durrsak
INXHINJER LULESH

Regjistruar: 17/11/2004
Vendbanimi: USA Arizona
Mesazhe: 1455
|
"JO DOREHEQJE, POR SHKARKIM TE NANOS"
Fillojne peticionet e degeve te PS-se kunder kryesocialistit Nano
Humbja e thelle dhe e tmerrshme per socialistet e thjeshte nuk po gelltitet lehte, pasi votimi i 3 korrikut nuk ishte votim kunder platformes dhe anetareve militante socialiste, por ishte kryekeput kunder Fatos Nanos si person, familjes se tij qe shfrytezoi pushtetin e socialisteve per t'u pasuruar, dhe e nje shpure ministrash qe e ngriten mireqenien e tyre mbi supet e vrara nga lodhja per te mbijetuar te mijera e mijera socialisteve. Nuk ishte nje fitore e mirefillte vetem per Sali Berishen, ndonese ai shquhet per korrektesi e mosimplikim ne afera korruptive, por humbja e 3 korrikut u shnderrua ne nje plebisht popullor vetem kunder Fatos Nanos. Ai e shkaterroi PS-ne ne keto tre vite te qeverise se tij, ngriti ne kupole dhe ne pushtet nje rrjet mafiozesh, te cilet e shikuan PS-ne vetem per t'u pasuruar e jo per te milituar ne sherbim te kauzes socialiste. Fakti qe humben me 3 korrik nje mori ministrash, miq te Nanos, dhe u rrezikua per nje grusht votash edhe ish-kryeministri korrekt, Majko, tregon se inati popullor ishte i tmerrshem. Votuesit dogjen me Nanon edhe disa kandidate per deputete qe edhe duhej te fitonin. Kjo tregon se e majta eshte ne diten me te veshtire te saj qe nga viti kur nderroi emrin nga Parti Komuniste ne Parti Socialiste. Partia Socialiste nuk ka qene ne kete dite deshperimi as kur i arrestuan kryetarin e tyre ne korrik 1993. Edhe atehere, pa kryetar ne liri, socialistet ishin me te forte e me krenare se sa ndihen sot e pas dites se sotme. Fatos Nano, ne vend qe te pranoje doreheqjen e deklaruar para zgjedhjeve, kur tha hapur e publikisht ne TV Klan se "nese PS humb zgjedhjet, une do jap doreheqjen", keto dite ai po gjen njemije e nje menyra qe ta spostoje vemendjen nga analiza per humbjen e thelle. Nje pushtet i forte i Berishes do ta copetoje opoziten e Nanos, pasi jane nderruar rolet tashme. Ne vitin 1997 e perdite Nano thoshte publikisht se "qofte bekuar ajo dite qe me la Berishen perballe pasi jam i fituar sa here te konkuroje ne zgjedhje". Ndersa pas 3 korrikut ka te drejte Berisha qe te thote: "Me Fatos Nanon kryetar te PS-se e ne opozite, do te qeveris jo 4 vite, por 8 vite!". Irritimi ne bazen e PS-se eshte jashtezakonisht i madh per humbjen qe ua solli vetem kryetari i tyre. Natyrisht qe humbjet jane normale ne demokraci, porse nje humbje vetem per qejfet e Nanos e te gruas se tij nuk mund ta kaperdijne socialistet, te cilet duan nje parti me te drejte jo vetem per veten e tyre, por per te gjithe. Si mundet Fatos Nano te shkaterroje nje te majte te rritur me njemije halle vetem se donte te ishte vete Zot e vete shkop? A nuk iste Nano qe largoi Ilir Meten e nje grup pas tij? A ishte vete Fatos Nano qe nuk ofroi publikisht Edi Ramen para e gjate fushates elektorale vetem e vetem qe te mos i shtonte piket Edit? Fatosi kerkon te jete vete gjel maje plehut qe beri tash tre vite me familjen kryeministrore. Zoti Nano nuk mund te justifikoje humbjen me faktin se gjoja "na percau votat Meta e LSI-ja". Nano dhe Xhoana Nano donin nje pashallek, ku te komandonin per cfaredo dhe te kullufisnin milionat e eurove, sic thone plot fakte te bera publike tash tre vite, si dhe te digjeshin nga dielli i Mesdheut ne jahte luksoze! Nuk mund te drejtosh edhe qeverisjen, edhe qejfet perrallore, edhe bizneset e gruas qe te dalin me 120 per qind fitim vjetor, edhe luften kunder korrupsionit!
