Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Ditari > Kultura nen hijen e teatrit Vlerėsimi i Temės: 3 votime, mesatarja 3.67.
Gjithsej 36 faqe: « E parė ... « 27 28 29 30 31 32 33 34 35 [36]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

mbi Teatrin

Kultura është norma më thelbësore që e mban aktiv një popull të vetëdijshëm. Zakonisht, festivalet kulturore kanë një normë të caktuar që i japin tjetër karakter vizionit të një shoqërie, në radhë të parë pasuron artin skenik me gjithë performancat e duhura dhe kulturën e plason në një stad më të përshtatshëm. Fuqia e një shoqërie , qëndron pikërisht në mbajtjen aktive të teatrit. Festivalet kulturore fshehin një motiv entuziast të kohës me faktorin disiplinë, dhe zgjojnë ambicjet e pazakonta për një shoqëri të hapur...

Festivalet kulturore për fëmijë rihapin kapituj të rinj me përmasat e ndikimit racional në plejadën e të menduarit mbarëshoqëror; ngjizin akte me motivet e një kulture që ruan çmimin për progres. Rëndësitë e festivaleve kulturore, veçanërisht ku preken dhe fëmijët, brenda vetes zgjojnë një situatë më dramatike për ardhmërinë e një kombi, duke i shtuar dhe pasuritë e pazakonta shpirtërore dhe gjurmët që flasin vetë.

Takimet e teatrove mes veti, gjithnjë kanë për thelb vështrimin e krijimit të një ure të përbashkët, ku secili synim më sekret i mundshëm i tyre mund të bëhët një ves mbi të bukurën, duke e shpërndarë në kapitujt më gjithëpërfshirës të artit.

Teatri dhe artet në përgjithësi, krijojnë modelin e të bukurës mbi një shoqëri.

P.

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Korrik 2007 11:29
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Interviste me poetin

Gazetare: Valbona Zunçe

Interviste me poetin Plloshtani



Valbona Zunçe: Poeti Plloshtani poezinë e cilëson si filozofi e mendimit më të thellë shpirtëror e cila duhet të jetë e arsyeshme, racionale dhe gjithnjë duke e ruajtur karakterin e arsyes për vizion drejt realitetit njerëzor. Ai për revistën “Vizione”, na flet me një ndjenjë të çiltër, duke u sqaruar dashamirëve të poezisë, poezinë e tij, brumin që duhet të përmbajë poezia, por edhe porosinë që duhet poezia t’i përcjellë artdashësit,dhe të ardhmes...

- Libri i tretë i poetit Plloshtani, “Nga regjia e shpirtit”, këtë titull mban për shkak se sipas tij “Poezia, si art i fjalës së bukur kërkon shpirt në relacion pas të bukurës, ndjenjës dhe momentit në kohë. Si të thuash është e tejdukshme në formën e shpirtit, andaj dhe poetin e fut në këtë shfaqje. “Nga regjia e shpirtit”, është burimi i misteriozitetit tim shpirtëror, ku ndjenjat e mia zihen në eklips shpirtëror dhe qartësojnë efektin kundër absurditetit”, thotë ai.

Valbona Zunçe: Si e ndjen poezinë dhe ç’është poezia për ju?

Plloshtani: Poezinë e ndiej nga çasti dhe nga mënyra e lundrimit të disa ndjenjave të panjohura, gjithnjë në versionin poetik. Për mendimin tim, poezia është filozofi e mendimit më të thellë shpirtëror. Ajo duhet të jetë e arsyeshme, racionale dhe gjithnjë duke e ruajtur karakterin e arsyes për vizion drejt realitetit njerëzor, gjithnjë i shkëputur nga koncepti i absurditetit.

Valbona Zunçe: Ku e gjen muzën Plloshtani?

Plloshtani: Tek prehëri i Hënës kulaçe, soditja e muzgut pa qiellin e yjeve. Ah, sa do të doja të dëgjoja, të paktën njëherë, terbimin e Zotit!?

Valbona Zunçe: Si shpërthejnë emocionet te një poet?

Plloshtani: Nga ethet që merr qenia njerëzore, apo nga përjetimet e thella shpirtërore.

- Emocionet janë përjetimet e thella që has shpirti i qenies njerëzore në raste të ndryshme, raste këto që njeriu mbërthehet nga rreziqet e jashtme, mossiguritë, hallkat e dëshpërimit jetësor, në raste injorimi, apo kur antivlerat sundojnë qeniet.

