Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 3 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiva (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=309)
-- Ministri italian i Rendit, reagime të ashpra pas vrasjes në Vareze (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8633)


Postuar nga Klodel datë 16 Qershor 2005 - 22:08:

Ministri italian i Rendit, reagime të ashpra pas vrasjes në Vareze

Pisanu: Emigrantët, rrezik për sigurinë e Italisë

Tirane
Vrasja e një baristi italian nga dy emigrantë shqiptarë në Itali, kthehet në një çështje politike.

Ngjarja në Vareze ka provokuar protesta antishqiptare nga të cilat ka mbetur i keqtrajtuar një emigrant shqiptar, ndërsa po diskutohet mundësia e dëbimit të emigrantëve shqiptarë me qëndrim në Itali. Në mes të kësaj situate të tensionuar zyrtarë të lartë italianë janë shprehur, se populli shqiptar nuk duhet kriminalizuar për shkak të ngjarjeve spontane, të cilat kanë si protagonistë emigrantët nga vendi ynë me qëndrim në Itali. Ministri i Brendshëm italian, Xhuzepe Pizanu deklaroi dje se asnjë krim nuk mund të justifikojë reagimet raciste ose ksenofobe. Pisanu është i referuar ngjarjeve të ditëve të fundit në Vareze, ku pas vrasjes së një 23-vjeçari italian nga dy shqiptarë janë zhvilluar disa revolta antishqiptare.

Deklarata
Nga ana tjetër ministri i Brendshëm i Italisë, tha dje për mediat vendase se askush nuk mund ta vendosë vetë drejtësinë. Duke folur rreth temës së emigracionit, Pisanu tha se emigrantët duhet të jenë të kontrolluar sipas ligjeve dhe konventave ndërkombëtare. “Emigrantët janë një rrezik potencial për rendin dhe sigurinë e vendit tonë”, është shprehur numri një i policisë italiane. Ky deklarim ka sjellë reagime të ndryshme në rangjet politike dhe sociale të Italisë. Një ndër emrat e njohur të drejtësisë së vendit fqinj, Di Pietro, ka dalë kundër kësaj deklarate duke i qëndruar idesë, se emigrantët nuk duhen kriminalizuar pse persona të veçantë kryejnë vepra penale deri edhe vrasje të rënda si ajo e Varezes. Ndërkohë, situata duket e tensionuar dhe në shumë qarqe është hedhur edhe ideja e largimit të emigrantëve shqiptarë nga Italia. Kundër akteve raciste është shfaqur dje edhe zëvendësdrejtori i përgjithshëm i policisë italiane, Luixhi De Sena, i cili ndodhej në Tiranë. Ai i tha agjencisë italiane të lajmeve “ANSA”, se “nuk duhet të kriminalizohet një popull i tërë, duke u udhëhequr nga emocionet për një akt kriminal të kryer nga dy emigrantë shqiptarë”. De Sena ka vijuar me deklaratën e tij, duke u shprehur se në kriminalitetin në Itali duhet bërë një dallim mes rolit që kanë shqiptarët e Shqipërisë dhe ata nga Kosova e Maqedonia.

Vrasja e italianit
Të shtunën në mbrëmje, më 11 qershor, Klaudio Mezhiori barist në qytetin e Vareze ka mbetur i vdekur nga goditjet me thikë. Autori i krimit, sipas policisë italiane, është emigranti shqiptar Vladimir Mnela. Ai është arrestuar pak kohë pasi ka kryer krimin ndërsa gjatë dëshmive të dhëna për hetuesit ka treguar se gjithçka e ka kryer në gjaknxehtësi. Emigranti shqiptar në Itali, i cili kishte shkuar atje në mënyrë klandestine ka kërkuar ndjesë dhe është shprehur i penduar për veprimin e tij. Vrasja e baristit italian ka shkaktuar reagime të ashpra në zonën ku ka ndodhur ngjarja. Anëtarë të disa organizatave naziste kanë organizuar manifestime, nga të cilat ka mbetur i keqtrajtuar një emigrant shqiptar. Pas ashpërsimit të gjendjes, nëna e baristit të vrarë është shprehur publikisht për vetëpërmbajtje. Në emër të djalit të saj, nëna e viktimës ka kërkuar që ngjarja të mos përdoret në mënyrë të gabuar, por të shërbejë për rritjen e tolerancës, duke kërkuar që ngjarja t’i lihet në dorë drejtësisë.


------------------------------------------------
Edhe flasim per ksenofobine tone. Si eshte e mundur qe cdo vrasje banale qe ndodh ne cdo vend te botes gjithnje kthehet ne debat politik per largimin e te gjithe emigranteve nga vendi dhe barazpeshohet populli shqiptar me Krimin????

Ku jane reagimet e ambasades sone ne Itali, te qeverise sone?

NE kerkojme respektin e te huajve, nderkohe qe harrojme qe kur nuk respekton veten nuk te respektojne te tjeret. kur dinjiteti i nje kombi e i nje shteti shitet kaq lehte, nga vete shteti, politika cpresim ????


  Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 3 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.