Forumi Horizont | Gjithsej 37 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit » Trego 37 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shoqëria civile, institucionet dhe zgjedhjet (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=196)
-- A ka mangesi,difekte etj ne qeverisjen e Nanos e te PS nga 1997 e me sot??!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7642)
Televizioni ALSAT ka zbuluar dje nje skandal diplomatik nen firmen dhe dolline e Ministrit te Jashtem, Kastriot Islami.
Kryediplomati ka firmosur nje dokument ku njeh teresine territoriale te Jugosllavise, entitet qe perfshin edhe Kosoven. Ministri i Jashtem ka nenshkruar marreveshjen me Ministrin e Jashtem te Serbi-Malit te Zi, Drashkovic, duke iu referuar dokumentit te Beogradit dhe aspak rezolutes 1244 qe eshte sot ne fuqi.
Ky eshte padyshim sukses i diplomacise serbe, dhe me e pakta nje gafe e pafalshme e diplomacise sone. Pamjet televizove qe serviri dje ALSAT gjate momentit te nenshkrimit te dokumentit te perbashket, ne dhjetor te vitit te shkuar kur Drashkovic gjendej ketu per vizite, e jepnin qarte gezimin e diplomatit te Beogradit, dhe euforine idiote te homologut shqiptare.
Islami ose nuk e dinte c'kishte firmosur, ose ishte i vetedijshem dhe per kete arsye i kenaqur. Nese marrin rastin e gabimit, mungeses se vigjilences se Ministrit tone, si shpjegohet qe kete nuk e paskan vene re profesionistet e Ministrise se Jashtme.
Ne kemi eksperte te mire te diplomacise te cileve nuk mund t'u kaloje nen hunde nje doklument i tille. Atehere eshte me e besueshme te themi Islami e ka ditur se cfare ka bere, rrjedhimisht edhe Nano, i cili here pas here merr udhezime dhe bekime nga kanalet e Athines, aq te lidhura me Beogradin. Aq me i forte behet ky dyshim, po te kemi parasysh se dje eshte mbajtur nje mbledhje e jashtezakonshme e qeverise per miratimin e ketij dokumenti, pikerisht diten qe Kryeministri i Kosoves linte vendin e tij per te shkuar ne Hage.
Mirepo, ky skandal eshte kuptuar dje ne mbledhjen e qeverise nga dy Ministrat, Majko e Xhafaj. Ministri Majko eshte i ndjeshem ndaj ceshtjes se Kosoves dhe menjehere ka bere oponence per dokumentin qe e njeh Prishtinen si territor te Jugosllavise. Po ashtu, kete absurd e ka vene re edhe Ministri i Drejtesise, i cili ka kontestuar paperthshmerine e marreveshjes me rezoluten 1244.
Problmi eshte se dokumenti i nenshkruar nga 2 ministrat e jashtem ka fuqi, dhe me e shumta qe mund te beje heperhe qeveria eshte te kerkoje shtyrjen e miratimit, dhe nderkohe te nise procedurat per ndryshimin e tekstit, ose kerkimin e pavlefshmerise. Cka do te thote negociata shume te veshtira me Beogradin.
Koha Jone 10-03-2005
Gjithsej 37 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit » Trego 37 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.