Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Besimi Fetar > Nese Zoti ka caktuar cdo veper timen atehere pse me kerkon llogari kur gaboj?
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Sabian
Bukuran

Regjistruar: 15/08/2005
Vendbanimi: Rrugeve
Mesazhe: 66

Nese Zoti ka caktuar cdo veper timen atehere pse me kerkon llogari kur gaboj?

Duke lexuar literature fetare vura re se:

-Pohoni se Zoti cakton çdo gje madje edhe veprat tona. Nese
eshte ashtu, dmth nese ai i ka caktuar edhe veprat e mia te keqija,
perse atehere me kerkon llogari per to?
Pra nese zot ka caktuar qe une te vras dike, perse atehere me ndeshkon kur e bej kete akt? A nuk po bej ate qe ai caktoi?
Perse zoti per dike tjeter cakton te jete i mire e per dike cakton te jete vrases!!?

-Pohoni sipas tradites suaj, se une kam te drejte te zgjedh.!!!
Si u kuptoka kjo e drejte zgjedhje kur pranohet qe perendia ka caktuar cdo te behem une e cdo te behet me mua?
Megjithate pa dashur tju ofendoj dua te them se nuk ka genjeshter me te rafinuar se kjo dhe me lejoni tju godas pak ne arsye.

Ju pyes:
A mos e kam zgjedhur une lindjen, gjinine, lartësine, ngjyren, vendlindjen
time?
A lind Dielli dhe a perendon Hena sipas zgjedhjes sime?
A vjen sipas zgjedhjes sime caktimi im; mua me befason vdekja dhe me ndodh tragjedia, dhe bej krim.
Perse Zoti me detyron te bej dicka, e pastaj per kete shkak me denon?!
Nëse pohoni se jeni te lire sepse pervec vullnetit te Zotit keni edhe vullnetin vetjak, a nuk po pershkruani me kete bashkepjesemarrje dhe reciprocitet te shume vullneteve?!
Shpresoj te jem i qarte per te gjithe.
Njeriu nuk ka liri, nese besojme qe Zoti ka caktuar cdo gje, sikur thone fete.
Sabian.

__________________
Mundohem te te harroj por harroj te te harroj.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 22 Shtator 2005 17:54
Sabian nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Sabian Kliko këtu për të kontaktuar me Sabian (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Sabian Shto Sabian në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Sabian në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
alkimisti
Anetar i ri

Regjistruar: 15/06/2005
Vendbanimi: Prane Mevlanes
Mesazhe: 28

A përcakton/programon Zoti jetën e njeriut?

