Forumi Horizont | Gjithsej 72 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit » Trego 718 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Përse kryepeshkopi i vetëshpallur grek Janullatos nuk largohet nga Shqipëria !!?? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8821)
Mire e ke bere qe je regjistruar serish, dhe mireserdhe Stenli.
Shpresoj dhe te uroj jete me te gjate kesaj here...
Perjashtimi juaj s'ishte buton i gabuar, por vendim i stafit, vendim nga i cili as disa nga te lartpermendurit nuk i kane shpetuar.
Tani rikthehemi te tema,
te largohet apo te mos largohet Janullatosi nga Shqiperija, i veteshpallur apo jo, secili ka opinionin dhe mendimin e tij dhe ka te drejte te shprehet.
Por ju ftoj (te gjitheve) qe te permbaheni nga fyerjet dhe ofendimet dhe te mos bini pre e provokimeve te njeri tjetrit.
Ndersa problemet sociale ne Shqiperi dhe zgjidhjen e tyre, s'kemi pse i identifikojme me prezencen ose jo te nje kleriku dhe ju ftoj qe probleme te tilla t'i trajtoni te nen forumet perkatese.
Megjithate, asgje s'i modifikova shkrimit tend edhe pse kishte te tilla...
Stenli, mos u bej kaq mendjemadh dhe te cilesosh njerzit me zbrazeti kulturore etj.etj. Mos ia jep te drejtat vetes dhe te tjereve ua heq ato.
Ne qoftese jemi ne rruget e botes, tipa si Janullatosi dhe qeveri te korruptuara na kane detyruar te leme Atdhene dhe, nuk jemi ne ata qe e kane ne dore Kuksin dhe Tropojen, per te cilat deshirojme me gjithe shpirt te jene lart e me lart.
Me qe Janullatosi po ben pune ''kolosale'' sic thua ti, ne Shqiperi ka me mijera probleme nga mafiozerite greke, duke filluar qe nga ministria e jashteme e Greqise qe ne te, behen mijera tratativa nga vete punonjesit greke te cilet me doemos kerkojne te punojne ne Shqiperi ne ambasade dhe jo ne France, Itali e gjetke. Sepse, nje shifer e sigurte 30 milion dhrahmi ne dite i bente keta nepunes te luftonin per postin ne ambasaden Greke ne Shqiperi. Me mijera probleme me emigrantet qe ua hedhin pasaporten Shqiptare sikur te ishte nje pacavure, nderkohe ajo pasaporte eshte pasuri e shtet Shqiptar dhe jo e individit qe e ka. me kompanite telefonike qe Shqiptareve edhe gjakun kerkojne t'ua pine duke i rrjepur dhe soldin e fundit vetem per 10 minuta bisede brenda vendit e barabarte me dhjete mije leke karten telefonike, etj.etj. Pse nuk flet Janullatosi per keto gjera more Stenli?
Shqiptaret, kane pune dhe me qeverite tyre Stenli, jo vetem me Janullatosin. Por, shume te kemi thene ne lidhje me Janullatosin dhe, a eshte nevoja te bejme perseritje?
Askush ketu nuk ka urrejtje personale per Janullatosin ashtu sic ke ti per At Nikolla Markun, sepse sic po shikohet....me fal qe po ta them, por, ne nje vrime i bie kavallit. Ti je ai qe kerkon me doemos informata kundra At Nikolla Markut, kurse ne nuk kerkojme sepse, i kemi dhe na mjaftojne, qe tek protreti i te madhit Fan Noli qe u hoq nga Janullatosi.
Nuk pjell veze te kuqe Janullatosi jo.
Edhe une mund te shkruaj ne nje gazete cfar te dua dhe te shaj AT Nikolla Markun, por kryesorja eshte se; sa qendron e verteta!
Kurse per Janullatosin, te mos shkojme me larg, por qe me heqjen e portretit te GJIGANDIT Fan Noli, qe ketu Janullatosi i lan duart me punen ''kolosale'' qe ben per Shqiperine.
A eshte nevoja te flasim tani per Fan Nolin?
Te mos themi dhe intervistat qe Janullatosi jep kundra kosovareve dhe me gjere.
Kurse te rinjte, qe thua ti, gabohesh qe pohon se nuk e shikojne me nje sy te tille, megjithese ne ketu nuk jemi te vjeter.
Pra Stenli, a eshte e nevojshme qe perseri ti biem te njejtit avaz?
Ne fund ke thene ; pershendetje me dashuri.
E si qenka dashuria jote more Stenli, kur ti akuzon qe njerzit paskan zbrazeti jo vetem fetare por edhe kulturore?
Pra, pse ia jep te drejtat vetes dhe te tjereve ua heq?
