Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Historia > Historia e Shqipërisë dhe Shqipëtrëve mbas luftës së dytë botërore > “Fillet e izolimit shqiptar: Regjimi i Enver Hoxhës në vitet 1944-1961”
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

“Fillet e izolimit shqiptar: Regjimi i Enver Hoxhës në vitet 1944-1961”

Mbulimi i llojlloshmërisë së shoqërisë shqiptare për të mbetur në pushtet

Edhe pse ishte çështje që tërhiqte vëmendjen në të kaluarën, “risitë” e shtetit eremit të Enver Hoxhës, që në një pikë vendosi të ndërtojë mbi një milion bunkerë për të mbajtur jashtë “invaduesit revizionistë”, ka çorientuar hulumtuesit e historisë së pasluftës së Shqipërisë. Duke identifikuar regjimin me diçka si risi, misterie, apo edhe “kthim prapa” në epokën e stalinizmit, kornizat e tilla referuese kanë shtrembëruar mënyrën se si historianët dhe shkencëtarët e shkencave shoqërore kanë vlerësuar Shqipërinë, qoftë në vend, qoftë në vendet fqinje. Jo vetëm që supozimet se regjimi i Hoxhës përfaqësonte tërë shqiptarët ishin mëse të gabueshme, por këto shrembëronin, gati gjatë tërë kohës së pasluftës, edhe kuptimin që kishim për ngjarjet që po ndodhnin brenda në Kosovë, në Maqedoni por edhe në vetë Shqipërinë. Për të përmirësuar disa nga keqkuptimet që ende mbesin të forta edhe tani në shekullin e njëzet e njëtë, këtë kapitull do t’ia kushtoj studimit të regjimit të Enver Hoxhës. Jo vetëm që do të ofroj pikëvështrim të ri në interpretimin e ngjarjeve që ndodhën në Shqipëri në periudhën mes viteve 1944 e 1985, por do të prek edhe disa nga çështjet rajonale që mbështesin shqetësimet e mia me atë se si janë keqkuptuar shqiptarët në të kaluarën. Do të bëj këtë duke treguar se si regjimi i Enver Hoxhës, larg nga të qenët “shtet eremit”, në të vërtetë prekej me botën e jashtme në një varg ndërrimesh politike të ndërlikuara që në mënyrë të drejtë për drejtë prekën marrëdhëniet e shtetit shqiptar me popullatën që kontrollonte. Me rëndësi është se ajo që formësonte këto ndërime në politikë në botën e jashtme ishte jostabiliteti përbrenda vendit. Gjatë shekullit të njëzetë, shqiptarët përjetuan lloj-lloj ndarjesh rajonale, familjare e kulturore që u bënë burim i legjitimimit të skemës ambicioze të Enver Hoxhës për kontroll në periudhën e pasluftës. Dy kapitujt e ardhshëm e portretizojnë këtë regjim që gjeti burimin operacional të legjitimitetit në rajonalizmin historik të Shqipërisë dhe, nëpërmjet manipulimeve me ndarjet e këtilla, në mënyrë brutale mbajti pushtetin për dyzet vite. Janë këto tensione sociale dhe çarje kulturore ato që në mënyrën më të mirë demonstrojnë sa të gabueshme ishin keqinterpretimet e Shqipërisë dhe shqiptarëve si një çështje e vetme, koherente dhe e njëtrajtshme. Në të vërtetë, bazë e metodologjisë sime në këtë libër është identifikimi dhe pastaj integrimi i këtyre faktorëve specifikë ndarës ndër shqiptarët dhe mënyra se si këta formësuan regjimin e Enver Hoxhës.

Identifikimi i burimit të fuqisë

Shpesh është supozuar, gabimisht, se është e mundur që të bëhen analiza institucionale apo ideologjike të regjimit në Shqipërinë e pasluftës, e kështu të identifikohet edhe një formë universale “e shtetit” në Shqipërinë e Enver Hoxhës. Për fat të keq të historianëve, institucionet shtetërore dhe rrënjët ideologjike janë të paqarta dhe janë indikatorë mashtrues të politikës së shtetit dhe motiveve prapa vendimeve politike. Analizat ekonomike të viteve të Enver Hoxhës, studimet gjeopolitike formaliste apo eksplorimet komparative të shtetit komunist mund të jenë dukur forma gjegjëse të punës gjatë Luftës së Ftohtë, por kjo krejtësisht ka huqur aspektin fundamental të regjimit të Enver Hoxhës dhe atë të kërkimit të hegjemonisë në Shqipëri. Në vend të kësaj, shteti i Enver Hoxhës duhet të analizohet në kontekst të zhvillimit socio-historik të Shqipërisë, që nuk supozon se Shqipëria përbëhej nga një trup i vetëm dhe uniform social e politik që do të manifestonte ndarjet përgjatë vijës idologjike e jo asaj sociokulturore. Kjo është veçanërisht e qartë kur i kushtojmë vëmendje të veçantë ngjarjeve që ndodhin në Shqipëri shikuar me syrin që është më i ndjeshëm ndaj dallimeve rajonale përbrenda vendit. Nën një shikim më të mprehtë, tërë institucionet e shtetit të Hoxhës ishin të mobilizuara në mënyrë specifike që të bëjnë të mundur zhvillim të atillë të ngjarjeve që do të maksimizonin nevojat e Enver Hoxhës për pushtet/fuqi, nevoja këto që kishin për vete baza të caktuara sociale e kulturore. Për shembull, planet ekonomike pesëvjeçare dhe thirrjet për efikasitet dhe zell më të madh në zbatimin e parimeve të marksizëmleninizmit, nuk kishin për qëllim që të ndjeket një hap “racional” (mendohet universal) i zhvillimit. Më parë, këto programe synonin që të garantojnë hegjemoninë e pakontestueshme të shtetit të Enver Hoxhës mbi llojllojshmërinë kulturore të Shqipërisë. Duke injoruar një nga qëllimet kryesore të regjimit, që të ushtrohet pushtet i padiskutueshëm mbi një shoqëri që historikisht ka qenë e “leckosur” nga shumë qarqe të fuqisë që garonin me njëra-tjertën, historianët dhe shkencëtarët e shkencave shoqërore shpesh kanë fshirë dhunën aktuale që ka kërkuar implementimi i këtyre politikave. Në Shqipëri, si dhe në shumicën e shoqërive të asaj kohe, lufta për pushtet në vend dhe rrymat e komunizmit internacional të viteve 1940 kuluam me ngritjen në pushtet që klikave që gravitonin rreth një lideri, në rastin tonë, Enver Hoxha, që mobilizoi edhe pohimet ideologjike universaliste edhe paragjykimet lokale që të vihen në thelb të shtetit të pasluftës. Ngritja e Enver Hoxhës dhe dominimi në Shqipëri, si një tosk nga qyteti jugor i Gjirokastrës, është një shembull i mirë i fuqisë së strukturave sociale të përcaktuara nga shteti, lidhjeve fluide mes shtetit dhe shoqërisë dhe influencës së ideologjive të jashtme legjitimuese në tjetërsimin e shoqërive margjinale. Pas një rishikimi të shpejtë të antagonizmave të përgjithshëm, që bëra në kapitullin hyrës, do të tregoj shfrytëzimin eklektik nga ana e Enver Hoxhës të integrimeve shoqërore si armë politike që, ndonëse të mbështjella me ide universale që për disa shkollarë ishin nacionalizëm shqiptar, në të vërtetë shërbenin për realizimin e qëllimeve të ngushta politike që identifikonte më shumë se gjysmën e shqipfolësve të Ballkanit si armiq të shtetit progresiv shqiptar. Shpresoj se duke ndriçuar masat e marra nga regjimi i Enver Hoxhës për të imponuar identitetin tosk gjatë dhe menjëherë pas luftës, natyra e kërkimit tonë në shtetin e pasluftës, në përgjithësi, do të vëjë fokusin në faktorët sociohistorikë të injoruar në literaturë. Kjo do t’i bëjë lexuesit që të shohin nevojën që të përqendrohen në grupet e shumta e të dallueshme që marrin pjesë në ngjarjet e sotshme në Ballkan, e të cilat kërkojnë njohje të ambicieve të tyre dhe perceptimit gjithnjë në ndërrim të të vetvetes.
Gegët, toskët dhe Partia Komuniste

Precedenti organizativ i shtetit të Enver Hoxhës këtu studiohet me një filtër të ndieshëm në marrëdhëniet historike nërmjet gegëve dhe toskëve të diskutuara në hyrje të librit. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për të kuptuar komunitetet malësore që do të përjetonin fushatën më agresive të nënshtrimit kulturor e ekonomik nën regjimin e Enver Hoxhës. Të ndarë në dhjetë deri pesëmbëdhjetë grupe familjarare nëpër tërë malet e veriut të Shqipërisë, deri në shekullin e nëntëmbëdhjetë vetëm besimi në Zot, qoftë kjo të shkonte kah Roma ose Stambolli, dhe familja, lidhnin gegët me botën. Është me rëndësi të vërehet se Kisha Katolike në veçanti luajti rol instrumental në ruajtjen e kësaj kulture të dallueshme dhe të identitetit organizativ edhe gjatë epokës otomane edhe në periudhën mes dy luftërave. Me figura të shumta kulturore si Atë Gjergj Fishta që promovonin dhe definonin identitetin kulturor geg, Kisha Katolike do të bëhej qartë armiku numër një i Enver Hoxhës. Se Shqipëria Veriore në aspektin kulturor dhe ekonomikisht jetonte në një mënyrë që e dallonte nga Jugu dhe mesi i Shqipërisë, e kjo u bë shkas për diferencim në fillim të shekullit njëzet, do të tregohet të jetë motivi kryesior dhe faktor legjitimues i persekutimimit nga ana e regjimit të Enver Hoxhës të popullatës gege në epokën e pasluftës. Do të qartësohet më poshtë se Kisha dhe liderët e saj qenë veçanërisht në thumb për shkak të rolit të tyre historik në definimin e kulturës dhe të gjuhës gege dhe shiheshin si sfidë kryesore e strategjisë së Hoxhës për imponimin e kulturës dhe gjuhës së Jugut në tërë vendin. Por, Kisha nuk do të jetë e vetmja pjesë kulturore që do të sulmohej nga Enver Hoxha gjatë kohës së pasluftës, por edhe liderë të dalluar të komunitetit, linguistë, historianë dhe intelektualë gegë do të konsiderohen cak i pranueshëm për eliminim. Duket se faktori qendror motivues në këtë fushatë ishte synimi për ndërrim rajonal të pushtetit. Ekspansioni kulturor verior në fillim të shekullit njëzet përkthehej në anksiozitet ndër shumë liderë kulturorë të Jugut që shikonin me armiqësi traditat e dallueshme letrare e me këtë edhe fuqinë politike të gegëve. Me lidhje të mira me diasporën shqiptare që ishte formuar në Perëndim dhe të ndikuar nga institucionet e jashtme religjioze - Kisha Ortodokse Shqiptare e ajo Greke dhe sekti bektashi - që theksonin identitetin më të gjerë, gati universal, bënin që toskët e Jugut të kenë aspirata fundamentalisht të tjera sociopolitike në krahasim me shqiptarët e Veriut dhe historikisht i shikonin me përbuzje dhe përqeshje traditat e forta të Veriut. Jo më pak se tosku i shqutar Sami Frashëri në veprën e tij “Besa Yahud Ahde Vefa”, e shkruar në vitin 1874, paraqet krejt qartë nivelin e përbuzjes sociale e intelektuale që artistokracia e sofistikuar dhe e edukuar toske e Perandorisë Otomane ndiente për shqiptarët e pahijshëm të maleve. Vepra paraqet tensionet e brendshme të “shqiptarëve” dhe dallimet drastike sociale e ekonomike ndërmjet popullatës së Veriut dhe asaj të Jugut. Për Frashërin dhe intelektualët toskë otomanë, praktika veriore e gjakmarrjes dhe “neveritë” e tjera i mohonin shtetit otoman të drejtën që të fuste “civilizimin” në veri, gjë që u bë figura kryesore arsimore e përdorur gjatë viteve të Enver Hoxhës dhe e theksuar në veprat letrare nga shkrimtari kryesor i Enver Hoxhës, Ismail Kadare, përfshirë edhe “Prillin e thyer” të famshëm. “Sjelljet shkatërrimtare të zakoneve fisnore” ishin një nga të këqijat e vëna në thumb në programet shkollore të shtetit “modern” të Enver Hoxhës, ndërsa etnografët shqiptarë sistematikisht denigruan kulturën gege për dyzet e pesë vjetët e ardhshëm, temë kjo së cilës i kthehem në gjysmën e dytë të këtij kapitulli. Natyrisht se ka pasur periudha të aleancave të përkohshme ndërmjet grupeve gege e toske, por këto përjashtime janë ekzagjeruar nga literatura nacionaliste, që mbyllnin sytë para dhunës që përjetuan ikonat kulturore gege dhe institucionet e tyre gjatë viteve 1940 e 1950. Në të vërtetë, gjatë tërë shekullit të njëzetë ka evidencë të tensioneve të brendshme që përkthehen në konflikt të hapur ndërmjet grupeve që dallohen për nga kultura e tyre gege ose toske. Mund të kuptojmë pjesën më të madhe të jostabilitetin në vitet e para të shtetit të pavarur në periudhën mes dy luftërave, për shembull, duke menduar për shumë qarqe të pushtetit që vepronin në vijat gegë e toskë e jo ato “shqiptare”. Për më shumë, ky faktor i “jounitetit” shpesh rezultonte me pohime irredentiste të vendeve fqinje në kohën e mbretit Zog, pasi grupet lokale lidheshin me serbët, malazeztë, italianët, grekët apo bullgarët kur për këtë kishin nevojë. “Lufta civile” që shkatërroi lëvizjen antifashiste në Shqipërinë e okupuar gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe politikat e mëpastajme të Partisë Komuniste Shqiptare duhet po ashtu të shikohen me sy të përqendruar në këto trajektore kulturore e historike që përsëri “prejnë” çdo njësi politike të quajtur “shqiptare”. Këto tensione manifestohen përbrenda PKSH-së gjatë periudhës mes luftave, periudhës së krijimit të saj, duke treguar se si edhe ideologjitë më universale, progresive e çliruese nuk mund t’i ndryshonin lojalitetet individuale.

A bashkëpunonte Enver Hoxha me liderët religjiozë

Enver Hoxha tregonte mbivalenca ideologjike në kohën kur fraksioni prostalinist villte vrerë kundër Perëndimit. Të udhëhequr nga Nako Spiru, militant, udhëheqës i rinisë komuniste nga 1943 deri më 1946, ky fraksion lëshonte direktiva që dallonin Bashkimin Sovjetik nga aleatët tjerë të përkohshëm kapitalistë, duke u shkaktuar shqetësime të mëdha agjentëve britanikë që punon me forcat kryengritëse brenda në Shqipëri. Për shembull, Qarku i Shpatit, më 3 nëntor 1943, theksonte “reaksionin” që ekzistonte në kampin anglo-amerikan, dhe se populli shqiptar duket të kuptojë se “të dyja, edhe Britania e Madhe edhe Amerikan kurrë nuk janë munduar të ndalin reaksionin në Evropë, por vetëm ta ndajnë atë nga Hitleri”. Në këtë këto rrethana politikie, mbështjetja subtile e Enver Hoxhës për fuqitë perëndimore zbulojnë oportunistin dhe mbijetuesin politik që ishte ai dhe tregojnë se sa larg ishte ai nga të qenët dogmat stalinist, çfarë do të identifikohej më vonë. Se Enver Hoxha vazhdonte të lavdëronte publikisht Çerçillin me gjithë ndjenjat e hapta armiqësore të shprehura nga Grupi i të rinjve, tregon se ende nuk ishin qartësuar vijat nga do të shkonte PKSH-ja dhe se nuk ishte qartësuar gati asgjë rreth Kosovës në aleancat e bëra mes jugorëve dhe sllavëve. Ky zbulim do të tretohet i rëndësisë së madhe kur të analizohen politikat e Enver Hoxhës si lider i Shqipërisë dhe kur të masim veprat e liderëve shqiptarë në Kosovë pas luftës, sepse qartë kemi të bëjmë këtu jo me njerëz të udhëhequr nga zelli ideologjik, por më tepër nga interesat imediate të dala nga aleancat rajonale e jo nga nevojat më të gjera, gjithëshqiptare. Në rastin e Enver Hoxhës, duket se gjatë luftës ai ka lënë përshtypje të atilla sa që britanikët e kanë keqkputuar dhe nuk e kanë vlerësuar drejt rolin e tij që atëherë ishte paksa më margjinal në raport me qarqet vendimmarrëse në PKSH në periudhën mes viteve 1943-1944. Njohja se britanikëve Enver Hoxha u dukej margjinal në qarqet e vërteta të pushtetit në PKSH është e rëndësishme për të zbuluar më tutje motive prapa persekutimit që Enver Hoxha bëri kreu mbi popullatën gege. Agjentët e involvuar në ngjarjet e asaj kohe tregojnë se elemente të PKSH-së dëshironin të eleminonin Enver Hoxhën, veçanërisht Koçi Xoxe, aleati kryesor i Marshallit Tito në lëvizjen partizane shqiptare. Marrëdhëniet mes Hoxhës dhe Xoxes (Titos) shpesh ishin të tensionuara kryesisht për shkak të simpative të përhershme të Hoxhës për aleatët. Megjithatë, ndoshta kjo nuk ishte arsyeja kryesore për tensione të tilla. Duke se më parë do të jetë se Xoxe ndihej disi i pasigurt kur rreth tij ishte Enver Hoxha pasi ai kishte shumë i popullarizuar ndër luftëtarët shqiptarë. Duke mbajtur këtë në mend, ndoshta do të mund të paramendohej se Hoxha ka ndier rastin që në një moment, ndoshta publikisht, të sfidojë Xoxen. Prandaj, nëse ai ka pasur në mend që të bëjë lëvizje drejt marrjes së pushtetit në PKSH, atij i është dashur një bazë e qëndrueshme në të cilën do të qëndronte. Me fjalë të tjera, Enver Hoxha ësthë dashur të kërkojë një legjitimim të atillë që do të forconte lidhjet e tij me Perëndimin si dhe të forconte autoritetin e tij në partinë e dominuar nga toskët. Do të bëhet e qartë se Enver Hoxha është përcaktuar për atë që të ekploatojë identitetin tosk të shokëve të tij dhe urrejtjen e tyre të përgjithshme për shqiptarët e veriut me qëllim që të sigurojë ngritjen e tij në partinë që po bëhej gjithnjë e më radikale e më e varur nga Tito dhe Moska. Prandaj, që në periudhën mes viteve 1943 e 1944, Enver Hoxha insistonte që identiteti rajonal e linguistik (ndoshta madje edhe religjioz) njëherë i anëtarëve të fraksionit të tij, e pastaj edhe partisë në përgjithësi, të jetë kriter për vënien e lojalitetin përbrenda lëvizjes antifashiste. Nuk është rastësi që në këtë kohë PKSH-ja do të fillojë të shpenzojë shumë më shumë kohë në luftimin e rivalëve të tyre katolikë gegë e myslimanë sunitë, se sa forcat okupuese. Evoluimi i manipulimit me shoqërinë vërehet së pari me lidhjet e forta që kishte krijuar Hoxha me figurat religjioze të jugut, që ndër të tjera tregon se Enver Hoxha vështirë të ishte promovues i ateizmit të inspirtuar nga stalinizmi. Hoxha u lidh hapur me liderët e rëndësishëm religjiozë nga jugu, si peshkopi Fan Noli, atë kohë në Boston, babai i bektashinjve Faja Martaneshi, i cili pas luftës u bë nënkryeministër i Republikës dhe babain bektashi Fejzo Mallakastra që u emërua në Asamblenë Kombëtare më 1945. Aleancat e tilla ishin thelbësore për arsye simbolike si dhe politike, pasi publikisht i jepnin garanci popullatës së jugut se Hoxha ishte kulturalisht i lidhur me ta. Në këtë kuptim, Enver Hoxha ishte qartë më i afërt politikisht me temperamentin e popullatës së jugut që nuk do të nxitej nga interpretimet staliniste të marksizmit, por do të mund të mobilizohej përgjatë vijave kulturore e rajonale. Në të vërtetë, 6.000 bektashinj luftuan përkrah bandave komuniste gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke marrë pjesë në vrasjen dhe shkatërrimin e shtëpive dhe fsharave të katolikëve dhe myslimanëve sunitë. Aleanca me bektashinjtë, në veçanti, u tregua thelbësore që Enver Hoxha të vazhdojë të gëzojë përkrahjen e trupave jugore gjatë luftave të brendshme në vitet e ardhshme. Këto kontradikta në shikim të parë ideologjike janë informuese kur kihet parasysh presioni që vinte nga Moska dhe Tito që të ulet ndikimin i liderëve religjiozë në shoqërinë e Shqipërisë Jugore. Edhe pse ishte “Komunist”, Enver Hoxha ia doli që të theksojë identitetin e tij shoqëror e kulturor me gjithë presionin nga jashtë, fenomen ky që nuk është unik për Shqipërinë. Fraksioni i Enver Hoxhës jo vetëm që mirëpriti bashkëpunimin e figurave religjioze edhe nga kisha ortodokse edhe nga sekti bektashi, por Enver Hoxha madje publikisht ftoi emrat si peshkopi Noli që t’i bashkohen regjimit të tij pas luftës: “Zemra ime dëshiron që në zgjedhjet e ardhshme (1945) emri juaj të figurojë së bashku me tonin, dhe që populli shqiptar lirshëm dhe demokratikisht të mund të miratojë përpjekjet dhe aksionet tona të përbashkëta”.
Lufta e Enver Hoxhës me gegët

Fushata antigegë e Enver Hoxhës arriti kulmin menjëherë pas çlirimit të Tiranës, në vitin 1944, kohë kjo kur dukej më pak e nevojshme që të krijohen përçarje në shoqërinë shqiptare dhe kur - q’ishte edhe më me rëndësi - duhej punuar në rindërtimin e vendit. Të mbëshjtella me gjuhën e ekonomisë dhe modernizimit kulturor, përpjekjet për të homogjenizuar Shqipërinë dhe “për të rrëzuar barrierat që ndajnë gegët dhe toskët” morën pothuajse menjëherë kualitete të cilat Arshi Pipa i quajti “imperializëm kulturor” toskë. Në vend se të përmirësonte qëndrimin e tij ndaj gegëve në vendin e çliruar, Enver Hoxha zgjeroi fushatën e tij, duke realizuar synimin për pushtet të plotë përbrenda PKSH-së duke u varur edhe më tutje në aftësinë që të mbajë mbështetjen e armatës së tij tani të madhe e lojale toske. Duke njohur animin e madh kulturor të involvuar në projektet e mëpastajme për ndërtimin e shtetit, shteti i pasluftës i Enver Hoxhës mund të vëzhgohet në një dritë tjetër nga ajo që e rendit atë në tipologjinë e shteteve komuniste apo e karakterizon atë thjesht në termat etnonacionale.

