Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Besimi Fetar > Feja krishtere > Historia e Ungjillit te Barnabait. Vlerësimi i Temës: 3 votime, mesatarja 5.00.
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Sabian
Bukuran

Regjistruar: 15/08/2005
Vendbanimi: Rrugeve
Mesazhe: 66

Historia e Ungjillit te Barnabait.

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re fotoja.jpg
Ky file është shkarkuar 118 herë.

Eusebio Hieronomos apo St. Jerome
mbahet si perkthyesi i pare i Bibles
(se pranuar kishtare) ne gjuhen Latine




Ungjilli i Barnabait eshte i vetmi ungjill i njohur qe ka arritur ne ditet tona, i cili eshte shkruar nga nje dishepull i Jezusit , nga nje neri i cili me te vertet shpenzoi pjesen me te madhe te jetes se tij nen shoqerine e Jezusit (s) gjate tre vjeteve te misionit te tij. Ne kete menyre, ndryshe nga autoret e tjere te kater ungjijve te pranuar, ai kishte nje eksperience njohurie te drejtperdrejte nga mesimet e Jesusit.Nuk dihet se ne cfare kohe u shkrua e gjithe ajo qe ai kujtonte nga Jezusi dhe mesimet e tij,


ose nese ngjarjet dhe diskutimet ishin regjistruar gjate kohes kur ndodhnin, apo mbase u shkruajt pak mbasi Jezusi pati lene token, duke patur friken se neqoftese do te behej ndryshe disa nga mesimet e tij mund te ndryshonin dhe humbisnin. Ka mundesi qe ai nuk pati shkruar asgje deri ne kohen kur u kthye nga Qiproja me Gjon Markun. Keta e bene kete udhetim pak kohe mbasi Jezusi u largua nga toka, pasi u ndane nga shoqeria e Pavlit te Tarsus, i cili pati refuzuar te bente udhetime te tjera me Barnabane ne te cilat merrte pjese edhe Marku. Por megjithe pasigurine e kohes se shkrimit, dhe megjithese edhe ai si te gjithe kater Ungjijte e pranuar ka patur shtremberime gjate perkthimeve ne fund te fundit, eshte nje deshmimtar realist i jetes se Jezusit.

Ungjilli i Barnabase u deklarua si nje Ungjill Kanonik ne kishat e Aleksandrise deri ne vitin 325 e.s. Dihet fakti se ai pati qarkulluar gjate dy shekujve te pare pas lindjes se Jezusit nga shkrimet e Iraneusit (130-200 e.s), i cili shkroi per Bashkesine e Shenjte. Ai gjithashtu kundershtoi Pavlin te cilin e akuzoi me pergjegjesine per asimilimin e besimit pagan romak dhe filozofise Platonike ne mesimet origjinale te Jezusit . Ai vazhdimisht sillte fraza nga Ungjilli i Barnabait per te mbeshtetur pikepamjet e tij.

Me 325 e.s, u mbajt i famshmi Keshill i Niceas. Doktrina e Trinitetit u deklarua si doktrina zyrtare e Kishes Pavlike, dhe nje nga rrjedhat e ketij vendimi ishte se nga rreth tre qind Ungjij qe ishin ne qarkullim ne ate kohe, kater u zgjodhen si Ungjijte zyrtare te Kishes. Ungjijte e tjere, perfshi ketu edhe ate te Barnabait u dha urdher qe te shkateroheshin teresisht. Gjithashtu u vendos qe te gjithe Ungjijte e shkruar ne hebraisht te shkateroheshin. Kushdo qe do te gjendej se mbante ndonje kopje te paautorizuar te Ungjillit do te denohej me vdekje. Kjo ishte perpjekja e pare e organizuar per te eliminuar te gjitha ato mesime origjinale te Jezusit te ruajtura nga njerezit dhe librat, te cilat binin ne kontradikte me doktrinen e Trinitetit. Ne rastin e Ungjillit te Barnabait, keto rregulla nuk paten sukses te plote, keshtu qe ai ende permended edhe ne ditet e sotme.

