wai chan
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 20/08/2005
Vendbanimi: los angeles
Mesazhe: 204
|
formohet ne los angelos partia "rinia shqiptare s"pret me"
Duke qene se vendi vazhdon te vuaje nje qeverisje te dobet dhe korrupsioni ne majat me te larta historike une bashke me dy kolege te mije qe sapo jane diplomuar nga universiteti "berkley"california pregatitem nje program per partine tone "rinia shqiptare spret me dhe shume shpejt do i drejtohemi kombit shqiptar me kete program.Ky program te dashun bashkatdhetare eshte formuluar ne saje te nje pune te gjate dhe studimeve intensive,eshte bazuar ne analiza te thella dhe forume te ndryshme me pedagoge dhe studente shqiptare neper perendim.Ja pikat kryesore te programit
1-ndryshim i kushtetutes se shqiperise de lenia hapur e mundesise se bashkimit te trojeve amtare ne nje trung te vetem(duke pasur parasysh bashkimin shqiperi -kosove pike se pari)
2-shkurtim te administrates publike dhe thithja e individeve profesionale ne menyre qe administrata publike te jete sa me eficente dhe sa me afer qytetareve shqiptare)
3-futja per here te pare e testimeve ne te gjithe komunat,bashkite,dhe prefekturat per punesim dhe bashke me te pregatitja e nje kodi juridik qe rregullon te drejtat dhe pergjegjesite e njerezve qe sherbejne ne administrate
4-Reforme ne drejtesine shqiptare dhe ndarja e perhershme e ketije organi nga politika.qellimi:nje gjykate te pavarur dhe eficente ,te zote te gjykoje cdo njeri pa marre parasysh funksionin publik
5-Reforme ne polici dhe mbrojtje dhe heqja e sherbimit te detyrueshem ushtarak.kalimi ne ushtri profesionale dhe te paguar.Aplikimi i stilit britanik te policise dhe krijimi i nje ministrie te vetme per policine,emigracionin dhe punet e brendshme
6-Perfundimi i ndarjes se tokes dhe kalimi i prones ne nje dokument te titulluar kadastra kombetare e pronesise.periudha e perfundimit brenda 13 muajve
7-aprovimi i nje ligji te posacem qe ndalon ish sigurimsat e shtetit nga postet publike
8-Krijimi i nje komisioni gjyqesor qe do te hetoje te gjithe veprimtarine 15 vjecare te pluralizmit dhe te sjelle para drejtesise personat e inkriminuar me imunitet dhe personat qe kane perfituar para nga arka e shtetit.zhveshja e ketyre personave nga kjo pasuri dhe penalizimi i tyre ne perputhje me ligjet shqiptare te kohes qe ata kryen kete krim
9-vendosja e turizmit dhe bujqesise ne nje program te titulluar emergjenca kombetare dhe perfundimi i nje planimetrie turistike dhe me pas ndertimi i saje per nje periudhe dyvjecare
10-Liberalizimi i universiteteve shqiptare dhe per here te pare ne historine e kombit shqiptar krijimi i degeve qe perbejne bazen e ekonomise vendase turizem dhe bujqesi dhe lejimi i vetem nje numri te caktuar te aplikojne per dege qe spara i nevojiten ekonomise sone
11-Ndryshimi i sistemit taksor ne vend dhe eliminimi i burokracise se sistemit taksor ne menyre qe biznesi i huaj dhe ai vendas te marrin fryme lirisht dhe ta kene fare te thjeshte te hapin biznese ne vend.perparesi ne kete drejtim i jepet faktorit shqiptar duke i ofruar atije lehtesira dhe kredi per hapjen e biznesit.
12-Ndarja perfundimtare e bashkive dhe komunave nga qeveria ne menyre qe keta bashki te jene ne gjendje te mbledhin vete taksat dhe te administrojne vete te ardhurat e tyre.13-organizimi i nje referendumi ne lidhje me fene ne menyre qe cdo shqiptari ti jepet e drejta e percaktimit te fese qe i takon dhe shenimi i kesaje feje ne pasaporta dhe ne cdo karte identifikimi shteterore
14-krijimi i nje lobi te fuqishem dhe mundesia e gjetjes se faljes se borxhit te jashtem te shqiperise(ftese nje nder presidenteve amerikane te drejtoje kete lobby)
15-ndyshimi i kushtetutes persa i perket funksioneve te presidentit dhe funksioneve te kryeministrit.Presidenti zgjidhet direkt nga populli dhe merr me shume kopetenca
16-nje diplomaci te jashtme agresive me qellim thithjen e sa me shume interesi ne favor te ceshtjes shqiptare.sjellja dhe miratimi ne parlament i ceshtjes came
17-regjistrim i drejte i pasurise se qytetareve dhe vendosja e nje sistemi taksor qe i pergjigjet nivelit ekonomik te gjithesecilit
18-ndryshimi i disa ligjeve ne krimet e renda me qellim te lehtesimit te krimeve te lehta dhe ashpersi ne krimet e renda
19-Futja per here te pare ne shkolla dhe cdo zyre publike te rregullave te miresjelljes,simboleve dhe identitetit kombetar me qellim ngritjen e vetedijes dhe dashurine per atdheun tone
20-Qeverisje te drejte,eficente,dhe te afte per ti sjelle zhvillimin e deshiruar familjeve dhe qytetareve shqiptare
Thank you
Bert Camoren
Note:this program is property of "rinia shqiptare spret me"party.it may not be copied ,or used for any reason without the permission of the team who lead "rinia shqiptare spret me"party.violators will be faced with justice and they will be charged according to the laws of united states of america
__________________
be mine forever
Modifikuar nga wai chan datë 08/09/2005 ora 11:12
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|