Lufta e Enver Hoxhës me gegët

Enver Hoxha dhe PKSH-ja ngadhënjimtare nuk humbën kohë për të imponuar pushtetin e vet. Për shkak të kundërshtimeve kundër shtetit të ri të formuar të dominuar nga toskët, regjimi i Enver Hoxhës, nëpërmjet një sërë të sulmeve të maskuara mirë, kërkoi që të qetësojë gegët duke shkatërruar “bazat reaksionare”, siç e karakterizonte veriun në përgjithësi PKSHja. Përpjekjet për të nxjerrë veriun nga “izolimi feudal” filluan me një fushatë agresive që kërkonte t’i detyronte gegët “... të pranojnë edukimin dhe kulturën, dhe kështu të zhvillojnë dashurinë e plotë për atdheun dhe të krijojnë lidhje të forta solidariteti me popullin shqiptar”. Pikëpamja se gegët janë “njerëz mali” të pakulturuar është ide që ka ekzistuar që nga koha otomane në literaturën toske dhe fakti që as shumë dhe me aq gatishmëri është përmendur në periudhën që po studiojmë këtu, tregon se sa larg shkoi politika etnike e Enver Hoxhës për të arsyetuar fushatën e tij dhe të mbajë një politikë të përçarjes gjatë tërë dyzet vjetëve të pushtetit të tij. Në procesion e degardimit të kulturës gege, Enver Hoxha mohoi shumë figura të shquara të kulturës së shqiptarëve të veriut, para së gjithash, poetin Gjergj Fishta, “Lahuta e Malcisë” e të cilit konsiderohej kryevepër e prozës shqipe. Jo vetëm që njerëzit e Enver Hoxhës nxorën eshtrat e Fishtës nga varri i tij dhe i hodhën në lumin e afërt për të treguar kështu edhe fshirjen e tij fizike nga historia e Shqipërisë, por ai vazhdimisht përqeshej në “historitë” e mëpastajme të letërsisë shqipe. Për shembull, në versionin e vitit 1983 të “Historia e letërsisë shqipe”, për Fishtën thuhet se “ka vënë kishën dhe religjionin para kombit shqiptar”; se ai “propagandonte ndjenja antisllave dhe bënte luftën kundër pushtimit osman sekondare (në raport me luftimin e sllavëve)”; duke zhvleftësuar gjuhën e tij dhe gjuhën gegë në përgjithësi duke shkruar “arti i tij, ... një formë e afërt me folklorin, që shquhej me efekte të sforcuara, shprehje brutale dhe stil që shkonte deri në banalitet”. Ky sulm në Fishtën përmbledh natyrën e luftës kulturore të Enver Hoxhës kundër gegëve gjatë të dyzet vjetëve sa ishte në pushtet. Fakti që aq vonë, edhe në vitin 1983, hasen sulme të tilla në gjuhën gegërishte, që quhej “e thjeshtë”, “e parafinuar” dhe “barbarike”, zbulon përkjekjet e përqendruara, afatgjate, që të zhduket çfarëdo evidence dalluese e kulturës gege. Fushata e viteve 1944-1045 zbulon se shteti i ri shqiptar u angazhua së tepërmi që të veprojë sipas logjikës që jep arsyetim kulturor për fushatën brutale të shtypjes. Është me rëndësi të vërehet se fjalori i përdorur në këtë luftë të brendshme ishte i bazuar në nocionet moderniste për konfrontimin e forcave të “modernitetit” me “traditën”. Kjo retorikë tregon ngjashmëritë në kuptimin e botës së pasluftës që kishte retorika zyrtare e regjimit të Enver Hoxhës dhe agjencitë e Kombeve të Bashkuara që veprojnë sot në Kosovë si dhe shkollarët që kanë studiuar synimet afatgjata të Shqipërisë përgjatë vijave të “zhvillimt” abstrakt. Këto të përbashkëta mes shkollarëve bashkëkohorë dhe shtetit “modernizues” të Enver Hoxhës mund të ndihmojnë të shpjegohet mungesa e interesimit ndër shkollarët perëndimorë për konfliktet sociale që ndodhnin në Shqipëri dhe për rilindjen e stereotipeve për shqiptarët që pengojnë aq shumë përpjekjet për të zgjidhur shumë kriza në Ballkan. Ana njerëzore e projekteve të tilla zhvillimore të udhëhequra nga shteti nuk janë marrë kurrë në konsideratë.

Sulmet ndaj inteligjencies, kulturës dhe besimit gegë

Derisa shehët bektashinj dhe priftërinjtë ortodoksë vazhduan të luajnë rolin e tyre legjitim në kuadër të regjimit të Tiranës, ndërkohë që sulmet kundër priftërinjve françeskanë ishin shtuar, Vatikani i konsideronte këto sulme si të motivuara politikisht dhe të drejtuara kundër shqiptarëve të veriut. Do të përkujtohet se Kisha katolike ka luajtur një rol të rëndësishëm në propagandimin e kulturës gege, ndërsa një pjesë e sulmeve të Hoxhës ishte drejtuar nga besimtarët gegë me qëllim të shkatërrimit të vlerave të tyre konfesionale dhe strukturave kulturore të tyre. Raportimet jo të pakta të agjentëve britanikë dhe dëshmitë e të gjithë atyre që kishin arritur t’i iknin regjimit terrorist tregonin se priftërinjtë ishin sulmuar kur nëpër vendbanime dhe qytete kishin hyrë trupat me qëllim të poshtërimit të individëve dhe shkatërrimit të selive ku punonin prijësit gegë, siç ishte rasti me Prek Calin. Peshkopët ishin detyruar t’i pastronin rrugët dhe banjot publike dhe të veshnin rroba klounësh me mbishkrime të varura nga qafa në gjoks që thoshin: “Kam nënshkruar kundër popullit”. Politika e poshtërimit të klerësisë katolike bëhej me qëllim të veçantë për të diskurajuar të gjitha ata që paraqiteshin si mbështetës potencialë të kishës dhe rezistencës gege. Sulmet ndaj Kishës katolike ishin të ndërlidhura me shkallën e radikalizmit në rritje të regjimit të Hoxhës. Prapa perdes së gjoja luftimit të “imperializmit” dhe “rezistëncës”, Hoxha, nëpërmjet manipulimit me të ashtuqujaturit armiq të brendshëm dhe të jashtëm krijoi shumë shpejt politikën në zhvillim të shtetit represiv. Fushata e përndjekjeve ishte e bazuar në akuzat për “besnikëri jopatriotike” nga e cila Vatikani konsiderohej qendra e të gjitha këtyre implikimeve. Dhe si pasojë, jo e befasishme, presioni kolektiv i zbatuar nga popullata toske, si u nënvizua më sipër, kjo fushatë shumë shpejt u shndërrua në një orgji linçimi. Lek Marashi (një anëtar i Grupit Nacionalist Katolik), i cili akoma po e luftonte regjimin komunist deri në zënien e tij më 1945 paraqet njërin prej shembujve më konkret të kohës, dhe të bashkëpunimit të kishës me qarqet që luftonin komunistët dhe violentët toskë të rreshtuar në taborrin e forcave kundërshtare. Dhe derisa rezistenca ende ishte e gjallë, sulmet drejtuar kishës katolike duhej atribuar fushatës publike që ndikoi në ndarjen e të gjitha lidhjeve mes fashizmit, imperializmit dhe Kishës katolike. Shumë sish nga bashkësia toske shfrytëzuan rastin dhe disponimin e kohës për të sulmuar pa ndonjë shkas aktivistët dhe priftët e tyre. Argjipeshkopi Thaçi nga Durrësi vdiq në vitin 1946 si pasojë e “arrestit shtëpiak” pas një troturimi të gjatë që ia kishin bërë atij ushtarët toskë. Në të njëjtën mënyrë, Argjipeshkopi Prendushi nga Shkodra vdiq në një kamp pune më 1949, ndërsa sistematikisht iu ishte nështruar mundimeve, rrahjeve arbitrare dhe formave të tjera të torturës. Por, dita më e tmerrshme për klerin katolik të shqiptarëve ishte 8 marsi i 1948 kur 19 klerë ishin torturuar dhe më pastaj ishin ekzekutuar nën akuzën se kishin bërë propagandë antikomuniste. Në këtë vazhdë, nuk ka pasur asnjë hezitim të vetëm nga ana e regjimit të Hoxhës për të sulmuar bashkësinë intelektuale e shpirtërore të gegëve si dhe të figurave më prominente të kulturës së tyre. Duke e shfrytëzuar frikën kolektive dhe më pas zemërimin e toskëve të instrumentalizuar si një armë të fuqishme Hoxha ia doli të sigurojë një pushtet të pakufishëm dhe të pakontestueshëm politik në Shqipërine e pasluftës. Në të njëjtën kohë, Hoxha po e ushqente regjimin e tij dhe po e zgjeronte influencën e tij në një hapësirë më komplekse të sistemit ndërnacional duke u futur edhe në lojërat ballkanike gjë që e bëri atë një person jashtëzakonisht të rëndësishëm për Josepf Stalinin në kohën e mosmarrëveshjeve Tito-Stalin.

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 06 Shtator 2005 00:55
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Pshtjellime te hershme komuniste.

Fillimi i Mergates
Dhe ndodhi ashtu si parashikohej te ndodhte. Komunistet shume here me te forte sesa Ballistet dhe Legalistet nuk priten asnje moment te vetem dhe nuk u treguan aspak kortez me bashkeluftetaret e tyre. Ata, me forcen qe u jepte autoriteti i luftes dhe me perkrahjen e Aleateve, i kishin bere llogaritjet mire. Aq mire, sa edhe shume prej njerezve prane tyre, qe kane ndihmuar si pakkush ne lufte nuk pyeteshin shume. Keshtu, duke besuar kujtimet e adjutantit shikon se: Haxhi Lleshi, Myslym Peza, Mustafa Gjinishi(i vrare ne kete kohe ne keto kujtime), Spiro Moisiu nuk pyeten me. Gjithshka e kane ne dore komunistet. Por edhe vete mbreti duket i pafuqishem ne Angli. Ai nuk ka se cfare t'u tregoje me njerezve te tij, pervec se faktit qe ata duhet te presin. Gjithshka eshte e vendosur tjeterkund. Dhe, njerezit presin, ndersa komunistet u vihen ne ndjekje bashke me Gjermanet edhe ballisteve. Nacionalistet, te mbledhur kryesisht ne veri, tashme nuk presin me. Te gjithe kane vendosur qe te luftojne por edhe te veprojne vete. Nderkaq, shume prej tyre syresh u ngjiten varkave dhe e lene Shqiperine ne fatin e saj. Kete kaos e shikojne edhe anglo-amerikanet. Luftetaret, qe ata i kane mbeshtetur, jo vetem qe nuk i pyesin, por i japin te drejte te vetes edhe t'i konspirojne. Gjithkund, ndiqen ndersa ka ardhur koha e prerjes se kokave. Koco Kota kapet ne Greqi, Murat Basha ne Shqiperi dhe shume te tjere si ata, qe gjejne prehjen e vdekjes me pas ne burgjet komuniste.

Ka ardhur koha e formimit te Mergates. Te gjithe jokomunistet bashkohen ne Itali, madje edhe ata qe ishin ne Austri. Ndersa, nje pakice terhiqet ne vendet fqinje, per te rifilluar jeten e mbrame pas Luftes. Jane ditet e fundit te vitit 1944 dhe shume burra protagoniste te Historise se Shqiperise, tani u duhet thjesht te presin gaveten e racionit te mergimtarit. B.an

Cfare ndodhi ne Permet dhe Berat

Mbreti Zog tregon sesi perfunduan ne tragjizem Legalistet ne Lufte

Me shume se cdo gje tjeter, Legalistet ne fundin e Luftes se Dyte ndjejne percarjen e madhe. Ata jane te tradhetuar keqazi nga bashkevendasit e tyre. Nderkohe komunistet jane me te forte dhe me te disiplinuar, sepse mbeshteten nga Aleatet dhe ata i kundervihen Ballisteve, pohon Hysein Selmani. Mukja nuk funksionon perfundimisht, ndersa ne Turqi, perfaqesuesit e Mehdi Frasherit nga Regjenca i kerkojne bashkepunim qeverise turke. E cila pranon se do te ndihmoje gjithmone shqiptaret. Ne Turqi, me kete rast jane perseri mbreteroret, qe i ndihmojne bashkeatdhetaret e tyre te Regjences. Ka te ngjare qe ata kane te fiksuar mire nje gje ne koke, qe Lartmadheria ka vendosur qe ne mbarim te Luftes, populli do te votoje lirisht per Rregjimin e tij. Per here te pare ne kujtimet e botuara nga "Korrieri" tregohet Kongresi i Permetit dhe Kongresi komunist i Beratit. Nderkohe, Shqiperise po i vjen momenti i terheqjes se trupave gjermane. Ne Tirane luftohet me dy kompani te vetme gjermane, thote adjutanti, ndersa Legalistet perfundimisht shkojne ne tragjizem dhe te pambeshtetur. Para tyre ballistet jane larguar dhe po ashtu perpiqen edhe Abaz Kupi me legalistet te lene Shqiperine

Stamboll, 14 prill 1944

Kronika e kesaj dite thote se: Dr.Rakip Frasheri erdhi nga Shqiperia direkt ne shtepine e Husein Selmanit ne Istanbul. "Ku deklaroi, kujton adjutanti se: Baba Mehdi Frasheri me dergoi tek ju, dhe Vehbiun e ka derguar ne Suisse. Qe te mund te hyje ne kontakt me Madherine e Tij Mbretin Zog se Shqiperia ne rast se nuk i bini prapa ka mbaruar krejtesisht. Ate do ta marre komunizmi ne dore dhe kjo eshte qind per qind e vertete.

Mbreteroret jane shume te forte, por nuk bashkohen as nuk bashkepunojne me Ballistet. Dhe, as nuk i kundershtojne komunistet. Balli Kombetar vritet shume rende me komunistet dite per dite. Ndersa, komunistet me material dhe disipline jane shume me te forte dhe kane perkrahjen jugosllave te Kominformit. Gjithsesi, sikur te bashkohen Mbretnoret me Ballin, ju sigurojme se brenda pak diteve te gjithe komunistet shkaterrohen dhe nuk ju mbetet me lule ne Shqiperi. E, ne rast se, Mbretnoret do te qendrojne indiferente atehere Shqiperia eshte e okupuar prej komunisteve".

Pastaj Kolonel Husein Selmani, ne prezencen e Murat Kaloshit e te Hasan Kaloshit, ju pergjigj Ragip Frasherit se:

"Ne kemi dhene te gjitha udhezimet tona, por natyrisht se u shkaktuan disa mosmarreveshje, sipas programit qe ata kishin ne Jugosllavi. Pothuaj se u percane ne mes tyre dhe nje pjese mjaft e fuqishme u bashkua me nacional-clirimtaren. Shkak ishte Profesor Mustafa Gjinishi. Dhe, ai tani u vra. Flitet se eshte vrare prej shokeve te tij komuniste, sepse nuk ishte dakord me ta. Po, kjo nuk dihet me siguri, qe u vra porsa mbaroi konferencen ne Diber te Madhe".

Sidoqofte, i tha adjutanti bashkebiseduesit te tij: "Tani Mehdi Beu e ka ne dore per t'i ndihmuar ballistet. Se ne Qeverine e formuar ne gjermanet, keni vene edhe njerez te Ballit dhe Mit'hatin dhe Ali Kelcyren e Faik Cukun, si shefa te Ballit i keni aty. Pse nuk i ndihmoni me forcat qeveritare si edhe me materiale? Sepse, sic kemi lajme keni formuar 3-4 batalione shetitese. Keto gjithnje ne bashkepunim me Ballin Kombetar kujtojne se eshte nje ndihme mjaft e madhe per sa u perket nacional-clirimtareve. Eshte e vertete se ata ishin te zotet, sepse kane marre edhe Italine me gjithe materialin e luftes. Dhe sot luftojne krah per krah me nacional-clirimtaren. Ata paten kurajen qe te okupojne pjeset me te medhaja te materialit Italian. Ndersa Balli Kombetar nuk ishin aq te forte qe te perfitonin nga ky material. Tani te vijme persa u perket mbreteroreve, i shpjegoi adjutanti- sic duket eshte Balli Kombetar fajtor dhe jo mbreteroret. Qe nuk bashkohen per nje lufte te perbashket ne interesat e pergjithshme te Shqiperise dhe sepse mbretnoret kur nuk e harrojne "beslidhjen e Mukajt", ku u tradhetuan e u dogj krejtesisht Burreli dhe 34 katunde ne Mat. Kurse Balli Kombetar nuk mbajti besen e betimin e bere, por i la te digjen e te derdhin gjak vetes se i kishte Kominformi. Mbreteroret jane perpjekur pas nje bashkimi vellazeror ne luften kunder okupatorit. Ndersa, sa u perket reformave keto t'u linin mbasi te kemi fatin me pa Shqiperine te lire nga okupatoret. Dje, fashizmi, sot nazizmi. Ky eshte programi i Mbretnoreve, qe eshte i hartuar qysh me qershorin 1939, qe me cdo sakrifice kane nderuar Kombin dhe kane lartesuar moralin e popullit brenda. Sic mund t'i dini me kete rast dhe sakrificat qe u zhvilluan ne luften italo-greke. Qe prej asaj kohe Shqiperia do te ishte e bashkuar, por faji i kushtohet Qeverise Greke".

