Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura të shquara > Shqiperia Socialiste > Enver per ty qan e gjithe shqiperia Enver ngrehu nga varri .(kenge dhe vjersha)
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Romeo2die4
Anetar i ri

Regjistruar: 07/04/2005
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 7

Enver per ty qan e gjithe shqiperia Enver ngrehu nga varri

Nuk do te shtoj asnje fjale me teper sesa eshte shkruar nga vete zemrat e shqipetareve anembane shqiperis




Ngreu, bir, vajton një popull!

--------------------------------------------------------------------------------

Me ty n’zemër përgjithmonë

Vdiq udhëheqsi i Partisë,
kryekreshniku i Shqipnisë,
babë e vlla për vegjëlinë,
yll i dritës për lirinë.
Përmbi retë stepet dielli,
erret toka, nxihet qielli,
duken pemët si të mjera,
gjeth e lule ndal pranvera.
Dhe bilbili kangën ndali,
për Enverin shqipe mali.
Malet lart e mbajn’ kunorën,
Enver Hoxhës i bajn’ nderimin,
dhe përjet’ i mbajn’ kujtimin.
Po qajn sot guri e druri,
n’gjysmështiz’ asht ul flamuri.
Betim shokësh pranë Enverit,

komunist në rrug’ të nderit,
betim shqipesh rreth e rrotull,
si një trup parti e popull.
Për Enverin, trim e burrë,
lindje ka dhe vdekje kurrë.
Anmiqt’ le ta dinë,
se nuk luhet me Shqipninë,
ktu shqiponjat kann’ folenë,
po i ngacmove, prit rrufenë.
Për liri dhe çështje nderi,
çdo shqiptar ka gjak Enveri.

Bushkash-Mat 1985


Kalojmë tek roje e nderit

Kalojmë tek roje e nderit,
para trupit të Enverit,
so gjerdanë para trimit,
kurora lule të prillit.
O Enver na preke shumë,
shkove te trimat e malit,
te shokët e idealit,
pranë Hysniut e Qemalit!
O Enver, trimi me fletë,
Shqipërisë i le shëndet,
Parti, popull n’unitet!

Janjar-Sarandë 1985


Mbi shtrat topi po hec djali

Dridhet zemra, tundet mali,
bi shtrat topi po hec djali,
o Enver, Enver me nure,
luleve tokën ua ule,
ti u ndave nga gjiu jonë,
po thell’ mbetesh n’zemrën tonë,
përher’ ti do t’jesh i gjallë,
Enver Hoxha burrë i rrallë.

Shishtavec-Kukës, 1985



Ajo dit’ pesëmbëdhjetë

Ajo dit’ pesëmbëdhjetë,
m’u duk si ëndërr në jetë,
sikur na mbuluan retë.
Gjëmoi artileria!
Rreth e rreth shokët e tia,
ish e gjallë trimëria.
Brohoritenë fëmija
si në fest’, sikur s’ish zia.
Ashtu hipur kur e panë,
„Ku vete xhaxhi!?“, i thanë,
edhe lot nga sytë u ranë.
Atje ku jan’ përmendoret,
si ushtarët në llogoret.

Vodicë-Kolonjë 1985



Yll i Shqipërisë së bardhë

Yll i Shqipërisë së bardhë,
përpara Nënës ke ardhë,
i përcjellë nga shqiptarë.
Nëna në gji të ka marrë,
me flamurin kombëtar.
Syri i shqipes lotoi,
për birin që e drejtoi.
Bir, o bir, të qau nëna,
dhe nga loti doli kënga.
Biri ynë na dhemb zemra,
ty në ballë të ka Nëna!

Bërzesht-Librazhd, 1988



Fli i qetë, shoku Enver

Çohu, Enver, çohu në kambë,
ke në krah të madhën Nanë!
Çohu, Enver, të thonë dëshmorët!
Sa një mall rreshtu kunorët.
Jo nuk çohet do Enveri,
Partisë, popullit n’zemër u theri.
Nga Shkëlzeni gjer n’Dropull,
lumenjsh lotësh derdh ky popull.
Fli i qetë shoku Enver,
në mes shokësh si dikur,
ti je diell, je pranverë,
ti je shqipja në flamur!