Papa Damasus (304-384 e.s.) i cili u be Pape me 366 e.s pati leshuar nje vendim sipas te cilit Ungjilli i Barnabait nuk duhej te lexohej. Ky vendim suportohej nga Gelasusi, Bishop i Caesarias, i cili vdiq me 395 e.s. Ungjilli u perfshi ne listen e tij te librave Apokrife. Apokrife (Apocrypha) do te thote "i fshehur nga njerezit". Keshtu qe ne kete kohe, Ungjilli nuk ishte me ne perdorim te pergjithshem, por ende perdorej si reference nga udheheqesit e Kishes. Ne te vertete, eshte fakt i njohur se Papa siguroi nje kopje te Ungjillit te Barnabait me 383 e.s. dhe e mbajti ate ne biblioteken e tij private.

Po ashtu pati edhe nje numer te madh vendimesh te tjera te cilat i referoheshin Ungjillit. Ai u ndalua me vendim te Kishave Perendimore me 382 e.s , dhe nga Papa Innocent me 465 e.s. Ne dekretin Glasian me 496 e.s Evangelium Barnabe (emri origjinal i ungjillit) perfshihet ne listen e librave te ndaluar. Ky dekret u rimbeshtet nga Hormisidas, i cili ishte Pape nga 514 e.s deri me 523 e.s. [rreth pesedhjete vjet para lindjes se Profetit Muhamed]. Te gjitha keto vendime permenden ne katalogun e doreshkrimeve greke ne biblioteken e Kancelarit Seguier (1558 - 1672), i pergatitur nga B. De Montfaucon (1655-1741).

Barnabai po ashtu permended edhe ne Stikometrine e Nicephorusit si me poshte:

Numri Serial. 3, Ungjilli i Barnabait.... Reshtat 1,300

Dhe perseri ne listen e Gjashtedhjete Librave si me poshte:

Numri Serial. 17. Udhetime dhe mesime nga Apostujt.
Numri Serial. 18. Ungjilli i Barnabait.
Numri Serial. 24. Ungjilli sipas Barnabait.

Kjo liste e famshme njihej edhe me emrin indeksi, dhe kristianet nuk duhej te lexonin asnje nga librat e permendur sepse do denoheshin rende ne te dyja botat.

Koteleriusi, i cili kategorizoi doreshkrimet ne biblioteken e mbretit francez, e renditi Ungjillin e Barnabait ne Indeksin e Skripturave te cilin e pregatiti me 1789. Ungjilli gjithashtu permended edhe ne doreshkrimin 206``` te Koleksionit Barok ne Biblioteken Bodleian te Oksfordid. [1] Gjithashtu ekziston edhe nje fragment i shkeputur nga nje version grek i Ungjillit te Barnabait, i cili gjendet ne nje muzeum ne Athine, dhe eshte gjithshka qe ka mbetur nga nje kopje e cila pati qene djegur:

Ne vitin e katert te pushtetit te Pernadorit Zeno me 478 e.s., u zbulua trupi i Barnabait dhe bashke me te edhe nje kopje e Ungjillit te Barnabait, i shkruar nga dora e tij, u gjet ne gjoksin e tij. Kjo permended ne Acta Sanctorum Boland Junii, Tome II, faqet 422-450, publikuar ne Antverp me 1689. Thuhet nga Kisha Katolike Romake se Ungjilli i gjetur ne varrin e Barnabait ishte ai i Mateut, por megjithate asnje hap nuk eshte ndermarre per te nxjerre ne qarkullim kete kopje. Te gjitha materialet e bibliotekes njezet e pese milje te gjate te Vatikanit, ende mbeten ne erresire.

