Forumi Horizont Gjithsej 718 faqe: « E parë ... « 113 114 115 116 117 118 119 120 121 [122] 123 124 125 126 127 128 129 130 131 » ... E fundit »
Trego 718 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Përse kryepeshkopi i vetëshpallur grek Janullatos nuk largohet nga Shqipëria !!?? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8821)


Postuar nga Ujëdhesa datë 27 Dhjetor 2005 - 19:12:

Citim:
Po citoj ato që tha Une Stenli



1-Nuk e kam njohur nga afer, por mund te jap mendimin tim per ato gjera qe ai beri per te miren e tij dhe per te keqen qe u shkaktoi shqiptareve, te cilet ndoshta nuk do ta kuptojne dot kurre.


2-E kam sqaruar me lart qe, Autoqefalia nuk jepet "Urdhero, merre".
Ajo jepet kur Nena e Kishave, Konstandinopoja, shikon qe kjo kishe ne filan shtet ka Shkollen e pergatitjes se Klerikeve dhe se dyti, je me pak e rendesishme se kjo, Financat, se si do te mbijetoje kjo Kishe.

3-Por, Noli nuk mund te perballej me kete fakt. Kurre. Ai donte me doemos qe te ishte ne nje post te larte drejtues, ne nje pike kulmore ku te mund te shikonte te gjithe te tjeret.

.........................................................................

4-Gjithashtu, dua t'ju them te gjitheve.
Besojeni ose jo, edhe vete Kancelari i Kishes Shqiptare ne South Boston, perkrahes i Janullatos, At Arthur Liolin, dhe gjithe te tjeret, JANE KUNDER VEPRIMEVE NOLIANE.
5-Tani e verteta ka dale ne shesh dhe ata qe kane mend e kuptojne.
Kam degjuar qe para disa javesh u be ne Kryekishen Shqiptare, nje meshe ne perkujtim te tij, dhe predikimi, ne qender te te cilit ishte Noli, nuk permbajti asnje fjale ose falenderim qe Noli krijoi Kishen Autoqefale. Asnje.
Sepse ishte nje veprim tejet i gabuar, jashte cdo kanoni dhe rregulli.
Megjithese ata nuk flasin hapur per kete gje, ne zemren e tyre eshte krijuar dhe formuar bindja qe ajo qe u be ishte koke e kembe gabim.
At Arthuri foli vetem per Nolin si njeri i ditur dhe asgje me teper, asgje.

Noli ishte ai qe tha qe ne Meshe duhet te perdorim vetem anglishten. Shqipja, me sa kam degjuar, perdoret shume pak. Nuk e di se per cfare arsye, "trimi qe vrau kucedren greke" sipas Kontinentit, vendosi kete urdherim.


Uroj qe kjo qe shkrova te mos cilesohet si antishqiptare. Ky eshte mendimi im dhe e shkrova. Po i besoj vetvetes qe do te jem i matur me ju, per te mos anashkaluar dhe per t'iu bindur moderatorit Erzen per mosperdorim fjalesh te keqija per asnjerin prej jush.


.

Do flasim.






Thone qe nuk ka shurdh me te keq se ai qe nuk do te degjoje. Me kete qe lexova e kuptoj qe nuk ia vlen me te merresh me ty po po te pergjigjem edhe nje here, m.gj.s. ti akoma nuk i je pergjigjur mesazhit tim te mesiperm.
1-Vertet Fan Noli u beri shqiptareve nje te "keqe" jashtezakonisht te madhe, u hoqi mundesine te flisnin greqisht dhe te harronin shqipen. U mohoi te drejten t'i faleshin Zotit ne greqisht dhe kjo eshte e "pafalshme".

2-Me lejo te te kujtoj se kisha nuk eshte banke ku kryesorja eshte Financa, ashtu sic thua ti. Por ti nuk ke faj se keshtu te ka thene udheheqesi yt shpirteror, por kujdes se paraja nuk eshte mejt i Zotit por i qoftelargut. Kostandinopoja ka bere gjithmone lojen e qeverise greke duke sjelle ne shqiperi gjithmone prifterinj grek antishqiptare, a thua se ortodoksia eshte prone e Greqise, dhe autoqefalia nuk jepet, por fitohet ashtu sic e fitoi at Fan S. Noli.

