fronezua Me 2 Gusht Te Vitit 1992 Anastas Janullatos Si Kryepeshkop I Shqiperise.
Tjeter. Ti Amoxil, ke qene ndonjehere ne ndonje Kishe Orthodhokse?
Pse akuzon kot kur thua qe meshat behen ne gjuhen greke?
Ke degjuar ndonjehere ti te kendohet dicka greqisht?
Dhe, dua te te qartesoj qe nuk ka karakter vartesie helenike, absolutisht.
Kisha e Shqiperise nuk ka fare kete lloj karakteri. Te qenit ne krye nje shtetas grek nuk do te thote qe ka vartesine e atij shteti.
E di ti Amoxil se ku jeton Kryepeshkopi?
Rrugen e Kavajes besoj se e di. Aty eshte Kryepeshkopata. Kati i fundit eshte papafingo. Ne kete pjese te kesaj ndertese qetesohet ai njeri; ai njeri qe ka ndertuar aq kisha, ka restauruar shume te tjera, ka zbukuruar Ardenicen, Kolkondasin, Ishullin e Bukur te Zvernecit ne Vlore, Qeparoin, Shen Vlashin ne Durres, Shen Joan Vladimirin, e shume te tjere qe ty nuk te interesojne se nuk je Orthodhoks, as ti as babai yt shpirteroro-atdhetar.
E ke idene ti se i jane hartuar statutet? Po yt ate nuk ta ka thene? Se per dy vjet i dinte, pastaj kur filloi te hartonte statutet e tij, beri sikur nuk i dinte.
Statuti i 1922 dhe 1929 jane bere gjate kohes se Zogut, apo jo?
Cfare ishte Zogu? Nje njeri ambicioz, krenar, qe adhuronte te qendronte ne maje te pushtetit, gje qe e coi te ndryshonte nenin 1 te Kushtetutes, nga republike ne monarki, se keshtu nuk ia merrte dot njeri pushtetin nga dora. Donte qe te gjitha t'i kishte nen administrimin e vet, perfshire edhe komunitetet fetare. Keshtu, per t'i patur te gjithe nen vete, duhej qe domosdoshmerisht te ishin shqiptare, se me Fuqite e Medha nuk hahej dot.
Keshtu, me mbikqyrjen e drejtperdrejte te tij, ne Berat dhe Korce u hartuan keto Statute qe ne pikat kryesore te tyre nuk kane fare Orthodhoksine dhe statutet Orthodhokse te vendosura prej shekujsh.
Zogu, jo me kot kerkoi qe Kreu i Kishes te jete Shqiptar, se keshtu ruhej nga ndonje kre i ndonje shteti tjeter, sidomos atij grek dhe serb.
E kuptove kete o Amoxil dhe ju te tjeret?
Tani hidhem tek shoku i ngushte i te lartpermendurit, i poshtepermenduri.
Kontinenti na thote qe Sinodi na qenka mohuar. Per cilin Sinod e ke fjalen more sinodik?
Anastasi nuk ka mohuar asnje Sinod, madje e ngriti ate ne baza demokratike dhe mbi te gjitha orthodhokse. Ishte ai qe i dha Shqiperise ate qe i takonte. Ti Kontinent cfare na supozon?
Por, ti nuk ben asgje vecse e quan abuzim, poshtersi dhe tradheti, gje qe s'eshte fare keshtu. Pyet se sa do te vazhdoje. Do te vazhdoje perjete, e ne jete te jeteve. Amin. O Kontinent, c'do te thote "Amin"?
Ku e di ti Kontinent qe Anastasi eshte veteshpallur? Ke qene prezent atje? Sa vjec ke qene? Sa kohe ke qe je lidhur me N M? Mos fol per Shqiperine se jam shume i sigurt qe nuk jeton ne Shqiperi. Por, te pakten po lufton me pene; se me pushke nuk te le njeri.
Dhe nje fakt. E di ti K se ku ishte Anastasi kur i thane qe e kishin zgjedhur me vota unanime si eksark ne Shqiperi?
