Forumi Horizont Gjithsej 72 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit »
Trego 718 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Përse kryepeshkopi i vetëshpallur grek Janullatos nuk largohet nga Shqipëria !!?? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8821)


Postuar nga amoxil datë 26 Dhjetor 2005 - 20:36:

Janullatos eshte nje turp i shqiptareve ne Shqiperi dhe nje baba i tradhtareve qe e mbrojne.TURP PER SHQIPTARET QE E MBROJNE , HARRAM QUMESHTI I NENES, HARRAM TOKA QE I MBAN DHE I VRAFTE ZOTI TRADHTARET.


RROFTE SHQIPERIA E SHQIPTAREVE DHE VDEKJE TRADHTAREVE (SIDOMOS ATO QE NA TRADHTUAN ME GREKUN JANULLATOS).



SHQIPERIA ESHTE E JONA DHE DO TE MBETET SHQIPERI !



NDOSHTA PER TRADHTARET E PER JANULLATOSIN ESHTE SKIPERI SKIPERI E THEKSOJ POR NE TE VERTET EDHE PER FAT TE KEQ E INAT TE TRADHTAREVE E KA EMRIN E SAJ AQ TE BUKUR


SHQIPERI!


Postuar nga Ujëdhesa datë 27 Dhjetor 2005 - 19:12:

Citim:
Po citoj ato që tha Une Stenli



1-Nuk e kam njohur nga afer, por mund te jap mendimin tim per ato gjera qe ai beri per te miren e tij dhe per te keqen qe u shkaktoi shqiptareve, te cilet ndoshta nuk do ta kuptojne dot kurre.


2-E kam sqaruar me lart qe, Autoqefalia nuk jepet "Urdhero, merre".
Ajo jepet kur Nena e Kishave, Konstandinopoja, shikon qe kjo kishe ne filan shtet ka Shkollen e pergatitjes se Klerikeve dhe se dyti, je me pak e rendesishme se kjo, Financat, se si do te mbijetoje kjo Kishe.

3-Por, Noli nuk mund te perballej me kete fakt. Kurre. Ai donte me doemos qe te ishte ne nje post te larte drejtues, ne nje pike kulmore ku te mund te shikonte te gjithe te tjeret.

.........................................................................

4-Gjithashtu, dua t'ju them te gjitheve.
Besojeni ose jo, edhe vete Kancelari i Kishes Shqiptare ne South Boston, perkrahes i Janullatos, At Arthur Liolin, dhe gjithe te tjeret, JANE KUNDER VEPRIMEVE NOLIANE.
5-Tani e verteta ka dale ne shesh dhe ata qe kane mend e kuptojne.
Kam degjuar qe para disa javesh u be ne Kryekishen Shqiptare, nje meshe ne perkujtim te tij, dhe predikimi, ne qender te te cilit ishte Noli, nuk permbajti asnje fjale ose falenderim qe Noli krijoi Kishen Autoqefale. Asnje.
Sepse ishte nje veprim tejet i gabuar, jashte cdo kanoni dhe rregulli.
Megjithese ata nuk flasin hapur per kete gje, ne zemren e tyre eshte krijuar dhe formuar bindja qe ajo qe u be ishte koke e kembe gabim.
At Arthuri foli vetem per Nolin si njeri i ditur dhe asgje me teper, asgje.

Noli ishte ai qe tha qe ne Meshe duhet te perdorim vetem anglishten. Shqipja, me sa kam degjuar, perdoret shume pak. Nuk e di se per cfare arsye, "trimi qe vrau kucedren greke" sipas Kontinentit, vendosi kete urdherim.


Uroj qe kjo qe shkrova te mos cilesohet si antishqiptare. Ky eshte mendimi im dhe e shkrova. Po i besoj vetvetes qe do te jem i matur me ju, per te mos anashkaluar dhe per t'iu bindur moderatorit Erzen per mosperdorim fjalesh te keqija per asnjerin prej jush.


.

Do flasim.