Pse ti qenke mbushesi dhe te tjeret qenkan te zbrazurit?
A nuk eshte kjo mendje madhesi?
Ndokush mund te dyshoje e te thote; Atij Stenlit, ate detyre i kane caktuar...qe te beje injorimin e At Nikolla Markut, sepse kembe ngulja jote, pikerisht tek At Nikolla Marku, keshtu i detyron njerzit qe te mendojne. I detyron njerzit te thone qe, ai Stenli eshte futur ne forum per nje qellim te vetem... te hedhe balte kundra At Nikolla Markut...kaq !
Stenli, kjo gje nuk tregon aspak dashuri per njerzit.
Stenli, me kete menyre, as te drejten morale nuk e ke qe te jeshe mbushesi i zbrazetires se njerzve.
Stenlush, me thuaj ku je dhe te betohem ne emer te atij Zoti qe dhe ti beson, se do vij e te te gjej aty ku je, dhe ne Omonia po te duash. Me trego ku dhe kush je.
Per Stenlin e kthyer serisht
Stenli ne mesazhin tend te pare pas kthimit ke thene qe e ke ndjekur kete teme dhe permend disa emra forumistesh qe jane shprehur me tone te ashpra. Ne faqen e 9-te kam shkruar nje mesazh per ty me disa pyetje. Nuk kam perdorur as sharje as fyerje, sepse nuk e kam zakon. Do te me pelqente t'i pergjigjeshe disa pyetjeve te thjeshta. Per lehtesi po e kopjoj edhe nje here ketu.
Stenli ka mundesi te me thuash perse fjalen "ortodokse" e shkruan "orthodhokse"? Te ta them une me mire, sepse kryepeshkopi Anastas ka urdheruar qe ne te gjitha dokumentat e kishes fjala te shkruhet ne kete menyre, m.q.s ne ne shqip kemi edhe th edhe dh. Ne shqipen e sotme kjo fjale eshte ORTODOKSE dhe asnje njeri nuk ka te drejte te ndryshoje drejtshkrimin e nje fjale, pervec vendimeve qe mund te marre nje kongres gjuhesie. Si ia lejon ai vetes te marre vendime te tilla? Dhe perse e ben nje gje te tille, perse i kushton kaq rendesi nje fjale?
Ashtu mendoja edhe une, si ti, ne fillim, qe perderisa ishte ne Kenia, atij i interesonte besimi dhe jo politika, por duke punuar per disa vite shume prane, pashe shume gjera qe me zhgenjyen. Perse duhet te vinte ne Shqiperi i ashtuquajturi at Efremi? I di bemat e tij besoj. E di edhe qe ne Ardenice u tha ushtareve greke kjo eshte toka juaj, por nuk pa qe nje "i huaj" nga Shqiperia ishte atje duke u falur. Per te mos folur per anen morale te ketij njeriu. Perse ambasadori grek vinte ne kryepeshkopate per ta takuar shume shpesh? Perse ushtaraket greke te trupave te KFORIT vinin ne kryepeshkopate? Perse prane tij ka prifterinjte apo dhjakonet me te paafte? Sepse ata jane gjithmone dakotr me cdo vendim te tijin dhe nuk e kundershtojne kurre. Kjo me kujton kohen kur shoqet Lenka, Themije, apo karrocjere te tjere viheshin te qeverisnin vendin.
Se fundi dua ta mbyll me pyetjen me te thjeshte qe cdo njeri mund ta beje. Ku eshte portreti i Fan S. Nolit ne kishat ortodokse "autoqefale" te Shqiperise? Perse nuk permendet asnjehere kjo figure e shquar jo vetem e letersise, por edhe e Ortodoksise shqiptare qe luftoi per ta bere kishen shqiptare autoqefale?
Eshte e vertete qe ka ngritur shume kisha ne te gjithe vendin, madje edhe atje ku numri i ortodoksve eshte shume i vogel, por a e ke pyetur ndonjehere veten nese qellimi i tij eshte thjesht fetar apo politik? Ti e di qe grekerit po te jesh ortodoks shqiptar te thone qe je grek? Ashtu sic pretendojne se korcaret dhe Korca jane greke. Une jam me origjine nga Korca, jam ortodokse por aspak greke. Fatmiresisht ne dejet e mia nuk rrjedh asnje pike gjaku grek. Duhet te jesh pak me largpames ashtu sic jane edhe vete grekerit. Cdo gje e kane me qellim te larget. Cdo gje mund te presesh nga nje popull qe krenohet me Kalin e Trojes. Dhe kam frike se ketyre bemave bamirese te kryepeshkopit tone do t'ia degjojme zerin me vone.
