Forumi Horizont | Gjithsej 404 faqe: « E parë ... « 93 94 95 96 97 98 99 100 101 [102] 103 104 105 106 107 108 109 110 111 » ... E fundit » Trego 404 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Sali Berisha, komunisti i veshur tani me petkun e Demokracise?! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14943)
BB: Shqipëria më e korruptuara në Europën Juglindore
Thu, 26 Jun 2008
Banka Botërore boton raportin më të rëndësishëm të vitit, Shqipëria e 2007 më e korruptuara në Europën Juglindore
Jemi në vendin e parë për këtë tregues në rajon edhe për vitin 2007. Administrata shqiptare me të gjithë strukturat e saj është vlerësuar nga ana e BB me një nivel të fryrë korrupsioni, duke qenë tërësisht larg vendeve të tjera që janë fqinjë me ne.
Qeveria shqiptare është më e korruptuara në rajon dhe njëkohësisht ka nivelin më të ulët të eficensës në Europën Juglindore. Banka Botërore ka publikuar gjatë ditës së djeshme raportin e fundit për treguesit kryesorë të 212 vendeve, ndër të cilët përfshihen, kontrolli i korrupsionit, eficensa e qeverisë, zbatimi i ligjit, të drejtat e njeriut, stabiliteti politik dhe reformat rregullatore. Por duke bërë përmirësime minimale në krahasim me vitin 2006, Shqipëria renditet në vend të parafundit krahasuar me të gjithë kandidatët e tjerë dhe fqinjët tanë. E vetmja e re që ka ndodhur për vitin 2007, mbetet futja e Kosovës në listat e krahasimit të vendeve në rajon. Kosova, duke patur një qeveri e re, të gjithë treguesit e saj mbeten më të dobët dhe në këtë rast qeverisë shqiptare i ka humbur vendi i fundit. Por edhe në këtë raport tejet të rëndësishëm, mbetemi sërish larg fqinjëve dhe në ato çështje që mbeten jetike për vendin, siç është lufta kundër korrupsionit dhe eficensa e qeverisë. Vendet e rajonit tonë siç është Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Kroacia dhe Turqia që aspirojnë për tu bërë anëtare të Bashkimit Europian kanë një nivel treguesish disa herë më të lartë dhe me një ritëm përmirësimi të shpejtë. Në grupin vendeve të Europës Juglindore dhe të Balltikut që bëjmë pjesë, jemi sërish në vend të fundit nëse nuk marrim si bazë krahasimi Kosovën që mbetet në më të shumtën e krahasimeve në atë vend që deri dje ishte Shqipëria. Raporti i BB për indikatorët e qeverisjes, mbetet më i rëndësishmi ndër vlerësimet që bëjnë institucionet ndërkombëtare për vendin. Mbi bazën e këtyre të dhënave ngrihen një pjesë e mirë e financimeve dhe projekteve në të cilat aspiron qeveria shqiptare. Të dhënat janë tejet të rëndësishme edhe për të gjithë bizneset e huaja që kërkojnë të futen në tregun shqiptar.
Eficensa e qeverisë
Vendi i fundit me të cilin mund të krahasohemi në të gjithë treguesit e marrë në konsideratë është Bosnja dhe Hercegovina. Për sa për i përket eficensës së qeverisë, Banka Botërore e ka vlerësuar qeverinë në nivele minimale të rezultateve të saj. Qeveria shqiptare sipas Bankës Botërore ka një tregues të eficensës që nuk arrin as në 50 përqind. Shqipëria renditet pas Kosovës, Serbisë Maqedonisë, Malit të Zi, Kroacisë dhe Turqisë.
Më të korruptuarit
Jemi në vendin e parë për këtë tregues në rajon edhe për vitin 2007. Administrata shqiptare me të gjithë strukturat e saj është vlerësuar nga ana e BB me një nivel të fryrë korrupsioni, duke qenë tërësisht larg vendeve të tjera që janë fqinjë me ne. Në këtë tregues për vitin 2007 kemi mundur që të lemë pas vetëm Kosovën. Edhe në treguesin e korrupsionit nuk kemi arritur që ta kalojmë 37 përqindëshin, një nivel ky nga më të ulëtit për këtë studim të Bankës Botërore. Edhe në këtë tregues renditemi të fundit në rajon pas Serbisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Kroacisë, Turqisë dhe Bosnje Hercegovinës.
Zbatimi i ligjit
Nuk paraqitet asgjë e re edhe në këtë tregues. Mbetemi sërish në vend të fundit, duke lënë pas nga të gjitha vendet e rajonit vetëm Kosovën që është tashmë shtet me pak muaj jetë. Pas futjes së Kosovës në këto studime të Bankës Botërore, kemi mundur që të shkëputemi nga vendi i fundit i vlerësimit, duke janë lënë këtë shtetit më të ri shqiptar në Ballkan.
Më pak të korruptuar se në 2006
Pavarësisht se qeveria shqiptare i bën punët me hapin e breshkës dhe nuk mundet asnjëherë që të arrijë ritmet e reformave të vendeve të tjera që aspirojnë për në BE, sipas BB ka një rënie të korrupsionit gjatë vitit 2007 krahasuar me vitin 2006. Ndërsa gjatë vitit 2005 dhe 2006, Banka Botërore bëri të ditur se në vend nuk kishte asnjë përmirësim në luftën kundër korrupsionit, në vitin 2007 kemi një përmirësim të lehtë. E njëjta situatë paraqitet edhe në treguesit e tjerë ku vihen re përmirësime,por që janë larg hapave me të cilat duhet që të ecë një vend që aspiron të bëhet pjesë e Bashkimit Europian.
:bam
Gjithsej 404 faqe: « E parë ... « 93 94 95 96 97 98 99 100 101 [102] 103 104 105 106 107 108 109 110 111 » ... E fundit » Trego 404 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.