Dituria e Zotit nuk ka as fillim e as fund dhe nuk ka të matur me diturinë tonë të kufishme. Me shprehjen e mistikëve myslimanë, dituria jonë në krahasim me diturinë e Tij është si një pikë ujë në oqean. Ne, çdo gjë e perceptojmë brënda fenomenit kohë, ngase koha është një pjesë e jona, ngase gjindemi brënda saj. Ndërsa Zoti, ashtu sikur na ka krijuar ne, ka krijuar edhe kohën. Krijuesi nuk është i varur nga krijesat. Andaj, Ai mendon, vepron, shikon jashtë kohës. Dhe dituria e Tij është e pavarur nga koha. Kështu që, Ai para se të krijonte gjithësinë, e dinte se si dhe kur do e krijonte, çfarë ngjarjesh do ndodhnin në botë, cilët do i dërgonte si profetë, ku dhe kur do ndodhnin termete, luftra dhe katastrofa. E dinte se cili nga njerëzit që kishte krijuar do bëhej besimtar apo mohues, cilët do bëheshin budist, cilët hebreit, cilët të krishterë e cilët mysliman. Ai, ashtu sikur dinte se cilët nga këta njerëz do bënin vepra të mira, gjithashtu i dinte edhe ata që do bënin vepra të këqija. Ai çdo gjë e ka krijuar me diturinë e Tij të pakufishme. Të krijojë diçka pa e ditur është e pamundur. Në një hadith(Buhari, Kader, 1; Muslim, Kader, 1, 2) përmendet se Zoti i Madhëruar, njeriut kur është në barkun e nënës, pas një kohe të caktuar(40 ditësh), i shkruan/rregjistron rriskun, çastin e vdekjes dhe se a do jetë nga banorët e parajsës apo të ferrit. Kjo nuk do të thotë që Zoti i përcakton/programon veprimet, jetën e njeriut, porse, në përshtatje me diturinë e Tij të pakohshme, Ai ia shkruan/rregjistron veprat që zgjedh -me dashje apo padashje- njeriu.
Për ta konkretizuar këtë mund të formojmë një shembull: Ai e din se “filan person, në filan ditë dhe filan moment, do drejtohet të shkojë për në klub për të pirë, mirëpo filan shok i tij do e takojë në rrugë dhe do e bind se nuk duhet të shkojë në një vend të tillë, kështu që ky person do ndryshojë vendim, pastaj do shkojë për t’i bërë një vizitë një të afërmi, ndërkohë takon një person tjetër në rrugë dhe e ndihmon, pastaj aty duke dalur në krahun tjetër të rrugës, nga pavëmendja e tij dhe nga alkooli që ka pirë shoferi, do ndodhë një aksident, ku këtij personi do i përfundojë jeta.” Kjo është pra dituria e Zotit, një dituri jo e mangët, e përsosur, ngase Ai është nga çdo aspekt i Përsosur. Ne, njerëzit hamendësojmë, ndërsa Zoti ka dituri të saktë mbi ngjarjet dhe për çdo gjë.
Kështu që, çdo gjë që bën njeriu është një zgjedhje e lirë e tij. Nëse zgjedh të mirën Zoti do e shpërblejë, nëse zgjedh të keqen Ai do e ndërshkojë.
Këtë mënyrë interpretimi e bazoj në ajetet e shumta Kur’anore, tre nga ato janë;
“...Kushdo që bën keq do të ndërshkohet... Kush bën ndonjë nga punët e mira, qoftë mashkull ose femër duke qenë besimtar, të tillët hyjnë në xhennet dhe nuk u bëhet farë padrejtësie.” (Nisa, 123-124)
“Ata të dy thanë: Zoti ynë, ne i bëmë padrejtësi vetes sonë, e në qoftë se nuk na mbulon (mëkatin) dhe nuk na mëshiron, ne me siguri jemi prej të shaktërruarve.” (Araf, 23)
“Kush bën mirë ai e ka për vete e kush bën keq ai vepron kundër vetes, e Zoti yt nuk i bën padrejtësi robërve.” (Fussilet, 46)

__________________
Padituria eshte lumturi!!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 22 Shtator 2005 21:54
alkimisti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të alkimisti Kliko këtu për të kontaktuar me alkimisti (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: alkimisti Shto alkimisti në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto alkimisti në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Sykaltra_Shqiptare
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/03/2005
Vendbanimi: -
Mesazhe: 3334

Shume interesante tema, por brenda mundesive kalojeni tek "Diskutimet shoqerore,"
se u be ky nenforumi i "Besimit Fetar", sikur te ishte"Leksjo-ni fetar!"
ose "Muhameti u ringjall, ja adithet!"...

Pa te keq, thjeshte u kritikoj:- "se keni marre te tapepjeten!"
Mos e shfytezoni lirine e fjales dhe te mendimit te dashur miq!
Bashkohuni me te gjithe anetaret, do kalonim me bukur dhe jo keshtu te vecuar!

Mirekuptim-nga Helga.

__________________
-

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 22 Shtator 2005 22:18
Sykaltra_Shqiptare nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Sykaltra_Shqiptare Kërko mesazhe të tjera nga: Sykaltra_Shqiptare Shto Sykaltra_Shqiptare në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Sykaltra_Shqiptare në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kalorsi_i_kuq
Luftetari i te vertetes.