Valbona Zunçe: Çfarë do i porosisni të rinjtë që kanë filluar të merren me poezi?

Plloshtani: Më mirë të mos merren fare me poezinë!? Ata që do të merren me poezi, sa më shumë të na trajtojnë idealizëm dhe vizion, mbase për mendimin tim, këto të fundit japin koloritet poezisë, dhe e bëjnë të ketë ndikim me përmasa botërore. Poezia nuk kërkon prirje, siç thonë shumica e poetëve dhe pedagogëve, por ajo lind nga dhuntia shpirtërore. Poezia nuk merret në dorë, nuk sundohet, por duket si pamja e një Zoti të vërtetë, pastaj pak më vonë shfaqet si një magji me shpejtësinë vakume që të servon shpirtin në akte të çuditshme, drejt një intonacioni shpirtëror.

Valbona Zunçe: Plloshtani, poezia juaj është filozofike. Çfarë të lidh me filozofinë?

Plloshtani: Nga poret e shpirtit poetik, poezia më shfaqet si e mirë supreme duke e futur, gjithnjë, brenda armën time, atë të filozofisë idealiste. Mua më lidh idealizmi në plejadën e të menduarit.

Valbona Zunçe: Çfarë jeni duke shkruar?

Plloshtani: Pas librit “Heshtja e poetit” dhe “Nga regjia e shpirtit”, një muzë me letra filozofike, nën hijen e titullit “Format e mendimit filozofik”, më tërheq drejt një libri me shprehjen e një idealizmi racional.

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Modifikuar nga volter datė 16/07/2007 ora 15:00

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Korrik 2007 14:44
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 01/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531



Gjithnje kenaqesi te te lexosh ty....

Ti transmeton nje rryme te ngrohte dhe kaq paqesore......

Poetim te mbare

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Korrik 2007 14:49
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Katilesha Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Katilesha Shto Katilesha nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Katilesha nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kotka
.....

Regjistruar: 21/06/2007
Vendbanimi: .....
Mesazhe: 3612

Citim:
Po citoj ato që tha katilesha007


Gjithnje kenaqesi te te lexosh ty....

Ti transmeton nje rryme te ngrohte dhe kaq paqesore......

Poetim te mbare



Plotesisht dakord me ty Kati. Paqja e tij eshte burim i qetesise shpirterore qe ekziston tek ky poet.

Suksese Plloshtan

__________________
Nuk mjafton te mendojme se duhet vepruar ndryshe...duhet te fillojme te mendojme ndryshe... dhe vetem atehere fillojme te veprojme ndryshe.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Korrik 2007 16:17
kotka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kotka Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kotka (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė kotka't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: kotka Shto kotka nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kotka nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Faleminderit per uratat e juaja modeste znj. katilesha dhe kotka! Ju kerkoj ndjese per momentin qe nuk mundja t'ua ktheja letren, ngase kisha probleme shendetesore.


Uroj qe t'ju kishte krijuar efekt intervista, dhe nje doze tjetet te performuar me paqen dhe realitetin shpirteror.



Kam nje kohe qe me trashegon famen dhe arrij te qendisem neper disa letra qe penda e arte me vret perdite me shkronja... Eshte teper e cuditshme, ceshtja qendron perhere se idealizmi dhe te menduarit racional me incizojne gjurmen e perditshme....

Cudi, sot jam ne absurditetin tim te pare!





Me efekt, P.

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Modifikuar nga volter datė 08/08/2007 ora 12:43

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Gusht 2007 12:16
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Struga Poetry Evenings

August, 23/28 2007



Poet: Plloshtani, Bujar


The Look of the Poet

The world of childhooh to the poet is but a small boat
Tat sets off to the endless expanse of life
Qandering off to goodness, love,
Peace and unlimited justice.

(The child, a white flower
Runs with confidence
Into the embrace of its family
Carrying to them the gift of God).

In that boat of feelings
Stretches a world of peace and love.
A world of honesty and playful hues
And faces adorned with the child's smiles.

And the poet hunts for every sound in this world
With the open soul of a child
And he raises the pain of a fallen friend
To zenith heights.

Ant time only awaits him
Adorning his future with smiles
Where the child moves on through a white destiny.