Doreshkrimi nga i cili u be perkthimi anglisht i Ungjillit te Barnabait, pati qene fillimisht libri i pape Sekstusit (1589-1590). Ai kishte nje shok, nje monk te quajtur Fra Marino, i cili u be shume i interesuar mbas Ungjillit te Barnabait mbasi lexoi shkrimet e Iraneusit, i cili sillte shume shembuj nga ky Ungjill. Nje dite ai shkoi te vizitonte Papen. Mbasi hengren dreke se bashku, Papa ra te flinte. Fra Marinoja filloi te kerkonte midis Librave te Papes dhe zbuloi doreshkrimin italisht te Ungjillit te Barnabait. Mbasi e fsheu ate ne mengen e rrobes se tij, ai u largua dhe e nxorri ate kopje jashte Vatikanit. Ky doreshkrim me vone kaloi neper duar te ndryshme derisa arriti tek "nje person me emer dhe autoritet" ne Amsterdam, "i cili gjate jetes se tij shpesh thoshte se ky liber kishte nje vlere shume te madhe." Mbas vdekjes se tij, Ungjilli kaloi ne pronesine e J.E.Kramerit, nje Keshilltar i Mbretit te Prusise. Me 1713, Krameri ia tregoi kete doreshkrim njohesit te famshem te librave , Princit Eugjen te Savojes. Me 1738, se bashku me biblioteken e Princit, doreshkrimi arriti ne Hofbibliothek ne Viene, ku qendron edhe sot.

Tolandi, nje historian i famshem i Kishes se hershme, e pati lexuar kete doreshkrim, dhe i referohet atij ne Veprat e Ndryshme e cila u publikua me 1747. Ai thote per Ungjillin: "Ky eshte shkruar ne stilin e skripturave pike per pike," dhe vazhdon:


Historia e Jezusit eshte treguar shume ndryshe nga Ungjijte e pranuar, por eshte shume me i plote...dhe vecanerisht ky Ungjill...eshte i gjate pothuajse sa shume nga tanet. Dikush mund edhe te kete ndonje paragjykim ne favor te tij; sepse te gjitha gjerat dihen mire kur sapo kane ndodhur, dhe gjithshka zbehet dhe ndryshon sa me shume largohet nga origjinali.[3]


Publiciteti qe iu be ketij doreshkrimi nga Tolandi e beri thuajse te pamundur qe ai te kishte te njejtin fat me nje doreshkrim tjeter te Ungjillit ne Spanjisht i cili ekzistonte gjithashtu. Ky doreshkrim iu dha nje biblioteke te nje kolegji ne Angli pothuajse ne te njejten kohe kur doreshkrimi italian iu dha Homibibliotekes. Ai nuk qendroi gjate ne Angli pasi u zhduk mistershem pas disa kohesh.

Doreshkrimi italian u perkthye ne anglisht nga Kanon dhe Mrs.Ragg, dhe u printua dhe botua nga Shtypi Universitar i Oksfordit me 1907. Pothuajse te gjitha kopjet e ketij perkthimi u zhduken menjehere dhe mistershem nga tregu. Vetem dy kopje te ketij perkthimi thuhet te kene mbetur, njeri ne Muzeumin Britanik dhe tjetri ne Biblioteken e Kongresit ne Uashington. Nje kopje ne mikro film e librit ne Biblioteken e Kongreseve u perdor per te nxjerre nje edicion te ri te perkthimit anglisht i cili u botua ne Pakistan. Nje kopje e ketij edicioni u perdor me qellimin e ribotimit te nje versioni te ndryshuar te Ungjillit te Barnabait.

