Forumi Horizont Gjithsej 718 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit »
Trego 718 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Përse kryepeshkopi i vetëshpallur grek Janullatos nuk largohet nga Shqipëria !!?? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8821)


Postuar nga Stenli datë 17 Tetor 2005 - 07:47:

Te njejtat gjera

Citim:
Po citoj ato që tha amoxil


Çfarë përkthimi i jep ti fjalës eksark?????
A erdhi anastasaqis janullatatatatatataqis në Shqipëri për të "ndihmuar" ringjalljen e Kishës ortodokse????
Atëher çdo ai në krye të kishës Shqiptare???
Sot mbas 15 vjetësh nuk na paska Shqiptarë të denjë për tu bërë kryepeshkop por duhet të kemi grek???
thua e kan fronëzuar por nuk na thua se nga kush, apo mos vallë nga vetë klyshat e pjellës heleno-urzupatore janullatos, të cilët ai i ka vendosur në të gjitha pikat???????
Dhe mos kap me gojën tënde të ndyrë o pipaxhi emrin e të nderuarit At Nikolla Markut se këtu po bisedojmë për janullatatatatatasaqin.....
S`ke turp që përmend komunitetin ortodoks në shqipëri???
Pse sna përmend ato kopshtet pa drek që ka hap janalllallllatatatasaqija ngjitur me kishat për qëllime bamirësie, por ama e çon në mjes çunin ose gocën me emrin Fatmir/Fatime edhe e merr nga dreka me ndonjë emër helenizues si jorgaqi, janaqi dhe duke kënduar këngë fetare si psh "janullatalllatalllatasqis është babai ynë" ,apo klinikat dentale që hap janullatatatatasaqia nëpër fshatra ku në rradhë të parë nuk ekzistojn rrugët apo kushte të tjera??????



Per njohurine tende dhe te te tjereve fjala "eksark" do te thote "qe vjen nga jashte".
Ate fjalen "ndihmuar" do te ishte me mire mos e vendosje ne thonjza, sepse tregon realitet. Dhe "ndihmuar" eshte pak, shume pak.
Por, une, kete e thote Keshilli Boteror i Kishave, po them: Hodhi themelet e Kishes, ndertoi mure, E mbuloi me cati dhe i dha forme Orthodhokse. Ne rregull? E ringjalli. E di ti o Amoxil se cfare tha Patriku Vartholome i Konstandinopojes kur erdhi ne Shqiperi ne vit?
Kush e beri kete mrekulli?
Nikolla me miqte e tij te shumte? E beri nje grek, nje njeri qe nuk na e kishte per borxh fare te na ndertonte keto kisha, te krijonte Sinodin, te hapej Seminari i Durresit etj etj etj etj etj. Po ti nuk i di keto se je i verber.
Anastasi eshte fronezuar me 2 Gusht 1992 ne katedralen e Tiranes nga peshkope te cilet erdhen nga Patriarkana e Konstandinopojes dhe qe takuan te gjithe Hierarkine Shqiptare, Presidentin, Ministrat etj etj. Po ti, edhe keto nuk i di.

Nqs eshte ndonje njeri per t'u diskutuar ai eshte Nikolla Marku, sepse ai po ben gjithcka kunder cdo kanoni dhe rregulli. Se, po te kishte te drejte, Keshilli Boteror i Kishave do t'i jepte atij te drejte, Helsinki po ashtu, Fete e tjera, Qeveria, Presidenti dhe mbi te gjitha POPULLI.

Ato kopshtet me ose pa dreke jane nje tjeter arritje e suksesshme. Gjithesej 13 ne Shqiperi ne mos gabohem. Pastaj, me thuaj ti mua nje fe qe te mos kete qellim qe njerezit t'i ktheje ne ate fe. Sa per dijenine tende quhet Misionarizem. Edhe emrat nuk jane Jorgaqi apo Janaqi.
Pastaj, c'eshte kjo kenge "Janullatosi eshte babai yne"? Le qe ai nuk thirret Janullatos, por Fortlumturi o letrar.
.....
Edhe, nuk eshte puna e Kryepeshkopit te ndertoje rruge. Klinikat dentare i hap dhe bravo i qofte. Po he, ju shqiptaret e vertete, ku jeni? Pse nuk beni ju nje te njemilionten e asaj qe ka bere ai? Kaq pak jini sa nuk mblidhni dot para per te ndertuar nje rruge? Kini bere gje deri tani? Ka peruruar gje Nikolla Marku me fonde nga miqte e tij te shumte ne Amerike dhe Kanada, me te cilet ti na u mburre aq shume? Cfare kane dhene dicka konkrete ata per Shqiperine, se deri tani nuk kemi degjuar gje?


  Gjithsej 718 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit »
Trego 718 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.