Regjistruar: 26/06/2005
Vendbanimi: katunet e USAs
Mesazhe: 318

Re: Nese Zoti ka caktuar cdo veper timen atehere pse me kerkon llogari kur gaboj?

Citim:
Po citoj ato që tha Sabian
Duke lexuar literature fetare vura re se:

-Pohoni se Zoti cakton çdo gje madje edhe veprat tona. Nese
eshte ashtu, dmth nese ai i ka caktuar edhe veprat e mia te keqija,
perse atehere me kerkon llogari per to?
Pra nese zot ka caktuar qe une te vras dike, perse atehere me ndeshkon kur e bej kete akt? A nuk po bej ate qe ai caktoi?
Perse zoti per dike tjeter cakton te jete i mire e per dike cakton te jete vrases!!?

-Pohoni sipas tradites suaj, se une kam te drejte te zgjedh.!!!
Si u kuptoka kjo e drejte zgjedhje kur pranohet qe perendia ka caktuar cdo te behem une e cdo te behet me mua?
Megjithate pa dashur tju ofendoj dua te them se nuk ka genjeshter me te rafinuar se kjo dhe me lejoni tju godas pak ne arsye.

Ju pyes:
A mos e kam zgjedhur une lindjen, gjinine, lartësine, ngjyren, vendlindjen
time?
A lind Dielli dhe a perendon Hena sipas zgjedhjes sime?
A vjen sipas zgjedhjes sime caktimi im; mua me befason vdekja dhe me ndodh tragjedia, dhe bej krim.
Perse Zoti me detyron te bej dicka, e pastaj per kete shkak me denon?!
Nëse pohoni se jeni te lire sepse pervec vullnetit te Zotit keni edhe vullnetin vetjak, a nuk po pershkruani me kete bashkepjesemarrje dhe reciprocitet te shume vullneteve?!
Shpresoj te jem i qarte per te gjithe.
Njeriu nuk ka liri, nese besojme qe Zoti ka caktuar cdo gje, sikur thone fete.
Sabian.




Shume e drejte.

Ne kemi lindur keshtu si na beri Zoti, qe na dha lirine te bejme te mira edhe te keqija. Tani nese ne e dime cila eshte e keqja edhe e bejme perseri atehere ne perdorem lirine tone e zgjedhjes edhe zgjodhem ate qe Zoti mund te na denoje.

Shen Pavli tha: Cdo gje eshte e lejueshme por jo cdo gje eshte e mire (benefits me)

Shumicen e rasteve Zoti ndalon ato qe jane keq per ne edhe per te tjeret.

Mendimi yt anon me shume ne Predestination ose Kalvinizem qe thote qe Zoti jua ka predestinuar cfare do tju ndodhe nese do shpetoni ose do mallkoheni.

Per mendimin tim ajo liria jone mund te na shpetoje ne nga cfare Zoti ka predestinuar. mendimi im...

__________________
Erdha mbrapsht nga protesta

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 26 Shtator 2005 08:11
kalorsi_i_kuq nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kalorsi_i_kuq Kërko mesazhe të tjera nga: kalorsi_i_kuq Shto kalorsi_i_kuq në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kalorsi_i_kuq në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lezhjani-82
I Pavdekshem

Regjistruar: 02/01/2005
Vendbanimi: Eternity...
Mesazhe: 4813

Nese lexoni te gjithe temen e hapur nga plloshtani tek:
www.forumihorizont.com/showthread.p...10&pagenumber=1
Do te keni shume per te mos-diskuruar dhe biles do ftoja dhe Auberonin i cili eshte nje djale shume i zgjuar te vazhdonte diskutimet mbi zotin .