Tani eshte nje fakt i pranuar prej kohesh se te tre Ungjijte e hershem te pranuar, qe njihen si Ungjijte Sinoptike, paten qene kopjuar nga nje ungjill me i hershem i panjohur te cilit kerkuesit e sotem i referohen si "Q". Atehere shtrohet pyetja: mos valle eshte Ungjilli i Barnabait, ky Ungjill qe eshte perdorur? E rendesishme eshte te thuhet se Gjon Marku, Ungjilli i te cilit eshte me i hershmi nga te kater Ungjijte e pranuar, ishte i biri i te motres se Barnabait. Ai nuk e takoi Jezusin qofte edhe nje here. Keshtu qe, cdo gje qe ai tregon per jeten e Jezusit dhe mesimet e tij duhet t`i jene treguar atij nga te tjere. Po ashtu dihet nga Librat e Dhiates se Re se ai shoqeroi Pavlin dhe Barnabain ne shume prej udhetimeve te tyre misionare deri ne momentin kur filloi mes tyre nje konflikt i mprehte si rezultat i te cilit, Barnabai dhe Marku shkuan ne Qipro se bashku. Po ashtu nuk ka vend ideja se Marku u mbeshtet tek Pavli per te marre informacion sepse edhe ai nuk e pati takuar asnjehere Jezusin. I vetmi konkluzion i arsyeshem duket se eshte perseritja e asaj cfare daja i tij, Barnabai, i pati treguar per Jezusin. Thuhet nga disa se ai pati qene edhe interpretuesi i Pjetrit dhe shkroi ato qe pati mesuar prej tij. Kjo mund te jete e sakte sepse Marku pa dyshim qe duhet te kete patur kontakte me apostuj te tjere gjate kohes qe nuk udhetonte me Barnabane dhe Pavlin. Sidoqofte, Goodspeed na ben te qarte me kerkimet e tij se cdo gje qe ai mund te kete mesuar nga Pjetri asnjehere nuk mund te ishte me kaq detaje:


"Ai pati qene nje interpretues i Pjetrit dhe shkruajti me saktesi, megjithese jo ne radhen e duhur, gjithshka qe ai kujtonte nga ato qe u thane dhe u bene nga Lordi (Jezusi). Sepse ai as nuk e degjoi me veshet e tij Lordin, as nuk e ndoqi, por me mbrapa, sic e permenda me siper, ndoqi Pjetrin i cili i adaptoi keshillat e tij sipas nevojave te degjuesve, por nuk kishte nje menyre te sakte per te dhene nje histori te lidhur te profecise se Zotit."


Luka, i cili gjithashtu shkroi Aktet e Apostujve, asnjehere nuk e takoi Jezusin. Ai ishte mjeku personal i Pavlit. Mateu, i cili gjithashtu asnjehere nuk e takoi Jezusin, ishte nje taksambledhes. Ekziston mendimi se Ungjilli i Markut mund te kete qene Ungjilli "Q" dhe se Mateu dhe Luka perdoren kete Ungjill kur shkruajten te tyret. Sidoqofte, ata permendin detaje te cilat nuk permenden nga Marku, gje e cila sugjeron se Ungjilli i Markut nuk ka qene burimi i vetem i informacionit per ta. Disa mendojne se kjo nuk eshte shume e rendesishme, perderisa dihet se Ungjilli i Markut qe shkruar ne hebraisht, u perkthye me vone ne greqisht, dhe u riperkthye perseri ne latinisht. Te gjitha versionet e hershme te Ungjillit te Markut ne hebraisht apo greqisht jane shkaterruar, keshtu qe njerezit nuk mund te kene nje ide te qarte se sa ky Ungjill duhet te jete ndryshuar gjate ketyre kalimeve nga nje gjuhe ne tjetren.