Bajram Curri 1985



E mjera këjo derë

O e mjera këjo derë,
sot kullon katran e serë,
ulur kryet e kubenë,
se qan e kërkon Enverë.
Mbaje të fortë themelë,
se ke plot burra tjerë,
të rriturë me Enverë,
që nderojnë mëmëdhenë.
Unë sot të madh kam helmë,
që hyra në këtë derë,
dera që rriti Enverë.

Golem-Gjirokastër 1985



Dit’ e prillit më të gjdhirë

Dit’ e prillit më të gdhirë,
lajm i zi për Shqipërinë!
Ç’kini male që gjëmoni?
Ç’kini fusha që rënkoni?
U hap lajmi në çdo anë,
vdiq Enveri në Tiranë.
Kur fillova për të qarë,
qava si motra vëllanë.
Si qëndron e rri i qetë
atje brenda në Kuvend?
Ti detyrën e mbarove,
themelet çelik i hodhe.
Toka seç bëri betimin,
do ta mbajë si floririn!

Matohasanaj-Tepelenë


Korba kur erdhi haberi

Korba, kur erdhi haberi,
Enver, o vëlla,
na thanë që vdiq Enveri!
Mu në zemër seç na theri.
O Enver, zemër me çika,
nuk u trëmbe nga e liga,
të bën syri shtatë drita.
Të qan gjithë Shqipëria,
zi të thellë ka Partia.

Fushë Bardhë-Gjirokastër


Nan’ Shqipnija po qan djalin

Ku i ka prilli karafilat?
Kjo pranver’ ku i ka bylbylat?
Ku asht kanga e kallijve?
Pse u shu buzqeshja e fmijve?
Pse nga dhimbja u bluka guri?
Pse hesht shqipja te flamuri?
N’mal rënkojn’ e thahen ahet,
lulja n’shkam s’duron e thahet.
Shqipet n’bjeshk’ fluturimin ndalin,
nan’ Shqipnija po qan djalin.
Cou bir, fërkoma ballin!
Kam hap gjoksin me pjshtjell’ malin.
Trimi i nanës, i urtë, i mirë,
çou, buzqesh e mos rri shtrirë!
Çou, prij luftën e përpjekjen,
o vigan qi sfidon vdekjen!
S’t’ shohim dot kështu stolisë,
pran’ flamurit n’gjysëmshtizë.
Sa ni det asht pika e lotit,
sa ni mal asht shtrati i topit.
Të gjith’ sot betimin e bajmë,
veprën tane ma lart ta çojmë.

Kabash-Pukë



Kët’ flamur për Bacë Enverin

Ta dërgon Kosova trime
kët flamur, baca Enver,
qi ta mbash në zemrën tande,
siç na kishe ne përherë,
se asht gjak nga gjaku ynë,
se asht zemër kosovari,
se asht dritë nga syri ynë,
se asht besë shqiptari.
Ta çon djali, ta çon nana,
ta çon lulja e rinisë
ta çon lulja burrnisë,
në ballë të Dardanisë,
ta çon gryka e Kaçanikut,
mbar’ Prishtine Traboini,
za çon Rrafshi i Dukagjinit,
Plavë, Gucia dhe Prizreni
ta çon bacë Sulejmani,
Mic Sokoli e Haxhi Zeka,
dada Shotë e bacë Bajrami,
Sef Koshorja e Azem Bejtja.
Aty asht Kosova mbarë,
që së largu po loton.
Po t’dërgojm’ veç kët flamur,
përfaqsues të zemrës sonë.

Koman-Pukë



Jetën Kombit ia kushtoi

Shqipëria e përlotur,
birin e saj po përcjell,
peshë si kjo e ksaj dite,
kombi kurrë s’ka për të ndierë.
Dridhet zemra e qerpiku,
dridhen fushat,kodrat, malet,
se iku Enveri, iku,
e me ne s’vjen të çmallet.
Dielli sot nuk shkëlqeu,
edhe ai sot vajtoi,
sepse trimi, që kur leu,
jetën kombit ia kushtoi.

Zhamë-Lushnje, 1985


O Enver flamur epoke

Malet seç e ulën kryet,
dritën seç e humbën yjet,
lotët seç na i mbushën sytë.
Ç’gjëmë na solli kjo ditë!
Oh, i zi ç’na erdhi lajmi,
sytë i mbylli Enver djali,
O Enver flamur epoke,
na dhe frymë nga fryma jote,
dritë i dhe gjithë Shqipërisë,
gaz dhe plakut dhe fëmisë.
Ti jeton, ti nuk ke vdekur,
nuk vdes fjala jote hekur,
se në ballë na prin Partia,
në gjoks të ka Shqipëria.
Në çdo vepër, si pishtar,
do t’na rrish përherë, në ballë,
në rrugën që çele vetë,
yll karvani je përjetë.