Thone qe nuk ka shurdh me te keq se ai qe nuk do te degjoje. Me kete qe lexova e kuptoj qe nuk ia vlen me te merresh me ty po po te pergjigjem edhe nje here, m.gj.s. ti akoma nuk i je pergjigjur mesazhit tim te mesiperm.
1-Vertet Fan Noli u beri shqiptareve nje te "keqe" jashtezakonisht te madhe, u hoqi mundesine te flisnin greqisht dhe te harronin shqipen. U mohoi te drejten t'i faleshin Zotit ne greqisht dhe kjo eshte e "pafalshme".

2-Me lejo te te kujtoj se kisha nuk eshte banke ku kryesorja eshte Financa, ashtu sic thua ti. Por ti nuk ke faj se keshtu te ka thene udheheqesi yt shpirteror, por kujdes se paraja nuk eshte mejt i Zotit por i qoftelargut. Kostandinopoja ka bere gjithmone lojen e qeverise greke duke sjelle ne shqiperi gjithmone prifterinj grek antishqiptare, a thua se ortodoksia eshte prone e Greqise, dhe autoqefalia nuk jepet, por fitohet ashtu sic e fitoi at Fan S. Noli.

3-Ke me kujton kjo? A po nje fare Janullatosi qe erdhi si eksark per nje kohe te kufizuar, por na u be kryepeshkop dhe aq shume i pelqen ai vend sa nuk do ta leshoje kurre.


4- Per cilin Artur Liolin e ke fjalen per ate qe nuk late fjale pa thene se nuk njohu Janullatosin, por me pas arritet ta blini dhe tani na e servir si ortodoks te devotshem dhe na thua qe ai eshte kunder vepres Noliane? Nga i nxjerr keto? Ne qofte se ai eshte kunder vepres Noliane ai mohon veten, sepse ajo eshte kisha qe ka themeluar Fan Noli. Por supozojme se ajo qe thua ti eshte e vertete qe ai mohon vepren e Nolit, atehere mos ma sill si figure te besueshme sepse deri dje mbronte Nolin dhe hidhte poshte Janullatosin, kurse sot ben te kunderten, atehere kjo figure per mua eshte e pabesueshme dhe pa karakter. Po si ka mundesi qe ky at Liolin edhe sot e kesaj dite ka portretin e Nolit ne kishen e "tij" ne Boston? Si mund te mbash portretin e dikujt qe e mohon si klerik?????

5-Cila e vertete ka dale ne shesh e verteta greke? Keqene vete ti ne ate meshe qe flet me kaq siguri?Per cfare arsye u mbajt ajo meshe atehere? Kush ka mend le ta kuptoje? Mos do te thuash kush ka mendte e grekeve le ta kuptoje? Qe kur keshtu paskan filluar te mbahen mesha per njerez te ditur? Po meshen per Arkimedin, Pitagoren etj, kur do ta mbani?

6-Noli ishte ai qe tha qe ne meshe duhet te perdorim vetem anglishten? Qe kur keshtu? Me fal qe po ta them por arsyeja jote nuk te funksionon fare? I merr gjerat kallep ashtu sic t'i thote Janullatosi dhe Asfalia? Shqipja perdoret shume pak???? Une kam qene vete atje dhe po te them qe edhe punonjesi me i thjeshte i kishes fliste shqip, m.gj.s. kishte lindur ne Amerike dhe nuk kishte qene kurre ne Shqiperi. Ka mundesi te me thuash qe pse edhe sot e kesaj dite, pesedhjete e ca vjet pas vdekjes se Nolit, ne ate kishe meshat dhe predikimet vazhdojne te behen ne shqip, kur Noli paska "urdheruar" sipas grekeve qe te flitet vetem anglisht? Me c'qellim i perktheu Noli meshen hyjnore dhe shkrimet e shenjta ne shqip, qe pastaj te perdorte anglishten? Vertet te jesh kaq naiv?

Fatmiresisht kjo qe shkrove eshte vetem mendimi yt, se perndryshe do te na kishte marre lumi me kohe. Thone qe paraja apo te drejtat e studimit ta erresojne mendjen, tani po e besoj me te vertete.

Edhe dicka te fundit per sa i perket titullit "qytetar nderi i Tiranes". E ke vene re qe kryetaret e partise socialiste e kane te domosdoshme mbeshtejen e vendit tone fqinj,Greqise? Cila eshte nje menyre qe te kesh mbeshtetjen e saj? Pikerisht mbeshtetja qe duhet t'i besh Janullatosit. Pse? Sepse misioni i tij ne Shqiperi eshte shume i rendesishem per Greqine. Pse? Sepse ai eshte "Kali i Trojes" per ta ne vendin tone.