Pas ketyre fjaleve shkuam tek Asaf Xhaxhuli ne Legaten Mbreterore, -kujton adjutanti- per t'i bere nje vizite. Po ashtu edhe Dr.Ragip Frasheri kishte nje leter per kryetarin e Republikes Turke Ismet Inonuen prej Mehdi Frasherit. Ai deshironte qe te shkoje pas 2 diteve ne Ankara, por kerkonte qe nderkohe Ministri yne Asaf Xhaxhuli t'i merrte nje takim me Ministrin e Jashtem Turk ne Ankara Hasan Saken.

Ministri Asaf Xhaxhuli mori ne telefon Ministrin e P.Jashtme Turk ne Ankara, por doli shefi i Zyres dhe u pergjigj se zyrtari nuk ndodhej aty. Asafi i kerkoi, "ju lutem sa te vije Ministri, t'i thoni qe te rezervoje nje audience per Dr.Ragip Frasherin, qe vjen nga Shqiperia, i cili ka nje leter per Kryetarin e Republikes Excellencen e tij Ismet Inonue, prej Sh.K. tij Mehdi Frasherit ne Shqiperi". Zyrtari i tha se brenda dy oreve ju lajmeroj dhe keshtu Ministri Xhaxhuli na ndaloi per dreke, vazhdon adjutanti.

Me poshte adjutanti kujton se:" Po bisedonim mbi gjendjen ne Shqiperi, si edhe mbi veprimet, qe kane mundesi te zhvillohen ne interes te Atdheut, ne lidhje me interesat britanike. Perndryshe ne nuk ju ndihmojme kunder komunisteve, na kujtonin ata. Se sot sic e shihni eshte e vertete se grupi Nacional-Clirimtar ndihmohet jo vetem nga Tito por edhe nga Aleatet. Keto jane zonat e influencave, qe jane te ndara ne mes Aleateve. Por ne kemi bindjen e plote se kjo qe po zhvillohet ne Shqiperi, po pergatitet edhe ne Greqi. E ketu anglezet nuk kane per te duruar, sepse lipset edhe nje fuqi e dyte e forte ne Shqiperi, qe mos t'i mbetet vetem nacional-clirimtares, krejtesisht ne dore. Por, kur te vije koha, do te behet nje zgjedhje ne popull".

Ne keto bisedime erdhi Ankara ne telefon, vijon adjutanti- dhe kerkuan Ministrin Xhaxhulin. Ata i lajmeruan se Dr.Ragip Frasheri, "pasneser pranohet prej Ministrit ne ora 10 para dite". Keshtu, Ministri Xhaxhuli i dha edhe nje leter rekomandimi per Kryeministrin Shyqri Saroxhollu. Pas kesaj une bashke me Ragipin dolem, e shkuam ne Kadikoj, ne stacionin e trenit. Ai kishte deshire me pa vendet dhe nuk shkoi me aeroplan. Prandaj u nis menjehere per ne Ankara. Pak me vone adjutanti shkruan se:

"Ragip Frasheri, u kthye nga Ankaraja shume i kenaqur. E ka pritur shume mire Ministri Jashtem Turk Hasan Saka dhe kane biseduar gjate e gjere mbi gjendjen e Shqiperise. Pasi kane mbaruar bisedimet i kane dhene letren e Mehdi Frasherit per Kryetarin e Republikes Turke Ismet Inonue. Ata i kane thene se: 'Sot pasdite kane me i dorezuar letren si edhe do t'i parashtroje gjithe sa me thate mbi Shqiperine. Po, ju mos u merzisni se do ju kerkoj me ju thene pergjigjen e Presidentit'. Keshtu kane dale te kenaqur.

Te nesermen, vijon adjutanti, po ne oren 10 para dite e kane thirrur dhe i kane thene tekstualisht fjalet e Kryetarit te Republikes Turke Ismet Inonue keshtu: E lexova me shume verejtje letren e nje patrioti Sh.Mehdi Frasherit, per te cilin kam nje admiracion. Bashke me te falat e mija i paraqiti Sh.K. tij Mehdi Frasherit, sot per sot keto:

"Kam kuptuar mire gjendjen ne te cilen ndodhet Shqiperia. Ne, qysh te na vije perdore per interesat shqiptare nuk do te kursehemi. Do t'i mbrojme. Por, sic e dini edhe ju vete Turqia nuk eshte ne lufte. Kjo nuk do te thote se: Ne nuk do te interesohemi dhe kurre nuk kemi per te lene pas dore ceshtjen shqiptare e te popullit shqiptar. Por, thuaj:

Sot detyra me kryesore per te miren e Shqiperise eshte qe me cdo sakrifice e me cdo kusht te bashkohen me nacionalistet shqiptare per ta marre sundimin e vendit ne dore. Dhe, mos me ua lene komunizmit. Ajo do te jete nje vdekje e Shqiperise, kur te hyje nen zgjedhen e Kominformit Sllav. Dhe mos shikoni se qysh ju thone anglo-amerikanet, se ata nuk munden t'ju keshillojne ndryshe. Keto jane vendimet e Tehranit dhe e atyre u duket nje gje e vogel, por Shqiperia leshohet ne rrezik. Duhet te dini se, ne Konferencen e Teheranit, Ballkani u la nen influencen e Rusise Sovjetike dhe kuartieri i pergjithshem per Ballkan eshte nen kryesine e Marshall Titos. Me kete vendim, keto kane leshuar edhe Greqine, po ne te njejtin rrezik si Shqiperine. Me ne fund, Grekun mund t'a shpetoje Britania e Madhe sepse ajo ka interesat e saja detare. Ju te bashkoheni dhe t'i jepni grushtin e vdekjes komunizmit ne Shqiperi e mos shikoni sepse ju zemerohen aleatet, e ju keshillojne. Nuk duhet te pengoni nacional-clirimtaren, se per ata sot Shqiperia e vertete nuk luan ndonje rol, sa luan influenca e Titos. Por, ju shihni interesat e Shqiperise, e natyrisht se bashku me interesat e Aleateve luftoni te bashkuar kunder okupatorit. Por, mos lejoni nje fuqi komuniste qe t'ju dominoje".

Keto ishin fjalet e Dr.Ragip Frasherit, qe na solli nga Ankaraja. Dhe, tani po bisedojme mbi menyren se si ka mundesi qe te kemi nje bashkim Mbreteror me Ballin Kombetar. Duke formuar nje besim ne mes tyre, me nje qender dirigjuese te perbashket, e me nje program bashkepunimi, si sot po ashtu ne te ardhmen.

Dr.Ragip Frasheri, na u pergjigj se:"Gjermanet nuk na perzihen ne administraten e brendshme. Ne leshojme pasaporta vete, po te deshironi per te derguar ndonje person ne Shqiperi, qe te keshillojne Mbretnoret. Se une me Abas Kupin e Jusuf Selmanin dhe me Sul Kurtin, jam takuar shpesh here. Por ata pa udhezimet e ketushme nuk bejne asgje, se edhe ata vete tani e shohin se edhe ata qe kishin miq si Myslim Pezen, Haxhi Lleshin, Spiro Moisin e Faik Shefin, pas vrasjes te Profesor Gjinishit, nuk kane me ate miqesi e besim ne ta. Persa i perket nje akordi me Ballin Kombetar, kete e marrim persiper ne, qe eksponentet e Ballit, sinqerisht te bashkepunojne me Mbretnoret, pa asnje ndryshim tendence, derisa te vije koha qe populli te jete i lire e te shfaqe lirisht vullnetin e tij, persa i perket reformes te Shqiperise ne te ardhmen. Sot, duhet me nje kuartier te perbashket te bashkojne forcat e te luftojne Kominformin, qe nuk pajtohet me ideologjine e vendit tone. Dhe, kjo duhet sa me shpejt se koha po kalon",- tha Dr.Ragip Frasheri duke sjelle porosine e Mehdi Frasherit.

Kolonel Husein Selmani, ne prezencen e Ministrit Asaf Xhaxhulit dhe te Murat Kaloshit e te Haxhi Xhilages, ju pergjigj keshtu:

"S'ka dyshim mbi ndjenjat patriotike te Mehdi Beut. I gjithe mendimi i tij eshte me plot vend dhe eshte e vertete se po ne ate menyre, sot ekziston vendi yne. Por, mos harroni se e gjitha kjo katastrofe erdhi per heren e pare nga agjentet e Kominformit Ruso-Jugosllav. Ata gjeten fole ne nje organizate me te organizuar te Nacional-clirimtares, ku aty ne gjinine hyri dhe nje grup komunistash. Ishin mjaft te stervitur e te vendosur deri ne fund pa komplimente dhe ata ju shtruan cdo sakrifice. Aq sa munden te fusin ne kuartierin e tyre organizatoret e Kominformit Sllav. Me vone, ata kane lidhur edhe nje traktat ne Bihore me Kominformin jugosllav si aleate. Kjo duke perfituar si ne propagande po ashtu edhe ne materiale si armatim, veshmbathje, ushqime e deri ne medikamente. Ata ju shtruan nje disipline te forte dhe organizuan konferenca e trakte te parreshtuna e tjere. Kurse kundrejt ketyre, me vone na del Balli Kombetar me nje program ne vete. Po ashtu ky nuk pajtoi aspak me ate qe ushqenin e luftonin Mbretnoret kunder okupatorit. Keto e tronditen edhe me teper bashkimin kombetar. Mbretnoret, sic ju permendem, qysh ne Qershorin 1939 ishin me nje program lufte kunder armikut fashist qe na ka okupuar vendin te bashkuar. Dhe, sa i perket nje te ardhme, populli shqiptar sic ka deklaruar vete Mbreti Zog me mesazhin e Tij, kjo do t'i lihet popullit ta zgjedhe me vullnetin e vet. Ne fakt, kjo nuk u perfill nga ballistet. E dyta, pabesia qe u be ne Beselidhjen e Mukajt, kjo qe ka zemeruar dhe ka formuar nje mosbesim ne masen mbretnore. Jo per t'u justifikuar, por mbi keto lipset te jipen prova. Kjo, sepse sot ballistet jane te pergjakur me nacional-clirimtaren, kurse mbretnoret jane akoma asnjanes e po presin. Tani, ne keto kohet e fundit, nje pjese e madhe prej kuislingeve, te ashtuquajtur "Qeveri e Fashizmit", jane grumbulluar ne Orosh, tek Kapidan Gjon Markagjoni. Ata jane Mustafa Kruja, Maliq Bushati, Kol Mirakaj etj. Ata kane kerkuar te pranohen ne keshillin Mbretnor, por akoma nuk i kane pranuar. Kujtoj qe nuk do te pranohen, prandaj mundohen te formojne edhe ata nje parti me vete. Ju mbasi e pasket ne dore te leshoni pasaporta, kujtoj qe do te jete shume e favorshme, qe Murat Kaloshi, Haxhi Xhilaga, Rexhep Radomira, te hyjne ne Shqiperi se eshte nje force e madhe. Por, keto natyrisht se vijne dhe jane me nje program te njejte qe sot ka Keshilli Mbretnor ne Shqiperi. Kjo sipas vendimit te Kongresit te Herraj, ku keni qene edhe ju vete aty", perfundoi adjutanti.

Me keto bisedime ne mbetem dakord me Dr.Ragip Frasherin, vijon adjutanti. Dhe, ai po sa te arrije ne Tirane do te bisedoje me Sh.T.Mehdi Frasherin. Me kete rast ka per te derguar urgjent keto tre pasaporta te Murat Kaloshit, Haxhi Xhillages e Rexhep Radomires ne baze te ciles u bisedua. Natyrisht, keta kane per te pasur me vete edhe nje udhezim program prej Madherise se Tij Mbretit Zog, si per vete po ashtu per te gjithe Mbretnoret. Kameronit i dhashe raportin per te derguar ne Londer me posten e posacme, per Mbretin Zog. Duhet thene se gjithmone si telegramet shifer ashtu dhe raportet i dergonim me anen e misionit Britanik. Ketu Ragipi u nis per Tirane dhe e percollem deri ne Sekerxhi ne tren. Ai shkoi i kenaqur dhe qendroi mese dy jave ne Stamboll e Ankara.

Istanbul 10 korrik 1944

Per kete dite adjutanti, kolonel Husein Selmanit, ne kroniken e tij kujton se: Madheria e Tij Mbreti Zog I me dergoi nje leter udhezimesh ne Legaten Shqiptare Istanbul. Letra eshte kjo:

I dashuri kolonel. Jam i kenaqur prej raportit tuaj qe me dergoni me 1 Maj 1944. Duhet me shpesh te me dergoni raporte mbi gjendjen ne Atdheun tone. Tani per tani nuk e shoh te arsyeshme t'ju dergoj letra per njerezit tane. Veprimet tona duhet te kordinohen me ato te Qeverise Britanike. Prandaj pa qene te marrur vesh me Qeverine Britanike nuk mund te japim udhezime te tjera, perpos atyre qe ju kemi dhene me pare. Mbasi nuk duam te jemi nje pengese per planet e komandes Supreme Aleate. Qeverise Britanike ja kemi bere me kohe gjithe propozimet e duhura. Por, deri sot s'kemi marre ndonje pergjigje pozitive. Natyrisht aspiratat e Fqinjeve tane e bejne Qeverine e ketushme te mos i japin edhe ceshtjes Shqiptare zgjidhjen e plote qe meriton. Por, duhet te kemi besim ne drejtesine e Britanise se Madhe per kombet e vegjel. Te cilet ne kohen e volitshme do ta tregojne edhe kundrejt nesh.

Por tani duhet te vazhdohen lidhjet me te gjithe fuqite tona, te cilat duhet te jene te gatshme per veprim ne castin e duhur. Duhet te behet bashkimi i pergjithshem pa perjashtuar askend. Dhe, pa perjashtuar as ata qe kane bere atentate kunder meje. Perjashtohen vetem ata, te cilet per interesin e tyre personal bashkohen me armikun.

Kjo eshte porosia ime, porosi e cila frymezohet prej interesit kombetar. Po te sigurohet bashkimi si ai i Prizrenit dhe i Lushnjes, shpresoj se te gjitha punet do te rregullohen. Me kaq ju dergoj te falat e mia te perzemerta.

London Palmoor - 7 - Korrik - 1944 ZOG I

"Sic urdheron, vazhdon adjutanti- dhe Madheria e Tij Mbreti, qe eshte teper e nevojshme nje bashkim i mbare shqiptareve per interesin e Atdheut. Po, nuk arrihet dhe sidomos tani qe jane shpikur grindje te pa pajtueshme ne mes te grupeve te ndryshem. Po ashtu ekziston edhe propaganda e dirigjenteve te huaj".

Komanda Britanike ne Mesdhe, shkruhet ne kroniken qe botojme,- na mban gjithnje me fjale po pa asnje rezultat. Kjo, sic shihet, ka deshire qe ne te hyjme ne Shqiperi, por trembet nga protesta qe u behen prej komunisteve. Ata nuk e pranojne shkuarjen e kolonel Husein Selmanit ne Shqiperi, se eshte e vertete per komunistet, qe ajo eshte nje pengese e madhe. Faktet na tregojne haptas se Ballkani mbetet si zone e Rusise Sovjetike. Fati i keq i yni eshte qe edhe ne u kompozuam po ne ate zone dhe patem nje shprese ne premtimet e Ragip Frasherit por fatkeqesisht nuk u be asgje.

Istanbul 20 shtator 1944

Kolonel Husein Selmani merr nje raport urgjent nga qendrat mbreterore ne Shqiperi, ku i deklarojne:

"Sot Shqiperia eshte komplet ne anarshi. Vellavrasja midis Ballit Kombetar e nacional-clirimtares eshte ne kulm. Ka vrasje, djegie, masakrime aq te medhaja, sa nuk te merr mendja. Kete anarshi edhe historia nuk e pershkruan me notat e duhura kete fatkeqesi.

Mbretnoret jane ne lufte kunder okupatorit gjerman. Kudo zhvillohen ndeshje ne Mat, Kruje, Diber, Lume e vende te tjera. Eshte e vetmja fuqi sot, qe po lufton okupatorin gjerman, ndersa grupet e tjera luftojne njeri tjetrin. Fatkeqesisht, sakrificat e pergjakshme te Mbretnoreve kunder armikut te perbashket nuk njihet prej aleateve. Megjithese e dine mire dhe jane ne dijeni misioneret britanike qe ndodhen perbri tyre.

Eshte krejt e sigurte, se pushtetin po e merr ne dore nacional-clirimtarja d.m.th. komunistet te Kominformit ruso-jugosllave. Pasi keta tani kane nje fuqi te organizuar prej ermeneve dhe italianeve, me material modern. Ata, gjithashtu, ndihmohen nga aleatet me gje dhe tani mori formen haptazi dhe u zbuluar.

Agjentet e Kominformit jugosllav dhe rus kane mbledhur kreret e Nacional-Clirimtares ne Permet dhe tani pas vrasjes te Profesor Mustafa Gjinishit, Myslim Pezen, Haxhi Lleshin, Baba Fajen dhe Faik Shehun e Spiro Moisin i zhveshen nga fuqite e tyre. Keta zoteronin fuqite me te medhaja te nacional-clirimtares, duke vene forcat e tyre nen Dalip Ndrene, Mehmet Bajraktarin, Mehmet Shehin, Gjin Markun e Tahir Kaderen, Husen Stafen, Hulusi Spahine e te tjere. Te gjithe ishin me tendenca komunista.

Ndersa: 1-Ymer Nishanin, 2-Enver Hoxhen, 3-Sejfulla Maleshoven, 4-Koci Xoxen, 5-Myslim Pezen, 6-Haxhi Lleshin, 7-Baba Fajen, 8-Bedri Spahine, 9-Mendar Shtyllen, 10-Ramadan Citakun, 11-Karaman Yllin, 12-Hysni Kapon, keta bashke me agjentet ruso-jugosllave u mblodhen ne Permet, dhe aty kane deklaruar formimin e Qeverise Shqiptare Komuniste. Jemi krejt te lajmeruar se kete Qeveri e njohen edhe aleatet.

Ne kete kongres thuhet se kane marre pjese edhe misioneret britanike, ku posa mori fund kongresi dhe u shpall Qeveria Komuniste Shqiptare eshte derguar nje delegacion ne Komanden e Aleateve ne Palermo, nen kryesine e Bedri Spahiut. Dhe, keshtu aleatet anglo-amerikane e njohen, kurse ruset e kishin pergatitur vete. Tani keta funksionojne dhe derdhin shpallje si qeveri. Tani, po pergatiten me thirre nje kongres ne Berat se Balli Kombetar eshte terhequr krejtesisht nga jugu ne veri. Tani, me pjesa e jugut, administrohet nga komunistet dhe tani edhe ne ndodhemi ne parkun e shkaterrimit kryekeput. Cdo kush ka humbur vullnetin, sa dirigjuesit tane nuk duken me asgjekundi. I gjithe faji eshte qe nuk erdhet ju vete ketu. Keshtu, me qene sot kete Qeveri e formonim ne e jo komunistet, me ndihmen e shokeve tane. Tani nuk ka shprese me, vetem ne eshte ndonje mrekulli".

Stamboll 15 tetor 1944

Ne kongresin, qe mblodhi nacional-clirimtarja ne Berat, u votua edhe per Qeverine e formuar ne Permet. Ishin keto misa, sic po i shenojme poshte, thote kolonel Selmani:

Kongresi komunist ne Berat

1-Ymer Nishani Kryetar Presidiumit

2-Enver Hoxha Kryeminister e Komandant

3-Koci Xoxe Minister i Brendshem

4-Karaman Ylli Minister i Jashtem

5-Mendar Shtylla Minister i Financave

6-Sejfulla Maleshova Minister i Botores

7-Myslim Peza Nenkryeminister Dispozicion

8-Haxhi Lleshi Minister i Ekonomise

9-Baba Faja Dispozicion i Presidiumit

10-Bedri Spahija Minister i Arsimit

11-Ramadan Citaku Minister i Drejtesise

Tani, keta te njohur prej te gjithe aleateve, pas kongresit te Beratit i leshuan thirrje mbare popullit ne emer si Qeveri dhe me qender ne Berat.

