Forumi Horizont Gjithsej 30 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit »
Trego 30 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re e prozes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=338)
-- " Bushtra", nga Artan Gjyzel Hasani(Roman) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12553)


Postuar nga Enya datë 01 Nëntor 2006 - 02:34:

" Bushtra", nga Artan Gjyzel Hasani(Roman)-vazhdimi...

Nje dite e kisha ndjekur per te vertetuar dyshimet e mia: me humbi nga syte diku mes ca pallateve per tu rishfaqur pas dy oresh ne rrugicen e erret qe e conte per ne shtepine e saj.

"Ku shkove mbreme?"
"Ne shtepi."
"Drejt e ne shtepi?"
"Po."
"Pse genjen? Une po te prisja prane shtepise tende per dy ore rresht!"
"Ah, harrova! U ndala tek shtepia e nje klientes sime per nje pune..."

Ishte e qarte qe Dona po me genjente. Nisa te besoj se perendia ime edhe mund te me mashtronte, edhe mund te me tradhetonte e pastaj te kishte paturpesine te me pohonte se me dashuronte. Po kuptoja verberine time, por nuk doja ta besoja. Ndaj vazhdova te perpiqesha te shpetoja ato fije qe nuk ishin keputur akoma.Me sa dukej me kot. Fjala ime, dikur magjike dhe e padiskutueshme per te, tani behej cope e therrime, kur behej fjale per verrejtjet apo keshillat qe i jepja dite pas dite.

Nisa te besoj fatkeqesine time: kisha dashuruar aq cmendurisht dike qe s'kish patur nevoje per shpirtin tim, por thjeshte per organin tim seksual. Nuk mund te kishte tjeter shpjegim. Ndryshimi i saj perkonte pikerisht me ditet qe ne nuk kishim me nje fole dashurie dhe seksi. Dashuria e vertete e ben folene ne shpirt, ndersa foleja e seksit nuk mund te qendroje gjate ne mendjen dhe fantazine e njeriut. Duhet patjeter edhe nje shtrat dhe ne per fat te keq nuk e kishim me.


Keshtu na gjeten Krishtlindjet. Pa dhome hoteli ne nje qytet me debore, pa qirinj e pa gezim. Mes asaj vorbulle dyshimesh nga ana ime dhe genjeshtrash qe Dona i tirrte per te justifikuar disi ndryshimin e saj te ri e te papritur.
Krijova mundesine dhe e takova dy here tek shtepia e nje mikut tim. I fola qete dhe teper hapur dhe e pyeta nese deshironte te ishim me si me pare apo mos historia jone kish perfunduar. Cilado te ishte pergjigjja e saj nuk do te me deshperonte me shume, se sa ajo heshtje naivohermetike qe rrezatonte e tere qenja e Dones. Nuk i levizte asnje qerpik. Me kish siguruar se me donte si me pare, se ishte e imja dhe e askujt tjeter dhe se dyshimet e mia ishin tjeshte koincidenca dhe hamendje pa rendesi. Ishim puthur, por e kisha ndjere qe nuk ishte puthja e dikurshme. I mungonte ndoshta magjia,spontanja ia kish lene vendin te paramenduares, te perllogaritures.Puthja me paramendim
nganjehere eshte me e rende se sa vrasja me paramendim. Kishim bere seks dhe jo dashuri, per here te pare ne jeten tone te perbashket.
Nuk ka gje me te tmerrshme kur hipokrizia ze vend ne krevatin e dy dashnoreve: njeri perpiqet te mashtroje dhe tjetri perpiqet te hiqet si i mashtruar per te respektuar rregullat e lojes. Kjo ndodh vetem kur dashuria kthehet ne loje. Mesa dukej ky fat i ish pergatitur edhe asa qe per muaj me rradhe e kishim pagezuar me emrin dashuri magjike.
Por premtimet e saj a kishin qene me genjeshtare se e zonja e tyre. Ditet kalonin duke i dhuruar njera-tjetres nga nje dyshim te ri. Pak dite para vitit te ri, kish hyre ne dyqanin tim dhe me kish zgjatur nje medalion floriri ku ishin gdhendur inicialet e emrave tane.

"Kjo eshte per ty shpirt! Te pelqen?"

Per dreq me ish kujtuar se edhe emri i te shoqit fillonte me te njejten shkronje si edhe i imi.

"Kjo nuk eshte imja, por e tet shoqi. Ben gafe te madhe qe ma dhuron mua!"
"Ai ma ka dhuruar dhe une ta dhuroj ty tani, zemra ime!"

E kisha refuzuar dhuraten e saj, por edhe asaj nuk i ishte bere vone. Me kish tronditur shume ajo lloj dhurate. Ate medalion ia kish dhuruar i shoqi, si shenje dashurie dhe besnikerie, te cilat edhe pse nuk ekzistojne aspak ne martesen e tyre, sidoqofte e benin ate medalion te padhurueshem ndaj dikujt
tjeter. Ishte jo vetem fyerje ndaj te shoqit por edhe xhest i ulet ne syte e mi.
Si mund te me dhuronte mua, shpirtit dhe zemres se saj,perendise dhe te
pazevendesueshmit te saj, medalionin e nje tjetri, aq te ndryshem nga une?
Po kuptoja qe per Donen, burrat ishin thjeshte meshkuj dhe dhuratat simbolike te tyre thjeshte copa floriri. Nuk kisha me dyshim qe liria e Dones nuk
ishte liria e enderruar nga njerezit qe u eshte privuar, por liria e atyre qe jane mesuar te jene te lire e te pavarur gjithmone, e atyre qe nuk mund te durojne gjate nje premtim, nje bese apo besnikeri.


  Gjithsej 30 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit »
Trego 30 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.