Gjithashtu eshte interesant fakti se ka patur perpjekje, per tu rikthyer ne burimin origjinal duke bere nje sinteze te Ungjijve ekzistues, per shkak se kontradiktat midis tyre, shume here kane qene veshtiresi per Kishen. Titiani u mundua qe te bente kete sinteze te kater Ungjijve te pranuar, te cilet ishin deklaruar nga Kisha Pavlike si Shkrimet e tyre zyrtare ne shekullin e dyte e.s. ne kete Ungjill, Titiani perdori 96% e Ungjillit te Gjonit, 75% te Ungjillit te Mateut, 66% te Ungjillit te Lukes dhe 50% nga Ungjilli i Markut. Pjesen tjeter ai e hodhi poshte. Eshte shume interesant fakti se ai pati besim shume te vogel tek Ungjilli me i hershem dhe u mbeshtet shume ne Ungjillin e shkruar ne fund. Ne kete menyre Ungjilli i tij i sintetizuar nuk pati sukses.

[b[Keshtu qe eshte i diskutueshem fakti se Ungjilli i Markut mund te konsiderohet si burimi i perbashket i te tre Ungjijve Sinoptike, ndersa shihet qarte se te gjitha ngjarjet e permendura ne keta tre Ungjij permblidhen brenda Ungjillit te Barnabait.[/b[

Edhe nese keta tre njerez, me nje te shkuar shume te ndryshme nga njeri tjetri, e huazuan njohurine e tyre nga i njejti burim apo jo, per Barnabain urdhri eshte:


Neqofte se ai vjen tek ty, pranoje.
(Letra e Kolossianeve 4:10)

__________________
Mundohem te te harroj por harroj te te harroj.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 10 Shtator 2005 15:24
Sabian nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Sabian Kliko këtu për të kontaktuar me Sabian (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Sabian Shto Sabian në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Sabian në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Isra
.............

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: veçse në dorën e Zotit!
Mesazhe: 2053

pershendetje sabian!

edhe une kam vite qe kam degjuar per ungjillin e barnabes..

Nuk e di ne e ke lexuar Kodin e da Vincit, por aty permendet pikerisht zhdukja e vertete e Bibles origjinale dhe rroli i Kishes ne keto ngjarje....

Ndersa persa i perket ketij ungjilli (Apokrif) kam dhe ca thenie apo ajete te ruajtura diku, si mund ti quajme te ketij ungjilli, por me duhet ti kerkoj dhe ti rendis ketu. shpresoj ti gjej.

Nese ti ke ndonje pjese te tij mund te na e sjellesh.

Gjithe te mirat.

__________________
Vdes vetem ajo dashuri, per te cilen nuk enderrohet më (Pedro Salinas)

Modifikuar nga erzeni_be datë 13/09/2005 ora 23:03

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 12 Shtator 2005 17:00
Isra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Isra Kliko këtu për të kontaktuar me Isra (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Isra Shto Isra në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Isra në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kalorsi_i_kuq
Luftetari i te vertetes.

Regjistruar: 26/06/2005
Vendbanimi: katunet e USAs
Mesazhe: 318

Gnostiket edhe Tomasi

OK, domethene kjo tema iku nga Ungjilli i Barnabait ne hedhjen poshte e bibles.

Tani ne rradhe te pare duhet te kuptosh kush jane Gnostiket. Gnosticet mbahen sikur jane te privilegjuar me njohuri sekrete (nga fjala gnosis). Ata ofruan nje kuptim te brenshem si Kristjanizmit ashtu edhe judaizmit. Ata nuk ishin nje komunitet i ndare, por me shume si nje shkolle interpretimi brenda kishes Cristjane.
Filozofia Gnostike tregon per dualizem: Fuqite huyjnore ndeshen me forcat djallzore, edhe shpirti eshte nje pervoje me materjen. Ne fillim bota materjale eshte krijuar nga fragmentet e shpirtit ne materje, bazuar nga kjo shpirti eshte viktim e sulmeve ose temptations.


Gnostiket su pranuan nga Kristjanet sepse ata kuptonin Jezusin si nje shpirt qe tregoje sekretet e shpetimit, por qe nuk eshte krijese materje. Ne jeten praktike agjenda e jetes se tyre shpirterore kerkon qe me qe materjet jane djalli atehere edhe komfortet fizike edhe satisfaction jane te ndaluara keshtu qe nje regjiment i paseks, edhe shoqeri pa femije ndiqte nga prapa. Dicka qe kisha Kristjane e ndaloje.