Vlorë 1985


Sjell ndërmend vetëm pranverë

Ç’kanë malet që rënkojnë?
Ç’kanë vatrat që mbajnë zi?
Ç’kanë nënat që vajtojnë?
Ç’ke kështu, moj Shqipëri?
Nënës i ka vdekur djali,
qan e qan e e merr malli,
e merr malli këtë herë,
Shqipërinë për Enverë.
Nuk të shohim dot të shtrirë,
ndaj dhe jemi si të mpirë,
por na del përpara ti,
e na mbush me trimëri.
Kur këndoj, shokë, për Enverë,
sjell ndërmend vetëm pranverë.

Korçë – 1985


Zemra jonë priti belxhikun

Pse s’duroi dot Besniku
dhe varrin desh e zbërtheu?
Qysh harroi ç’plagë pati?
Ç’dhimbje mbi të tijën ndjeu?
Sëmdunja trupin ta shkriu,
syri yt uli qerpikun,
akull Shqipëria ngriu,
zemra jonë priti belxhikun,
nuk u përlot veterani,
kur shokët në luftë i ranë,
nuk iu drodh as bebja nënës
kur të katër djemtë u vranë.
Kjo gjëmë që nuk pyet për forca,
që shpërthim në gji.
Ngreu, bir, vajton një popull!
Ngreu, Komandanti ynë!
Ngreu, drita jonë e syrit!
Hape edhe njëherë synë!
Ngreu, flamur që u rëndove!
Ngjitu, ku të shpu Enveri!

Tërbaç-Vlorë 1985



O flamur i kuq i nderit

O flamur i kuq i nderit,
mblidhja mirë gjoksin Enverit,
mblidhja floktë, mblidhja ballin,
shuaja etjen, shuaja mallin!
O flamur, gjaku me okë,
rriji Enverit ndën’ kokë!
O flamur, gjakun me shtëmba,
rriji Enverit tek zemra,
se merakun ia dimë mirë,
e do pranë Shqipërinë!

Berat 1985


Ku ka kangë që e merr kët’ burrë


Kjo Shqipni ka qit’ kaq trima,
si qet qielli bubullima.
Nji kreshnik kan’ rrit’ kta male,
pushkë e madhe, besë e madhe,
nji kreshnik, nji lis me rrema,
Enver Hoxhën me shtat’ zemra.
Kërcet pushka në Tiranë,
djemtë e Shqipes jan’ me nanë,
djemtë e Shqipes s’janë jetima,
vend për vend vetojn’ vetima.
N’ball’ vetimash kush po prin?
Enver Hoxha me Partinë,
pesdhjet’ vjet në luftë e punë,
pesdhjet’ vjet per ne pa gjumë.
Shpata kurr’ s’e shpoj Skënderin,
s’guxoi kush me e prekë Enverin.
Sa jan’ malet rreth e rrotull,
garda e tij asht mbar’ nji popull.
Siç jan’ mbush’ malet me gurra,
kjo Shqipni asht mbush’ me burra,
kurrnjiher’ s’ka njoft’ ky vend,
Enver Hoxha ma me mend.
Gjith’ kreshnikët tan’ të lashtë
te ky burrë jan’ bashkue bashkë.
Duhet kanga nji mij’ rreshta,
tan’ ortiqet që ka bjeshka,
duhet t’vij’ deti me valë,
duhet malet t’ishin fjalë,
prap’ s’do t’bahej kanga kurrë.
Ku ka kang’ që e merr kët’ burrë!

Bajzë-Shkodër 1988

__________________
Nobody is perfect

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 18 Gusht 2005 23:21
Romeo2die4 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Romeo2die4 Kliko këtu për të kontaktuar me Romeo2die4 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Romeo2die4't! Kërko mesazhe të tjera nga: Romeo2die4 Shto Romeo2die4 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Romeo2die4 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
cupka
madmoiselle!

