Forumi Horizont | Gjithsej 718 faqe: « E parë ... « 105 106 107 108 109 110 111 112 113 [114] 115 116 117 118 119 120 121 122 123 » ... E fundit » Trego 718 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Përse kryepeshkopi i vetëshpallur grek Janullatos nuk largohet nga Shqipëria !!?? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8821)
Per Stenlin e kthyer serisht
Stenli ne mesazhin tend te pare pas kthimit ke thene qe e ke ndjekur kete teme dhe permend disa emra forumistesh qe jane shprehur me tone te ashpra. Ne faqen e 9-te kam shkruar nje mesazh per ty me disa pyetje. Nuk kam perdorur as sharje as fyerje, sepse nuk e kam zakon. Do te me pelqente t'i pergjigjeshe disa pyetjeve te thjeshta. Per lehtesi po e kopjoj edhe nje here ketu.
Stenli ka mundesi te me thuash perse fjalen "ortodokse" e shkruan "orthodhokse"? Te ta them une me mire, sepse kryepeshkopi Anastas ka urdheruar qe ne te gjitha dokumentat e kishes fjala te shkruhet ne kete menyre, m.q.s ne ne shqip kemi edhe th edhe dh. Ne shqipen e sotme kjo fjale eshte ORTODOKSE dhe asnje njeri nuk ka te drejte te ndryshoje drejtshkrimin e nje fjale, pervec vendimeve qe mund te marre nje kongres gjuhesie. Si ia lejon ai vetes te marre vendime te tilla? Dhe perse e ben nje gje te tille, perse i kushton kaq rendesi nje fjale?
Ashtu mendoja edhe une, si ti, ne fillim, qe perderisa ishte ne Kenia, atij i interesonte besimi dhe jo politika, por duke punuar per disa vite shume prane, pashe shume gjera qe me zhgenjyen. Perse duhet te vinte ne Shqiperi i ashtuquajturi at Efremi? I di bemat e tij besoj. E di edhe qe ne Ardenice u tha ushtareve greke kjo eshte toka juaj, por nuk pa qe nje "i huaj" nga Shqiperia ishte atje duke u falur. Per te mos folur per anen morale te ketij njeriu. Perse ambasadori grek vinte ne kryepeshkopate per ta takuar shume shpesh? Perse ushtaraket greke te trupave te KFORIT vinin ne kryepeshkopate? Perse prane tij ka prifterinjte apo dhjakonet me te paafte? Sepse ata jane gjithmone dakotr me cdo vendim te tijin dhe nuk e kundershtojne kurre. Kjo me kujton kohen kur shoqet Lenka, Themije, apo karrocjere te tjere viheshin te qeverisnin vendin.
Se fundi dua ta mbyll me pyetjen me te thjeshte qe cdo njeri mund ta beje. Ku eshte portreti i Fan S. Nolit ne kishat ortodokse "autoqefale" te Shqiperise? Perse nuk permendet asnjehere kjo figure e shquar jo vetem e letersise, por edhe e Ortodoksise shqiptare qe luftoi per ta bere kishen shqiptare autoqefale?
Eshte e vertete qe ka ngritur shume kisha ne te gjithe vendin, madje edhe atje ku numri i ortodoksve eshte shume i vogel, por a e ke pyetur ndonjehere veten nese qellimi i tij eshte thjesht fetar apo politik? Ti e di qe grekerit po te jesh ortodoks shqiptar te thone qe je grek? Ashtu sic pretendojne se korcaret dhe Korca jane greke. Une jam me origjine nga Korca, jam ortodokse por aspak greke. Fatmiresisht ne dejet e mia nuk rrjedh asnje pike gjaku grek. Duhet te jesh pak me largpames ashtu sic jane edhe vete grekerit. Cdo gje e kane me qellim te larget. Cdo gje mund te presesh nga nje popull qe krenohet me Kalin e Trojes. Dhe kam frike se ketyre bemave bamirese te kryepeshkopit tone do t'ia degjojme zerin me vone.
Fale tolerances dhe moskokecarjes se tepruar te popullit tone dhe interesave te uleta te politikaneve tane Greqia ka arritur me Shqiperine ate qe ka enderruar gjithmone, e ka gjetur shtruar. Ti del si antikomunist nga ato qe ke shkruar ne mesazhet e tua, por kur flet per Zogun perdor gjuhen e komunisteve, flet me ate gjuhe e cila me kujton librat e historise se kohes se diktatures. Mos harro se Zogu krijoi shtetin e pare shqiptar dhe mbahet si nje nga politikanet me te zote, qe respektohej edhe nga vete kundershtaret e tij (pikerisht nje kundershtar i tij politik e lajmeroi qe te mos shkonte ne parlament, sepse do t'i benin atentat, e m.gj.a. ai shkoi), perfshi ketu edhe at Fan. S. Nolin. Nuk kishte si te pranonte ne krye te kishes nje grek kur ai i dinte mire qellimet e Greqise ndaj trojeve tona, ishte njesoj si te mbante gjarprin ne gji. Vertet Zogu u veteshpall mbret, por a nuk beri edhe Anastasi te njejten gje duke u vetepropozuar per t'u shpallur kryepeshkop? Perse ka kaq mendim te larte per veten, duke menduar se eshte i pazevendesueshem? A nuk eshte e vertete qe sipas tij qellimi per te cilin erdhi ishte te rimekembte kishen dhe te krijonte nje brez klerikesh, ne duart e te cileve pastaj ta linte kishen dhe te largohej? A nuk ishte ky misioni i tij, te paktetn misioni i shpallur prej tij. Perse edhe sot pas 15 vjetesh gjendet ende atje? N.q.s. ne keto 15 vjet nuk arriti te bente ate per te cilen erdhi zyrtarisht d.m.th. qe ka deshtuar. Apo mbase misioni i tij i vertete synon diku tjeter? Arritja me e madhe e grekeve, fatekeqesisht per ne, eshte ajo qe ka arritur me disa nga te rinjte shqiptare qe mendojne ne te njejten menyre si ti. Njeriu duhet te shikoje c'ndodh perreth, te analizoje dhe te reflektoje, mos shkoje verberisht pas udheheqesve te tij qofte politike, qofte shpirterore, prandaj Perendia na ka dhene arsyen.
Gjithsej 718 faqe: « E parë ... « 105 106 107 108 109 110 111 112 113 [114] 115 116 117 118 119 120 121 122 123 » ... E fundit » Trego 718 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.