3-Ke me kujton kjo? A po nje fare Janullatosi qe erdhi si eksark per nje kohe te kufizuar, por na u be kryepeshkop dhe aq shume i pelqen ai vend sa nuk do ta leshoje kurre.


4- Per cilin Artur Liolin e ke fjalen per ate qe nuk late fjale pa thene se nuk njohu Janullatosin, por me pas arritet ta blini dhe tani na e servir si ortodoks te devotshem dhe na thua qe ai eshte kunder vepres Noliane? Nga i nxjerr keto? Ne qofte se ai eshte kunder vepres Noliane ai mohon veten, sepse ajo eshte kisha qe ka themeluar Fan Noli. Por supozojme se ajo qe thua ti eshte e vertete qe ai mohon vepren e Nolit, atehere mos ma sill si figure te besueshme sepse deri dje mbronte Nolin dhe hidhte poshte Janullatosin, kurse sot ben te kunderten, atehere kjo figure per mua eshte e pabesueshme dhe pa karakter. Po si ka mundesi qe ky at Liolin edhe sot e kesaj dite ka portretin e Nolit ne kishen e "tij" ne Boston? Si mund te mbash portretin e dikujt qe e mohon si klerik?????

5-Cila e vertete ka dale ne shesh e verteta greke? Keqene vete ti ne ate meshe qe flet me kaq siguri?Per cfare arsye u mbajt ajo meshe atehere? Kush ka mend le ta kuptoje? Mos do te thuash kush ka mendte e grekeve le ta kuptoje? Qe kur keshtu paskan filluar te mbahen mesha per njerez te ditur? Po meshen per Arkimedin, Pitagoren etj, kur do ta mbani?

6-Noli ishte ai qe tha qe ne meshe duhet te perdorim vetem anglishten? Qe kur keshtu? Me fal qe po ta them por arsyeja jote nuk te funksionon fare? I merr gjerat kallep ashtu sic t'i thote Janullatosi dhe Asfalia? Shqipja perdoret shume pak???? Une kam qene vete atje dhe po te them qe edhe punonjesi me i thjeshte i kishes fliste shqip, m.gj.s. kishte lindur ne Amerike dhe nuk kishte qene kurre ne Shqiperi. Ka mundesi te me thuash qe pse edhe sot e kesaj dite, pesedhjete e ca vjet pas vdekjes se Nolit, ne ate kishe meshat dhe predikimet vazhdojne te behen ne shqip, kur Noli paska "urdheruar" sipas grekeve qe te flitet vetem anglisht? Me c'qellim i perktheu Noli meshen hyjnore dhe shkrimet e shenjta ne shqip, qe pastaj te perdorte anglishten? Vertet te jesh kaq naiv?

Fatmiresisht kjo qe shkrove eshte vetem mendimi yt, se perndryshe do te na kishte marre lumi me kohe. Thone qe paraja apo te drejtat e studimit ta erresojne mendjen, tani po e besoj me te vertete.

Edhe dicka te fundit per sa i perket titullit "qytetar nderi i Tiranes". E ke vene re qe kryetaret e partise socialiste e kane te domosdoshme mbeshtejen e vendit tone fqinj,Greqise? Cila eshte nje menyre qe te kesh mbeshtetjen e saj? Pikerisht mbeshtetja qe duhet t'i besh Janullatosit. Pse? Sepse misioni i tij ne Shqiperi eshte shume i rendesishem per Greqine. Pse? Sepse ai eshte "Kali i Trojes" per ta ne vendin tone.

S'ka turp me te madh se te shesesh vendin tend per para apo per te drejte studimi jashte shtetit. Tradhetari nuk respektohet ne asnje vend, as edhe ne vendin te cilit ai i sherben. Ai blihet, shfrytezohet dhe pastaj hidhet si plehre dhe perbuzet nga te gjithe, ne rradhe te pare nga bleresit e tij.


  Gjithsej 718 faqe: « E parë ... « 113 114 115 116 117 118 119 120 121 [122] 123 124 125 126 127 128 129 130 131 » ... E fundit »
Trego 718 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.