Translated into Albanian


Mbremjet Strugane te Poezise

23/28 gusht 2007



Poet: Plloshtani, Bujar


Shikimi i nje Poeti


Bota shpirterore e poetit eshte nje barke femije
Qe ecen detit te pafund te jetes
duke u kredhur ne miresine, dashurine,
paqen dhe drejtesine e pafund.

(Femija, nje lule e bardhe
zbret ne bese te domosdoshme
tek gjiri i familjes duke i sjelle asaj
dhuraten e besimit tek Zoti).

Ne kete barke ndjesore shtrihet
bota e paqes dhe dashurise.
Nje bote e çilter me ngjyra gazmore
Dhe me fytyren e stolisur me buzeqeshje femije.

Dhe poeti e kap çdo tingull te kesaj bote
Me permasat e nje femije
ai dhembjen per shokun e rene
E ngre ne nje ndjenje te perbotshme!

E kohes i del perpara,
Duke stolisur te ardhmen me buzeqeshje
Ku femija endet neper fatin e bardhe.

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Modifikuar nga volter datė 27/08/2007 ora 19:36

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Gusht 2007 19:22
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Dhimitėr Pojanaku pėrballė poezisė liriko filozofike tė peizazhit dhe dashurisė

Vështrim nga Plloshtani, 17 Shtator 2007



VËSHTRIM POEZISË SË POETIT POGRADECAR DHIMITËR POJANAKU

Dhimitër Pojanaku përballë poezisë liriko filozofike të peizazhit dhe dashurisë



Poezia, si art i fjalës qartëson modelin për një shpirt që moderohet në relacion pas të bukurës. Si të thuash është e tejdukshme në formën e një vakumi lakonik me përmasat e një vallëzimi hyjnor, ku gjenealogjinë e poetit e kthjellon drejt një patosi me arsye racionale dhe një intonacioni shpirtëror.
Dhimitër Pojanaku, njeriu që ngadhënjen mbi njeriun, pozicioni i shpirtit të tij që vidhet nga valët e detit të pafund preferon të gëlltis shpirtin e tij prej poeti në poezi liriko filozofike të peizazhit, dashurisë, pezmatimit. Copëza shpirti me formën e një aventure, pastaj me ngushëllimet e vjeshtës mëshiron muzgun e perëndimit të qiejve. Ah, deti është formula e kapërcimit të vetvetes në vetminë e realitetit të tij. Ai është poet bodlerian, skalit vargun me konkurrencën e mendimeve të thella, gjithnjë duke futur një kohë poetike vetëm për të ndërtuar një poezi. Ai ka shpresa dhe vizion të madh për lojën e të shkruarit, e cila rrotullon gjithë virtytin e tij shpirtëror si kullë ashensori. Krijon pa ekzistencën e pezmatimit, dhe e kthen në një ekzistencë ngushëllimi, që shpeshherë mund të ndryshojë dëshirat për të mirë, por koha mbetet e habitur nga sjellja, sepse ai bëhet i nxituar në lumturinë shpirtërore. Poeti që endet mes llumit dhe virgjërisë.

Fund deliresh

Sa herë më molepsin zërat e qiellit,
Shkoj te deti.

Sekush më mbathi në kthim,
Këpucë plumbi.

Dhe ngeshëm numëroj kokrrizat e rërës.

(nga libri me poezi: Gurët Zbardhin Natën)
Një vakum lakonik i mbinë në shpirt. Zërat e qiejve nisin pozicionin e tyre duke e stimuluar poetin të këndojë dhe të udhëhiqet drejt një relacioni pas të mirës supreme. Në syrin e poezisë shfaq melankolinë për një përpjekje kundër përpjekjes së qiellit. Një sy që fsheh pasqyrën për vullnet drejt realitetit, dhe një shmangie me bojën e fosfortë të valëve kërkon moralin për qenien që ka humbur dhe që rrëfën heshtazi kundër humbjes së ardhshme. Vetmia dhe deti janë forca e shpirtit të tij për t’i mbuluar veset e një qielli. Ai troket me thembrat e tij vetjake në kokrrat e rërës, duke i rrëfyer qiellit me gjuhën e poetit se, tani është një moment tjetër për stabilitet shpirtëror dhe një mundësi më shumë për poezinë kur nata hedh hënën kulaçe në skenë, që poeti ta grishë me vargje...



Oda përballë times

Oda përballë times,
Përnatë mban dritën ndezur.
Muret e saj asnjëherë s’kanë puthur errësirën,
Errësira asnjëherë
s’ka mbështetur faqet mureve.