Regjistruar: 20/06/2003
Vendbanimi: New York!
Mesazhe: 1505

Mbi shtrat topi po hec djali

Dridhet zemra, tundet mali,
bi shtrat topi po hec djali,
o Enver, Enver me nure,
luleve tokën ua ule,
ti u ndave nga gjiu jonë,
po thell’ mbetesh n’zemrën tonë,
përher’ ti do t’jesh i gjallë,
Enver Hoxha burrë i rrallë.

Shishtavec-Kukës, 1985

e citova pikerisht kete poezi sepse me beri pershtypje qe Goranet (keshtu quhen ata qe jane nga Shishtaveci) te kene shkruar ne shqip pasi ata flasin vetem maqedonisht ose Nashke sic e quajne ata gjuhen e tyre!

nejse, back ne teme.
Artistet dhe shkrimtaret kurre nuk e kan suportuar bacen Enver (dhe me shume te drejte) ndaj dhe kur me bie para syve ndonje poezi a ndonje shkrim ter lavde e ter lajle lule dedikuar "Partise me ne krye Enver Hoxhen" me perzihet perbrenda.
Shkrimet e asaj periudhe ishin imponime nga vete Ata tek shkrimtaret, dhe nuk ka asgje artistike ne to.

Enver Hoxha? I'd say good riddance!

__________________
So, so you think you can tell,
Heaven from Hell?

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 06 Janar 2006 19:55
cupka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të cupka Kliko këtu për të kontaktuar me cupka (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: cupka Shto cupka në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto cupka në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
rumial
filozof

Regjistruar: 18/05/2006
Vendbanimi: lisbona
Mesazhe: 175

kenge per enverin

kjo eshte nje kenge e hershme per udheheqesin tone te dashur enver
O ENVER ENVER I DASHTUN
TA THYFTE ZOTI RRASHTEN
TI NA MORE KALLAMOQIN
E NA DHE KASHTEN
TI NA MORE GRURIN
E NA DHE HURIN

Autori populli

__________________
paçedashes

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 08 Qershor 2006 22:34
rumial nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të rumial Kliko këtu për të kontaktuar me rumial (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: rumial Shto rumial në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto rumial në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AIR-FORCE-ONE
deri ne vdekje politike

Regjistruar: 02/02/2004
Vendbanimi: U.S.WASHINGTON
Mesazhe: 663

Politikanet

Ne ishim komuniste
shoke te Enverit,
ai puthte dashnoren,
ne puthnim maliherin.

Ishin dite nentori
ishin nete lirie
shoket moren plumat
ti more Nexhmijen.

Dhe nje nate Hysniu
kur ne shanim Titon
poshte nje batanije
po kafshonte Viton.

Pastaj Nako Spiros
ne pus i ra kova
por etjen ia shoi
Liri Belishova.

Pas luftes kur ne
po ndertonim shtetin
Puthi,Mehemet Shehu
ne buze Fiqiretin.

Shqiperi bga dertet
te iken oreksi
po burrat e shtetit
e kane mendjen te seksi.

__________________
"Një burrë mund t?i japë dinjitet rangut të tij, por asnjë
rang s?mund t?ia shtojë dinjitetin një burri ? "

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 22 Mars 2008 01:32
AIR-FORCE-ONE nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AIR-FORCE-ONE Kliko këtu për të kontaktuar me AIR-FORCE-ONE (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të AIR-FORCE-ONE't! Kërko mesazhe të tjera nga: AIR-FORCE-ONE Shto AIR-FORCE-ONE në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AIR-FORCE-ONE në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AIR-FORCE-ONE
deri ne vdekje politike

