Forumi Horizont Gjithsej 19 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 »
Trego 19 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Basketboll (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=225)
-- Nba (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3706)


Postuar nga qershor13 datë 09 Mars 2004 - 22:58:

Super Jao Ming dhe Hjuston arrijnë të triumfojnë mbi Dallas Maveriks. Gjigandi kinez i En Bi Ejit ka shënuar 29 pikë, ku pesë të fundit i kanë dhënë avantazhin 95-90 Rokets që kanë fituar 101-98 ndaj Dallas. Megjithëse dhe Nesh ka qënë në një ditë të mirë Maveriks kanë çaluar në ribaund, ku forma e dobët poshtë tabelës ka kuishtëzuar dhe humbjen. Boston ka trondiut Minezotën në Mineapolis. Sëlltik kanë arritur të fitojnë me rezultatin 80-77. Lejkërs nuk frenohen as përballë Nju Xhersit. O’nil ka marrë në krah skuadrën e tij duke shënuar 32 pikë dhe kalifornianët kanë arritur të mposhtin nënkampionët 94-88.Surprizën e mbrëmjes e kanë dhuruar Kniks që kanë mposhtur Uashington 99-86. Fitore në transfertë dhe për Sakramenton. Kings kanë triumfuar në fushën e Orlandos me rezultatin 107-90.Indiana nuk ka falur as Denverin që pavarsisht se ka pasur Entonin në fushë, nuk ka arritur të dalë dot mbi Pejsërsat. Fitoren më të thellë të mbrëmjes e kanë arritur Los Anxhelos Klipërs që kanë mundur Portland me 20 pikë diferencë 91-71.Në ndeshjet e tjera jabnë arritur këto rezultate: Golden Stejt-Memfis 85-95, Toronto-Nju Orlins 84-76 dhe Siatëll-Detroit 65-86.


  Gjithsej 19 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 »
Trego 19 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.