Forumi Horizont | Gjithsej 718 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 718 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Përse kryepeshkopi i vetëshpallur grek Janullatos nuk largohet nga Shqipëria !!?? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8821)
Përse kryepeshkopi i vetëshpallur grek Janullatos nuk largohet nga Shqipëria !!??
Si mendoni për kryepeshkopin grek Janullatosin i cili eshte vetëshpallur kryepeshkop i gjithë Shqipërisë . Duhet që në kishat Shqiptare te bëhen meshat në gjuhën Shqipe edhe greke ??!!
Me ardhjen e proceseve demokratike , kërkesë e domosdoshme ishte edhe rimëkëmbja e besimeve fetare dhe në këtë kuadër edhe ripërëritja e fesë ortodokse Shqiptare . Për këtë arsye i detyruar , Ramiz Alia dhe ministri i jashtëm i asaj kohe , Muahmet Kapllani , gjithashtu edhe disa intelektual më në zë ju drejtuan kishes greke , e cila dërgoi ne Shqipëri Janollatosin me detyrën në hierarkin fetare si eksark për KAOSH-in ( Kisha Autoqefale Ortodokse e Shqipërisë ) . Duke parë se KAOsh-ja e udhëhequr nga eksarku Janollatos filloi të investohet dhe të marë karakterin e vartësis helenike shtrohet pyetja a ka vend më ky njeri në Shqipëri ??!!
Pra sic e shikoni edhe sic jeni të informuar ky person erdhi si bamirës në ndihmë të KAOSH-s dhe tani është vetëshpallur kryepeshkop i gjithë Shqipërisë gje e cila bie në kundërshtim me ligjet me kryesore të vetë kishës Shqiptare .
Themelimi i KOASH-es në Kongresin e Beratit të vitit 1922 , konsolidimi i saj me statutin , rregullat dhe kanunet e vecanta dhe njohja e saj nga Patriarkana më 1937-en , pas përpjekjeve këmbëngulëse të popullsisë Ortodokse Shqiptare , ishin pasojë e qëndresës shekullore që atdhetarët rilindas u bënë ndikimit te institucioneve të huaja kishtare dhe në mënyrë të vecantë Patriarkanës Greke të Stambollit .
Në vitin 1929 Kongresi i dyte i KOASH-it miratoi statutin e Kishes Autoqefale Shqiptare . Me këtë statut u sigurua plotësisht karakteri Autoqefal Kombëtar i Kishës tonë .
Neni 16 është kurorëzimi i gjithë asaj lufte të gjatë per pavarsi kishtare dhe kishë kombëtare , epilogu i një përvoje të hidhur në luftë me tendencat shoviniste greke . Më poshtë po shkruaj këtë nen të marë fjalë për fjalë nga kushtetuta e KOASH-it ...
Cilësit e Peshkopëve
Art. 16. Kryepishkopi , Peshkopët , Zavendësit e tyre lokal , Ikonomi i Math Mitrofor , Sekretar i Përgjithshëm i Sinodhit , si edhe ndihmësit e Zavendësit Klerikë të Kryepishkopit dhe të Peshkopëve , duhet të jenë prej gjaku , gjuhe Shqipëtarë si edhe të kenë nënshtetësinë Shqiptare .
13 Qershor 1929 . Korcë
Ky nen e bën Janullatosin të paligjshëm në Shqipëri .
Gjithsej 718 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 718 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.