Forumi Horizont Gjithsej 238 faqe: « E parë ... « 108 109 110 111 112 113 114 115 116 [117] 118 119 120 121 122 123 124 125 126 » ... E fundit »
Trego 238 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12714)


Postuar nga Muhejminu datë 23 Korrik 2007 - 20:40:

Kur citoj Ibn Tejmijah jam duke cituar një ndër dijetarët më të preferuar muslimanëve dhe veçanërisht të lëvizjes që quhet Selefinj. Pra po citoj një ndër autoritet që nuk përdor Rai(llogjikën në përpunimin e një teksti) dhe një prej shtyllave më të rëndësishme të dijetarëve Muslimanë. Po kështu në shkrimin tim unë kam përmendur shumë jurist të shkollave të ndryshme të Fikhut në Islam (nabelijt, hanefitë, shafiit dhe malikitë) dhe nëse ndër to ka pasur shumë nga juristët që nuk e kanë pranuar këtë lloj dënimi me vdekje do të thotë që ka shumë dijetarë që nuk janë dakord që apostazia është një dënim hudd, pra që duhet të lahet në tokë. Vetë brënda këtyre dijetarëve ka shumë mendime për dënimin e apostazisë, disa mendojn se personi duhet burgosur, shih shembullin e Omerit r.a, disa të tjerë mendojn se duhet ti përkujtohet sialmi derisa ai të vdesë sepse besimi është një çështje mes tij dhe Zotit (theksoj përsa i përket apostazisë), por të gjithë kanë një mendim të ërbashkët që nëse i larguari nga feja është në gjëndje lufte apo i kundërvihet muslimanëve për ti luftuar ato atëherë ai dënohet si i tillë pra si tradhëtar duke përfshirë dhe apostazën që nuk është më në gjëndjen e mëparshme.


Tani duhet të kuptosh dicka more Jarigas, Islami është një religjion që të lë hapësira lëvizje në disa cështje dhe nuk është i ngurtë në gjithcka prandaj dhe mendmii i dijetarëve është i ndryshëm Në atë që të kam shkraur më sipër të kam përcaktuar dhe të kam thën se cdo fetva apo cdo thënie e dijetarëve varet nga hukmi prej të cilit dijetari e nxjerr fetvan e tij. Cështja e apostazisë ka shumë mendime, nëse ti do të kërkosh mendimin tim atëherë un jam i gatshëm ta jap menjëherë. Sipas asaj që unë di dhe aq sa kam lexuar nga dijetarët e të dyjave anëve unë mendoj se mendimi i dytë (pra me mos dënim kapital të personave në fjalë), vetëm në raste lufte apo tradhëtie të lartë.

Tani përsa i përket asaj që ti e quan besë, ajo është thjesht një mënyrë pëer të përshkruar fjalën e shehadetit gjejmë shpesh në disa përkthime që për fjalën e Shehadetit të thuhet më jep besën. Pra hadithi do të thotë që beduini ia dha besën (pra dëshmoi në njëshmërin e Zotit dhe në profetësin e Muhamedit) pastaj u kthye dhe e tërhoqi besën nga Profeti a.s. po kështu unë të kam përmendur dhe nje ajet kuranor që nuk i dënon ato.

Duke vazhduar tek fjalët kundër të tyre....mund të vazhdojm.

Në shkrimin tim të mësipërm unë të kam përmendur një ndodhi shumë të bukur. Një ndër shkruesit e Profetit a.s në Medine, një ish prift pasi qëndron një farë kohe me Profetit si skrib i tij ai kthehet në Mekke ku fillon të shpifë për Profetin dhe kur Profeti a,s cliron Meken ai kthehet sërisht në Musliman por ai nuk u dënua për apostazi. Kur flitet për ato që dënohen për apostazi, sipas versionin të Ibn Tejjmijes janë ata që i vihen në luftë me shpatë islamit dhe i kundërvihen atij. Sikurse qe gjëndja e atyre fiseve që pas vdekjes së Muhamedit a. Iu kudnërvunë Islamit dhe Muslimanëve dhe që dy Kalifët e parë i mundën.

Sa për termin e Fitras qe thjesht një sqarim, sepse të them të drejtën nuk pres që të bëhet një diskutim për të. Përderisa ju nuk keni përgatitjen e duhur fetare për këto gjëra.


  Gjithsej 238 faqe: « E parë ... « 108 109 110 111 112 113 114 115 116 [117] 118 119 120 121 122 123 124 125 126 » ... E fundit »
Trego 238 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.