Forumi Horizont Gjithsej 9 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 »
Trego 9 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Toka , Natyra dhe Mjedisi. (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=364)
-- Ndikimi i njeriut ne ujerat natyrore (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14612)


Postuar nga Tulipani datë 30 Shtator 2007 - 21:43:

Ndikimi i njeriut ne ujerat natyrore

Deri në periudhën para-industriale të shekullit të XIX-të, ndotja e ujit ka qënë kryesisht problem jo shqetësues, e shkaktuar nga ndotje të vogla, kryesisht nga shkarkime të lëngëshme. Shumica e mbetjeve ishin me origjinë shtazore ose nga njerëzit, dhe ndonjëherë nga përbërës të tjerë organikë ose jo-organikë nga industria (Stanners et Bourdeau, 1995). Në zonat pak të populluara, pa sisteme kanalizimesh, këto probleme, edhe sot kapërcehen lehtë nëpërmjet aftësisë vetëpastruese natyrore të lumenjve.
Zhvillimi industrial dhe qytetërimi modern pas shek. XIX–XX-të çoi në formimin e zonave të mëdha të banuara, me industri dhe bujqësi të zhvilluar intensive. Kjo shkaktoi shtimin e shkarkimeve ujore pa ndonjë trajtim paraprak, tej mundësisë vetëpastruese të ujërave. Për këtë, në mbarë botën sot shëndeti i njeriut dhe zhvillimi i tij janë gjithnjë e më tepër të shqetësuar nga cilësia jo e mirë ose mungesa e ujërave. Përmbytjet nga lumenjtë, më të theksuara vitet e fundit po shkaktojnë shpesh probleme të rënda; gjithashtu, shkatërrimi i habitateve ujore nga sistemimi i papërshtatshëm, si dhe digat mbi lumenj po çojnë në varfërim të botës bimore dhe shtazore.
Nga ana tjetër, me industrializimin dhe rritjen e popullsisë rritet edhe kërkesa për ujë të një cilësie të mirë. Krahas përdorimit urban dhe industrial kërkesa për ujë po rritet në drejtim të higjenës personale, vaditjes në bujqësi, përdorimit në blegtori, energjetikë, për ftohje në termoenergjetikë dhe industri, si dhe për peshkim, lundrim etj. (Stanners et Bourdeau, 1995). Të gjitha këto ndikojnë në cilësinë e ujërave. Krahas rritjes së përdorimit, shumë ujëra po i nënshtrohen ndotjes në rritje prej shkarkimeve të  përqendruara të papërpunuara urbane dhe industriale, dhe prej derdhjeve aksidentale. Krahas tyre, ndikim të madh luajnë dhe ndotjet e shpërndara bujqësore dhe ato të shpëlarjes së tokës dhe ajrit, prej përdorimit të tepruar të plehrave dhe pesticideve.


  Gjithsej 9 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 »
Trego 9 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.