Regjistruar: 02/02/2004
Vendbanimi: U.S.WASHINGTON
Mesazhe: 663

Kur popujt e Evropës Lindore po rrëzonin njërin pas tjetrit regjimet komuniste, Ramiz Alia thoshte me cinizëm se “Era e Lindjes nuk do të depërtonte në Shqipëri. Edhe pas rënies së Murit të Berlinit, që shënonte shembjen e komunizmit, ai nuk donte ta pranonte realitetin, por vazhdonte qëndresën e vet donkishoteske, duke u betuar se: “Edhe bar do të hamë, edhe gjak do të derdhim, po sistemin nuk e ndryshojmë!”. Dhe me të vërtet, në vitet 1989-1990, me urdhrin e tij, u derdh mjaft gjak në kufi. Ishte gjaku i dhjetave djemve dhe vajzave shqiptare, që mashtruan nga ligji ramizian, vrapuan drejt Botës së Lirë për një jetë më të mirë. Deri më sot askush nuk ka dhënë llogari për jetën e shuar të atyre të rinjve të pafajshëm, trupat e të cilëve u zvarritën barbarisht nëpër rrugët e sheshet e disa qyteteve. Nuk janë vënë përpara drejtësisë për atë krim makabër, as ish-kreu i shtetit komunist diktatori Ramiz Alia, as ish-ministri i Punëve të Brendshme, Gramoz Ruçi, dhe as komandantët e oficerët përgjegjës të posteve kufitare. Përkundrazi, ata sot dekorohen pasurohen dhe jetojnë shumë më mirë e më të qetë se sa familjarët e atyre viktimave. Madje të organizuar nëpër shoqata e parti të majta, ata guxojnë të ulërijnë e të bëjnë thirrje të hapur për përdorimin e forcës e për të rimarrë pushtetin me dhunë!
Kjo është pra Shqipëria, 20 vjet mbas rënies së Murit të Berlinit.
Vetëm vrasja e çiftit Çaushesku do ta detyronte Ramiz Alinë të dorëzohej e të tërhiqej; por duke zbatuar skemën e Katovicës, me në krye Namik Hoti, “Social-Demokratja” me kryetar Skënder Gjinushin – ish-ministër i regjimit komunist etj.
Edhe dënimi i krimeve të komunizmit nga ana e shtetit shqiptar, përfundoi në një farsë. Ish-funksionarët e lartë të PPSH-së e të Sigurimit, të cilët fillimisht u akuzuan për gjenocid u dënuan vetëm për çështje ordiner, për shpërdorim e për disa kafe të tepërta! Dhe mbas vitit 1997 ku e majta mori pushtetin me grykët e pushkëve, kriminelët komunistë u liruan nga burgu. Atyre iu dha pafajësia e pamerituar dhe një dëmshpërblim i menjëhershëm në të holla që ishte shumë më i madh se sa ky që po u jepet sot viktimave të tyre, ish-të dënuarit politik nga sistemi komunist, të cilët me forma e mjete të ndryshme guxuan t’i kundërvihen regjimit diktatorial enverist, duke aspiruar për një Shqipëri të lirë, të bashkuar demokratike e properëndimore,
Gjatë tetë vjetëve të qeverisjes socialiste ish-të dënuarit e të përndjekurit politik vazhduan të keqtrajtohen e të diskriminohen. Disa krerë qeveritarë socialistë kanë deklaruar haptas e paturpësisht se me ish-pronarët e me ish të përndjekurit politikë nuk i lidh asgjë dhe nuk kanë ndonjë detyrim ndaj këtyre shtresave shoqërore. Vetëm qeveria demokratike e mori në konsideratë kërkesën tonë të kahershme për dëmshpërblim duke u miratuar ligjin përkatës nr. 9831 dt 12.11.2008 “Mbi dëmshpërblimin e ish të dënuarve politik nga regjimi komunist”. Ne kemi vërejtjet tona për disa nene të këtij ligji, për zvarritjen burokratike në zbatimin e tij dhe vonesën e tepruar të ndarjes së parave. Po kjo nuk do të thotë se do t’i kundërvihemi koalicionit qeverisës. Ne nuk mund t’ia lejojmë vetes, që të përdoremi nga forcat e majta destruktive politike, dhe kurrë nuk do të bëjmë kauzë të përbashkët me ato. Futja në grevën e urisë e disa ish të burgosurve politikë ishte një veprim personal i tyre që nuk u përkrah nga asnjë prej shoqatave. Sipas nesh, kërkesat e tyre ishin të drejta; por nuk ishte as vendi dhe as koha për grevë urie, mbasi ajo mund të shfrytëzohet nga opozita. Me dashje ose pa dashje ajo grevë çon ujë në mullirin e Ramës, Ruçit, Gjinushit e kompani, të cilët po orvaten të rrëmbejnë me forcë pushtetin, për interesat e mafies së kuqe. Shoqatat tona e shohin më të arsyeshme që të ndiqet rruga institucionale për kërkimin e të drejtave që na takojnë. Prandaj, për këtë qëllim i kemi paraqitur prej kohësh një parashtresë gjykatës Kushtetuese. Por ajo e përbërë nga disa përfaqësues tipikë të organeve të diktaturës komuniste, të cilët kanë dhënë dënime maksimale për motive politike është në konflikt interesi me shtresën tonë; prandaj prej afër një viti po e mban peng kërkesën tonë me mjete demokratike, po që nevoja edhe deri në Gjykatën Ndërkombëtare të Strasburgut.
