Forumi Horizont | Gjithsej 404 faqe: « E parë ... « 120 121 122 123 124 125 126 127 128 [129] 130 131 132 133 134 135 136 137 138 » ... E fundit » Trego 404 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Sali Berisha, komunisti i veshur tani me petkun e Demokracise?! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14943)
Prokuroria
Shifrat e organit të akuzës për zyrtarët që kanë abuzuar
Raporti për korrupsionin, 50 të pandehur në 2007
Në raportin e kriminalitetit për vitin 2007, të cilin prokurorja e Përgjithshme Ina Rama lexoi para deputetëve, pak kohë më parë, vihet re tendenca e qëndrimit vendnumëro të atyre që abuzojnë me fondet dhe postet shtetërore. Sipas raportit të publikuar në fund të vitit 2008, kishte vetëm 50 të pandehur për veprën penale të korrupsionit, ose aq sa në vitin 2006.
Sipas raportit, për vepra penale në fushën e korrupsionit dhe që lidhen me veprimtarinë e kundraligjshme të punonjësit shtetëror ose në shërbimin publik, gjatë vitit 2007 ishin ndjekur penalisht 663 procedime, me 385 të pandehur ose krahasuar me vitin 2006 me rritje 5 për qind të procedimeve dhe 27 për qind të pandehurve të ndjekur. Për këto vepra penale janë dërguar për gjykim 172 të pandehur dhe janë gjykuar e dënuar 62 persona.
Për vepra penale të korrupsionit u ndoqën 57 procedime, me 50 të pandehur ose krahasuar me vitin 2006 me shifra pothuaj të njëjta. Janë dërguar për gjykim 22 të pandehur, prej të cilëve janë gjykuar dhe dënuar 19 persona, si dhe ndodhen në gjykim 13 persona të tjerë.
Sipas llojit të veprave, procedimet penale të ndjekura janë: - 2 procedime për korrupsion aktiv dhe pasiv në sektorin privat, 4 procedime, për korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione public, 4 procedime, për korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë, 39 procedime, për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike, 1 procedim, për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë, 3 procedime për korrupsion aktiv dhe pasiv të funksionarëve të drejtësisë, 3 procedime për dhënie të shpërblimeve dhe premtimeve në çënim të sistemit demokratik të zgjedhjeve.
Për vepra penale të shkeljes së barazisë në tendera dhe për shkelje të kontributeve të dhëna nga shteti, u ndpqën penalisht 19 procedime, me 17 të pandehur ose krahasuar me vitin 2006 me rritje 46 për qind të personave të ndjekur penalisht për këto krime. Janë dërguar për gjykim 10 të pandehur, të cilët janë në proces gjykimi.
Për vepra penale të shpërdorimit të detyrës dhe veprime arbitrare, u ndoqën 587 procedime, me 318 të pandehur ose krahasuar me vitin 2006 me rritje 5.5 për qind të procedimeve të ndjekura. U dërguan për gjykim 140 të pandehur, prej të cilëve 45 janë gjykuar dhe dënuar, si dhe janë në proces gjykimi 42 persona të tjerë.
Gjithsej 404 faqe: « E parë ... « 120 121 122 123 124 125 126 127 128 [129] 130 131 132 133 134 135 136 137 138 » ... E fundit » Trego 404 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.