Forumi Horizont | Gjithsej 16 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 » Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Nese Zoti ka caktuar cdo veper timen atehere pse me kerkon llogari kur gaboj? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9515)
Pyetja eshte gatuar shume keq. Informacionet tuaja nuk jane aspak te sakta.
Pastaj, kujt i ka ndodhur kjo, qe Perendia t'i kerkoje dikujt llogari? Kur ia kerkoi? Kujt ia kerkoi?
Perendia nuk cakton se cfare do te ndodhe. Patjeter Ai e di se c'do te ndodhe ne te ardhmen, sepse eshte i Gjitheditur, por Ai nuk cakton, sepse e ka lene njeriun e lire.
Ndoshta ti hapes i kesaj teme, ke parasysh fjalet e plakave qe thone: "Keshtu qe e shkruar". Kjo shprehje eshte komplet kunder Dogmatikes se Teologjise Ortodokse.
Njeriu u krijua nga Perendia i arsyeshem dhe me vullnet te lire. Kjo do te thote se ai ishte i pergjegjshem per cdo mendim dhe veprim te tij. Urdherimi qe i dha Perendia njeriut ishte nje prove per te forcuar vullnetin e tij te lire. Perendia kishte mundesi qe ta krijonte njeriun ne nje gjendje qe ai te mos mekatonte, pa vullnetin e lire, por atehere duhet te ishte krijuar nje qenie mekanike, nje robot, dhe jo nje qenie njerezore e lire, jo si nje person. Dhurata me e madhe qe Ai i ka dhene njeriut eshte pikerisht vullneti i lire.
Fola shume shkurt ne lidhje me kete. Kjo eshte nje teme shume e gjere dhe qe kerkon nje shpjegim te arsyeshem dhe te kujdesshem.
Shpresoj qe te keni marre nje pergjigje sado modeste.
Stenli.
Gjithsej 16 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 » Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.