"Lufta behet ne rrethet e Tiranes, si edhe brenda ne Tirane, kujton adjutanti- komunistet me gjermanet. Komunistet jane te ndihmuar prej aviacionit Aleat, ne rrethimin e Tiranes. Komandantet komuniste jane: Dali Ndreu, Gjin Marku, Tahir Kadareja, Mehmet Shehu, Beqir Balluku, Beqir Minxhozi, Kadri Hoxha, Federik Ndoci. Por, brenda ne Tirane jane vetem dy kompani gjermane. Ata kane tre tanke te vegjel dhe artilerie, dhe kur gjermaneve po u vinte nje fuqi ndihmuese prej Elbasani, duke kaluar Krraben pa rene ne Erzen, u bombarduan shume rende prej nje aviacioni Aleat. Saqe ata u shkaterruan fare. Nga kjo fuqi, komuniste shqiptare bashke me ate jugosllave, ermene dhe italiane, perfituan dhe paten mundesi te futen brenda ne qytet. Ndersa, te dy kompanite gjermane nuk u dorezuan por moren drejtimin per Shkoder. Balli Kombetar, eshte terhequr nga Shkodra. Nuk diktohet asnje rezistence. Flitet se Mithat Frasheri, me shtabin e partise se vet, kane zene nje barke ne Shengjin dhe jane nisur per Itali. Pjesa tjeter balliste eshte se disa jane grumbulluar ne Shkoder, disa ne male. Nuk kane ndonje program dhe akoma ne Shkoder e Prizren jane disa forca gjermane, por gjithnje duke u terhequr".

Duke iu kthyer situates se legalisteve, adjutanti pershkruan se:

"Mbretnoret nuk kane nje organizim te prere. Ata nuk kuptohen njeri me tjetrin. Nje pjese e madhe deshirojne te grumbullohen ne Mat e Lure. Ketu per nje kohe nuk kane mundesi qe komunistet t'i shkaterrojne se edhe komunistet nuk ju pelqen qe te pergjaken e te armiqesohen me Mbretnoret, se ju kushton rende. Por, ne nuk jemi dakord njeri me tjetrin dhe keshilli yne nuk duhet gjithe keto koherat e fundit. Vetem se ne Mat jane grumbulluar me teper se 500 oficere dhe shume nga patriotet nuk dine se cfare te bejne. Miqte tane, tani ne gjinine komuniste, mundohen qe ne te qendrojme indiferente po kush ju beson. Sikur te kishte qene gjalle Profesor Mustafa Gjinishi, do t' besonim, per nje Qeveri te koalicionit. Por edhe te ishte aty gjalle nuk do t'i zhvishte Myslimin, as Haxhine, por keto do te kishin fuqine me te madhe ne dore. Keta do te luanin nje rol te madh dhe me perkrahjen tone, por tani keto nuk kane me fuqi. E, nuk ju besojme, jo per gje tjeter, por thjesht nuk i pyesin. E gjithe fuqia eshte ne dore te Enver Hoxhes dhe Koci Xoxes. Askush tjeter duket se nuk ka gje ne dore. Tani na lajmerojne se edhe Major Abas Kupi me 4 vete ka marre nje barke ne Shellinze, dhe eshte nisur per Itali. Po, nuk dihet gje e vertete akoma. Tani gjendja sic ua shpjeguam ndodhemi me nje atmosfere te kritikshme saqe nuk dime se cfare te bejme. Eshte teper vone e per ndonje udhezim prej jush. Ne po te kemi nje shprese ndryshimi te kesaj situate, ne per 5-6 muaj mbahemi ne Mat e Lure.

Kapiten Gjon Markagjoni eshte ne Shkoder i bashkuar me nje pjese te madhe mbretenoresh. Ai ka deklaruar, qe te bejne qendrese ne Shkoder dhe ne nje bisedim qe qenka mbajtur ne Shkoder u ndoq ne Lure, Mat, Mirdite. Sot ne Shkoder forcat shqiptare kapin afer (6000) vete dhe jane te perzier prej te gjithe grupeve. Ketu u be nje fuqi e bashkuar,- na thote kapiteni- per te luftuar vellazerisht.

Ne ju pergjigjem se:" Jemi dakord me cdo sakrifice morale dhe materiale. Qendroni se ne keta vetem nuk i leshojme ne asnje menyre".

Tirane 26 nendor 1944

Tirana eshte krejtesisht ne dore te nacional-clirimtares, shkruan i desheruar adjutanti. Por, duhet thene se vendet e veriut dhe disa pjese te Shqiperise se Mesme akoma jane ne duart e Mbretnoreve dhe zoterojne forca te mira. Por, ata po u genjyen kurrsesi nuk donin te pergjaknin njeri tjetrin. Gjithashtu, nje pjese e nacional-clirimtares, qe pretendonin se jane nacionaliste si Myslim Peza, Haxhi Lleshi, Faik Shehi, Spiro Moisi, Shefqet Benja duket se mbeten miq te ngushte me Mbretnoret. Keta zhvillonin nje propagande, per nje Qeveri te koalicionit me Mbretnoret. Kuptohet bashke deri sa te behen zgjedhjet ne popull. Keshtu, pothuaj se mbeten ne besim.

Keta u genjyen prej ketyre miqve, qe kishin bashkepunuar qysh me 1939. Ata ishin se bashku dhe te bashkuar me nje program te perbashket. Gjithashtu, edhe ne koherat e fundit ne Shqiperi keto me sigurimin me te madh e gjithin ne Mat. Dhe, kur nuk besonin t'i genjejne dhe bile si tradheti. Ne besimin e tyre, ata ndaluan nje vellavrasje mes mbretnoreve e nacional-clirimtares. Te paret qe rane viktime ne besimin e tyre ishin Jusuf Selmani, Sul Kurti, Major Murat Basha, Major Jahja, bashke me 400 oficere. Po ashtu edhe shume nga Paresia e vendit shkuan si viktima.

Sa per Fiqiri Dinen dhe Hysni Demen me nje pjese te madhe qe nuk u dorezuan, puna ishte se ata ishin duke pritur se cdo te perfundonte nga rezultati i te pareve. Por, keta te paret shkuan viktime, se sic u pa ata nuk kishin qellim per te formuar nje qeveri te koalicionit, por nje qeveri komuniste nen Kominformin Ruso-jugosllav. Keshtu pothuaj e gjithe forca mbreterore u shpartalluan pa nje program dhe pa asnje dobi ne male. Ata mbeten te vecuar, dhe pesuan vuajtje te medhaja ne male, ne dimer. Populli ishte shume i torturuar dhe frikesohej, por per legalistet ishte bere e pamundur qendrimi ne male. Po ashtu Muharrem Bajraktari dhe ka pas deme te medhaja, perfundon ne kete serial rrefimin e tij, njeriu i Mbretit Zog i I.

Hyrja e komunisteve ne Tirane

Fuqite Aleate dergojne perfaqesuesit e tyre

Ekzekutimi i legalisteve

Fillimi i Mergates shqiptare

Memorandumi i Mbretit derguar Fuqive te Medha

Eshte dita e 29 nentorit te vitit 1944. Gjermanet jane terhequr nga Shqiperia duke shenuar clirimin e vendit. Nderkohe, gjendja e luftetareve nacionaliste shqiptare eshte e mjerueshme. Kane dale edhe ne Greqi, nje shumice e madhe prej 600 e disa vete dhe shume vazhdojne duke kaluar ne Itali e Jugosllavi. Nje sasi e madhe ka dale edhe ne Austri, prej atyre qe ishin grumbulluar ne Shkoder, kujton adjutanti. Ata kaluan ne Austri dhe prej andej ne Itali. Eshte koha kur Fuqite e Medha behen skeptike ndaj komunisteve dhe "filluan te prishen me qeverine komuniste te Tiranes se tani e kuptuan se ata dirigjohen nga Kominformi dhe jane kunder kapitalizmit". Ata nuk i lejojne qe shetisin ku ata deshirojne, pohon Koloneli. "Dhe, kane pothuaj si nen kontroll gjithkund. As popullin nuk e lene qe te marre kontakt me ta. Nje, prej popullit qe te marre kontakt me anglo-amerikanet menjehere e zhdukin". Zogu kerkon informacion per gjendjen e keqe te njerezve te tij, qe jane shperndare ne malet e Shqiperise. Nderkohe nga ana diplomatike, e ka te veshtire qe te riparoje. Tani i duhet vetem qe te prese. Me kete rast, ai i dergon nje memorandum Fuqive te Medha: Shteteve te Bashkuara te Amerikes; Britanise se Madhe; Rusise Sovjetike dhe pervec ketyre dhe te gjithe Shteteve, qe merrnin pjese perbri Aleateve ne lufte. Madje, ju dergua edhe kolonive per te protestuar

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 06 Shtator 2005 04:48
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Dr. Agim ZOGAJ: Çka u tha në Plenumin e 2-të të KQ të PKSH-së, 23-27 nëntor 1944?

Ndërhyrje frontale dhe e papenguar e jugosllavëve

Plenumi i 2-të i KQ të PKSH-së, i mbajtur në Berat prej 23 e deri më 27 nëntor 1944, paraqet njërin ndër tubimet më transparente dhe njëherësh më dramatike të periudhës së Luftës së Dytë Botërore e të LANÇ-së në Shqipëri. Kjo mbledhje e udhëheqjes së komunistëve shqiptarë shënon një nga momentet më të drejtpërdrejta të ndërhyrjes jugosllave në rrjedhat e politikës shqiptare që zhvillohej, jo vetëm brenda PKSH-së në veçanti, por edhe të Frontit Nacionalçlirimtar, në përgjithësi. Transparenca e luftës politike në mes të grupimeve të ndryshme brenda radhëve të udhëheqjes komuniste shqiptare, që u zhvillua në këtë mbledhje, e ndikuar nga ndërhyrjet sistematike të përfaqësuesve të Misionit politik e ushtarak të PKJ-së, shënon ndërhyrjen frontale, të papenguar, të jugosllavëve. Ata i diktuan rrethanat, të cilat determinuan një përçarje të hapur në radhët e udhëheqësve të PKSH-së. Qëndrimet e Plenumit të 2-të të KQ të PKSH-së, në rrjedhat e mëtejshme të LANÇ-së të popullit shqiptar, patën pasoja të rënda në zhvillimet e pavolitshme për çështjen kombëtare në përgjithësi. Me këto qëndrime, jo që nuk u krijua strategjia e përbashkët dhe unike mbarëkombëtare për të ardhmen e kombit, mbi vizionet e pajtimit dhe të bashkimit kombëtar në kufijtë etnikë por, përkundrazi, ndodhi përçarje e madhe brenda radhëve të kombit. Edhe pas Plenumit të 2-të të KQ të PKSH-së, u trasua rrugë e gabuar për çështjen kombëtare, duke krijuar çarje të reja. Ishte e qartë se e ardhmja e kombit ishte gjithnjë e më e pasigurt, pa vizion dhe pa perspektivë, ndonëse po dilte ballëhapur nga një luftë e madhe botërore antifashiste. Ndoshta, duke ndier një pjesë të fajësisë së vet, edhe personale, udhëheqja e PKSH-së, me në krye Enver Hoxhën, vendosi që materialet e këtij plenumi historik, për pesëdhjetë vjet, të ngelin të izoluara nga historia, duke u mbajtur të mbyllura në arkivat e PPSH-së. Humbje për PKSH-në në planin kombëtar Ky izolim dhe kjo fshehje e materialeve të Plenumit të 2-të të KQ të PKSH-së, ishte e qëllimtë, nga fakti se ky plenum shënoi një humbje të madhe të politikës autentike të PKSH-së në planin kombëtar. Udhëheqja e komunistëve shqiptarë nuk e pranoi asnjëherë se qëllimi i Titos, që nga viti 1941, ishte që të organizonte një lëvizje të rezistencës antifashiste në Shqipëri, e cila nuk do të duhej të kishte kontakte me lëvizjen e shqiptarëve në Kosovë, në Mal të Zi dhe në Maqedoni dhe që do të kontrollohej në mënyrë të rreptë nga PKJ-ja. Synimi kryesor jugosllav ishte që të paralizoheshin aspiratat dhe veprimet e shqiptarëve për bashkim, të heshtej çështja e Kosovës dhe të imponohej përcaktimi i udhëheqjes së PKSH-së nga sfera e Lindjes. Misionarët jugosllavë: Miladin Popoviqi, Dushan Mugosha, Velimir Stojniqi, Svetozar V. Tempo, Nijaz Dizdareviqi, etj., kishin për detyrë që, me veprimet e tyre, të përkrahur edhe nga qarqe të caktuara të udhëheqjes së PKSH-së, të pengonin influencën e nacionalistëve dhe bashkimin e të gjitha grupimeve politike shqiptare në kohën e Luftës së Dytë Botërore. Duke e thyer në masë të theksuar vullnetin idealist dhe nacionalist të Enver Hoxhës, të deleguarit e Titos, ia dolën që udhëheqësin e PKSH-së ta poziciononin në vijën kundërshtuese edhe ndaj atyre forcave komuniste shqiptare që, për nga shpirti nacional, ishin më tepër demokratike sesa komuniste. Ishte e qartë, që nga fillimi i vitit 1941, veçmas pas Konferencës së Pezës dhe të Konferencës së Labinotit, se koekzistenca e demokratëve dhe e komunistëve nacionalistë nuk u pëlqente jugosllavëve. Qysh në Konferencën e Labinotit, e veçmas në Konferencën e Mukjes, jugosllavët ia arritën që komunistët t’i kundërvënë me forcat demokratike e nacionaliste. Në Plenumin e 2-të të KQ të PKSH-së, në Berat, u hapën portat e procesit të diferencimit brenda radhëve të PKSH-së, që shënonte edhe një hap tjetër më afër luftës vëllavrasëse civile. Në punimet e Plenumit të 2-të të KQ të PKSHsë përfshihej shndërrimi i partisë shqiptare në një version në miniaturë të simotrës së vet jugosllave, dobësimi i Hoxhës, i cili kishte manifestuar një nacionalizëm të vendosur, dhe arritja e njëfarë lidhjeje konfederale midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë1 (Benard J. Fischer, Shqipëria gjatë luftës, 1939-1945, Tiranë,1999, f. 323. ) Duhej shkatërruar uniteti i brishtë politik i udhëheqjes së atëhershme të PKSH-së dhe, për këtë, misionarët jugosllavë ishin përkujdesur veçmas në Plenumin e 2-të të KQ të PKSH-së. Njëherësh, sipas jugosllavëve, brenda radhëve të udhëheqjes së PKSH-së, duhej gjetur forca politike, të cilat e afirmojnë jo vetëm deklarativisht planin e Titos për Konfederatën Ballkanike, por edhe realizimin e qëllimit përfundimtar që Shqipëria të bëhej provincë jugosllave, si republikë e shtatë e Federatës jugosllave.


PKJ nxiti luftën civile në Shqipëri

Plenumi i 2-të i KQ të PKSH-së, përmes “lidhjes jugosllave”, i nxiti përfundimisht Enver Hoxhën dhe bashkëpunëtorët e tij në luftë të përgjakshme kundër forcave nacionaliste dhe atyre demokratike brenda Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare. Kritikat e vazhdueshme të Velimir Stojniqit se në Shqipëri po zhvillohej një lloj koekzistence me forcat nacionaliste, në Plenumin e 2-të të KQ të PKSH-së, nga udhëheqja komplete e PKSH-së, u kuptuan tepër drejtpërdrejt sa për t’i hapur edhe më gjerë dyert e konfrontimeve të brendshme politike, që rezultuan me sektarizëm të ekstremit të majtë. Kështu, bashkëpunimi midis PKSH-së dhe PKJ-së, i shoqëruar nga ekskluziviteti ideologjik, nxiti grindje e kundërshtime politike, duke krijuar armiqësi brenda grupacioneve politike shqiptare. Nuk ishte e rastit që përçarja deri në armiqësi mes PKSH-së dhe Ballit Kombëtar, u bë pasojë edhe e bashkëpunimit tinëzar e hegjemonist të PKJ-së me PKSH-në. Ky bashkëpunim, që nga fillimi e deri në prishjen e marrëdhënieve në mes të PKSH-së dhe të PKJ-së, karakterizohej me veprimet jugosllave për nënshtrim në çdo plan të PKSH-së dhe të Frontit të LANÇ-së të Shqipërisë. Jugosllavët i kishin imponuar kushte PKSH-së për bashkëpunimin e saj me Ballin Kombëtar. Ato konsistonin në kërkesën e PKSH-së ndaj Ballit Kombëtar që, në rast se dëshironin të bashkëpunonin me PKSH-në, fillimisht, duhej të pranonin rolin udhëheqës të PKSH-së në LANÇ. Balli Kombëtar nuk pranoi një ultimatum të tillë dhe, për pasojë, ai nuk mori pjesë në front nën udhëheqjen e PKSH-së. Përpjekjet për këtë dominim të PKJ-së mbi PKSH-në, u shpeshtuan veçmas pas ardhjes në Shqipëri të misionit politik e ushtarak të Jugosllavisë, me në krye Velimir Stojniqin. Ky mision arriti në Shqipëri në vjeshtë të vitit 1944. Këtu edhe fillon njëra prej periudhave më të vështira për PKSH-në dhe për udhëheqjen e saj. Duke u ballafaquar me rezistencën, e cila në fillim i bëhej për ndërhyrjen brutale në marrëdhëniet e brendshme të PKSH-së dhe në rrjedhat e LANÇ-së të Shqipërisë, Velimir Stojniqi kishte vlerësuar se më parë duhej të ndryshonte përbërjen e Byrosë së KQ të PKSH-së, e pastaj ta largonte Miladin Popoviqin nga Shqipëria. Stojniqi e kuptoi se, në këtë synim hegjemonist, duhej të kishte ndihmën dhe përkrahjen e kundërshtarëve të Enver Hoxhës, prandaj u ngut që të krijonte një bllok opozitar brenda udhëheqjes më të ngushtë të KQ të PKSH-së dhe të Byrosë së saj Politike. Për të realizuar këtë skenar dhe dredhinë jugosllave për ndërrimin e linjës politike të PKSH-së, pra edhe të kreut të saj, vullnetarisht u paraqitën Koçi Xoxe, Pandi Kristo, Sejfulla Malëshova e Nako Spiru. Në anën e Enver Hoxhës, kishte mbetur i paluhatur vetëm Ramadan Çitaku nga Kosova. Mbetet për t’u hulumtuar se si ndodhi që Sejfulla Malëshova dhe Nako Spiru, dy personalitete të moderuara dhe intelektualisht të avancuara, u entuziazmuan nga Koçi Xoxe, i cili, edhe në Plenumin e 2-të të KQ të PKSH-së, imponohej me qëndrimin se duhej të mendohej ndryshe. Kjo të mendohej ndryshe në PKSH, sipas Xoxes, nënkuptonte të mendohej pro PKJ-së.