Netëve,
Vuaj të di,
N’at’ dritë e mban ndezur dhimbja apo,
Dashuria.

(nga libri me poezi: Gurët Zbardhin Natën)


Një llambë prej poeti me dritën e hënës e mban aktiv pozicionin e shpirtit të tij. Brenda dhomëz kubike ku janë orientuar rrezet e llambës kah tryeza e punës, ku imagjinata grafullon përnatë nga një poezi në letër- zbardh gurët e natës. Pena, në kontrast me ngjyrën e murit nxjerr shllimin e poetit për një vizion drejt mendimit për arsye filozofike duke premtuar gjithë kërcellin prej të njëjtit motiv: Shpirt përmbi shpirtrat. Pozicioni i penës së poetit është ideal i lirë thelbësisht i njëjtë me vetveten e tij, i tëri mes llumit dhe i formuar si një artikull i vjetër fasade për besim të thellë ndaj kapërcimeve të shthurura...


Mbasdite vere

Shtrirë,
I pozon qetësisë.

Një xham shejtan,
I vetmi mëkatar,
Gëzon hiret e saj.

Të linjtat,
Guaskat bosh,

Koloviten dyshemesë.

(nga libri me poezi: Gurët Zbardhin Natën)



Pas perëndimit të pezmatimit, lind boja e erosit. Brenda lëkurës së protagonistes ka gjetur vetminë e saj që bredh, pastaj pak më vonë vetëm poezia e tij e sheh ngado atë model femërushkeje. Syri i tij që endet dhe që rrëmben, arrin dhe këtë herë të mbështjellë pamjen e një shpirti femëror në formën lakuriqe. Rërën që dikur poeti ka shkelur me pezm, sot trupi i saj lakuriqe e puth me vëllimin e një dashurie të mprehtë entuziaste. Ku zhurma e rërës ia pëshpërit veshin lëkurës së saj për një botë dehëse përballë një jete të shthurur prej bohemi. Femra si një akt skllavërie e shtrihet për t’i promovuar mashkullit gjithë nuancat e saja erotike. Dashuria është patosi mbi të vërtetën e jetës shpirtërore të poetit, dhe ndjenjat e përmirësojnë nga pushtimi i pezmatimit borëmbuluar. Nëse ajo femër e brishtë kaplohet nga ndjenja misterioze, atëherë këtë mister mund ta zbërthejë një poet që jeton mes llumit dhe virgjërisë. E, ai poet është Dhimitër Pojanaku.



Dimër në lokalet e plazhit


Vetmia dehet me kujtimet e verës.

Dy kotele,
Për inat të detit të ftohtë,
Lëpihen me gjuhë.

Një plak beqar dhe një
trëndafil vjeshte,
Këmbejnë,
Dashurira të hershme.

(nga libri me poezi: Xhindet kërcejnë polka)


Poeti qartëson simpatinë sekrete për një qytet të tij të preferuar nga preferenca, kur momentet për dashurinë e triumfuar, sipërfaqja e tokës shtrohet me savan dëbore brenda me pjesët e paqes dhe dlirësisë. Ky është vetëm një vend për një hënë apo një satelit tjetër të shkëputur nga pezmatimi, këtu mbijeton dëshira e vetme, dashuria, dhe si rrjedhim ai mund të argëtojë vetveten gati se çdoherë, në mbrëmjen e vetmuar. Poeti që shpëton të bukurën me delikatësën e tij herë prej një demoni, e herë prej një engjëlli, madje dhe kur disku i hënës nis të ngrij nga i ftohti i njëanshëm, ai mbetet heroi i triumfuar i së mirës në dashuri...

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Shtator 2007 17:00
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Nje poezi e Plloshtanit

(ne stilin japonez)

*
Një hënë me fund barkun shtatzënë,
tenton të fshihet pas mjegullave
nga turma e vobektë!
Poeti e sodit atë!
Por penela e piktorit s’e le rehat, duke e pikturuar blu!

18.03.2007
h 21:09



P.s Cfare me kujton shpirti ?! Hesht, se njerezit nuk mund ta dijne!

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Shtator 2007 11:47
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Intervistė: Poeti qė vdes qiellin nė hon

Intervistë me Dhimiter Pojanaku- poet


Dhjetor 2007, Ohër
Plloshtani



Plloshtani: Rrasorja e gjyqtarit, a mund të simbolizojë dhe një vëllim shpirtëror i tipit Pojanaku ?

