Forumi Horizont | Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 2 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- Rritet numri i shqiptarëve me depresion... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9035)
Rritet numri i shqiptarëve me depresion...
“Numri i njerëzve me stres dhe depresion po vjen në rritje. Fatkeqësisht ky fenomen po vihet re, sidomos tek moshat e reja". Kështu theksohet në një raport të CRCA (Qendra për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut) . Në raport theksohet se njerëzit, sapo të vënë re shenjat e para të depresionit dhe stresit duhet t'i drejtohen psikiatrit. Sipas raportit “Stresi dhe depresioni kanë ekzistuar gjithmonë në Shqipëri, por vitet e fundit këto sëmundje janë më evidente. Nëse do të kërkoheshin shkaqet, ato janë të shumta. Mund të jenë shoqërore, si nga ndryshimi i sistemeve”. Para viteve '90 në Shqipëri nuk njiheshin fenomene të tilla, si prostitucioni, droga e shumë dukuri të tjera dhe shoqërinë shqiptare, dukuri të tilla e tronditën, duke krijuar ç’rregullime në sistemin nervor, shkak për lindjen e stresit dhe depresionit.Por shkaqe për, stresin dhe depresionin mund të jenë problemet ekonomike si: papunësia, ngjarjet traumatike, si humbja e njeriut të afërm, humbja e vendit të punës, etj. Ka tendenca, theksohet në raport, “Nga të rinjtë për të kërkuar ndimën e psikologut, por ato janë të pakta. Në fakt, kjo është fatkeqësi, pasi janë sëmundje që kërkojnë ndihmën e psikiatrit dhe psikologut, por dhe të njerëzve që i rrethojnë”. Në Shqipëri akoma nuk ka filluar të kërkohet gjerësisht ndihma e psikologut. Kjo është e domosdoshme, pasi theksimi i stresit dhe depresionit sjell situata të rënda, deri në vetëvrasje.
Marë nga gazeta "SOT"
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 2 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.