Kurthet e Stojniqit për Malëshoven dhe Spirun

Në hulumtimet më të reja të historiografisë shqiptare ka vlerësime të ngutshme për shkaqet që ndikuan në përçarjet midis udhëheqësve të PKSH-së. Ka mendime se atëherë, pra në Plenumin e 2-të të KQ të PKSH-së, u konfrontuan bartësit e vijës konservatore, sektare, të Enver Hoxhës, me bartësit e vijës liberale e demokratike brenda radhëve të PKSH-së, të udhëhequr nga Sejfulla Malëshova. Duhet të bëhen gjurmime dhe hulumtime sistematike argumentuese për të definuar shkaqet e këtij konflikti të brendshëm në kreun udhëheqës të PKSH-së, aq më parë kur dihet se pikërisht bartësit e vijës liberale dhe demokratike, të udhëhequr nga Sejfulla Malëshova e Nako Spiru, në takimet paraplenumiane me Velimir Stojniqin, por edhe në vetë punimet katërditëshe të Plenumit të 2-të të KQ të PKSH-së, zbatonin skenarin për rrëzimin e Enver Hoxhës dhe për ardhjen e cilitdo prej tyre në krye të PKSH-së. Dokumentet arkivore dëshmojnë se qëllimi i vetëm dhe kryesor i këtij plenumi nuk ishte angazhimi për vijë të re politike, as luftimi i sektarizmit dhe i terrorit të kuq, që ishte shfaqur në radhët e PKSH-së, siç ishin dhënë kualifikime gjatë punimeve të plenumit. Studimet historike mbi marrëdhëniet e PKSH-së dhe të PKJ-së, për këtë periudhë, duhet të synojnë hulumtimin e shkaqeve dhe të rrethanave historike, politike e shoqërore, që ndikuan në qëndrimin kapitullues të PKSH-së, karshi PKJ-së. Sido që të jetë, pozicioni nënshtrues i udhëheqjes së PKSH-së ndaj PKJ-së, në Plenumin e 2-të të KQ të PKSH-së, shënoi fillimin e një etape të re të vështirë, të mundimshme dhe shumë kundërthënëse në jetën shoqërore e politike të PKSH-së, më vonë të PPSH-së, në raport me disa parti të tjera komuniste, ndaj të cilave elita e atëhershme politike shqiptare shfaqi servilitet, dobësi, përulje dhe, madje, inferioritet. Gjithsesi, në të gjitha këto ecuri të kësaj periudhe dramatike për historinë tonë kombëtare, nuk mund të mos merren në konsideratë një varg zhvillimesh të ndërlikuara të diplomacisë ndërkombëtare, siç ishte lufta e ftohtë ideologjike ndërmjet bllokut të Perëndimit dhe atij të Lindjes si dhe izolimi sistematik diplomatik i Shqipërisë, menjëherë në vitet e para të pasluftës. Ndërlikueshmëria e këtyre marrëdhënieve Perëndim - Lindje, me tërë rreptësinë e tyre dhe përplasjet e luftës së ftohtë, u reflektua edhe në çështjen shqiptare, e cila për plot pesëdhjetë vjet mbeti e izoluar, jo vetëm me fajin e vet. Lufta e pabarabartë diplomatike midis Shqipërisë komuniste dhe Perëndimit, në radhë të parë SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, kulmoi madje edhe me aksione diversante nga këto dy të fundit për rrëzimin e qeverisë së Enver Hoxhës dhe të regjimit komunist shqiptar. Sido që të jetë, rrënjët dhe burimet e rirreshtimit të diplomacisë shqiptare të kohës së komunizmit kah Lindja dhe kah totalitarizmi lindor duhet kërkuar, veç të tjerash, edhe në punimet e Plenumit të 2-të të KQ të PKSH-së. (vijon)

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 06 Shtator 2005 04:50
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Ata qe luftuan kunder komunizmit
Viti 1946. Eshte koha qe nacionalistet e larguar sapo jane mbyllur ne kampe refugjatesh, ndersa aleatet mundohen qe t'i strehojne. Shume prej tyre kane kaluar ne Greqi dhe nje pjese po kaq e madhe ne Itali. Nga letrat, qe shkemben Mit'hat Frasheri, nje nga 200 njeresit "most wanted" nga komunizmi me adjutantin, duket se ata jane shume te ligeshtuar. Dhe, pa asnje medyshje te percare. Ne nje kamp te vetem jane te gjithe shqiptaret e perzene nga ardhja ne fuqi e komunisteve dhe te percare ne tre drejtime politike. Eshte koha e letargjise dhe Lartmadherise i duhet qe te mendoje mire per kete kontigjent. Eshte i bindur, se ata nuk mund te shkojne mire me njeri-tjetrin, sepse kane nderruar shume flamure. Ne kete rast, ata bisedojne me Mit'hat Frasherin duke e pare si figure serioze per te gjetur nje pike bashkimi. Por, jane larg. Nderkohe emisaret e Departamentit te Shtetit fillojne qe te shikojne mundesine e disiplinimit te kesaj mergate. Fillojne kontaktet me Mbretin Zog, ndersa ky i fundit nderhyn edhe per te shpetuar Mit'hat Frasherin dhe Ali Kelcyren.

Dhe, nga presioni qe behet dhe nga forcimi i komunisteve, tashme nuk jane te frikesuar vetem njerezit e Mergates, por edhe vete Aleatet. Duket se keta jane ne medyshje per te ardhmen e mergates. Kane vetem nje mundesi, qe duket se mund t'i binden te gjithe, qe te luftojne tashme realisht komunizmin me armet e tyre. Dhe, ish-Aleatet e komunisteve do te tregojne se nuk do te rreshtin, qe energjine e ketyre njerezve ta drejtojne kunder Tiranes. Por, jemi akoma ne vitin 1946 dhe akoma njerezit e ikur nga frika komuniste u duhet qe te rregullojne frymemarrjen. Eshte kjo koha, kur edhe vete Mbreti Zog mendon qe te gjeje nje strehe me te paqte. Prehet, pas lufte, tek Mbreti Faruk. B.an

Terheqja e aleateve nga Shqiperia

Mbreti Zog tregon largimin ne Egjipt dhe lidhjen me Mit'hat Frasherin

Aleatet nuk mund te durojne me gjendjen stresuese ne Shqiperi dhe sanksionet e pamotivuara qe u behen. Ata largohen duke e zhytur edhe me shume Shqiperine ne kaosin e saj. I gjithe vendi eshte ne anarki dhe shume nga kundershtaret perfundojne ne ekzekutime, burgje dhe internime. Fituesit e nacional-clirimtares nuk terhiqen aspak, por nga ana tjeter merren me shume kujdes ndaj kundershtareve te tyre, kuqo qofshin. Ndermjet tyre jane emrat e Mit'hat Frasherit dhe Ali Kelcyres. Frasheri eshte i mbyllur ne nje kamp bashke me Zogistet dhe nuk komunikon. Eshte kjo arsyeja, qe ai ka nje leterkembim te pasur me adjutantin, qe "Korrieri" po e boton per here te pare dhe qe ka per qellim qe te tregoje situaten e rende te Mergates shqiptare. Nderkohe, qe situata eshte renduar duket se edhe Familja Mbreterore ka filluar te mendoje per vendbanimin e saj te ri. Ky vend eshte Egjipti dhe eshte nje nga dy vendet bashke me Turqine, qe e njeh edhe diplomatikisht Mbretin Zog

Istanbul 8 nandor 1945

Perfaqesuesit e Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe te Britanise se Madhe u terhoqen nga Shqiperia. Ky eshte nje gabim politik dhe patriotik, qe bene dirigjentet e Qeverise komuniste shqiptare kunder Anglo-Saksoneve. Ata, ne vend qe te kerkonin perkrahjen e ndihmat e tyre per rimekembjen e popullit te varfer nga evolucioni i tmerrshem rreth 4 vjeteve; i perzune ne shenje armiqesore. Nje veprim i tille,-shkruan ne kujtimet e tij Lartmadheria- vertetesisht nuk qartesohet. Arsyeja e ketij veprimi mbetet ne erresire dhe eshte e padalluar.

Shqiperia akoma ndodhet ne nje anarki te tmerrshme. Sepse perdite vertetohen ekzekutime, burgime, internime. Pothuaj eshte nje situate e dhimbshme, qe nuk pajtohet me njerezimin. Dhe, ne nuk kuptojme se pse behen keto masakra ne popull, pavaresisht se nuk ka asnje rezistence qe t'i trondise fituesit nacional-clirimtare. Perkundrazi, kjo e ndihmon fort megalomanine greke ne kerkesat e "Vorio-Epirit". Nga ana tjeter, te gjithe nacionalistet i bashkon fakti me ata qe mbrojne interesat e indipendences dhe te integritetit shqiptar. Sot dua te them se asnje hap nuk behet kunder regjimit te Tiranes. Tanime, edhe qendrimi i nje pjese nacionaliste qe kane mbetur akoma neper malet e Shqiperise nuk ka asnje dobi pervec se shtohen vuajtjet e tyre. Demtimet, qe mund te shkaktojne ne popull, jane te medha, sepse duket se nuk eshte koha e nje aksioni kunder komunizmit. Ne pershkrimet e mevonshme futet edhe mendimi i adjutantit.

Kuptohet se pa patur sigurimet, sic na urdheron Madhnija e Tij Mbreti Zog,- se greket nuk kane hequr dore nga kerkesat e Shqiperise se Jugut, kuptohet se asnjehere nuk do ja mberrijne atij enderrimi te pavend. Vetem se po shkaktojne nje armiqesi ne mes te dy popujve miq.

Emigrata shqiptare, si ne Itali po ashtu ne Greqi, thote adjutanti-ka mbetur ne frikesime te medhaja. Frika eshte se mos t'i dorezojne pasi kerkesat e Titos, behen pa mase si per Jugosllavet ashtu per Shqiptaret qe t'i dorezojne se jane kriminele lufte. Ka shume mundesi, qe t'i dorezojne. Kur na lajmerojne se Mithat Frasherin dhe Ali Kelcyren i kane arrestuar ne Itali, eshte frika se mos t'i dorezojne tek komunistet. Eshte kjo arsyeja, thote adjutanti,- qe Mbreti Zog ka urdheruar Ministrin fuqiplote ne Turqi Asaf Xhaxhulin qe te beje demarshet prane autoriteteve anglo-amerikane, per t'i lene te lire. Edhe te jape cdo garanci per ta. Mbreti Zog menjehere nderhyri vete prane Qeverise Britanike, qe mos te pesojne ndonje rrezik keto nga kerkesat komuniste. Te lihen ne kampe te lire, ose t'i terheqe ne Angli ose te marshoje ne Egjipt prane Madhnise se Tij Mbretit Farruk, qe te shkojne ne Egjypt. Po, ashtu u bene hapa edhe prane Qeverise Italiane.

Tani, prej atyre qe paten mbetur ne male, pjesa me e madhe u terhoqen dhe kaluan ne Greqi si Fiqri Dinja, Hysni Dema, Muharrem Bajraktari, Abas Ermenji e te tjere. Pothuaj se afer 300 vete dolen bashke me keta ne Greqi, sepse ishte i pamundur sigurimi i ushqimeve ne Shqiperi, pa u diktuar prej agjenteve komuniste. Ne ndeshje jane bere edhe shume vrasje dhe deme ne popull prej komunisteve.

Tani eshte nje pjese teper e vogel, por pa asnje veprimtari. Ata hyjne e dalin, por jo ndonje dobi vetem se kane qellim me marr ndonje informate mbi pozitat e sovjeteve ne vendet strategjike.

Istanbul 20 mars 1946

Ketu, kolonel Husein Selmani i dergon nje leter si pergjigje Mit'hat Frasherit, qe ja dergonte me anen e Prf.Peter Andonit:

"I ndershmi Mit'hat Bej. Me teper se simpatia qe kam patur ndaj jush dhe akoma vazhdoj ta kem, sot interesi i larte i Atdheut me shtyu qe t'ju drejtoj kete leter per te marre vesh mendimet e vlefshme te Zotnis suaj.

Pasi, gjendja e krijuar tani ne Shqiperi ka pas qene e parapame qysh prej kohesh. Ju kam pas derguar shpeshhere letra. Dhe, sidomos ne Shtatorin 1944 me anen e Misionereve Britanike, si dhe me anen e Gafur Dibres per te cilat nuk kam pasur rastin te marr vesh nese u kane qene dorezuar. Kurse te tjeret i paten marre. Ne rast se ato letra i keni marre, atehere e keni kuptuar fare mire situaten ne te cilen ndodheshim, si edhe mendimet tona.

E dime fare mire se: situata e pergjithshme fatkeqe per ne e solli Atdheun tone ne gjendjen e sotme. Por, le te shpresojme e te mendojme, se lufta politike akoma nuk ka marre fund, por ndodhemi perpara shume ngjarjesh e ndryshimesh. Ku na jepen shpresa te medhaja po te duam, e te dime te veprojme vellazerisht dhe te jemi te bashkuar te forte per te vetmin interes te Atdheut.

Por, sic e dini, se nje gje e tille sigurisht kerkon nje pergatitje dhe organizim te mire e te sinqerte ne vullnetin e perbashket. Duke i lene menjane te kaluarat dhe po t'i thuremi interesave qe na imponojne tradicionet tona per shpetimin e Atdheut nga anarkia shkaterruese, mend po zhduket raca jone. Duke marre parasysh ngjarjet e zhvilluara ne Shqiperi, prej partive te ndryshme gjate 4 vjeteve te kaluar, duhet te na mbetet mesim perfundimi tyre.

Duke u bazuar ne patriotizem e ndershmerine, si edhe ne vullnetin e mire te Zotnis suaj dhe te cdo shqiptari qe ka nje besim ndaj jush, se ju qendroni larg percarjeve dhe afer bashkimit per interesin e Shqiperise, pra sot eshte koha qe te hapni kraharorin pepara te gjithe shqiptareve. Duke mos marre parasysh tendenca politike, duke mos marre parasysh te kaluarat, por vetem bashkim vellazeror per shpetimin e vendit tone nga tmerri i sotem.

Edhe ne po keshtu mendojme, qe tani eshte koha qe te heqim dore nga cdo diference e mendim politik te kaluar. Te bashkohemi e te jemi nje shtylle e forte plot vullnet e harmoni, qe te mundemi te shpetojme nje ore e mbare vendin me indipendencen e integritetin e plote, si edhe per te fituar respektin e botes demokrate oksidentale, e cila eshte mbrojtesi i shteteve mbare.

Persa ju kam patur parashtruar dhe qe po parashtroj jam i autorizuar, prandaj do te isha i kenaqur qe te marre nje pergjigje pozitive nga ana e Zoterise suaj. Po ashtu, sic ju ka hije per kete here, ju lutem merrni pershendetjet me te perzemerta.

Zotnis Tij Mit'hat Frasheri Miku Juaj

Husein Selmani

**********

Istanbul, 2 prill 1946

Per kete dite eshte pergjigjja e njohur e Mit'hat Beut drejtuar adjutantit. Qe ky i fundit e ka sjelle ashtu si eshte:

I dashuri Zotni kolonel, dje mora letren e zoteris suaj te dates 20 Mars 1946 dhe e lexova me interes te madh. Nje jave me pare, Zoti Hamza Drini erdhi e me rrefeu letren tuaj dhe kemi biseduar afro dy ore me te. Hollesirat e ketij bisedimi, ia kam thene Zotit Peter ne nje leter, te cilen e kam porositur t'ja u lexonte.

Eshte e vertete se ne Shqiperi kemi qene tri parti: 1-Partia Nacionaliste d.m.th. Balli Kombetar; 2-Partia Komuniste, d.m.th. drejtpersedrejti nen urdherin e Rusise dhe 3-Partia Zogiste, ne udheheqjen e Z.Abas Kupit. Sot ka edhe nje parti te katerte, qe i thote vehtes se saj indipendente, por qe ne realitet te gjithe jane prej atyre, qe kane pergatitur dhe brohoritur ardhjen e Italise ne Shqiperi.

Qe me 1942 e gjer me sot kam qene gjithnje ne kontakt dhe ne bisedime me zotni Bazi dhe i kam propozuar ne cdo takim, qe kishim me te, qe te kishte edhe ai nje komitet te partise se tij. Me cilin komitet, te mund te bisedonte edhe partia jone.

Keto proponime jane bere ndoshta 20 here si ne Shqiperi, si edhe heren e fundit ne kampin "Santa Fara" afer Bari. Por, qe ne fillim te motit 1943 dhe mjerisht gjer me sot nuk kemi arritur ne asnje rezultat praktik. Megjithese, zoti Bazi, me te cilin mund te them se kam nje miqesi te vertete, ne cdo here, me ka bere premtime.

Sot, Zogistat, dhe ne jemi me nje kamp, por ata kane zene nje kat dhe kujdesen qe me asnje menyre te mos kene marredhenie miqesore me ne. As ne Hymnin e Flamurit as dhe kenget patriotike nuk kane dashur te marrin pjese. Une, personalisht, e kam prape fort mire me Myftine Sali e Fendine, edhe sa here qe kam pare kam bere fjale qe t'u keshilloj miqve te tij te mos na rrijne te ftohte. Por, mjerisht e shoh se edhe Sali Efendine nuk e dominon dot rrymen, qe kane marre disa nga partizanet e tij.

Dua edhe t'ju kthjelloj kete se partia zogiste ne realitet nuk eshte nje parti ne te rame. Ka njerez si Jak Koci, Zef Seregji, Xhemil Dino e te tjere, qe sot thone se jane edhe ata zogista. Sikunder, qe sa ishin ne Shqiperi komunistet, qe e shihnin punen keq ose qe kur kishin interes thonin se jemi zogista.

Me keto fjale, dua t'ju rrefej se vullneti per afrim as edhe durimi nuk me kane munguar dhe nuk do te me mungojne. Vetem, me vjen shume keq, qe ne kete kohe rreziku te mos gjeje dot nje vullnet vllazerimi ne nje grumbull njerezish qe edhe ata bashke me ne, duhet te ndjejne pergjegjesine e tyre perkundrejt Atdheut dhe detyren qe u takon per t'u bashkuar kunder rrezikut te madh ne te cilin gjendemi.

Pritni ju lutem te falurat e mija te perzemerta

Regjio Emilio 30 Mars 1946 Me nderime

Mithat Frasheri, d.v.

Te ndershmit kolonel

Husein Selmanit, Kunt Palace, Ayas Pasa.

Istanbul Turquie:

*********

Istanbul 15 prill 1946

Kolonel Husein Selmani i pergjigjet letres, qe i dergon Mit'hat Frasheri. Letra e shkruar eshte kjo:

"I ndershmi Mit'hat Bej. Kam letren e Zotnis suaj. Njekohesisht kam lexuar edhe ate qe i keni derguar Peter Andonit. Edhe shume letra jane duke marre nga te tjeret ne kampe, ku nuk mungojne te shfaqin edhe ato deshiren dhe vullnetin e mire per bashkim e vellazerim.

Kur e verteta eshte keshtu dhe interesi lart kombetar ia imponon po ashtu dhe te cilit qe t'i bindet medoemos ketij parimi te shenjte, atehere c'eshte shkaku i vertete i mosafrimit edhe ftohtesise? A mos vazhdon te ekzistoje mentaliteti ekstremist i dominimeve ne parti.

Duke patur besimin e plote ne virtutet, qe karakterizojne Zotnin tuej, s'dua te dyshoj se ne gjendjen e sotme te tmerruar te Shqiperise, nuk do te lejoni te ekzistojne kesisoj mentalitete demprures, kur cdo patriot prêt me padurim bashkim e vellazerim te perbashket. Le t'i ruajne cdo grup tendencat politike ne vete, kur te vije koha.

Sot, na duket se ndodhemi perpara kohes, qe t'i leme menjane te kaluarat dhe propagandat e partive. Por, ju vete, si Mit'hat Frasheri t'i keshilloni te gjithe?! Ashtu sic ju ka hije, e sic ju ushqen vullneti patriotik ne karakterin tuaj. Pra, thirrni bashkim per hirin e Shqiperise! Te bashkohemi te gjithe rreth institutit legal, sic e do interesi kombetar e cirkostancat politike boterore dhe ne konformitet me deshiren e vertete te popullit brenda dhe jashte Shqiperise.

Midis shpjegimeve qe jeni duke me dhene, mbi partite e krijuara ne Shqiperi, nje gje me habiti fort: Shenimi rreth partise Zogiste. E cila ne realitet nuk qenka nje parti dhe se Seregjet, Dinot e Jak Kocet qenkan Zogista. Lejomeni t'ju them se keto mendime nuk jane te denjeshme, e sidomos ne keto momente kritike e te rrezikshme, qe ndodhemi. Keto, pervec percarjeve e demit s'kane asnje dobi tjeter.

Ju lutemi te me besoni, se mendimet e parashtruara me larte na i imponon gjendja tragjike e sotme dhe askurgje tjeter.

Pritni i ndershmi Mit'hat Bej, pershendetjet e mija te perzemerta.

