Forumi Horizont | Gjithsej 718 faqe: « E parë ... « 101 102 103 104 105 106 107 108 109 [110] 111 112 113 114 115 116 117 118 119 » ... E fundit » Trego 718 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Përse kryepeshkopi i vetëshpallur grek Janullatos nuk largohet nga Shqipëria !!?? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8821)
Pershendetje qe te gjitheve!
Perjashtimi im ishte thjesht nje buton i gabuar i disa prej moderatoreve te cilet, pa dhene asnje shpjegim ose paralajmerim per "antishqiptarizmen" time, vendosen per ban, duke menduar se keshtu ishte me mire.
Vendosa te rregjistrohem serish. Gjate gjithe kesaj kohe kam ndjekur cdo dite se si do te vazhdonte kjo teme, se si njerezit do te shpreheshin dhe mbi te gjitha se si do te vepronin ne realitet, jo vetem me fjale, sepse nuk vlen. Keshtu, dialogje nga me te peshtiret lexova ndermjet Belgium, Sykaltres etj qe me dhane te kuptoj se sa seriozisht u mor thirrja e famshme dhe pompoze e Amoxilit: "Na duhet ndihma e te gjitheve".
E te gjitheve? Ku jane? Mos valle nuk jane shqiptare?
Kaq pak "shqiptare" paska Shqiperia?
Pse nuk dalin? Pse pikerisht ju qe jetoni ne USA, Belgjike, Itali, France etj ngrini zerin dhe shani njerez qe ndertojne dhe ngrejne jo vetem banesa trupore por edhe shpirterore?
E di qe do te reagoni shume shume ashper dhe do t'u kerkoja moderatoreve ta postonin kete mesazhin tim te plote sepse eshte mesazhi i pare.
Si eshte e mundur qe u mbyll kjo teme kaq pa perfundim? Nuk e kupton o Amoxil dhe Kontinent qe te rinjte nuk merren me keto pune? Juve ju duket sikur jini ne Mesjete dhe ju kane rrethuar greket apo jugosllavet.
Pse o Kontinent nuk kthehesh ne Shqiperi dhe t'i dalesh perpara Janullatosit dhe t'i thuash ato qe ke thene deri tani? Pse ti qe ke mbi 10 vjet qe e ke lene atdheun tend ngre zerin ne nje tastiere dhe nuk ben gje tjeter?
Do ju lutesha te gjitheve qe te ktheheni ne Shqiperi.
Te ndihmoni njerezit e vendit tuaj.
Te jepni kontributin tuaj ne ato aspekte ku ju keni talent.
Dhe... ne aspektin fetar te falni veten tuaj per ngritjen shpirterore te shqiptareve dhe kulturen e tyre fetare.
E di o Kont dhe Amoxil qe USA eshte e bukur dhe me shume mundesi.
Endri, Kanadaja po ashtu. Sabina, Franca patjeter. Belgium dhe Erzeni _Be, Belgjika, lule shumengjyreshe. Italia, s'ke c'i thua.
Po Shqiperia???
Tropoja, Kukesi, Bulqiza, Kopliku, Mati, Rresheni, Kruma, Malesite...........
ku njerezit rrojne me 7000 leke te reja ne muaj?
Si do t'ia bejme? Pse t'i leme ata njerez atje pa televizor, teater, argetim; kur ka gjakmarrje, frike, pasiguri; dhe nuk ka rruge, makina, shkolla, mode, etj etj??????
He pra, o shqiptare? Pse te mos shkojme atje si misionare? T'i ndihmojme, t'u gjejme pune etj etj?
Pse ju e ngrini zerin ne qiell, nderkohe qe situata ne Shqiperi eshte e keqe?
Pse merreni me flale te kota dhe boshe? Pse e harxhoni kohen kot? Pa qellim?
Prandaj do t'ju lutesha, jepini fund ketyre diskutimeve te kota sepse nuk kane vlere. Moret vesh?
Janullatosi eshte ai qe po ben vepra reale.
Nikolla Marku? Lexoni gazeten "Ngjallja" te Tetorit dhe atje do te gjeni nje shkrim te priftit katolik te Elbasanit se cfare thote per NM.
Nqs nuk besoni teologet shqiptare, besoni ate. Dhe per ta verifikuar, shkoni ne Elbasan dhe takojeni. Pyeteni se si eshte puna me NM dhe do t'ua thote.
Kaq kisha per te thene.
Edhe nje here do t'u lutesha moderatoreve, TA POSTOJNE MESAZHIN TIM.
Nqs cilesohet si antishqiptar, ju lutem vendoseni si problematik, por mos e fshini, ju lutem.
Jam ne pritje te pergjigjeve tuaja te dashur patriote, ku jeni dhe ku s'jeni.
Per cfaredo pyetje do te mundohem te kthej nje pergjigje qe te mbushe zbrazetine tuaj, jo vetem fetare, por edhe kulturore.
Me shume sinqeritet dhe dashuri,
Stenli.
Gjithsej 718 faqe: « E parë ... « 101 102 103 104 105 106 107 108 109 [110] 111 112 113 114 115 116 117 118 119 » ... E fundit » Trego 718 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.