S'ka turp me te madh se te shesesh vendin tend per para apo per te drejte studimi jashte shtetit. Tradhetari nuk respektohet ne asnje vend, as edhe ne vendin te cilit ai i sherben. Ai blihet, shfrytezohet dhe pastaj hidhet si plehre dhe perbuzet nga te gjithe, ne rradhe te pare nga bleresit e tij.


Postuar nga ss1 datë 30 Dhjetor 2005 - 21:29:

Perse Janullatosi s'largohet nga Shqiperia

Janullatosi duhet et largohet sepse kete tani e kerkojne shume shqiptare mbi te gjitha e kerkojne vete ortodokesit shqiptare.Perse nuk iken? Kjo eshte shume e thjeshte ai i sherben me se miri politikes se Athunes. Gjithashtu dua te pershendes Amksil per letren e at Nikolla Markut du te theksoj dhe njeher qe Janullatosi eshte turpe i ortodoksis shqiptare. SHQIPERIA do i lere pas plera si Janullatosi dhe ata qe e ndjekin nga pas.Ne kishen ortodokse shqiptare duhet te punojne vetem ata qe dine te njekin mesimet e at Fan Nolit,i cili beri qe te dridhej dhe vete patriakana e Fanarit. Me falni per vonesen e pergjigjes


Postuar nga Cindi datë 30 Dhjetor 2005 - 23:39:

Re: Perse Janullatosi s'largohet nga Shqiperia

Citim:
Po citoj ato që tha ss1
Janullatosi duhet et largohet sepse kete tani e kerkojne shume shqiptare mbi te gjitha e kerkojne vete ortodokesit shqiptare.Perse nuk iken? Kjo eshte shume e thjeshte ai i sherben me se miri politikes se Athunes. Gjithashtu dua te pershendes Amksil per letren e at Nikolla Markut du te theksoj dhe njeher qe Janullatosi eshte turpe i ortodoksis shqiptare. SHQIPERIA do i lere pas plera si Janullatosi dhe ata qe e ndjekin nga pas.Ne kishen ortodokse shqiptare duhet te punojne vetem ata qe dine te njekin mesimet e at Fan Nolit,i cili beri qe te dridhej dhe vete patriakana e Fanarit. Me falni per vonesen e pergjigjes


Nuk je vonuar shume, nje muaj je anetar i ri Nuk eshte nevoja te kerkosh te falur.

Thuaj si durove pa peshendetur Amoxilin gati nje muaj, kjo po, eshte per tu habitur


Postuar nga peshtimi datë 31 Dhjetor 2005 - 00:31:

Sugjeroj qe kjo teme te hiqet nga forumi Besimi Fetar dhe te kalohet tek Politika.
Thuajse te gjitha diskutimet,nuk kane te bejne me fene......Dhe per me teper nje pjese jane shume te egra.

Stenli,
Mendoj qe duhet te jesh me i kujdeshem kur merresh me figuren e Nolit dhe rolin e tij ne drejtimin e Kishes Ortodokse Shqiptare.Ne ate periudhe behej fjale nese do kishte apo jo Shqiperi dhe roli i tij dhe i Bashkesise Ortodokse Shqiptare ne Amerike eshte MADHESHTOR.....Ishte real rreziku i zhberjes se Shqiperise.Roli i Kishes Greke,por edhe ai i Patrikanes se Stambollit ne ate periudhe,ka qene teper negativ.Keto jane ne themel te formimit te Kombit dhe meshimi i ndonje gabimi qe mund te kete bere Noli,duhet konsideruar antishqiptar.

.....Persa i perket Kryepeshkopit Janullatos,qendrimi apo jo ne krye te kishes,eshte nje vendim qe i takon ta marrin besimtaret ortodokse shqiptare.Thirrjet histerike,si ato te disa keshilltareve te Bashkise se Tiranes,nuk deshmojne patriotizem,por ne te kundert,ndjellin percarjen.Ne rast se te tre kreret e feve ne Shqiperi u propozuan per tu bere Qytetare Nderi te Tiranes,nuk shikoj ndonje arsye qe Janullatosi te mos ishte nder ta.Ne te gjithe Boten,Udheheqesit Fetare nderohen dhe respektohen jo thjesht per cilesite personale,por kryesisht per Bashkesine qe kane prapa.