Faleminderit

__________________
Jeta eshte nje semundje vdekjeprurese seksualisht e transmetueshme.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 26 Shtator 2005 08:45
lezhjani-82 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lezhjani-82 Kliko këtu për të kontaktuar me lezhjani-82 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të lezhjani-82't! Kërko mesazhe të tjera nga: lezhjani-82 Shto lezhjani-82 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lezhjani-82 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
DENARD
Anetar i ri

Regjistruar: 09/10/2005
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 1

PER SABIANIN

O SHOKU SABIAN PO ZOTI TY TA DHA MENDJEN QE TE ZGJEDHESH TE MIREN DHE TE KEQEN DHE AI ZOTI QE TE KRIJOJ TY NE BARKUN E NENES TATE TAKA BERE TE QARTE RRUGEN E TIJ PRA RUGEN E DREJT VETEM KAFSHET NUK KANE MENDE N.Q.S E KONSIDERON VETEN KAFSHE ATEHERE ESHET PUNE TJETER

__________________
PYETE VETEN NGA KE ARDHUR ,PSE KE ARDHUR DHE KU PO SHKON

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 09 Tetor 2005 16:10
DENARD nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të DENARD Kliko këtu për të kontaktuar me DENARD (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: DENARD Shto DENARD në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto DENARD në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Re: Nese Zoti ka caktuar cdo veper timen atehere pse me kerkon llogari kur gaboj?

Sabian!
Keto pyetje qe ti ke sjelle duan artikuj te tere qe te sqarohen pasi kerkojne nje analize te gjere.
Se dyti nuk na ke treguar cfare literature fetare ke lexuar qe ke dale ne keto konkluzjone?!!

Citim:
Po citoj ato që tha Sabian
Duke lexuar literature fetare vura re se:

-Pohoni se Zoti cakton çdo gje madje edhe veprat tona. Nese
eshte ashtu, dmth nese ai i ka caktuar edhe veprat e mia te keqija,
perse atehere me kerkon llogari per to?
Pra nese zot ka caktuar qe une te vras dike, perse atehere me ndeshkon kur e bej kete akt? A nuk po bej ate qe ai caktoi?
Perse zoti per dike tjeter cakton te jete i mire e per dike cakton te jete vrases!!?



Zoti nuk cakton per asnje te jete vrases por ama, e di se cfare do behesh ti ne te ardhmen dhe nje dituri e sakte per dicka nuk dmth qe eshte e caktuar domosdoshmerisht.
Psh. kur ti postove kete pyetje, e dije qe do kishe edhe pergjigjie nga pas por ama nuk ke caktuar asgje, dhe dituria jote ne kete rast ka qene me se e sakte por ama jo e caktuar domosdoshmerisht.


Citim:
Po citoj ato që tha Sabian
-Pohoni sipas tradites suaj, se une kam te drejte te zgjedh.!!!
Si u kuptoka kjo e drejte zgjedhje kur pranohet qe perendia ka caktuar cdo te behem une e cdo te behet me mua?
Megjithate pa dashur tju ofendoj dua te them se nuk ka genjeshter me te rafinuar se kjo dhe me lejoni tju godas pak ne arsye.

Ju pyes:
A mos e kam zgjedhur une lindjen, gjinine, lartësine, ngjyren, vendlindjen
time?
A lind Dielli dhe a perendon Hena sipas zgjedhjes sime?
A vjen sipas zgjedhjes sime caktimi im; mua me befason vdekja dhe me ndodh tragjedia, dhe bej krim.
Perse Zoti me detyron te bej dicka, e pastaj per kete shkak me denon?!
Nëse pohoni se jeni te lire sepse pervec vullnetit te Zotit keni edhe vullnetin vetjak, a nuk po pershkruani me kete bashkepjesemarrje dhe reciprocitet te shume vullneteve?!
Shpresoj te jem i qarte per te gjithe.
Njeriu nuk ka liri, nese besojme qe Zoti ka caktuar cdo gje, sikur thone fete.
Sabian.



Sabian, ti i dashur ke bere dicka gabim.
Ke rene ne gabim sepse ke ngaterruar lirine me vullnetin.

Ti flet per lirineabsolute, lirine e zotërimit te lire me kozmosin qe i perket vetem Zotit. Kjo liri absolute quhet vullnet.