Fale tolerances dhe moskokecarjes se tepruar te popullit tone dhe interesave te uleta te politikaneve tane Greqia ka arritur me Shqiperine ate qe ka enderruar gjithmone, e ka gjetur shtruar. Ti del si antikomunist nga ato qe ke shkruar ne mesazhet e tua, por kur flet per Zogun perdor gjuhen e komunisteve, flet me ate gjuhe e cila me kujton librat e historise se kohes se diktatures. Mos harro se Zogu krijoi shtetin e pare shqiptar dhe mbahet si nje nga politikanet me te zote, qe respektohej edhe nga vete kundershtaret e tij (pikerisht nje kundershtar i tij politik e lajmeroi qe te mos shkonte ne parlament, sepse do t'i benin atentat, e m.gj.a. ai shkoi), perfshi ketu edhe at Fan. S. Nolin. Nuk kishte si te pranonte ne krye te kishes nje grek kur ai i dinte mire qellimet e Greqise ndaj trojeve tona, ishte njesoj si te mbante gjarprin ne gji. Vertet Zogu u veteshpall mbret, por a nuk beri edhe Anastasi te njejten gje duke u vetepropozuar per t'u shpallur kryepeshkop? Perse ka kaq mendim te larte per veten, duke menduar se eshte i pazevendesueshem? A nuk eshte e vertete qe sipas tij qellimi per te cilin erdhi ishte te rimekembte kishen dhe te krijonte nje brez klerikesh, ne duart e te cileve pastaj ta linte kishen dhe te largohej? A nuk ishte ky misioni i tij, te paktetn misioni i shpallur prej tij. Perse edhe sot pas 15 vjetesh gjendet ende atje? N.q.s. ne keto 15 vjet nuk arriti te bente ate per te cilen erdhi zyrtarisht d.m.th. qe ka deshtuar. Apo mbase misioni i tij i vertete synon diku tjeter? Arritja me e madhe e grekeve, fatekeqesisht per ne, eshte ajo qe ka arritur me disa nga te rinjte shqiptare qe mendojne ne te njejten menyre si ti. Njeriu duhet te shikoje c'ndodh perreth, te analizoje dhe te reflektoje, mos shkoje verberisht pas udheheqesve te tij qofte politike, qofte shpirterore, prandaj Perendia na ka dhene arsyen.
[QUOTE]Po citoj ato që tha kontinenti
[B]
Te mos themi dhe intervistat qe Janullatosi jep kundra kosovareve dhe me gjere.
Nqs ka 10 gjera qe nuk duhen thene, kjo eshte e para.
Po si more Kontinent, si eshte e mundur, nuk e di ti se cfare beri Janullatosi kur kosovaret erdhen ne Shqiperi nga raprezalja e serbeve???
Nuk e di ti se u hap nje kamp ne Ndroq te Tiranes dhe per 2500 kosovare dhe ishte I FUNDIT QE U MBYLL???
Nuk e di se sa tone me ushqime, veshmbathje, lodra per femijet, ndihma per grate shtatzena, punesim i pjesshem per burrat, etj etj etj etj.
Nuk i di keto? Kaq thelle jane ngulur rrenjet e urrejtjes si ndjenje tek ty?
Une dua te them qe ai nuk ka ndjelle urrejtje ne asnje vend dhe sidomos midis shqiptareve.
Per t'u bindur, hap adresen e KOASH qe eshte ne faqen 6, dhe atje do te shohesh ato qe nuk i ke pare deri tani.
Te jesh i bindur.
Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti
A eshte nevoja te flasim tani per Fan Nolin?
Mjekra Janullo qytetar nderi i Tirones
Edvini i bashkise para se te ik si kryetar bashkie na i beri mjekercjapin janullatus qytetar nderi te Tiranes.Pra ,edvini ,antishqiptarin e terbuar na i beri qytetar nderi.A mund t'i behet kalit grek te Trojes nje nder i tille?Per mendimin tim personal kjo eshte tradheti.Kur shqiptaret kerkojne ta qerojne nga Shqiperia kete kancer i cili me metastazat e tija ka kaperthyer kishen ortodokse shqiptare dhe demi qe po bene eshte i pallogaritshem njerez si edvini ju duhet perkrahja greke ne dem te vatanit.Stenli refugjatet kosovar ne Ndroq nuk i mbajti janullatusi jot i greqise.Per t'u dukur qe edhe ai ndihmoi dergoi pak ushqime ne prag te skadences blere nga firmat greke te cilat sjellin ne Shqiperi mallra jashte standartit.Ne ate kamp erdhen ushqime e veshmbathje nga shume qeveri te vendeve Europiane. Per ata kosovar te cilet i debuan nga vatrat e tyre miqte e janullos dhe grekerve,serbo-sllavet ortodoks atij nuk i behej vone.Ai gezon kur sheh popullin tone qe vuan dhe hidherohet kur ai arrin suksese.