SHQIPERINE nuk eduan me shume ata qe klithin si ne Kongreset e famshme te Dulles,por ata qe kokeulur,mundohen cdo dite te bejne dicka te mire per te!


Postuar nga mobidik datë 02 Janar 2006 - 14:26:

Përgjatë gjithë historisë njerëzore indiferenca ka dëmtuar në mënyrë fatale të gjithë njerëzit a popujt, të cilët janë treguar indiferent ndaj ngjarjeve që kanë ndodhur te ata. Në shkrimet e ndryshme që janë shkruar në forumin horizont në lidhje me kryepeshkopin Janullatus, praninë e tij në shqipëri, rrolin e tij, arsyes pse ai duhet të jetë këtu, si dhe funksionit të tijë në atdheun tonë, shohë se disa janë të shqetësuar për veprimtarinë e këtij individi dhe madje paraqesin edhe shumë dyshime dhe shqetësime serioze për të dhe për çfrë ai i ka bërë kishës Orthodhokse dhe vlerave tona kombëtare. Nuk më pëlqen fakti që disa persona ndoshta edhe pa menduar mirë për rrezikun që mund ti kanoset çfarëdo populli nëse do ti mohohej identiteti, gjuha, tradita dhe vlerat e tijë personale shfaqin një llojë indiferentizmi duke u shprehur se skemi ndonjë gjë tjetër më të mirë për tu marrur, po lëreni kryepeshkopin në punën e tijë. Unë dua ti them atyre se vërtet kemi plotë gjëra për tu marrur, por kjo që ne po merremi është një gjë tepër e mirë dhe madje e rëndësishme, sepse po përpiqemi të njohim dhe informojmë se çpo ndodh me vlerat tona. Po nëpërkëmben, po mohohen apo po vlerësohen përherë më shumë këto vlera që ne i bartim me nderë?
Pikërisht për këtë gjë unë dua tju sjell një dëshmi të gjallë se çpo ndodh në kishat tona Ortodokse të Shqipërisë, një dëshmi të cilën e kamë parë me sytë e mi, e kamë prekur dhe jamë i bindur se është krjetësisht objektive.
Ja se çndodhë në kishat tona: Kryepeshkopi akuzohet se ka bërë që nëpër kishat Ortodokse të bëhet lutja dhe liturgjia në Greqisht të cilën do ta gjykoja personalisht si një gjë të pavendë dhe tendencioze sidomos aty ku nuk ka minoritet greke, por nuk kam asnjë arsye për ta gjykuar si të tillë, sepse në Kishat e Shkodrës, Lezhës, Durrësit, 2 kishat e Tiranës, Elbasanit (jo në kishën e kalasë), si dhe në kishat e fshatrave të Elbasanit, në kishat dhe fshatrat Lushnjes, Divjakës, Fierit, Vlorës, Korçës, Ersekës, Voskopojës, Beratit, Gjirokastrës, Tepelenës, Përmetit, etj lutja dhe liturgjia bëhet në gjuhën tonë SHQIPE dhe e them me bindje se influenca greke është gjëja e fundit që mund të mendohet. Priftërinjtë janë shqipëta. Ungjilli lexohet në gjuhën tonë shqipe dhe për këtë përdoret përkthimi që i ka bërë atdhetari ynë i shquar Kostandin Kristoforidhi si dhe vetë hirësia i tij Fan Stilian NOLI, vlerat e të cilëve unë i kam si një model të lartë.
Dhe meqë ra fjala te Noli, shtrohet çështja se Janullatosi ka hedhur poshtë figurën e shquar të tijë, unë ju them se në të gjitha kishat tona përdoren ende përkthimet e tij liturgjike siç janë librat “Kremtoria”, “Pesdhjetorja” dhe “Triodi”. Libra të cilët Noli i ka kthyer nga greqishtia në Shqip. Në festën e Flamurit çdo 28 Nëntor në kishat tona bëhet meshë hyjnore dhe shërbesa e flamurit të cilën e ka përktyer vetë Noli “ky i hedhur poshtë nga Kryepeshkopi”.
