Forumi Horizont Gjithsej 234 faqe: « E parë ... « 95 96 97 98 99 100 101 102 103 [104] 105 106 107 108 109 110 111 112 113 » ... E fundit »
Trego 234 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Biondia dhe Stoli . (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18293)


Postuar nga BIONDIA datë 08 Maj 2011 - 02:06:

Ai...

Ti kishe vite qe kishe hyre ne endrrat e mia e s’me lije te flija naten ,ti kishe vite qe une te mendoja cdo dite, minute ,seconde .Kishte muaj qe sa here te shifja zemra me dridhej fort dhe sa here ti kaloje prane meje une dridhesha nga emocionet qe me falje sic dridhet gjethja kur era e lehte loz me te e prek e mbeshtjell me kujdes .Une kisha kohe qe te veshtroja ne heshtje, kisha vite qe te pelqeja po ne heshtje, kisha vite qe te doja po ne heshtje dhe pse ti kurre se kishe vene re. Per ty une isha e padukshme ndoshta dhe kjo gje me bente te vuaja dhe te mendoja se ti smund te me shikoje mua s’mund te isha i interesuar nje vajze te thjeshte e te varfer si puna ime .Ti ishe i paarritshem per mua dhe syte e mi, ishe i paarritshem per zemren time ...Ne jetonin ne te njejten lagje ishim shoke femijerie bashke kopesht ,shkolle une gjithmon te kerkoja me sy por ti se vije re …ne cdo moment une isha prane teje nje hap mbrapa o para por perseri kjo nuk mjaftonte ti ishe shume i zene per te me dalluar mua ose s’doje te me dalloje .Une kisha filluar keto vitet e fundit te shkruaja ne heshtje per ty poezit me te bukura dhe pse ti se dije,une bisedoja me ty gjithe diten ne heshtje …ah sa e urreja kete heshtje e urrej dhe sot heshtjen me shtin friken .Une bija te flija ne gjume me shpresen qe ne mengjes gjate rruges tek te iknim ne shkolle te gjithe bashke ti te ishe afer meje si ndothte cdo dite dhe pse s’me shikoje sepse ishe i zene te bisedoje me te tjeret por te pakten ishe e lumtur sepse une humbja ne lendinen e syve te tu .Adhuroja tingullin e zerit tend cdo gje e jotja me dukej prefekte dhe sa me shume te idealizoja ne mendjen time ne shpirti tim aq me shume e dija qe largoja veten nga realiteti ,hyja ne boten e cudira si Liza por jo per te zbuluar por per te gjetuar dashurine .Cdo dite kjo dhimbje qe ndieja ne shpirt dhe zemer sa vinte e rritej dhe sa me shume rritej ajo aq me shume zvogeloheshe e largoheshe ti une e dija qe sdo ishe kurre i imi .Kishte dite qe do te doja te tregoja cdo gje cfare ndieja, cfare provoja e kishte dite qe kjo gje me tmerronte sepse kisha frike te shikoja talljen ne syte e tu injorimin .Une ndihesha vetem isha me gjithe friken time me dyshimet e mia me kujdesin tim te tepert ate kujdes qe ti se vije re o ndoshta te besdiste dhe une nuk pushoja se dheni .Une isha per ty isha me gjithe dashurine time ,isha aty…Po vinte fundi i shkolles dhe une e dija qe per ty ishte vitit i fundit dhe ti do ikje ne universitet e s’do te shifja me .S’do te shifja tek lozja me shoket e tu dhe un te shikoja dhe beja tifozllik per ty gjithmon ne heshtje s’do te shifja me ne eskursionet qe do benim me shkollen ne mbremjet dhe ne ditelindjet qe do festonim s’do te shifja me afer meje . Do kisha vuajtur kshu ne heshje akoma per shume vite ,derisa nje dite ti me pe, me vure re ti vure re qe une eksistoja, vure re dashurine time ...Ate dite isha duke studiuar ne dhomen time kur hyn mami dhe me thote qe me kerkojne dal ne korridor dhe c’te shikoj ty une shangem dhe ti duke buzeqeshur me thua;
-Kam nevoje per ty me duhet nje nder dhe je e vetmja qe mund te ma besh -une ashtu e habitur sic jam te them .
-Hajde brenda -te fus brenda ne dhome dhe ulesh ne krevatin qe eshte perballe meje dhe je me siklet njelloj si une.
- Neser kam permbledhjen e librit “Perseri ne kembe “ dhe une se kam lexuar sdi asgje me tha vellai im qe ti e ke lexuar se keni qene bashke kur e keni blere mund te me tregosh permbajtjen te lutem me duhet te marr nje note te mire me ndihmon dot ? Une te shikoj drejt e ne sy dhe cuditerisht tani sme dukesh kaq i paarritshmen
-Po e kam lexuar kam dhe librin po deshe ta jap kam shenuar me laps gjerat qe me kan pelqyer me shume –zgjatem dhe marr librin qe eshte ne ate dollap qe babi na e ka bere si bibloteken dhe ta jap ti e merr ne dore dhe shikon qesh pastaj me shikon dhe mua . Une skuqem ne fytyre dhe ti qesh une sic beja gjithmon fshija ose me mire gerrvishja emrat e autoreve dhe vija timin kshu me dukej vetja se isha nje shkrimtare dhe librin e kisha bere une ti me the:
-Po paska pas te drejte im vella kush me mire se shkrimtarja e ketij libri mund te ma shpjegoje per car flet –une ula koken dhe buzeqesha pastaj fillova te tregoj per cfare fliste libri ti degjoje dhe shkruaje dhe une flisja ….flisja here here zeri im bridhej nga emozionet dhe syte me mjegulloheshin dhe ti me shikoje ne fillim i cuditur pastaj shikimi jot ndryshoi u be me familjar me i embel.… here mbas here hynta nana dhe na jepte o noj gote shurup trendalifi dhe tunte koken si me thane “u lodhet nuk mbaroka ky liber “ kur mbarova se treguari ishte shume vone gati nate para se te dilje te ikje ti me the:
- Jam i lumtur qe se paskam lexuar kete liber s’do me dukej kaq i bukur sa tani shifemi neser ne mengjes me prit te ikim bashke faleminderit ...je fantastike .
-Ska gje per te me falenderuar po shifemi neser ne mengjes te pres –ti ike dhe une u turra drejt dritares e lumtur te shifja por ishte erresire dhe hena kishte pak drite e s'te dalloja do por degjova fershellimen tende ngrita koken nga qielli thashe “ bej qe te degjohet dhe neser ajo fershellime te lutem beje” mu duk sikur hena shtoi ndricimin si per te me thene qe ajo fershellime do degjohej qe nga ajo nate per vite e vite me radhe …

Maj 199…

thone qe degjohet dhe sot dhe pse tek ajo shtepi nuk banon njeri degjohet ….


  Gjithsej 234 faqe: « E parë ... « 95 96 97 98 99 100 101 102 103 [104] 105 106 107 108 109 110 111 112 113 » ... E fundit »
Trego 234 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.