Ndër veprimet e tri shoqatave tona, për sensibilizim dhe informim e opinioneve të brendshëm e të jashtëm mbi gjendjen reale të shtresës sonë renditen shumë konferenca shtypi, disa tubime për dënimin e krimeve të komunizmit, përkujtimi i ngjarjeve dhe figurave të shquara të qëndresës antikomuniste, promovime librash mbi persekutimin, etj. Pra siç shihet shoqatat tona funksionojnë dhe ecin “me forcat e veta” pa marrë asnjë qindarkë nga shteti i cili nuk na ka dhënë as të paktën një seli ku të zhvillojmë veprimet tona, ashtu siç e kanë edhe veteranët e LANC-it ish-ushtarakët, etj.
Prandaj ne do të dëshironim që qeveria ta kthej pak vëmendjen edhe nga shtresa e jonë. Shumë nga ne e kanë ende probleme të rënda sociale; vuajnë nga varfëria e papunësia kronike dhe janë shumë larg integrimit real me hapin e të tjerëve. Gjithashtu i bëjnë thirrje qeverisë që të përmbushë disa nga premtimet e saj, siç janë:-Zbatimi i Rezolutës së Këshillit të Evropës për dënimin e krimeve të komunizmit, për hapjen e dosjeve dhe lustracionit.
- Pastrimin e Administratës shtetërore dhe të organeve të Drejtësisë, nga elementët e inkriminuar të implikuar me të kaluarën dhe të indoktrinuar me marksizëm-leninizmin.
- Rishikimi e historisë nga historianë të rinj e të pavarur dhe nga shqiptarët e diasporës; rishikimin e teksteve shkollore nën dritën e kohës që jetojmë.
- Ngritjen e përmendores së qëndresës antikomuniste të shqiptarëve në kryeqytet aty ku ishte shtatorja e diktatorit Hoxha.
-Ruajtjen e ish-kampit-burg të Spaçit dhe të objekteve të tjera për të mos harruar të kaluarën komuniste.
Edhe një herë e deklarojmë publikisht se ne ish-të dënuarit dhe të përndjekurit politik ndonëse kemi vërejtje dhe vështirësitë tona nuk do të renditemi kurrë në një front me ish-persekutohet tanë dhe me pinjollët e tyre, me ish-funksionarët e regjimit monist dhe të Sigurimit; sepse nuk mund të tradhtojmë idealet kombëtare e demokratike të mbi 6000 shqiptarëve të vrarë me gjyq e pa gjyq nga komunistët të 17.500 të burgosurve politikë të mbi 300 të çmendurve nga torturat e hetuesisë dhe të rreth 60000 të internuarve dhe të dëbuarve për motive politike,.
Ne i dënojmë veprimet agresive dhe ultimatumeve e së majtës destruktive, thirrjet e saj për përdorimin e forcës si dhe orvatjet donkishoteske, për marrjen e pushtetit me dhunë. Viti i mbrapshtë 1997 nuk do të përsëritet; sepse në roje të Demokracisë qëndron i gjithë populli demokrat, të gjithë ata që e rrëzuan diktaturën komuniste, tok me simbolet e saj. Midis tyre jemi edhe ne, ish-të dënuarit e të përndjekurit politikë si shtresa më e interesuar për mbrojtjen e vlerave demokratike e kombëtare dhe për integrimin e Shqipërisë në familjen evropiane.

__________________
"Një burrë mund t?i japë dinjitet rangut të tij, por asnjë
rang s?mund t?ia shtojë dinjitetin një burri ? "

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 15 Dhjetor 2009 08:58
AIR-FORCE-ONE nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AIR-FORCE-ONE Kliko këtu për të kontaktuar me AIR-FORCE-ONE (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të AIR-FORCE-ONE't! Kërko mesazhe të tjera nga: AIR-FORCE-ONE Shto AIR-FORCE-ONE në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AIR-FORCE-ONE në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 16:01 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura të shquara > Shqiperia Socialiste > Enver per ty qan e gjithe shqiperia Enver ngrehu nga varri .(kenge dhe vjersha)

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.