Po me datën 28 Nëntorë në Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit” që ndodhet në manastirin e Shën Vlashit Pranë Durrësit. kryehet çdo vit një festë për ditën e pavarsisë. Festë e cila zgjat disa orë dhe që në të përmbahen këngë patriotike, lexime nga jeta e Skëndërbeut, Ismail Qemalit, vjersha patriotike të ndryshme një ndër ta është “Rend or Maratonamak” (vjersh e Nolit). Ky program është kryer nga vetë studentë të kësaj akademie. Nuk duhet harruar se kjo akademi është dhe qendra dhe e ardhmja e kishës Ortodokse Shqipëtare.
“Që të vërtetat e ungjillit një popull t’i shprehi në më mënyrë të plotë e të lirshme duhet të përdoret vetëm gjuha atij populli” shprehet vetë Kryepeshkopi Anastas në disa kumtesa që ai ka mbajtur me të krishterët Ortodoks Shqiptar, si dhe në librin e tij “Globalizmi dhe Ortodoksia”.
Ikonat në kishat tona janë të pikturuara nga ikonografë Shqipëtarë dhe emrat e shënjtorëve janë në shqip. Jo vetëm kaq, por edhe një numër kishash janë me emra të shënjtorëve që kanë patur prejardhje shqiptare. Si për shembull: Kisha e shën Astit në Durrës. E shën Lefterit në Vlorë, shën Nikodhimit në Berat, Kristo Kopshtarit, Shën Nifonit nga Nukova, etj.
Sa për çëstjen se Janullatosi është i vetëshpallur. Vetë të krishterët Ortodoksë të Shqipërisë e kanë kërkuar atë që të jetë Kryepeshkop në Shqipëri dhe kjo është bërë me vendim të presidentit në vitin 1992 vendim të cilin mund ta gjeni në arkivat e shtetit.
Kur kryepeshkopi erdhi në Shqipëri në fillim të demokracisë këtu nuk ndodhej asnjë person i cli mund ta merrte përsipër këtë detyrë, madje vetë zoti Dhimitër Beduli (teolog i shquar që ka jetuar gjatë kohës kur kishat ishin të mbyllura nga sistemi komonist) kur i kërkoi një prift shqiptaro amerikan që të bëhej kryepeshkop i Shqipërisë ai nuk pranoi, zgjedhje e cila nuk duhet gjykuar për keq, sepse edhe ai mund të ketë patur arsyet e tijë personale, të cilat nuk ja mundësonin dot këtë përgjegjësi. Po atëherë si mendoni a duhej t’u lente kisha në mëshirë të fatit? Të gjithë përfaqësuesit e krishterë të qyteteve të shqipërisë, ndër të cilët ishin edhe teologë Shqiptarë që kanë vuajtur në kohën e regjimit komunist, propozuan unanimisht që eksarku i Patriarkanës Ekumenike hirësia i tijë Anastas Janullatosi, të fronëzohej si kryepeshkop i Tiranës Durrësit dhe gjithë Shqipërisë. Gjë që u pranua me dekret te Presidentit të asj kohe zotit Sali Berisha.
Pra vetë shqiptarët e kërkuan diçka të tillë, dhe cilët shqiptarë? Ata shqiptarë të cilët kishin ruajtur besimin në kohën e Komunizmit dhe kishin mbajtur kontakte me peshkopët që jetonin në atë kohë si Irine Banushi Dhe Danili (peshkopë të persekutuar nga regjimi e Hoxhës). Si do ta lejonin ato kaq lehtë të “Shitej” kisha e tyre, ose edhe nëse ishte bërë një gjë e tillë, pse ato nuk protestuan më vonë për një gjë të tillë? Por ata ende e respektojnë kryepeshkopin Anastas Janullatos. A e dini se bashkëpunëtorët e parë të Janullatosit ishin Dhimitër Beduli At Kozma Qirjo nga Vlora, At Gaqo, At Vangjel Xoxe, dhjak Sotir Kanxheri dhe Theodhor Papapavli Teologë dhe priftërinjë,që u përpoqën për krishtërimin para dhe pas mbylljes së kishave.