Zotnis se tij Mit'hat Frasherit Mik i juej

Kryetar i Ballit Kombetar Husein Selmani

Kamp Refugiees Regio Emilio, Italia:

Istanbul 16 - Prill - 1946

********

Istanbul 6 maj 1946

Madhnia e Tij Mbreti Zog i dergon nje leter kolonel Husein Selmanit, ku i urdheronte Kolonel Husein Selmanit ne Legaten Mbreterore Shqiptare Istanbul:

I dashtuni kolonel. Raportet qe me keni derguar te gjitha i kam marre dhe u gezova qe jeni mire. Ne mberritem shendoshe qe te gjithe, por edhe nuk jemi instaluar si duhet, prandaj nuk po ju jap te tjera udhezime se ma tutje kam per t'ju shkruar qe te vini deri ketu. Kemi shume sende per te biseduar, si per njerezit qe ndodhen brenda, ashtu per keto qe jane neper kampe. Kur te vini ketu bisedojme.

Ju uroj shendet dhe ju dergoj te falat e mija te perzemerta.

Kairo - 2 Maj - 1946 ZOG I

********

Gjendja e sotme ne Shqiperi, vazhdon adjutanti- eshte nje tmerr, me tortura e masakra mbare ne popull. Dhe, nuk i mbetet me vend, nje qendrimi ne male te askujt. Jane bere ndeshje mjaft te medhaja, por gjithandej atyo jane ne favor te nacional-clirimtares. Ne popull, nacionalistat nuk mund te gjejne strehim me, e po terhiqen gjithnje ne Greqi e Jugosllavi.

Ketu mbetet vetem nje shprese, ne eshte se Anglo-amerikanet do te zemerohen nga komunizmi, qe po zhvillon masakra te medhaja ne Greqi dhe e shkaterroje fare vendin. Arsyeja eshte se ushtria britanike nuk ka mundur me i shkep prej Gramosit dhe komunistet i kane cerdhet e tyre gjithandej nder fshatrat e Greqise.

Dhe, shihet haptazi se ajo furnizohet nga Bashkimi Sovjetik me anen e Bullgarise e te Jugosllavise dhe te Shqiperise. Kjo behet me cdo lloj materiali lufte dhe ushqime te tjera. Atyre nuk ju mungon asgje dhe gjeneral Markos, kuartierin e tij e ka ne Gramoz.

Sot per sot cdo veprim ne Shqiperi eshte pothuaj nje krim, qe nuk sjell asnje dobi, vetem se shkaterrimin e popullit mbare. Kjo energji te ruhet kur koha do ta lejoje. Vetem se, lipset nje organizim mbi emigracionin, qe gjendet ne veshtiresi te medhaja ne cdo pikpamje, ushqim, banim, veshmbathje, mjekime dhe te tjera.

Dhe nje pjese e madhe, qe kane edhe familjet me vete, ata jane edhe me ne mizerie. Madhnia e Tij Mbreti Zog po perpiqet me anen e Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe me Britanine e Madhe, qe te vihen deridiku ne rregull. Po ashtu edhe Mbreti Faruk, po ben cmos per rregullimin e tyre dhe pergatit nje prememorie qe t'i terheqe gjithe emigracionin ne Shtetet Arabe, po qe se ka mundesi per te siguruar jetesen dhe organizimin e tyre. Por, lipset nje buxhet i madh.

Egypt Kairo 12 maj 1946

Madhnia e Tij Mbreti Zog I u drejtoi kete mesazh gjithe bashkatdhetareve shqiptare brenda e jashte, kujton adjutanti:

MESAZHI MBRETNOR

Vllazen e motra shqiptare:

Tash 34 vjet u bane, qe Atdheu i yne i dashtun ka fitue Pamvaresine e vet. Por u mbushen 7 vjet, qe kjo Pamvaresi ka mbetun nje fjale e thate qe pikllon zemrat e gjith shqiptarevet te vertete.

Prove e gjalle jane patriotet, qe po vuajne ne mergim e neper kombe, perjashta e perbrenda Atdheut. Por, edhe neper burgjet jane me mijera te pafajshem, jo per tjeter, pos dashtunis per lirine e vendit e te popullit tyne.

Vetem se, nuk duhet te deshperohemi kurre. Se zjarr i kesaj dashtunie dhe besim i ngulet s'ka me u shue kurre nder zemrat tona. Kjo behet per nji ringjallje sa ma shpejt te Shqipnis sone te pamvarun te cungullueme e te lumtun, qe ta gezojne shqiptaret te gjithe e vetem shqiptaret ne liri e te bashkuem ne flaken e shenjte te nje vllaznije kombetare te bukur, qe te jete e kulluete dhe e panjolle. Ashtu sic po e ndieni e po e tregoni sot, ju vete, aty ne mes te gjithe atyne mjerimesh.

Rroft Shqipnija

Kairo 12 Maj 1946 ZOG I.

**********

Mbreti Zog ben te gjitha perpjekjet prane Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe Britanise se Madhe per sigurimin e emigracionit shqiptar, qe ndodhet ne kampe, si ne Itali, Austri dhe Greqi. Ata jane ne nje situate teper te veshtire dhe pothuaj si rob lufte qendrojne ne kampe, vijon adjutanti.

Mesazhi i Mbretit Zog, qe ju drejtoi bashkatdhetareve, ju rriti moralin dhe aty shohin gjithe hapat e parreshtura te Mbretit Zog, qe po marshon pa mase perbri Aleateve anglo-amerikane per te siguruar me se miri emigraten nacionaliste ne kampet, duke i furnizuar me te gjitha nevojat. Kjo edhe nje here, ju shtoi me teper dashurine ndaj Prijsit shpetimtar te tyre Mbretit Zog.

Ata me sa ka njohuri adjutanti deklarojne keshtu: Le te inspirohemi te gjithe ne fjalet e Mbretit tone! Jemi plotesisht te bindur urdherave e do te jemi gjithnje te gatshem me cdo sakrifice, per te plotesuar burrerisht udhezimet e Prijsit tone te madh Zogut I Mbret i Shqiptareve.

Te gjithe shqiptaret do te bashkohemi ne nje ideal ne nje deshire kolaborimi patriotik, per te qene gjithmone te gatshem nen urdherat e Mbretit tone te dashur, pretendon adjutanti i tij.

Nderkohe ne Greqi eshte nje situate aq e nderlikuar saqe nuk mund te spjegohet. Populli grek ka mjaft kombe te ndryshme, si maqedone e te tjere dhe me teper jane shqiptaret qe ju rrijne besnik qeverise greke e me teper ata jane ne Marine.

Komunizmi ne Greqi me E.A.M.I. eshte mjaft i forte. Megjitheqe, ushtria britanike eshte duke luftuar mjaft me mjetet me moderne tanksa dhe aviacion. Ne fund, nuk kane mundur t'i shkepin nga Gramosi. Ata jane te instaluar edhe ne vende te tjera, sa nuk diktohen se popullata e ndryshme greke jane me teper komuniste e nuk munden me i diktu. Shpeshhere, ata diktohen edhe brenda ne Athine dhe bejne sabotazhe te cdo lloji. Dhe, sikur mos te kishte qene ushtria britanike, Greqia krejtesisht kishte rene ne dore te komunizmit dhe si ne Shqiperi ishte formuar dhe aty Qeveria e Kominformit.

Ne keto dite, Kryeministri britanik Winston Churchill, shkoi ne Athine Greqi, dhe aty pati nje bisedim te gjere me Qeverine Helene; mbi zgjedhjet qe do te zhvillonin e njekohesisht ju tha qe lipset brenda nje kohe te shkurter te zhduket kjo anarki komuniste dhe te stabilizoni qetesine ne gjithe viset greke. E, po qe nevoja, ju dergojme edhe me teper forca ajrore e ushtare.

Kryeministri i Britanise se Madhe, Winston Churchill, ne mbarimin e bisedimeve, doli ne ballkonin e Ambasades Britanike ne Athine dhe ju drejtoi popullit grek me plot levdata nje diskurse. Por, fatkeqesisht pa mbaruar diskursin e qelluan me mitraloza, por nuk mori asnje plage e menjehere hyri brenda. Fjalimi mbeti i pambaruar, natyrisht keta ishin komunistet, qe qelluan kunder Churchillit, ku donin ta vrasin por Zoti e shpetoi e kjo qe nje protestacion i rende kunder Kryeministrit mik e aleat te Greqise, shkruan adjutanti.

Kryeministri Britanik Mr.Winston Churchill qendroi tre dite ne Greqi. Ku vizitoi shume vende te shkaterruara e te gjegjuna prej komunisteve. Saqe nje pjese e madhe e popullates ishte terhequr ne Athine ngaqe nuk u kishte shpetuar asgje me banue. Kuptohet se Churchilli shkoi e vizitoi vetem ato vende, ku nuk kishte rreziqe komuniste, dhe kuptohet se nuk mund te shkonte ne Gramoz, rrethet e Kosturit dhe pyjet e Selenikut. Ato akoma ishin ne dominacionin komunist, saqe nuk kalohej.

Qendrimi i Kryeministrit Churchill, rreth tri diteve ne Greqi, nuk pati asnje rezultat. Ai vetem se e egersoi me teper hovin e komunisteve. Por, natyrisht aty e pa Churchilli se duhet nje fuqi e madhe me i dhene fund, nje here e mire komunizmit grek. Por, eshte nje gje se kufiri grek "Prej Edreneje deri ne Butrint Adriatik", ishte ne dore te komunisteve, qe ata atje u strehonin, atje u furnizonin. Kurdo hynin brenda e benin masakra dhe u terhiqshin si ne Shqiperi, Jugosllavi, Bullgari. Dhe, Malin Gramos nuk e leshonin ne asnje menyre. Aty ishte Shtabi i pergjithshem i E.A.M.I. i fortifikuar me arme krejt moderne.

Nga kjo dukej se kishte nje mundesi, shkruan adjutanti- qe nje dite si britaniket, ashtu amerikanet te zemeroheshin. Se po nuk u hoq komunizmi nga Shqiperia, asnjehere Greqia nuk do te jete e qete prej komunizmit. Kuptohet se furnizohen prej Shqiperise.



Istanbul 12 shtator 1946

Madhnia e Tij Mbreti Zog i dergon nje leter kolonel Husein Selmanit me te cilen e therret urgjent te paraqitet ne Kairo te Egjyptit. Duke i dhene me kete rast edhe disa udhezime te tjera:

Urdheri eshte kym vijon adjutanti:

Kolonel Husein Selmanit ne Legaten Mbretnore Shqiptare Istanbul:

I dashtuni kolonel i jem: Kam te gjitha raportet tuaja, po gjithashtu edhe prej te tjere shqiptaresh qe ndodhen neper kombe gjithkund.

Per disa bisedime me rendesi, si edhe mbi keto e mbi bashkimin duhet sa me pare te paraqiteni ketu. Vizen e keni gati e mos humbi aspak kohen, po nisuni per ketu, sa me pare.

Kur te niseni, do te ishte shume e nevojshme ne mundesi te ndaloni pak ore ne Athine. Ku do te merrni takim me Ambasadorin Turk Excellencen e tij Rrechan Esrefin. Aty do te keni mundesi me pa edhe deridiku situaten greke. Ambasadorit turk i kam shkruar dhe ai pret vetem qe t'i lajmeroni arritjen tuaj. Pastaj do te bisedoni mbi te gjitha.

Nisjen ma lajmeroni telegrafisht. Ju dergoj te falat e mija te perzemerta.

Kairo 12 Shtator 1946 ZOG I

*******

Me poshte vijon perseri adjutanti: Sa mora urdherin, bashke me ministrin Asaf Xhaxhulin, pergatitem nje relacion mbi te gjitha sa ekzistonte ne Turqi, si edhe mbi raportet e marrura nga Shqiperia. Po ashtu dhe nga emigracioni i terhequr ne Greqi, Itali dhe Austri me te gjitha detajet.

Vec kesaj, u instruktua edhe kapiten Avni Derralla, meqe ai zinte persa i perkiste me turqit si edhe me britaniket vendin tim deri ne kthim nga Egjipti. Nuk dihej qendrimi im i gjate apo i shkurter, e natyrisht ne lidhje te ngushte me Ministrin Asaf Xhaxhulin. Mbi te gjitha, nuk dihej gjithashtu edhe kontakti me mua ne Egjypt, ne marreveshje njeri me tjetrin.

"Natyrisht se, thirra shefin e misionit te informacionit britanik ne Istanbul Kameronin dhe i komunikova se per pak kohe po shkoj ne Egjypt, i thirrur prej Madhnis se Tij Mbreti Zog, shkruan adjutanti. Ketu jane Ministri Xhaxhuli dhe kapiten Avni Deralla, por shpresoj se nuk do te vonoj gjate e do te kthehem.

Gjithashtu, thirra edhe kolonel Emin Akynin, qe ishte Shef i Zyres se informacionit Turk ne Istanbul. Dhe, pata po te njejtat bisedime. I komunikova edhe aty dhe atij i erdhi keq. Sepse, e kisha shume mik dhe ai shpresonte se Mbreti nuk do te me lejonte te kthehesha prape ne Istanbul".

Istanbul 1 tetor 1946

Per kete date, adjutanti i mbretit ka bere kortezine e fundit: Pasi mbarova te gjitha sa u lipnin, une lajmerova te gjithe miqte. Ju bera nje vizite lamtumire Valiut te Istanbulit dhe Polic Midirit dhe komandantit te Istanbulit Gjeneral Halis Pashes, si edhe Ali Cetin Kajes e te tjere, Resnjeli Osman Beje, Hamit Beje e shume te tjereve.

Me daten 1 Tetor, i shoqeruar prej Ministrit dhe Zonjes Asaf Xhaxhuli, prej Resnjeli Osman Beut, Hamit Beut, Bexhet Staroves, Ferit Ypit, Rustem Tamorit e me teper se 40 oficereve, e nje shumice e madhe e kolonise, dhe dy perfaqesuesve te Valiut, e Polic Midirit, nje kolonel i Komandantit te Istanbulit, kolonel Emin Akyni, kolonel Hazis Beu, Vladimir Peric kolonel Atashe-ushtarak jugosllav, Shefi Zyres se Informacionit Britanik Kameroni, profesor Peter Andoni, e shume te tjere, pothuaj me shume se 300 vete, qe me shoqeruan deri ne Vaporrin Turk Gjunes-Su, u nisa. Deri sa u nis vapori, ata qendruan ne trotuarin e Skeles. Ishte taman ne oren 10 te mengjesit, kur u nisa prej Istanbulit per Egjypt te dates 1 Tetor 1946.

Piree, Greqi 3 tetor 1946

Me daten 3 Tetor 1946, ne oren 9 te mengjesit, arrita ne Pire, shkruan adjutanti.

"Aty menjehere lajmerova Ambasaden Turke dhe menjehere Ambasadori Excellenca e tij Eshron Eshrefi, bashke me Atasheun ushtarak Turk, erdhi ne vapor. Komandanti i vaporit ishte Andon Bey. Ketij i thame se ne eshte se mundet ta ndaloje ndonje kohe te vogel me teper vaporrin, ai na u pergjigj se mundej. Keshtu per nje ore ai e ndaloi vaporin.Aty filluam bisedimet, ne sallonin privat te komandantit Vaporrit. Ambasadori, me spjegoi ne hollesi situaten greke. Ajo ishte shume e keqe. Ai me shtoi se ju kishte sugjeruar britanikeve se: Pa zhduk komunizmin prej Shqiperise, asnjehere qetesia greke nuk do te jete e qete dhe kjo ka mundesite qe te pranohet. Por eshte nje gje e keqe, sepse greket nuk heqin dore nga e ashtuquajtura "Vorio-Epir". Ky eshte nje gabim i madh i britanikeve. Qe nuk ju thone, qe te heqin dore nga kjo qe ata pretendojne. Se sikur te heqin dore greket dhe te sigurohet integriteti shqiptar, sot do te ishte pothuaj e pranueshme. Vetem keshtu do te mirren masa si ne Greqi, ashtu dhe ne Shqiperi, per zhdukjen e komunizmit.Pas shume bisedimeve, Ambasadori Ershon Eshrefi, me dha nje raport te gjere me ja parashtruar Madhnis se Tij Mbretit Zog. Pas dy ore bisedimesh u ndame dhe vaporri u nis per Aleksandri".



**********

*Pamundesia e formimit te nje qeverie ne Mergim

*Komunistet paraqesin nje liste me 200 te kerkuar

*Si i shpetoi mbreti Mit'hat Frasherin dhe Ali Kelcyren

*Te derguarit e Departamentit fillojne bisedimet me Mbretin Zog

*Mit'hat Frasheri pranon ftesen e Zogut qe te shkoje ne Egjipt



Ja cfare kujton adjutanti:" Por sa u perket emigranteve shqiptare, qeveria komuniste e Tiranes kishte paraqitur nje liste prej 200 personash me Mit'hat Frasaherin e Ali Krisyren ne krye, dhe kerkonte qe keta t'i dorezonin per t'i denuar si armiq te popullit, ose kriminela lufte". Mbreti Zog I, sipas tij,- keta te dy i ka marre nen kujdes dhe i shpetoi me te gjitha garancite e tija personale prane aleateve. Ai madje merr edhe te gjitha masat per t'i sjelle ne Egjypt me pelqimin e Mbretit Faruk. Me vone, si keta ai beri edhe per te tjere qe mund te ishin ne dyshim.

Nderkohe eshte e pamundur qe te formohet nje Qeveri Shqiptare ne Mergim, kur erdhen te derguarit e Departamentit Shtetit Amerikan ne Aleksandri dhe filluan bisedimet me Madherine e Tij Mbretin Zog.

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 06 Shtator 2005 04:56
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Mergata, Pse nuk mbeten te bashkuar
Ne kujtimet e botuara nga 'Korrieri' kemi ardhur ne kohen, kur Mergata shqiptare, sapo eshte e vendosur ne Itali dhe Greqi dhe pret te dije se cdo te behet me fatin e saj. Arsyeja, qe ata mbeten ne kushte shume te keqia ben qe mbreti t'i lutet Egjiptit, Sirise dhe Jordanise, qe te ndihmojne per fatin e tyre. Te tre vendet arabe premtojne dhe kjo e ben adjutantin, qe t'u tregoje vete emigranteve se cfare eshte bere. Ne fillimet e saj, Mergata duket e qete dhe pavaresisht kontradiktave, ata jane te tulatur nga kercenimi komunist. Duket se te gjithe i binden Mbretit Zog dhe ai me largpamesi zgjedh per drejtimin e tyre, ose me sakte te kater grupimeve te tyre politike, Mit'hat Frasherin. Ky i fundit bindet dhe te gjithe duken te paqtuar me faktin, se te pakten nuk do t'i dorezohen komunisteve.

Por, ditet do te kalojne dhe Mergata do te jete ne kushte te tjera. Depertimi i elementeve te sigurimit, por mbi te gjitha e kaluara jo e mire e shume prej tyre, beri qe ata te kishin vazhdimisht probleme me njeri-tjetrin. Duke treguar se ne rrezik, shqiptaret nuk ishin aq shume solidare. Nderkaq, Mbreti reziston ne Egjipt dhe e mban nje shprese e madhe se Mergata do te jete nje faktor i madh, per permbysjen e komunizmit. Fatkeqesisht, llogarite nuk dalin mire. Komunistet forcohen disa here me shume se ta dhe madje me kalimin e kohes do t'i sjellin probleme pas probleme, Mergates. Qe, nga ana e saj, do te vuaje largimin e gjate nga Atdheu, mungesen e familjes, por mbi te gjitha nxirrjen e madhe te perspektives.