Asnjeri nuk e ve ne dyshim qe ti nuk je shqiptar kur shprehe ne ate menyre per nje figure shume te madhe se ajo e F S Nolit.Ka pasur ca langaraqer qe i venin pas b.... nullos,si njefare antishqiptari i terbuar i quajtur Niko Vrima e te tjere dhe ja tani edhe edvini i PS.
Stenli t'i nuk ke asnjehere te drejte sepse mbron armikun tone te betuar,ndersa te gjithe ata forumista,patriot shqiptar kane plotesisht te drejte.Sa para merr qe je berre tellalli i armikut tone? Cili sillog Vorio-Epirot te sponsorizon te vjellesh vrer kunder Nolit?Nullua rri ne Shqiperi jashte vullnetit dhe deshires se popullit tone.Ate e mbajten ne shqiperi politikanet,te cilet nuk kane punuar per interresat e popullit por per vehten e tyre.Kete e provoi edhe edvini bashki-PS me veprimin e tij.Mallkuar janullatusi dhe politikanet tane!Si mund te durohet ky antishqiptar ne nje forum shqiptar.Perrallat qe na tregon ketu jane te gjitha genjeshtra e shpifje kunder patrioteve ,te cilet kane mbrojtur autoqefaline e kishes shqiptare.Keta njerez kerkojne te helmojne ortodoksit shqiptar ashtu sic kane bere te paret e tyre me mesonjesit e gjuhes shqipe,At Papa Kristo Negovanin etj.Por nuk do te jete e larget dita kur djelmuria shqiptare do ta qeroj janullatusin.
Te gjitheve
Ju ftoj te gjitheve te mos i jepni me rendesi ketij individi qe ne se shumti te krijon idene se shte nje apandesit i janullatosit.
Shume rendesi po i jepet ketij individi dhe ne te gjithe pa dashur p bejme lojen e tij. duke pare se jeni te gjithe te zellshem ne ceshtjen kombetare mendoj see eshte me e udhes te mos biesh ne nivelin e ketij horri qe ja ka kushtuar veten jeten prej krimbi grryejtes antishqipetar.
Mos u shqetesoni.
Une nuk kam ndermend qe te flas e te flas per Janullatosin se ka kush flet.
Kisha e Nikolla Markut ne Elbasan, qe si gjithmone "eshte plot njerez qe bisedojne per kete problem", ndodhet ne nje situate kritike te zgjidhjes se ketij problemi kombetar.
Gjithashtu, sipas Iqvlores, ekziston nje djelmuri shqiptare qe do ta qeroje Janullatosin. O burra, mos humbisni kohe. Jepini. Mos rrini duarkryq. Hajde Iqvlora, fillo pergatitjet, mobilizohu, ndaj parrulla, ngjit flete-rrufe neper mure, rrembe arme, pushto televizionet, beje publike shporrjen e janullatosit qe ta marre vesh gjithe Shqiperia, ngri ne kembe nxenesit e shkollave, kendoni ndonje kenge, mos hesht, vazhdo, kembengul, ruaj besimin ne vetvete, merr masa te rrepta, as miza mos kaloje, kontrollo, gjyko, asgje mos te te humbase, merr informacione.................
Keshtu, realizo o Iqvlore ate qe the.
Ne fakt per kete teme nuk ma ka me qejfi te shkruaj.
Jo per gje, por thjesht me pelqen fakti qe ju, sa vjen e me shume, beheni akoma me te burreruar. Keshtu, filloni te beni plane aq "te studiuara" sa as FBI apo KGB nuk mund t'i zbuloje.
Pra, mos humb kohe o Iq
Nje perfundim i thjeshte.
Kam vene re se shume nga anetaret e Forumit, kur kane nje perplasje mendimi me disa te tjere, harrojne se per cfare po flasin dhe fillojne analizimet, sharjet, deshire per te ditur se kush eshte ky qe po na kundershton, kush eshte ky qe nuk mendon si ne etj etj.
Do t'u kerkoja te gjitheve qe te mos i permbaheni ketij parimi.
Nqs ka mendime te ndryshme, OK, flisni per ato mendime, dhe JO se kush i ka keto ide te ndryshme nga ato personalet.
Ky eshte mendimi im dhe jam i sigurt qe edhe Erzeni ka te njejtin mendim.
Ne fakt, "ia kam vjedhur", se me eshte dashur "te mbroj" veten time nga mendimet e te tjereve.
Gjithe te mirat.
PS. I kerkoj falje Iqvlores per ato qe shkrova me lart.
Gjithsej 72 faqe: « E parë ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit » Trego 718 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.