Në vitin 1997 u formua Sinodi i Shenjtë i kishës Ortodokse Shqiptare. Në këtë sinodë bëjnë pjesë kryepeshkopi Anastas Janullatos, mitropoliti i Beratit Ignat Gregoriti (me kombësi dhe prindër Shqiptar, lindur në një fshat arbëresh në Greqi), Mitropoliti i Korçës Joan Pelushi (rritur në Tiranë me origjinë Përmetare, dhe i persekutuar nga sistemi komunist). Peshkop i Apollonisë hirësi Kozma Qirio nga Vlora edhe ky ka vuajtur nën sistemin komonist
Sekretar i Sinodit është At Joan Trebicka nga Korça. Sot në këtë sinod është edhe hirësi Ilia Ketri, Shqiptaro-Amerikan, (madje ai ka ndihmuar kishën tonë edhe në vitet e para të demokracisë) Sot ai është edhe drejtor i Akademisë Teologjike “Ngjallja e Krishtit” në Durrës. Shkollë ku mësimet bëhen në gjuhën tonë amtare Shqipe (sepse edhe për këtë shkollë ka patur shpifje se u bënin mësime në greqisht).
Në vitin 1997 ky “agjent grek” qëndroi në Shqipëri kur shumë politikanë ikën sepse askush nuk ishte i sigurtë për jetën e tij. Dhe jo vetëm kaq, por ai u bë një faktorë zbutjeje dhe nxiti Shqiptarët që të tregoheshin gjakftohtë dhe mos ngrinin armët ndaj bashkëvëllezërve të tyre. Mos flasim për 1998-ën vit kur Kosovarët e dëbuar nga Serbët padrejtësisht. Gjetën një pritje të ngrohtë nga në vëllezërit e tyre ndër të cilët edhe vetë kisha Ortodokse me në krye “antishqiptarin” Janullatos ofroi ndihma për ta dhe hapi kampe që ata të qëndronin provizorisht deri në kthimin e tyre në kosovën e çliruar. Me urdhërin e tij Akademia Teologjike (vendi ku përgatiten filizat e kshës Ortodokse Autoqefale) mbylli provizorisht studimet me qëllim që studentët e sajë të viheshin në shërbim të vëllezërve të tyre Kosovarë.
Po kryepeshkopi është ai cili përmend dhe nderon vetë Nën Terezën një shembull i gjallë i shpirtit të gjërë Shqiptarë. “Mos vallë Nën Tereza ka patur qëllime filo-Vatikanase në Kalkuta?!!!!
Ky “Agjent” ka marrë tituj nderi nga sa e sa universitete botërore dhe shoqata humaniste. Fakte të cilat i përmend jo vetëm për të ngritur figurën e këtij njeriu, por për të treguar se kisha Shqiptare po përparon dhe se në të janë përgatitur djem të rinj si hierodhjakonë dhe hieromonakë, të cilët unë mesa i njohë personalisht nuk i njohë për të paaftë, por për njerëz të përgatitur, me tipare të fisme shqiptare, tolerantë dhe me shpirtin e sakrificës për çdo individë. Në një të ardhme ata do të jenë të gatshëm për të qenë peshkpoë të qyteteve të ndryshme Shqiptare si Tirana, Korça, Berati dhe Gjirokastrës.
Po e mbyll duke i uruar të gjithë Shqiptarve kudo në botë një Vit të Ri të begatë dhe plot mbarësi.
GËZUAR 2006!