E, ne kete kaos, ata vete me paqartesine e tyre dhe me percarjen e madhe nuk do te qendrojne asnjehere te bashkuar. Ky ishte nje realitet i Mergates shqiptare, pas Luftes se Dyte Boterore. B.an

Bashkimi ne Egjipt i Mergates shqiptare

Si Mbreti Zog shpetoi Mit'hat Frasherin dhe afrimi i Aleateve

Gati 4000 emigrante shqiptare, qe ishin larguar prej ardhjes se qeverise komuniste, ishin vendosur ne Itali dhe Greqi. Me mbarimin e Luftes, ashtu si vendet e tjera te Lindjes, qeveria komuniste e Tiranes kishte paraqitur nje liste prej 200 personash te kerkuar me Mit'hat Frasherin e Ali Kelcyren ne krye. Ata kerkoheshin te dorezoheshin per t'i denuar si armiq te popullit o kriminela lufte. "Mbreti Zog, keta te dy", kujton adjutanti- i ka marre nen vezhgim dhe i shpetoi me te gjitha garancite e tija personale prane aleateve. Mbreti u shty edhe me tej, kur mori masat per t'i sjelle deri ne Egjypt me pelqimin e Mbretit Faruk. Per kete, ai lidhet me Egjiptin, Sirine dhe Jordanine. Dy muaj pas dorezimit te dy notave te Mbretit, Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Britania e Madhe ju pergjigjen duke i thene Lartmadherise se he per he, nuk kishte ndonje mundesi formimi i nje Qeverie Shqiptare ne Mergim. Ata i kerkojne formimin e nje Komiteti. Ne kete mes fillojne te hyjne ne loje personazhet e mergates, qe Mbreti donte t'i bashkonte. Mbreti insiston, qe komiteti te kete kryesimin e Mit'hat Frasherit, gje te cilen ky i fundit e pranon. Ne kujtime del emri i Ing.Xhafer Deves, qe kerkon te punoje nen vartesine e Zogut dhe te mbeturit e Divizionit famekeq "Skenderbeu", qe luten per ndihme nga Greqia



Aleksandri, 5 tetor 1946

Me daten 5 Tetor 1946, ne mengjes, kolonel Husein Selmani arriti ne Aleksandri. Aty ai u prit prej Ministrit te Oborrit Mbretnor Sotir Martinit prej Chamberlainit Qemal Mesarese. Atje ishin edhe shume oficereve shqiptare ne Oborrin Mbretnor. Prej aty, direkt shkoi ne Pallat dhe u paraqit tek Mbreti Zog dhe Mbreteresha Geraldine e Princi Trashegimtar Leka.

"I permalluar,-kujton adjutanti- qe nuk ishim pare prej rreth disa vjeteve te luftes, aty menjehere pas pershendetjeve erdhi koha e drekes dhe u shtrua dreka". E pasi hengren dreke, Mbreti e urdheroi kolonelin, qe pas dite do te bisedonin mbi disa ceshtje urgjente. Pas kesaj, Koloneli mori leje e doli e shkoi ne Hotel.

Aleksandri 5 tetor 1946

Sipas urdherit te Madhnis se Tij Mbretit kolonel Husein Selmanit, ne oren 5 pasdite u paraqit para Madhnis se Tij Mbretit, shkruhet ne kujtime. Ku, menjehere filloi t'i parashtroje gjendjen mbi sa vijon. Ja cfare kujton adjutanti:

1-"Mbi atitudin (qendrimin) e Qeverise Turke, ne interesin tone, brenda gjendjes ne te cilen ndodhemi sot. Perkrahja deri ku mundet me na u dhene politikisht rreth perpjekjeve tona me nje raport te gjere, qe nuk po e shenojme ketu.

2-Gjendja ekzistuese ne Shqiperi dhe ndryshimet ne metode. Keto jane bere krejtesisht nga metodat e Kominformit. Ne vend jane me teper se 200 organizatore sovjetike e jugosllave ne administraten shqiptare. Ata jane shperndare ne ushtri, polici, ne reforma, ne shkolla, e gjithkund, d.m.th. se vendi administrohet krejtesisht prej sllaveve. Ketu eshte nje raport me te gjitha dokumentat, prej hyrjes se tyre me 29 Nentor 1944 e deri sot. Ketu eshte edhe nje liste e te gjithe personelit te ekzekutuar e te tjera. Ne, nuk po i shenojme ketu, sepse ato zene nje volum.

3-Situata eshte aq e tallavitun ne Greqi, saqe shumezohet me teper se ajo e 43-44 ne Shqiperi. Ka shume deme, masakra, vrasje, djegie, e te tjera mizerina. Nga kjo gjendje ne shikojme se vazhdon vetem me teper duke egersuar. Vetem nje nderhyrje miqesore britanike perbri Rusise Sovjetike mund te ndryshoje dicka, sepse perndryshe Greqia do te okupohet prej E.A.M.I. Pas kesaj ushtria britanike nuk mundet ta pastroje me kete situate sepse sot clirojne nje vend, po neser okupohet nje tjeter. Pra, ata nuk do te kene mundesi, qe te bejne dicka.

4-Rreth nje bisedimi, qe kemi patur me britaniket e me turqit, persa i perket pastrimit komunist prej tokes Greke. Ju kemi dhene me kuptu se: Komunizmi nga toka greke nuk mund te shkulet, sepse keto furnizohen me te gjitha materialet e nevojshme nga Rusia Sovjetike me anen e Bullgarise, te Jugosllavise e te Shqiperise. D.m.th. se kufiri grek prej "Edreneje e deri ne Butrint", eshte ne doren komuniste. Me teper eshte kufiri shqiptar, qe i furnizon me te gjitha.

5-Menyra me e lehte per te shpetuar Greqine nga komunizmi dhe qe te stabilizoje qetesine e vendit eshte: Nje miqesi e sinqerte me Shqiperine duke hequr dore nga kerkesat e saj kunder tokes shqiptare. Duke i garantuar indipendencen e integritetin te para Luftes Dyte Boterore, qe keshtu se bashku si aleate, te luftojme komunizmin shqiptar e grek. Pa u zhduk komunizmi prej Shqiperise, kurre nuk do te kete qetesi prej komunizmit Greqia, se foleja e tyre eshte ne Shqiperi.

6-Kjo garanci miqesie lipset prej ndermjetesise britanike dhe turke dhe jo prej grekeve. Ne kete pike ishte nje relacion i madh me shume detaje, sa nuk po e shenojme ketu.

7-Nje promemorie permbi emigracionin ne Greqi, Itali dhe Austri e nje pjese ne Jugosllavi. Sepse, ata qe jane ne Jugosllavi jane demtuar shume prej jugosllaveve. Edhe ata qe ndodhen te gjalle nuk e ndjejne veten aspak te sigurte dhe po ikin perdite e kalojne ne Greqi se ketu te pakten jane Aleatet.

8-Nje promemorie permbi nje organizim nacional te emigracioneve. Kjo, sepse nje pjese akoma mbajne tendenca te ndryshme. Me Mit'hat Frasherin, kam patur nje korespondence te gjate dhe shpresohet te mberrihet ndonje rezultat i favorshem. Deri me sot eshte nje shumice afer 4000 vetash, por per dite ata po kalojne kufirin.

Hysein Terpeza nga Ferizovici i Gjilanit, ka dale tani ne Greqi, me nje fuqi prej 700 vetesh krejt ushtare te rinj dhe te stervitur. Keta kane qene anetare te divizionit "Skenderbej". Jane te gjithe ushtare pa familje dhe une me keta jam ne kontakt te ngushte, e nuk i kam lene qe te perzihen me te tjeret. I kam keshilluar t'i mbajne krejtesisht vecas e po patem mundesi t'i sjellim ketu ne Egjypt. Kuptohet, po qe se Madheria e Tij Mbreti Faruk na lejon. Bile, keta jane edhe si nje garde e forte per Mbretin Faruk, se jane trima e besnike.

Ne mes te emigracionit shqiptar lipset nje bashkim duke i lene tendencat menjane per t'ju perveshur nje bashkepunimi, natyrisht ne lidhje me deshirat e Anglo-Amerikaneve. Sot na favorizon edhe kjo situata greke, qe eshte ne shkaterrim e siper prej komunisteve. Shpresohet se greket do te heqin dore nga pretendimet e kota te tyre, qe na sollen gjithe keto deme deri tani.

Pas gjithe ketyre, i parashtrova mbi sa bisedova ne Pere me Ambasadorin Turk Excellencen e Tij Ershan Eshrefin. Dhe i dorezova raportin qe me dha".

Madheria e Tij, Mbreti Zog u pergjigj me pas: "Te gjitha i kuptova mire. Rreth mundesive, qe keni do te perpiqemi per nje bashkim ne interes te Atdheut, por duhet edhe pak kohe. Zotni Ministrit Asaf Xhaxhulit i faleminderit shume, per sakrificat e tija patriotike. Por, tani per tani, nuk mundemi te marrim nje vendim. Pasi kam edhe une ata qe do ju spjegojne mbi pengesat qe na behen. Por, sot i shkruani Asafit se ju nuk do te ktheheni me ne Istanbul. I gjithe veprimi do te behet ketu, se une kam nevoje qe ti te jesh ketu. Tani detyra juaj eshte ketu, prandaj gjithe detyren tuaj qe kishit ne Turqi, ta marre Asafi Ministri persiper me Avnine (Derrallen). Natyrisht, kur koha ta kerkoje mund te therrasim edhe Asafin ketu".

Keshtu sipas urdherit te Mbretit Zog, menjehere i shkrova gjate e gjere si Ministrit Asaf Xhaxhulit, po ashtu kapiten Avni Deralles, nga nje leter. U shpjegova, qe nuk do te kthehem per nje kohe te gjate ne Turqi dhe e gjithe detyra ime atje, ju ngarkohet juve, vijon adjutanti.

Ne keto momente eshte nje problem i madh persa i perket emigracionit. Ata jane me nje gjendje shume te veshtire, si edhe kane frikesime te medhaja nga propaganda komuniste. Aleatet duhet t'i dorezojne ne shtetet qe ata gjoja kane bere krime e te tjera. Por, Madhnija e Tij Mbreti Zog ka marre te gjitha keto masa sigurimi nga ana e Anglo-Amerikaneve, qe keta nuk do t'u dorezohen.

London mars 1946

Sikursi dihet, perfundimi i Luftes se Dyte Boterore e ndau boten ne dy blloqe, shkruhet ne kujtime. Ky vendim ishte marre kohe me pare ne konferencat e Teheranit e te Jaltes. Fatkeqesisht, ne keto konferenca, mbeti Shqiperia ne zonen e influences te Rusise Sovjetike dhe ne kete menyre te gjitha perpjekjet e nacionalisteve dhe gjaku i derdhur nuk u moren parasysh prej Fuqive te Medhaja. Ne muajin e Nentorit 1944 fuqite nacionaliste shqiptare, te detyruar nga rrethanat e krijuara, u detyruan te terhiqen. Nje pjese e madhe moren rruget e mergimit dhe nje pjese tjeter e vogel mbeti neper malet e Shqiperise duke rezistuar, me shpresen se kjo gjendje mund te ndryshoje.

Fuqite komuniste shqiptare, te perkrahur moralisht dhe materialisht nga Bashkimi Sovjetik dhe nga Marshali Tito po gjithashtu ne Jug nga forcat komuniste greke (E.A.M.I.) e shtruan vendin dhe formuan Qeverine komuniste. Duke vendosur keshtu diktaturen e proletariatit. Po, ne kete kohe, Aleatet e Medhenj, Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Britania e Madhe, Rusija Sovjetike dhe Franca, e njohen menjehere Qeverine Komuniste te Tiranes.

Madhnia e Tij Mbreti Zog I, qe gjendej ne Angli, duke pare rrethanat e veshtira qe ju kercenonin Shqiperise, e vecanerisht sa i perkiste ceshtjes se Vorio-Epirit beri hapat e duhura prane Aleateve Anglo-Amerikane ne interesin e Atdheut.

Ne kete kohe, akoma qendronin dy Legata Mbreterore Shqiptare te hapura dhe te njohura zyrtarisht ne Turqi dhe ne Egjypt. Madhnia e Tij Mbreti Faruk se bashku me Qeverine e tij Egjyptiane e ftoi Mbretin Zog I qe te shkonte ne Egjypt, duke i premtuar se Legata Mbreterore Shqiptare ne Egjypt nuk do te mbyllej dhe se Madhnia e Tij Mbreti Zog I do te kishte te gjitha te drejtat e nje sovrani e ta konsideronte Egjyptin si nje Atdhe te dyte te Tij, vijohet ne kujtime.

Mbreti Zog i I, duke marre parasysh rrethanat e veshtira te emigrates Shqiptare, qe ishte shperndare ne Evrope dhe kishin mbetur rrugeve pa buke e ne kondita shume te veshtira jetesore vendosi te shkonte ne Egjypt. Kete e beri per t'ju ardhur ne ndihme emigrates shqiptare dhe per t'i sherbyer me te gjithe fuqite e tij materiale dhe morale interesave te Atdheut te kercenuar nga Fqinjet. Kjo u be me pelqimin e Aleateve te Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe te Britanise se Madhe.

Keshtu ne muajin Mars 1946, Madhnia e Tij Mbreti gjithe Familjen e Suiten e Tij u nis nga Londra per ne Egjypt. Ku u prit nga Madhnia e Tij Mbreti Faruk dhe Qeveria e Tij. Cdo gje u be zyrtarisht dhe me te gjitha nderimet, qe i perkasin nje sovrani duke u instaluar ne Kairo.

Duke u kthyer ne situaten e Mergates, Mbreti Zog I shkruante se: Nuk ishte asnje dite i qete, sepse per dite i vinin telegrame e letra nga emigrata shqiptare qe me te vertete ndodhej nen mizorina. Ajo ishte e persekutuar nga cdo pikpamje. Ai u shqetesua se tepermi ne rregullimin e qetesimin e tyre, derisa per here te pare, fale bujarise se Mbretit Faruk i erdhi nje ndihme e vogel.

Madhnia e Tij Mbreti Zog nderhyri personalisht prane Amerikes dhe Anglise dhe Kryqit te Kuq Nderkombetar, qe t'ju vinin ne ndihme me anen e organizatave bamirese. Kjo behej per t'i shpetuar nga mizerja e madhe, qe i kishte mbuluar si ne ushqim, banim, semundje, veshmbathje e cdo nevoje njerezore.

Qeveria Egjyptiane, me Mbretin Faruk ne krye, me nje bujari shpirterore mori masa te shpejta duke mbledhur ndihma te konsiderueshme. Me anen e nje komisioni, nen Kryesine e Naltesise se tij Princit Amir Ibrahimit, u erdhi ne ndihme emigranteve shqiptare qe u gjindeshin ne Itali. Po gjithashtu edhe nje komision tjeter nen Kryesine e Theoderos Pashes, u shkoi ne ndihme emigrates ne Greqi. Kjo behej pervec ndihmave, qe kohe pas kohe ju dergonte Mbreti Zog. Kjo bujari vellazerore, aq e shpejte e Kombit vella egjypian me Mbretin fisnik Faruk ne krye, u dha nje fryme shpetimi. Kjo u be ne nje kohe kur emigrantet ndodheshin mos me keq. Kuptohet se kombi shqiptar kete gjest bujar kur nuk e harron.

Pas te gjitha ketyre perpjekjeve e nderhyrjeve qe beri Mbreti Zog, Aleatet derguan organizatat per rregullimin e emigracionit. Menjehere u hapen kampet "refugjate" si ne Greqi dhe ne Itali, per te gjithe emigracionin e Ballkanit, qe ishin terhequr prej komunizmit. Mergata disi u qetesua, sepse bashke me mbeshtetjen i kane sjelle edhe veshmbathje, mjekime, ushqime dhe po ashtu edhe banese.

Ne kete kohe, Shtetet Komuniste me Bashkimin Sovjetik ne krye bene demarshe dhe protesta prane Aleateve. Ato paraqiten listat qe permbanin nje sasi te madhe refugjatesh te akuzuar si kriminele e armiq te popullit. Komunistet kerkuan, qe keta t'u dorezonin emrat cdo shteti perkates, per t'u denuar nga gjykatat popullore te qeverive komuniste.

Per, sa u perket emigranteve shqiptare, qeveria komuniste e Tiranes kishte paraqitur nje liste prej 200 personash me Mit'hat Frasherin e Ali Kelcyren ne krye. Ajo kerkonte qe keta t'i dorezonin per t'i denuar si armiq te popullit o kriminela lufte. Por, Mbreti Zog I keta te dy qe ishin marre nen vezhgim i shpetoi me te gjitha garancite e tija personale prane aleateve. Ai arriti qe te marre masat per t'i sjelle ne Egjypt me pelqimin e Mbretit Faruk. Si keta ishin edhe shume te tjere, qe mund te ishin ne dyshim.

Me poshte ne kujtime shkruhet se: Madhnija e Tij Mbreti Zog ishte gjithnje i tronditur nga kjo gjendje e veshtire kundrejt kesaj pjese emigrantesh. Ata i kerkonin ndihme dhe per kete ai nuk ishte i qete. Gjithnje mendonte se mos te behej nje padrejtesi e madhe njerezore. Me kete rast, ai prape u drejtoi nota si aleateve anglo-amerikane ashtu edhe qeverise Italiane. Po, ne te njejten kohe, ai marshoi edhe prane Shteteve Arabe, e vecanerisht prane Mbretit Faruk te Egjyptit; Mbretit Abdullah te Jordanise; Presidentit te Sirise Shykri Kuattly dhe Libanit. Qellimi ishte qe ata te perkrahnin emigraten shqiptare duke e pranuar instalimin e tyre nder vendet arabe. Pra, duke i shpetuar nga kjo mizerie e frikesim. Kerkesave te Mbretit Zog, Shtetet Arabe menjehere ju pergjigjen duke i pranuar me kenaqesi. Ata e bene me shpenzimet e tyre istalimin ne tokat e veta dhe me te drejta, por si arabet te emigranteve. Me teper nga te gjithe Mbreti Faruk arriti qe te vinte ne dispozicion te gjithe vaporet per transferimin e tyre nga Greqia dhe nga Italia. Kuptohet se kjo behej ne vendet e caktuara dhe me shpenzimet e veta.

Ishte kjo koha, kur mbreti vendosi qe te vendoste vete ne ndihme te tyre: Mbreti Zog I porsa mori pelqimin e Shteteve Arabe, mbi pranimin e refugjateve shqiptare ne tokat e tyre, me te drejtat si arabet dhe me premtimin se do te ndihmoheshin me te gjitha kushtet menjehere dergoi Adjutantin e vet kolonel Husein Selmanin ne Itali. Me anen e tij, u dergoi mesazhin e vet te tri grupeve politike, pa asnje ndryshim tendence. Ne ate kohe, grupet qe e perfaqesonin emigracionin shqiptar ishin O.K.L.L.; Balli Kombetar; dhe Blloku Indipendent e disa te pa partie. Mesazhi i tij i garantonte, qe te qendrojne te qete se asnje e keqe kunder tyre nuk do te ngjante. Ai i sqaronte per pranimin me gjithe konditat nder Shtetet Arabe per t'u instaluar, deri sa koha "te na lejoje me hyre brenda ne Atdheun tone".

Aleksandri, 8 maj 1947

Kolonel Husein Selmani, me urdherin e Mbretit Zog I, i drejtoi keto letra bashkatdhetareve. Keto po shenohen ashtu si i ka rregjistruar adjutanti:

"I ndershmi Mithat Bej. Eshte e pamohueshme qe per te perballuar kercenimet dhe rreziqet e ardhura prej jashte edhe te gjendjes kautike, qe ekziston brenda Shqiperise gjithe shqiptaret e lire te frymezuar prej ndjenjave thjesht nacionale e duke mos qene te influencuar prej konviksionit politik ose ideologjik, kane zhvilluar deri sot, ne cdo rast te volitshem nje aktivitet. Kjo eshte bere duke kerkuar njohjen dhe mbrojtjen e te drejtave te pacenueshme, persa i perket Indipendences dhe integritetit tokesor kombetar.

Ky aktivitet, megjitheqe ka qene i lavderueshem dhe dobiprures, duhet te forcohet edhe me shume. Po ashtu do te kishte perfundime me efikase, po te ishte se perpjekjet e lartpermendura qe kane si qellim mirevajtjen dhe sigurimin e te ardhmes do te ishin te koncentruar dhe te dirigjuar prej nje komiteti te formuar prej personash nga te gjithe partite nacionaliste.

Pikerisht, per t'ja arritur ketij qellimi, aq te deshirueshem per mbrojtjen e ceshtjes kombetare dhe per zhdukjen e mosmarreveshjeve demtuese per sukesin definitive te perpjekjeve te zhvilluar kemi bere thirrje. Dhe, sic ju ka lajmeruar me pare, Abdul Sula gjithe patrioteve te grupeve te ndryshme, flitet per mbledhjen e nje komisioni konsultativ ketu, per te kembyer lirisht mendimet per realizimin e nje fronti te perbashket. E nuk eshte nevoja te kujtojme se ne cdo rast rreziku, kur e ka lypur bashkimi kombetar mbledhjet historike te se kaluares kane dhene perfundime te fruteshme ne dobine e interesave te larta te Atdheut.

