Forumi Horizont Gjithsej 66 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 66 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiva (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=309)
-- E kam gabim apo ja kepusin kot keta gazetare? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7962)


Postuar nga Fajtori datë 01 Prill 2005 - 23:07:

E kam gabim apo ja kepusin kot keta gazetare?

Tirane, bastiset gjykata

Shoferi i gjykates se Shkalles se Pare Tirane, pardje pasdite si perhere, e parkoi automjetin e tij prane ish-Bllokut, ne rrugen "Sami Frasheri", te lagjes nr 29. Por nuk e kishte menduar se te nesermen s'do ta shihte me. Ne oren 02.00 te mengjesit te djeshem, makina tip Benz e titullarit te gjykates, ishte zhdukur dhe shoferit, nuk i mbetej tjeter vecse te denonconte hajdutllekun. Forcat e Komisariatit nr 2 te policise ne Tirane, menjehere sapo moren kallezimin nisen kerkimet. "Ne arriten ne disa ore te biem ne gjurmet e hajdutit, pasi mesuam se i njejti qe kishte kryer vjedhjen e makines se gjykates, kishte perlare edhe nje Land Rover, prone e nje shtetasi", treguan burimet zyrtare ne kete komisariat. Sipas tyre, te dy makinat iu rikthyen pronareve, kurse 35 vjecari nga Elbasani, Dritan Telezi, u arrestua ne flagrance, si i dyshuar i vetem i vjedhjes se dyfishte. "Pas prangosjes, ne zbuluam se Telezi, kishte vjedhur edhe kasetofonin e nje makine tip "Peugeot", ne rrugen "Komuna e Parisit", pak dite me pare", detajoi policia.

-----------------------------------

Tani ose une jam apsajt nga mendte ose ky gazetari i Korrierit flet fjale qe as vete nuk i kupton. Cfare domethene bastis ? Kisha pershtypjen qe bastisja eshte nje hajdutllek i madh, nje plackitje, boshatisje a ku di une. Si mund te quhet gjykata e bastisur se vidhet nje makine e saj rreth 1 kilometer larg gjykates. Kur lexova titullin thashe se kishin vjedhur dokumentat e kushedi sa gjyqeve. Me pas lexova lajmin dhe pashe se gjykata nuk hynte fare ne tragjedi, por ishte vetem nje makine e vjedhur tek shtepia e shoferit. Apo thua hajduti ta kete ditur qe eshte makina e gjykates dhe ka dashur ta ...bastise.

Le te flasim pak mbi bastardimin e gjuhes shqipe ne kete teme.


  Gjithsej 66 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 66 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.