Ungjilli I Tomasit qe u gjet ne Nag Hammadi ishte Gnostic edhe nuk u ratifikua si nje Ungjill ne Bibel. Edhe pse Tomasi e kishte shkruar mbas vdekjes se Jezusit ajo u referonte ate si te gjalle edhe nuk e pershkuran vdekjen e tij, dicka qe Kisha Kristjane eshte e bazuar.
Doktrinat Kristjane kerkoje per bashkim edhe sovranitet te Zotit, humanizmin e Jezusit, edhe miresine e jeten ne boten materjale. Megjithate disa ide Gnostike si realiteti i djallin si nje antagonist i Zotit gjeten nje vend ne Kristjanizem.

Faleminderit per interesin tuaj ne kete subjekt.

__________________
Erdha mbrapsht nga protesta

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 26 Shtator 2005 07:58
kalorsi_i_kuq nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kalorsi_i_kuq Kërko mesazhe të tjera nga: kalorsi_i_kuq Shto kalorsi_i_kuq në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kalorsi_i_kuq në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Sherbetori.
Anetar i ri

Regjistruar: 21/10/2005
Vendbanimi: Shqiperi.
Mesazhe: 17

Nje pergjigje Biblike:

Duke pare tere ate qe eshte shkruar per Ungjillin e Barnabes me siper dua te sjell nje pergjigje te shkurter per kendveshtimin Biblik te tij dhe per te pare se kush eshte autori I tij I vertete.

Se pari ky Ungjill nuk eshte degjuar ne kohen e Ungjijve kanonike dhe ata qe nuk u pranuan te tille nuk ishin te frymezuar nga Perendia. Kisha egzistonte sigurisht madje e perhapur shume dhe ne kete kohe edhe mesimet e rreme u perhapen, keshtu u mblodh keshilli qe vendosi te tregonte se kush nuk ishin ungjijte kanonike..
Sigurisht eshte e lehte te krahasosh nje Ungjill si ai I Mateut apo Gjonit si deshmitare okulare te jetes se Krishtit me cfare do tjeter pretendimesh per “Ungjij”.

Nje studim I librit “Ungjilli I Barnabes”.

* Nje nga synimet kryesore te ketij Ungjilli eshte per shpallur te pavlere mesimet e Ungjijve te tjere dhe ato te Apostullit Pal ne vecanti kur behet fjale per rrethprerjen apo kryqezimin, vdekjen dhe ringjalljen e Krishtit. Gjera per te cilat Bibla eshte shume e qarte.
Por kush ishte me te vertete Barnaba? Do ta nis me nje citim nga Ungjilli I tij f 21:
Jezusi u pergjegj: Mos u hidhero Barnaba, se ata qe Perendia I zgjedh qe para krijimit te botes nuk do te humbasin.
Interesante kjo pjese: Barnaba e mori kete emer vetem pasi ngritjes se Krishtit ne qiell gje qe ne fillim e rrezon mundesine qe Barnaba I Bibles te jete autori. Per kete Veprat thone:
Act 4:34 Sepse midis tyre nuk kishte asnjë nevojtar, sepse të gjithë ata që zotëronin ara ose shtëpi i shisnin dhe sillnin fitimin nga gjërat e shitura,
Act 4:35 dhe i vinin te këmbët e apostujve; pastaj secilit i jepej, sipas nevojës së tij.
Act 4:36 Kështu Iose, i mbiquajtur nga apostujt Barnaba (që do të thotë "biri i ngushëllimit"), Levit, me prejardhje nga Qipro,

