Forumi Horizont | Gjithsej 89 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit » Trego 89 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- Sjelljet gjinore te lindura apo influencim i ambjenti ku rritemi e jetojme? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18571)
Ja ku e paskeni pasur hallin ju.. Po ju merrni shembullin e shqiptareve, c'dhurate nga Zoti kur lind nje femije mashkull. Ndersa kur foshnja eshte femer ideja eshte qe do i behet krah shtepise e ne nje te ardhme do kontribuoje ne zgjerimin farefisnor. Do i mesohet cilimiut me bibilush se duhet te deshiroje e te kerkoje sa me burrerisht, te prese qe te sherbehet nga gjinia femerore e te marre vendime pa dhene shume llogari. Gruas se ardhshme do i mesohet te jete e urte e te duroje ca shtrengime e rregulla pa rrugedalje, te quajtura ndryshe "vyrtyte". Kjo nuk ben tjeter vecse krijon te femra predispoziten per te kerkuar mbeshtetje e per te pranuar kushte sociale te cilat nuk u sigurojne detyrimisht nje mireqenie psikologjike/shpirterore.
C'mashtrim i shpifur! E keshtu vogelushet duhet rriten me idene qe duhet te jene te nevojshme, te papertuara, te sherbejne per dicka, ndersa vellezerit do vazhdojne te lozin deri sa lojerat t'u merziten e te vendosin te merren me dicka tjeter.. ndonje zanat leke-sjelles psh. Puna e femres fillon qe ne vogeli, zanati i saj eshte "ndihmes-shtepiake", por nuk quhet, nuk paguhet. Nje pune pa leke nuk quhet pune.. sa here u thuhet femrave qe nuk bejne asgje sepse jane shtepiake? Shtepiake, nene femijesh, bashkeshorte te kryefamiljarit, por te papuna.
Qe ne vitet e para te jetes ndahen gjerat, po ndahen keq fare.. te pakten keshtu ka qene deri tani..
Gjithsej 89 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit » Trego 89 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.