Dhimitër Pojanaku: Ajo nuk mund të ndodhë kurrë! Poezia dhe profesioni janë të ndara me thikë te unë. Dhë këtë duket e ka bërë diçka mbinjerëzore, unë jap poezisë nga gjyqësori aq sa i duhet, dhe anasjelltas. Pra, profesioni më jep fjalën e shkurtër, të ngjeshur dhe poezia i jep profesionit ndieshmërinë, që besoj duhet gjithmonë!

Plloshtani: Mendoni se është e lindur poezia tek ju ?

Dhimitër Pojanaku: Po. Nuk si të jetë ndryshe. Ndryshe nuk do t’i mbaja poezitë e mia të gjitha përmendësh. Shumë miq e mikesha të poezisë sime nuk do të recitonin tavolinave poezitë e mia. Ndryshe nuk flitet për poet.

Plloshtani: Ju pëlqen ironia ?!

Dhimitër Pojanaku: Për mua ironia tregon mençurinë e njeriut, sidomos kur ajo është e hollë dhe në vendin e duhur. Edhe kur drejtohet kundër meje, ata që bëjnë një ironi të tillë, i zë miq!

Plloshtani: ǒmendoni, je poet i madh ?!

Dhimitër Pojanaku: Nuk thuhet poetë të mëdhenj dhe poetë të vegjël. Të gjithë kanë poezi në shpirt, poetët kanë misionin ta hedhin në letër. Pastaj koha, si një mjeshtre e madhe vulos gjithçka. Pastaj tekefundit, kush nuk donte të linte një emër?!

Plloshtani: Kam dëgjuar se bëni SMS shumë të hidhura. Të jetë e vërtetë?!

Dhimitër Pojanaku: Të hidhura! ( qesh ). E vërteta është se në SMS-të e mia nuk mund t’i shpëtoj dot shpirtit tim poetik, i cili është dhe rrebel. E keqja këtu është që te miqtë e mi nga dëshira besoj, m’i shpërndajnë si suvenire.

Plloshtani: Keni shumë poezi për vdekjen! ǒju lidh me të ?!

Dhimitër Pojanaku: A nuk është pjesë e jetës?! A nuk ndodh që përditë gëzimi ndërron vend me dhimbjen, e dhimbja me gëzimin?! A nuk është diçka e pandashme? Ndaj tek poezitë e mia, jeta dhe vdekja zë secila vendin e vet. Ashtu si më vjen magjia nga lart.

Plloshtani: Ju keni lindur dhe jetoni buzë liqenit të Ohrit në Pogradec. Atij liqeni që i ka kënduar me aq ëndje Lasgushi. Përse në poezitë e juaja zë vend gjithkund deti ?

Dhimitër Pojanaku: Sepse më magjeps. Sepse është pafund dhe paanë, ushqim dhe dritë për shpirtin dhe syrin tim. Kam faj?!

Plloshtani: Më thuaj poezinë tënde më tronditëse ?

Dhimitër Pojanaku: Ndoshta është “Zhvirgjërimi i murgut”, ndoshta “Vdekja qorton portretin”, ndoshta “Njëzet vejushat”, pastaj... po sikur të pyesnin lexuesit e mi, dhe të më lehtësonin nga kjo brengë?!

Plloshtani: Kam dëgjuar se jeni i sertë, hera-herës shpërfillës ?

Dhimitër Pojanaku: Kjo më ndodh kur më kapin kapriçiot e poetit, por dhe atëherë meqenëse, miqtë nuk më braktisin, e serta dhe shpërfillja ime do kenë patjetër nota lirike brenda vetes!

Plloshtani: Keni bërë ndonjëherë duel ?

Dhimitër Pojanaku: Nëse dueli do më sillte ndonjë çmim poetik, të cilat nuk e di ç’më ka gjetur t’i lakmoj kaq shpesh. Edhe mund ta pranoja duelin, me kusht që ta zgjedh vet llojin e armës!

Plloshtani: Dorëshkrimi juaj i fundit është me sa dimë " Qielli vdes ne hon” ?! Përse ?

Dhimitër Pojanaku: Nuk e kam ditur dhe ende nuk e di. Mbase është dëshira e çdonjërit për të rrokur të pamundurën.

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Janar 2008 10:39
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 21:13 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 36 faqe: « E parė ... « 27 28 29 30 31 32 33 34 35 [36]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Ditari > Kultura nen hijen e teatrit

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.