Ketu prezantohet per here te pare Barnaba. Kjo eshte kronologji Biblike.
Act 9:26 Si arriti në Jeruzalem, Sauli u përpoq të bashkohej me dishepujt, por të gjithë kishin frikë nga ai, sepse nuk mund të besonin se ai ishte dishepull.
Act 9:27 Atëherë Barnaba e mori dhe e çoi tek apostujt, dhe u tregoi se si ai, gjatë udhëtimit, e kishte parë Zotin që i kishte folur, dhe si kishte folur në Damask lirshëm në emër të Jezusit.
Ketu Barnaba prezanton Saulin te quajtur me vone Pal me te cilin do te predikonte dhe qe nuk pushuan se shpalluri Krishtin si Mesia I premtuar.

* Kur u debatua per mesimet e reja, ata shkuan ne Jeruzalem bashke me Palin.
Act 15:1 Dhe disa, që zbritën nga Judeja, mësonin vëllezërit: ``Nëse nuk jeni rrethprerë sipas ritit të Moisiut, nuk mund të shpëtoheni``.
Act 15:2 Duke qenë se u bë një grindje jo e vogël dhe një diskutim nga ana e Palit dhe e Barnabës me ata, u dha urdhër që Pali, Barnaba dhe disa të tjerë nga ata të ngjiten në Jeruzalem tek apostujt dhe te pleqtë për këtë çështje.

Duke mos I detyruar keshtu te krishteret jo-hebrenj te rrethpriteshin kur ne kete ungill ne f 70 ai thote:
Frikesoni ate qe nuk eshte I rrethprere, perndryshe ai do te perjashtohet nga parajsa.
Si ka mundesi qe tani ai po meson te kunderten? A eshte po ky Barnabe?

Gal 2:21 O Galatas të marrë! Kush ju ka yshtur që të mos i bindeni së vërtetës, ju, që para syve tuaj Jezu Krishti është përshkruar i kryqëzuar midis jush?
Kush e prezantoi Krishtin te kryqezuar, pervec Palit dhe Barnabes Galatasve?
Por si ka mundesi qe ne ungjill ai flet kunder? Ka nje ndryshim te madh mes ketij Barnabes dhe atij qe eshte ne Bibel. Ky I urren mesimet e Apostullit Pal, kur ai ne Bibel I shpalli ato bashke me Palin.

Autori I ketij ungjilli s’flet per sherbesen e Gjon Pagezorit por perpiqet ta shenderroje ate si nje deshmi te Jezusit per Muhamedin, e cila nuk egziston askund ne Bibel.

FAKTE TE TJERA:
A: Jubileu. Lev 25:11 Viti i pesëdhjetë do të jetë për ju një jubile; nuk do të mbillni dhe nuk do të korrni atë që rritet vetiu dhe nuk do të vilni vreshtat e pakrasitur.
Kurse ky autori na thote ne F 104 se jubileu festohej cdo 100 vjet.
INTERESANTE. Ka vetem nje kohe ne historine e kishes kur kjo gje ndodhi dhe kjo ishte ne kohen e Pape Bonifacit ne shek 14-te e qe me vone u ndryshua prape si me pare.

B: Citim nga Dante: Dante jetoi ne kohen e pape Bonifacit, ai shkroi Komedine Hyjnore me fantazi per ferrin, purgatorin, parajsen. Pershkrimet e ketij ungjilli ne F 76-77 jane shume te ngjashme me ato te Dantes. A eshte kjo nje rastesi? S’e dime?????

Ne F 223 thuhet: Parajsa eshte aq e madhe sa askush nuk mund ta mate. Ne te vertete une them se qiejte jane nente, ,,, Une them se parajsa eshte me e madhe se gjithe toka dhe qiejte bashke.
Dante tha se kishte dhjete qiej, e parajsa ishte e dhjeta sic edhe ky ungjill thote ndoshta duke e kopjuar nga Dante!!!