* * *
Dje, nje tufe me letra proteste ka mberritur ne seline e PS-se, ne Tirane, ku me dhjetera organizata baze te PS-se e plot anetare te KPD-se kerkojne shpjegime nga lideri i tyre se perse erdhi kjo humbje. Para fushates e gjate fushates zoti Nano deklaronte se "LSI eshte nje pike uji ne oqeanin e madh socialist dhe nuk na demton", kurse tani pas zgjedhjeve Gramoz Ruci del dhe thote ne konference shtypi se "na demtoi LSI". Atehere nese e dinit se do t'ju merrte vota perse nuk gjetet gjuhen e perbashket te koalicionit, bile edhe me parti te tjera te majta, sic beri mjeshterisht Sali Berisha me partite e qendres se djathte, duke dale vetem me nje kandidat per deputet te perbashket? Moszotesia per te parashikuar ka nje kosto ne politike; doreheqje dhe largim nga kupola e partise. Nese zoti Berisha do te kishte humbur zgjedhjet e 3 korrikut, ai do te jepte pa diskutim doreheqjen. Ndaj tashme qe humbja e PS-se eshte evidente edhe nga rezultatet zyrtare te KQZ-se, zoti Nano duhet te kthehet nga pushimet e fundjaves ne Turqi e te jape doreheqjen. Nese jo, atehere mbetet shkarkimi, sic kerkojne mijera e mijera socialiste keto dite.
Kishte shume vite qe kazani socialist ziente. Ne Kongresin e fundit zgjedhor nga presioni plasi kapaku dhe "lengu socialist" u derdh fushave "socialiste", por bariu Nano as qe deshi t'ia dije se "vatha socialiste" po shthurej pikerisht per fajin e tij dhe te zonjes se tij, Nano, qe donte pushtet te pakufizuar ne shtet, por dhe ne parti. Pushteti i kesaj gruaje kandidoi ne keto zgjedhje nje mori emrash miq e sejmene te saj, te cilet humben thelle. Humbi flokegjati e mendjeshkurti Agim Isaku, drejtori i kabinetit te kryeministrit. Humbi Emin Barci, shef i kabinetit te kryetarit te PS-se, per fajin se vinte nga zyra e Nanos. Humbi Majlinda Keta se dihej se ishte kandidature e Xhoana Nanos. Humben nje urdi nanoistesh e xhoanistesh, te cilet moren ndeshkim popullor. Nese Nano do te kishte treguar vullnet pozitiv dhe reflektues ndaj kritikave te Ilir Metes, Rexhep Meidanit dhe Edi Rames, PS-ja mund te ishte ndryshe pas ketyre zgjedhjeve. Nese Fatos Nano do te kishte degjuar zerin e vetem te Erion Braces qe luftonte me "xhaketat e vjetra ne kupolen e PS-se", do te kishte emra te tjere konkurues ne 3 korrik. Nese zoti Nano do te ishte me dashamires ndaj te vertetav te Petro Kocit, sot PS-ja edhe mund te kishte valvitur flamurin e fitores. Nese kryeministri Nano do te kishte degjuar zerin e bazes socialiste, te atyre qe vuajne edhe per buken e gojes, por qe jane te sinqerte, nuk do te ishin duke vajtuar sot humbjen e thelle. Nese kryetari kryeminister do te kishte gjetur gjuhen e mirekuptimit mes kolegeve qe vjet ne dhjetor do te kishte dhene doreheqjen nga posti i kryeministrit dhe kishin hyre ne fushate elektorale me nje kryeminister tjeter qe nuk kishte cene mbi kurriz si vete Nano.
Mbi te gjitha, nese zoti Nano do te kishte paksa gjak te kuq si stema e PS-se, e hapte udhen per t'u larguar vete e jo sic largoi tashme krejt te majten nga pushteti. Por Fatos Nano mbetet i pandreqshem. Ai rron vetem per kazino e helikoptere turistike, ai deshiron te sundoje si pasha kur "pashallekun" ia kane marre; ai nuk e kupton se koha e tij ka ikur pergjithnje, aq me teper perballe nje Berishe kryeminister, i cili ka zene mend nga e kaluara dhe do te jete teper korrekt me ligjin dhe rregullat e Demokracise. Tashme koha e Nanos ka perenduar. Nano i duhet vetem Berishes qe ta kete, qe sa here t'i bjere "thesit Nano" ai te nxjerre pluhur!
Alban Mati
__________________
The game of life is hard to play, I'm gonna win anyway....
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|