Ishte ne Kenia. E di qe Kenia eshte ne Afrike? Ishte atje dhe po bente te njejten pune qe po ben edhe ketu, pra po kujdesej per Kishen Orthodhokse ne Kenia. Do te thuash ti, me injorancen tende: Pse, edhe ne Kenia ka minoritet grek? Hahahaha.
Pastaj na thua qe te pyeteshin peshkopet shqiptare. Tani se nxorre veten qe je pyke fare ne kete ceshtje.
Cilet peshkope te pyeteshin o i paafte?
Ah, me fal qe te thashe i paafte. Por, perderisa i di ti ata peshkope, mund te me thuash emrat e tyre? Te lutem, aman mi thuaj.
Pastaj Amoxili na thote qe pyetjet e tua nuk kane nevoje per pergjigje. Edhe une Amoxil ashtu mendoj.
Dhe pastaj i lartpermenduri na keshillon te lexojme nje leter nga thesari i pafundem, qe asnje shtepi botuese nuk eshte e denje t'i botoje, nga pseudoshqiptari, zaptues i Kishes se Nenes se Zotit, Shen Marise qe s'pushon se ndermjetuari edhe per te, per Nikollen, birin e Elbasanit.
Te gjitha i ka dokrra. Per Statutet e dhashe pergjigjen.
Por, si ky prift, qe NUK eshte i tille, guxon dhe quan nje Kishe qe e njeh e gjithe bota, anetare e Keshillit Boteror te Kishave, Kishen e Greqise. E quan Kishen e Satanait. Ku mund te shkoje me shume vepra e djallit me kete njeri, me N M? Ti lutemi Perendise qe ta fale?
E falenderoj N M se me qarteson dicka.
Thote qe Partia Demokratike, ose me sakte, Partia Berishiane, tani paska dale me qendrim pro Anastasit, nderkohe qe deri dje ai ishte per ta nje ujk i zi. E thashe, me qartesoi, jo se tha dicka te re. Se te gjithe i dime qendrimet e Berishes, sidomos ne vitet e para te tij.
Dhe meqe ra fjala tek Sali Berisha, dua te them nje fakt historik, qe mbi te gjitha eshte shpirteror.
Ne vitin 1996, kur u be orvatja e fundit per te larguar Kryepeshkopin, dhe pasi u pa qe kjo nuk u doli ashtu sic donin, sepse nuk ishte demokratike, Sali Berisha, me turp deklaroi "U vendos verdikti i popullit".
Ja edhe nje tjeter fakt historik qe shume nga ju nuk e dine.
Dhe ne fund na del Katia.
Katia me mesazhet e saj.
Por, c'rendesi ka moj Kate, se cila parti vjen ne pushtet.
Ah, me fal, e kishe fjalen per partine Koministe? Te jap te drejte.
Se edhe ti duhet te jesh nje komuniste, ashtu sic jane te gjithe ata qe kam lexuar, pavarsisht se shfaqen si demokrate te moderuar.
Por, kam arritur ne nje rezultat. Jam shume i sigurt qe Sali Berisha do te beje perpara, per te vetmen arsye se ai tashme ka mesuar, ka mesuar nga pesimi qe i la vetes gjate 92-97. Pa se cfare bene Socialistet dhe tani, me eksperiencen e tyre, me vizitat e shumta jashte shtetit, me demokracine e re qe ka ne dore, do te ece, do te perparoje dhe do te na coje ne maja te larta. Se ai eshte i zgjuar, i ditur, nje doktor i shkelqyer. Besoj dhe shpresoj. Uroj mos me zhgenjeje.
Keto kisha per te thene per kete here o forumiste. Heren tjeter gjera te tjera. Dite e re, kesmet i ri.
__________________
Shqiptar? Rri drejt dhe fol drejt, drejt dhe ... vetem drejt.
Modifikuar nga agata datë 24/10/2005 ora 22:21
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|