Ne F 217 thuhet: Oh sa e bukur eshte bota ne vere, kur te gjitha gjerat japin fryte, vete fshatari I dehur me kenaqesine nga arsyeja e te lashtave, I ben luginat dhe malet te ushetijne me kengen e tij, per kete ai I do punetret e tij ne lartesi.
Me kedo qe te ngjaje ky pershkrim ai nuk ngjan aspak me Palestinen e thate ne vere dhe me reshje ne dimer. Por eshte nje pershkrim shume I ngjashem me Italine ose Spanjen..

TE TJERA:
Ne F 54:104 thuhet: Jezusi e pohoi dhe tha te vertete: Une nuk jam Mesia,,, Une ne te vertete jam derguar ne shtepine e Izraelit si profet I shpetimit, por pas meje do te vije Mesia.
Joh 4:25 Gruaja i tha: ``Unë e di se do të vijë Mesia, që e quajnë Krisht; kur të ketë ardhur, ai do të na kumtojë çdo gjë``.
Joh 4:26 Jezusi i tha: ``Unë jam, ai që po të flet!``.

Keto jane fjalet e verteta te Jezusit, dhe ai thote se eshte Mesia.

Ne F 5 thuhet: Virgjeresha ishte e rrethuar nga nje drite e shkelqyeshme kur solli ne jete birin e saj pa dhimbje.
Ky eshte nje pershkrim tipik I kishes Katolike ne kohen e Mesjetes.
Thenie qe eshte ne kundershtim dhe me ate qe thote Kur’ani ne S19:33.
E dhembja e mbeshteti ate tek trupi I hurmes..

Nderkohe qe te gjithe e dine se Krishti lindi ne nje stalle ne Betlehem nga deshmia e Ungjijve ne Bibel.

Po kush e shkroi kete liber ne te vertete?
Ne fillim egzistonin dy kopje te ketij libri te cilat u shumuan me vone.
* Studiuesi George Sale thote ne komentimin e tij se duket se gjuha e tekstit original ka qene Spanjishtja.
* Libri u shkrua ne Italisht gjithashtu, me vone ne Anglisht e u gjet rastesisht nga nje I quajtur Fra Mario qe pasi e lexoi u be musliman. Interesante kjo e fundit.

Ne Ungjijte ne Bibel historia e jetes dhe e veprave te Krishtit prezantohet mjaft qarte. Kush I lexon dhe I beson njeh dashurine e Perendise dhe merr faljen e mekateve kete tha Gjoni ungjilltari qe ishte edhe deshmitar ocular I jetes se Krishtit.
Joh 20:31 Por këto gjëra janë shkruar që ju të besoni se Jezusi është Krishti, Biri i Perëndisë dhe që, duke besuar, ta keni jetën në emër të tij.
Shqyrtojeni mesazhin e Ungjijve ne kete kontekst dhe do te shihni sa I mrekullueshem eshte.

Meqe ju pelqen shqyrtojni leximet e mesiperme nese ke nje Ungjll te Baranabas per te pare qe ai jo vetem ka kundershtime me Biblen dhe si I tille s’mund te jete ungjill I besueshem por edhe me Kur’anin.

Me respekt:
Sherbetori.

__________________
Vetem ne Jezu Krishtin ka shpetim.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 28 Tetor 2005 01:14
Sherbetori. nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Sherbetori. Kliko këtu për të kontaktuar me Sherbetori. (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Sherbetori. Shto Sherbetori. në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Sherbetori. në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Kjo teme u pastrua totalisht nga te gjitha mesazhet qe nuk i perkisnin kesaj teme.
Me falni per mundimin qe keni ber duke shkruajtur por tjeter here permbajuni temes.

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 04 Nëntor 2005 07:33
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Keni Kliko këtu për të kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Keni't! Kërko mesazhe të tjera nga: Keni Shto Keni në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Keni në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 05:30 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Besimi Fetar > Feja krishtere > Historia e Ungjillit te Barnabait.

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.