Zhvillimi dhe tendencat e situates nderkombetare dhe rrethanat e sotme, bejne edhe me teper te nevojshme qe nje mbledhje e tille te realizohet sa me shpejt. Kjo duke patur si baze bashkepunimin me pelqimin e te gjitheve, qe cdo parti te jete e lire te ndjeke parimet qe ka caktuar derisa te realizohet stabilizimi dhe rrenjosja e plote e sovranitetit kombetar ne Atdheun tone. Atehere, fjala e fundit do te jete populli per te shfaqur lirisht vullnetin e tij, kuptohet persa i perket formes se Qeverise qe deshiron.

Duke pasur bindjen e plote se ju, ashtu dhe gjithe patriotet e lajmeruar nuk do te mungoni te jepni kontributin tuaj ne kete rast te nevojshem te ceshtjes kombetare e per se shpejti me te gjitha udhezimet ka per t'u derguar kolonel Husein Selmani, Mbreti ju ben te fala".



Ju lutem Mithat Bej, mirrni pershendetjet e mija me te perzemerta.

Miku I Juej Husein Selmani.

*************

Kjo eshte nje leter tjeter e rregjistruar nga adjutanti:

"I dashuri Hiqmet Bej. Deri tani u perpoqem mjaft, qe te dergonim nje person atje. Por, tani po vjen kolonel Husein Selmani. Kjo vonese eshte shkaktuar nga mungesa e autoriteteve italiane ketu, per dhenie vize. Prandaj po vijme ne propozimin e pare tuajin qe te zgjidhet nga nje person prej cdo grupi d.m.th. tre ose kater persona. Po hollesirat do t'i mirrni nga une (kolonel Selmani). Keta persona do te vijne ketu dhe natyrisht shpenzimet kane me qene tonat.

Rregullimin e kesaj, po ua le ta beni si do ta shihni me te arsyeshme. Derisa te vije une, (kolonel Selmani) jam i mendimit se ky takim do te jete ne interesin e pergjithshem edhe ne dobine e avenirit te Shqiperise e integritetin. Dhe, per indipendencen, qe pa ndryshime ideologjike eshte natyrisht ideali me i larte i cdo shqiptari.

Njekohesisht, per hir te Atdheut, te mos behet asnje veprim sado i vogel qe mund te leshoje ne rrezik mbrojtjen dhe sigurimin e interesave te larta kombetare. Pikerisht, kjo ka qene arsyeja qe ka shkaktuar mosveprimin tone deri tani. Po, ne kete menyre, kemi lajmeruar shqiptaret brenda e jashte Shqiperise. Edhe nje gje tjeter, me sa ka qene e mundur e natyrisht sic ju beme te ditur se: shpenzimet do te paguhen nga ana jone. Mbreti ju ben te fala te gjitheve dhe juve vecanerisht. Pritni i dashuri Hiqmet Bej te falat e mija me te perzemerta".

I yti Husein Selmani.

*******

Mbreti Zog I pasi mori premtimet e ceshtjes sistemimit te emigranteve shqiptare me anen e dy Legatave Mbretnore Shqiptare, te Turqise dhe te Egjyptit, ju dergoi nota Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe Britanise se Madhe. Ai e beri kete duke kerkuar njohjen zyrtare te nje Qeverie Shqiptare ne Mergim. Dhe kete gje beri me te vetmin qellim per te mbrojtur integritetin tokesor te Atdheut. Ne ate kohe ishte i kercenuar aso kohe shume keq prej Fqinjeve e vecanerisht Greqise.

Dy muaj pas dorezimit te notave te lartpermendura, Shtetet e Bashkuara te Amerikes si edhe Britania e Madhe ju pergjigjen Mbretit Zog duke i thene se he per he, s'kishte mundesi formimi i nje Qeverie Shqiptare ne Mergim. Nderkohe i sugjeruan qe te formohet nje komitet politik dhe per kete qellim erdhen te derguarit e Departamentit Shtetit Amerikan ne Aleksandri dhe filluan bisedimet me Madherine e Tij Mbretin Zog mbi formimin e ketij komiteti. Ata qendruan dy jave dhe u vendosen.

Ata ishin Zotni Beria, Shef Seksioni i Departamentit te Shtetit, dhe kolonel Fils, Atashe ushtarak Amerikan. Gjithashtu ishte edhe nje ndihmes. Ishte vendi ku u vendos dhe u nenshkrua dhe jo thjesht nje deshire. Ishte e askujt dhe e paanshme. Por, tani pritej autorizimi i Ëashingtonit.

Rome 24 gusht 1947

Ja cfare shkruhet ne kujtime per kete dite: I derguari i Mbretit Zog kolonel Husein Selmani ishte ne Rome me 24 Gusht 1947. Ai beri nje mbledhje ku morren pjese disa nga personalitetet e urdheruar: 1-Mehdi Frasheri, 2-Hiqmet Delvina, 3-Kapidan Gjon Marka Gjoni, 4-Dr.Kemal Jusufati, 5-Ismail Verlaci, 6-Demiter Berati, 7-Ernest Kuliqi, 8-Ferid Dervishi, 9-Sotir Avrami, 10-Ekrem Libohova.

Kolonel Husein Selmani ne baze te urdherave te marra prej Madhnis se Tij Mbretit ju komunikoje keto:

1-Persa i perket dorezimit te emigranteve shqiptare, qe u kerkonin nga Qeveria Komuniste, Beograd e Tirane, kjo ka marre fund. Pasi, aleatet kishin vendosur me i hedh poshte kerkesat e komunisteve te Tiranes. Keshtu kjo frike u sigurua e nuk ekziston me nje frike e tille.

2-Gjithashtu Shtetet Arabe me Mbretin Faruk ne krye, kane pranuar me gjithe zemer instalimin e emigrates shqiptare ne vendet e tyre me te gjitha te drejtat sikurse arabet. Emigrata do te vendoset ne tri qendra kryesore : Egjypt, Syri dhe Jordani.

3-Ne vend te nje qeverie ne mergim do te formohet nje komitet politik i perbere prej te gjitha grupeve nacionaliste me qender ne Kairo. Kryetar i ketij komiteti, sipas deshires te Mbretit, do te jete Mithat Frasheri, duke pasur rreth tij si antar njerez te Ballit Kombetar te O.K.L.Legalitetit dhe te Bllokut Indipendent dhe te njerezve paparti eventualisht.

Mbledhja perfundoi me nje entuziazem te papershkruar, shkruan adjutanti. Ai pranoi te gjitha konditat dhe pa asnje kusht ata pranuan qe te vihen ne dispozicion si te deshirohet prej Mbretit. Ne kete menyre u vendos keshtu dhe per heren e pare me keto bisedime u shperndame.

Pas kesaj mbledhje tek kolonel Husein Selmani erdhen dhe vizituan Xhemil Dino, Ajet Libohova, Nexhmedin Viriani, Zef Seregji, Ekrem Vlona, Kol Bib Mirakaj.

"Natyrisht, thote adjutanti,- dhe ketyre ju komunikua mesazhi e mbeten te kenaqur. Gjithashtu iu be te njohur edhe vendimi i marre dhe i vendosur nga mbledhja. Me daten 30 Gusht 1947 me erdhi inxhinier Xhafer Deva, dhe me shfaqi se ky vinte ne emer te Dr.Xhelal Mitrovices, Prof.Rexhep Krasniqit, te Tahir Zaimit e te tjere kosovareve. Ai me deklaroi se me gjithe zemer e besnikeri vihemi ne dispozicion te Madhnis Tij Mbretit Zog. Pastaj, me dha nje leter per me ja parashtruar Mbretit ne emrin e tij. Ku shtoi duke shprehur se une dhe Dr.Xhelal Mitrovica shpresojme te kemi fatin e lumtur me i parashtruar personalisht Madhnis Tij Mbretit homazhet bashke me besnikerine tone e mbare Kosoves. Ju lutem pranoni mirenjohjeet tona te thella Xhafer Deva, perfundonte letra. Me 1 shtator 1947 me erdhen Dr.Xhelal Mitrovica, Ali Draga, Sulejman Kryeziu, te cilet ishin ne dijeni se ka qene po ne emer te tyre Inxh.Xhafer Deva. Po te njejtat bisedime u zhvilluan edhe me keta".

Pasi u mbaruan bisedimet dhe vizitat ne Rome, si me shqiptaret ashtu dhe me autoritetet italiane, lajmerova Kampin "Barleta" se do ta vizitoja me daten 4 shtator 1947, shkruan adjutanti. Aty ne Barleta ishte dhe Mit'hat Frasheri e nje pjese e madhe e shqiptareve, Hasan Dosti, Andoni, Zef Pali, Mehmet Alltuni, Isa Lika, Kadri Cakrani, e shume personalitete te tjere. Me Aleksandri isha per cdo dite ne lidhje me telefon mbi gjithe sa zhvillohej. Deri ketu te gjitha punet venin krejtesisht ne baze te programit e kishin shpresa se edhe me autoritetet italiane do te perfitojme mbi sa i perkiste emigracionit.

Barleta 4 shtator 1947

Per kete dite ne kujtime shkruhet se: I derguari i Mbretit Zog, kolonel Husein Selmani vizitoi kampin Barleta. Atje, ai u prit me shume perzemersi prej Z.Mit'hat Frasheri, Hasan Dostit, Dervish Rexhepit, Kadri Cakranit, Vasil Andonit, Zef Palit, Halil Macit, Irfon Ohrit, Mehmet Alltunit, Isa Likes, Vehip Runes e shume te tjereve. Pasi u pershendeten me te gjithe kolonel Husein Selmani me Mithat Frasherin se bashku vizituan gjithe kampin. Ishin te tre grupet se bashku.

Si mbaroi vizita e kampit, kolonel Husein Selmani, per here te pare, bisedoi me Mit'hat Frasherin, ne prezencen e Vasil Andonit e te Baba Rexhepit. Mit'hat Frasheri e priti mesazhin e Mbretit me nje kenaqesi jashtezakonisht mire dhe pa asnje ndryshim pranoi ardhjen ne Egjypt per t'u vene ne krye te detyres kombetare.

" Mithatit, kujton adjutanti,-i spjegova edhe mbi sa u bisedua ne Rome, d.m.th. se ishim krejtesisht dakord. Pasi mbarova gjithe bisedimet me Mit'hat Frasherin bashke me ta kam shkuar tek pergjegjesi i Bllokut Indipendent dhe tek te O.K.L. Legalitetit. Me Mit'hatin bashke e aty takimi mori nje forme krejtesisht si nje bashkim Kombetar. Kuptohet persa u perket interesave te Atdheut, sepse cdo grup ne te ruante tendencat e veta per me vone.

Pasi morem fund te gjitha bisedimet e mbetem krejtesisht dakord e te kenaqur u shtrua nje dreke. Atje mirrnin pjese me se 300 persona. Ishin te gjithe grupet se bashku me Mit'hat Frasherin, me pergjegjesin e Ballit Kombetar Irfon Ohri e Kol Mirakaj, me pergjegjesit e Bllokut Indipendente, Vehip Runa, Mehmet Alltuni, Isa Lika me pergjegjesit e O.K.L. Legalitetit. Dreka kaloi me nje kenaqesi plot gaz e vllaznim. U shkembyen fjalime. I pari mori fjalen Vehip Runa pastaj Mit'hat Frasheri dhe me ne fund kolonel Husein Selmani. Te gjitha fjalimet ishin patriotike".

Kolonel Husein Selmani pasdreke shkoi ne Hotel. Aty prape priti gjithe ata qe deshironin per t'u pare e biseduar me te. Ishte gjithnje Mit'hat Frasheri me vete. Deri sa eshte nisur per Regio Emilio, hengri edhe ai darke me ta. Pastaj ata kane biseduar mbi shume ngjarje qe i perkasin ceshtjes Shqiperise, si edhe rreth perpjekjeve ne rrethin e luftes, mbi pretendimet e pengimet qe na kishin sjelle greket". Sic e shihni edhe sot, qe edhe ajo vete eshte ne tym e flake prej komunizmit", perfundon adjutanti.

Organizmi i mergates shqiptare ne Kampet e "Barletes" dhe "Rexhio Emilias" ne Itali

Krijimi i Komitetit te Mergates me Mit'hat Frasherin

Keshilli per rregullimin e emigracionit

Mbreti Zog tregon se pse nuk u lejua qe te luftoje perkrah Greqise

Ka ardhur vjeshta e vitit 1947. "Kisha mbledhur te gjithe Keshillin, qe kishte studjuar e vendosur per rregullimin e emigracionit shqiptar. Atje ishin Mehdi Frasheri, Hiqmet Delvina, Dhimiter Berati, Kapidan Gjon Markagjoni, Ismail Verlaci, Ernest Koliqi, Ekrem Vlona, Tahir Kolgjini, Dr.Kemal Jusufati, Ferid Dervishi, Sotir Avrami, Ali Kelcyra, Koco Muka, Ragip Frasheri", kujton adjutanti, qe ndodhet vete ne Itali. Ndersa eshte folur per te ardhmen e Mergates, nje problem i madh eshte per te gjithe, se cdo te behet me familjet e tyre. Mbreti, ne kujtime premton se: "eshte i preokupuar per te ardhmen e djelmerise te emigranteve shqiptare dhe per sistemimin me te mire per to, duke siguruar cdo perkrahje ne menyre qe ata te perparojne dhe te kulturohen". Ne kujtime tregohet sepse Mbreti nuk u lejua te luftoje ne Greqi. Kur fqinji jugor u sulmua me 28 Dhjetor 1940, Zog I Mbreti i Shqiptareve i eshte drejtuar Mbretit dhe Qeverise Greke. Ai ishte gati te shkonte ne Greqi per te formuar legjionet shqiptare per te luftuar krah per krah me greket. Por, u ndalua sepse greket kishin pretendime mbi token shqiptare.

__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 06 Shtator 2005 04:58
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amoxil Vizito faqen personale të amoxil't! Kërko mesazhe të tjera nga: amoxil Shto amoxil në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amoxil në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AIR-FORCE-ONE
deri ne vdekje politike

Regjistruar: 02/02/2004
Vendbanimi: U.S.WASHINGTON
Mesazhe: 663

Si studionte dhe relaksohej Enver Hoxha për orë të tëra. 500 fotot e Mehmet Shehut të

Rrëfimi i oficerit A.C. që ka shërbyer për 30 vjet pranë Gardës së Enver Hoxhës

Për gati tridhjetë vjet kam parë se si Enver Hoxha relaksohej mbi fotografitë e viktimave të tij. Ai qëndronte përreth 6 orë në ditë mbi fotografitë e trupave të pushkatuar të Koçi Xoxes, Beqir Ballukut, Petrit Dumes dhe Hito Çakos. Por mbi fotografitë e Mehmet Shehut ai është relaksuar mbi tri ditë. Kjo është dëshmia rrëqethëse e oficerit që ka qëndruar përreth 20 vjet pranë Enver Hoxhës.








Enver Hoxha ishte jashtëzakonisht i apasionuar pas fotografive të trupave të vrarë me plumba. Kjo dashuri për herë të parë i ishte shfaqur që në vitin 1945. Pasi një prej njerëzve të tij të afërt shpallej armik i partisë dhe gjykata vendoste që ai të pushkatohej, fillonte një tjetër procedurë. Sapo prokurori i kishte dhënë të dënuarit «Colpo di gracia», atëherë një fotograf profesionist duhej të bënte mbi 30 foto të trupit të gjakosur në 30 pozicione të ndryshme dhe fotografitë duhet të laheshin brenda gjashtë orëve. Pasi fotografitë laheshin, i dërgoheshin në një zarf në zyrë Komandantit (Enver Hoxhës). Enver Hoxha mbyllej përreth 5 orë duke i kundruar me imtësi këto fotografi. Ky ishte një prej relaksimeve të tij më interesante. Në librin e njërit prej oficerëve të shoqërimit të Enver Hoxhës në shërbim për gati 20 vjet që së shpejti do të shikojë dritën e botimit, kapitulli i dashurisë së fotografive të trupave të vdekur prej Hoxhës, zë një vend të rëndësishëm. Në këtë kapitull janë prurë detaje se si dikatori ka qëndruar më shumë se 10 orë me fotografitë e Koçi Xoxes, i mbyllur në zyrën e tij. Por të njëjtën gjë ai ka bërë edhe me fotografitë e Beqir Ballukut në vitin 1975, të Petrit Dumes e të Hito Çakos. Po ashtu, detaje të shumta janë evidentuar në këtë rrëfim se si ai ka qëndruar nga 6 orë në ditë për gati një javë me fotografitë e Mehmet Shehut të bëra pas vetëvrasjes së tij.



Data 18 dhjetor 1981




Telefoni i Laboratorit të Kriminalistikës në Ministrinë e Brendshme ka rënë mbi 30 herë. Ishte data 18 dhjetor 1981. Njëri prej adjutantëve të Enver Hoxhës kërkonte që fotografitë e vetëvrasjes së Mehmet Shehut të laheshin me urgjencë. Në krevatin ku kishte vrarë veten Mehmet Shehu, veç fotografit të Laboratorit të Kriminalistikës së Ministrisë së Brendshme ishte dërguar edhe një fotograf tjetër, i cili duhet të bënte së paku 100 shkrepje, nga të cilat më shumë se gjysma të ishin për trupin e palëvizur të Mehmet Shehut në krevatin e dhomës së gjumit, ndërsa 50 shkrepje të tjera të ishin nga momenti që trupi i tij ishte nxjerrë nga dhoma e derisa të varrosej. Të dy fotografët, shumë profesionistë, kanë punuar me shumë kujdes dhe përkushtim, sepse që në orën 10.00 të datës 18 dhjetor 1981 në zyrën e Komandantit duhej të ishin më shumë se 500 fotografi të trupit të vetëvrarë të Mehmet Shehut. Këto fotografi ishin fondi personal i Komandantit. Por deri në orën 8.00 të mëngjesit fotografitë nuk kishin mbaruar dhe në Ministrinë e Brendshme ishte një rrëmujë e madhe. Për larjen urgjente të fotografive dhe dorëzimin e tyre te komandati kujdesej vetë Kadri Hazbiu. Ai ishte aq i zellshëm në këtë procedurë sa qëndroi personalisht në fazat e larjes së fotografive. Formati i fotove duhej të ishte 10x55 cm pasi Komandanti e kishte të vështirë të shikonte qartë. Fotografitë u morën me procesverbalin nr. 645, datë 18 dhjetor 1981, i cili ndodhet në Arkivin e Ministrisë së Rendit në Kutinë 741, në ndërtesën aktuale, pas zyrave qendrore të Albtelekomit. Fotografitë janë marrë me procesverbal dhe mbi zarf është shkruar : «Për Sekretarin e Parë të Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, Enver Hoxha». Një kopje e këtyre fotografive, por edhe e zarfit, ndodhet në Arkivin e Ministrisë së Brendshme. Fotografitë janë ekskluzive, të pabotuara, përveç treve prej tyre për të cilat ka urdhëruar vetë Komandanti që të botoheshin. Tufa e madhe prej 500 fotografish të vetëvrasjes së ish-kryeministrit të Shqipërisë, Mehmet Shehu, ka shkuar në zyrën e komandantit në orën 9.30 të mëngjesit dhe komandanti është mbyllur duke i parë ato me imtësi përreth 6 orë.

__________________
"Një burrë mund t?i japë dinjitet rangut të tij, por asnjë
rang s?mund t?ia shtojë dinjitetin një burri ? "

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 24 Tetor 2007 21:11
AIR-FORCE-ONE nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AIR-FORCE-ONE Kliko këtu për të kontaktuar me AIR-FORCE-ONE (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të AIR-FORCE-ONE't! Kërko mesazhe të tjera nga: AIR-FORCE-ONE Shto AIR-FORCE-ONE në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AIR-FORCE-ONE në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 11:44 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Historia > Historia e Shqipërisë dhe Shqipëtrëve mbas luftës së dytë botërore > “Fillet e izolimit shqiptar: Regjimi i Enver Hoxhës në vitet 1944-1961”

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.