Forumi Horizont Gjithsej 238 faqe: « E parë ... « 107 108 109 110 111 112 113 114 115 [116] 117 118 119 120 121 122 123 124 125 » ... E fundit »
Trego 238 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12714)


Postuar nga Jarigas datë 23 Korrik 2007 - 00:54:

Ke qene aq i qarte sa c'jane edhe te dy grupimet e kundervene ne lidhje me apostazine.Thjesht nuk na e the qarte nese apostazia denohet apo jo.

KUR CITON"Ibn Tejmijah ka pasur një mendim të ndryshqëm nga ai I Ibn Rexhebit, nga një transmetim `Abdur-Raziq in his Musannaf, vol. 10, p. 168 no. 18710, ku tegohet se Profeti a.s ka falur disa musliman që braktisën fenë dhe që u rikthyen sërishmi tek islami dhe vrau ata të cilët e mohuan Islamin dhe që iu kundërvunë atij duke e sulmuar atë"...cfare ke parasysh me "e sulmuan", me shpata apo me fjale???Ketu eshte thelbi i dashur...


Pastaj kur pohon se:"Muslimanet besojne, te gjithe pa perjashtim, se njeriu lind si musliman qe femije dhe se me pas prinderit e kthejne ate ne nje besim tjeter, kjo ne baze te hadithit te Muhamedit a.s."...kujdes se mua me quajten shpifes per kete.....

Ndersa citimi :""Një beduin shkoi tek profeti dhe u zotua për besnikërinë ndaj tij duke pranuar Islamin. Ditën tjetër ai u kthye i sëmurë dhe me ethe dhe tha “Kthema zotimin tim”, por profeti refuzoi tre herë. Pastaj profeti tha “Medina është si një kacek, që largon mbeturinat dhe pranon pastërtinë".", mendoj se nuk ka te beje fare me apostazine.Si mund te nderroje fe nje njeri, kur nuk e njeh fare ate??Ketu flitet per bese , dhe jo per fe......

Sa per "fitren", apo ndjenjen e bashkelindur te te qenit i krijuar nga nje zot i vetm, do te ishte nje teme shume interesante per te debatuar me indianet apo me filozofet e lashtesise greko-romane.S'mendoj se i perket temes.

Shen Agostini pastaj, nuk eshte asgje me teper se sa nje studiues dhe filozof teologjie, barabar me dijetaret myslimane.Sekush shpreh vetem pikepamjen e vet, gje qe s'ka te beje fare me te verteten universale. Sa per filozofine ne Islam, hidhi pak nje sy jetes se Avicenes apo te te te madhit Omar Khayyami e pastaj flasim per te tjerat.Sidoqofte une e kisha fjalen per myslimanet e sotem, hordhi te tera qe punojne ne Evrope prej vitesh e kur i pyet nese e njohin Nene Terezen te shohin si guhake.E mos hec ketu te na thuash se duhet te flas me nje imam apo hoxhe per te kuptuar diturine e thelle te myslimaneve, sepse e njoh mire.Kur e pyeta nje hoxhe nese ishte ne gjendje te me permlidhte me nje fjali misionin dhe dobine e Islamit , filloi te me recitonte arabisht dhe pasi i perserita pyetjen duke ju lutur te me pergjigjet shqip, e humbi toruan dhe iku i zemeruar nga tavolina.Edhe sot e kesaj dite ajo pyetje ka ngelur pa pergjigje...........


  Gjithsej 238 faqe: « E parë ... « 107 108 109 110 111 112 113 114 115 [116] 117 118 119 120 121 122 123 124 125 » ... E fundit »
Trego 238 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.