Per ne eshte e vertete e vetme:

“Zoti yt krijon çka të dojë dhe zgjedh. S’është (e drejtë) e tyre të zgjedhin.”
( Kurani-El-Kasas, 68).


Askush nuk ka te drejte zgjedhjeje ne çeshtjen e krijimit, sepse Zoti xh.sh.
eshte Ai i cili krijon cte te doje dhe zgjedh cka te doje. Zoti i lartmadheruar
nuk do te te ftoje ne pergjegjesi(nuk do te te kerkoje llogari) per shkak te lartesise tende,(gjatesise)as qe do te te denoje per shkak se nuk e ke ndalur Diellin ne orbiten e tij. Por, fusha e pyetjeve(pergjegjesive) eshte fushe e ngarkimeve(obligimeve). Ti ne kete fushe je i lire dhe ata jane
kufijte per te cilet po flasim. Ti je i lire t’i kultivosh pasionet tua,ta permbash urrejtjen tende, ti kundrvihesh vetvetes, ti largosh
qellimet e kqija, e vazhdosh prirjet tua te mira.

Ti mund te bhersh bujar me vetveten dhe pasurine. Mund te flasesh te
verteten ose te genjesh. Mund ta permbash doren tende nga e
ndaluara. Mund ta permbash gjuhen tënde nga sulmi, pergojimi dhe intrigat. etj etj....

Ne kte fushe ne jemi te lire, dhe vetem per ate qe eshte brenda
saj do te pyetemi dhe do te jemi pergjegjes.

Desha te iki mi mora nja 20 e ca min kohe.

__________________
Duro, duro...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 09 Tetor 2005 19:07
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Indrit Kliko këtu për të kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Indrit Shto Indrit në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Indrit në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
erzeni_be
Veteran ne forum

Regjistruar: 07/07/2004
Vendbanimi:
Mesazhe: 1306

Re: Re: Nese Zoti ka caktuar cdo veper timen atehere pse me kerkon llogari kur gaboj?

Citim:
Po citoj ato që tha INDRITI2004

Desha te iki mi mora nja 20 e ca min kohe.



Sa lek te kushton minuti Indrit?

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 22 Tetor 2005 02:53
erzeni_be nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të erzeni_be Kliko këtu për të kontaktuar me erzeni_be (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: erzeni_be Shto erzeni_be në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto erzeni_be në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
transparenti
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 12/11/2004
Vendbanimi: europ
Mesazhe: 29

pershendetje

...nje gje duhet te kihet parasysh, ISLAMIKISHT neve jemi te sprovuar ne kete jete.Jeta e tanishme eshte TEST per boten tjeter dhe kjo duhet te dihet...respekte.

__________________
"Te jesh i mire është lehtë, vështirë është të jesh i drejtë"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 07 Nëntor 2005 21:29
transparenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të transparenti Kliko këtu për të kontaktuar me transparenti (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: transparenti Shto transparenti në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto transparenti në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Sabian
Bukuran

Regjistruar: 15/08/2005
Vendbanimi: Rrugeve
Mesazhe: 66

Re: PER SABIANIN

Citim:
Po citoj ato që tha DENARD
O SHOKU SABIAN PO ZOTI TY TA DHA MENDJEN QE TE ZGJEDHESH TE MIREN DHE TE KEQEN DHE AI ZOTI QE TE KRIJOJ TY NE BARKUN E NENES TATE TAKA BERE TE QARTE RRUGEN E TIJ PRA RUGEN E DREJT VETEM KAFSHET NUK KANE MENDE N.Q.S E KONSIDERON VETEN KAFSHE ATEHERE ESHET PUNE TJETER


Kujdes"Boldin" !
Sabian.

__________________
Mundohem te te harroj por harroj te te harroj.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 13 Nëntor 2005 17:41
Sabian nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Sabian Kliko këtu për të kontaktuar me Sabian (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Sabian Shto Sabian në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Sabian në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 23:18 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Besimi Fetar > Nese Zoti ka caktuar cdo veper timen atehere pse me kerkon llogari kur gaboj?

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.