Postuar nga amoxil datë 03 Janar 2006 - 02:17:

mobidik!
para se të shpjegosh dhe të analizosh diçka apo nji popull përgjigju tek kto pyetje.
- A është e vërtetë se në 94-ën u zbulua nji "prift ortodoks grek" i cili u përzu nga shërbimi informativ i shqipris si një njeri që bënte agjitacion dhe propagandë në shërbim të qeveris greke dhe ishte instaluar ktu në shqipëri nën drejtimin e kishës greke?
- Mohohet dot shëmtimi i gjuhës shqipe në gazetën "ngjallja e krishtit" e bombarduar në gjuhën greke e cila duket si një klarinetë greke?

përgjigju dhe pastaj analizo nën terezën ti dhe fan nolin.


Postuar nga Keni datë 03 Janar 2006 - 08:07:

U fshin disa nga mesazhet qe nuk kishin lidhje me temen dhe kishin shume fyerje dhe biseda pa vlere. Kjo do te ndodhi dhe ne te ardhemen.


Postuar nga katia datë 04 Janar 2006 - 02:51:

Citim:
Po citoj ato që tha peshtimi
Sugjeroj qe kjo teme te hiqet nga forumi Besimi Fetar dhe te kalohet tek Politika.
Thuajse te gjitha diskutimet,nuk kane te bejne me fene......Dhe per me teper nje pjese jane shume te egra.

Stenli,
Mendoj qe duhet te jesh me i kujdeshem kur merresh me figuren e Nolit dhe rolin e tij ne drejtimin e Kishes Ortodokse Shqiptare.Ne ate periudhe behej fjale nese do kishte apo jo Shqiperi dhe roli i tij dhe i Bashkesise Ortodokse Shqiptare ne Amerike eshte MADHESHTOR.....Ishte real rreziku i zhberjes se Shqiperise.Roli i Kishes Greke,por edhe ai i Patrikanes se Stambollit ne ate periudhe,ka qene teper negativ.Keto jane ne themel te formimit te Kombit dhe meshimi i ndonje gabimi qe mund te kete bere Noli,duhet konsideruar antishqiptar.

.....Persa i perket Kryepeshkopit Janullatos,qendrimi apo jo ne krye te kishes,eshte nje vendim qe i takon ta marrin besimtaret ortodokse shqiptare.Thirrjet histerike,si ato te disa keshilltareve te Bashkise se Tiranes,nuk deshmojne patriotizem,por ne te kundert,ndjellin percarjen.Ne rast se te tre kreret e feve ne Shqiperi u propozuan per tu bere Qytetare Nderi te Tiranes,nuk shikoj ndonje arsye qe Janullatosi te mos ishte nder ta.Ne te gjithe Boten,Udheheqesit Fetare nderohen dhe respektohen jo thjesht per cilesite personale,por kryesisht per Bashkesine qe kane prapa.

SHQIPERINE nuk eduan me shume ata qe klithin si ne Kongreset e famshme te Dulles,por ata qe kokeulur,mundohen cdo dite te bejne dicka te mire per te!



Indiferenca(?)

Pse valle o "njeri i mire" duhet te jete loja e fjeleve maskimi me banal i zemerzinjve dhe njerezve pa identitet.
Profesioni?...i hallakatur pas atij qe ne te gjithe boten e quajne pak a ashume Perendi.

Nuk eshte shume feshtire te shohesh qe ti ne mesazhin e pare ke shpalosur mburojen me sofiste dhe ne dukje te moderuar anastaso panheleniste.
C'di ti dhe c'fakte jep per indiferentizmin? mos valle duhet patjeter qe te te lejojne te perziesh veladonet e perlyer me vrer e gjak te anastaso sebastianeve me emrin e shenjte te nenes Tereze???
Palacolleqe!
Nena Treze kurre nuk u identifikua me asnje fe apo forme hierakike kishtaro pan politike. Porisia e saje e vetm per motrat e saje ishte...: Kur te shkoni tek te varferit dhe te te semoret, ju kurre mos predikoni per fe ose profete. Ju duhet vetem ti jepni atyre dashuri dhe ndihme. Le te jete puna dhe perkushtimi juaj pamja e vertete e Krishtit. Keshtu ju do te keni permbushurur detyren perballe zotit tuj sdhe njerezimit"


Pak a shume duket sheshit se kush qe nene Tereza...e perkushtuar deri ne veteasgjesim per te varferit dhe te vuajturit. Ajo verte ishte shenjte sepse jeta e saje qe paqja dhe dashuria dhe jo nekrofilia serbo greke e fushtave pan sllavo ortodokse ne europe dhe ballkan.
Anastaso laltosi eshte perzier drin ne gryken e tij te dhjamur me politike antishqiptare. Mos u bej kaq naive sepse ka dhe jo indiferente njerez qe bejne punen me te thjeshte duke dalluar kuajtroizmin tend te fundit me permendjen e disa lemoshahedhjebve te cacit per ti mbuluar tiparet shovene dh uzurpatore.
Ikni larg hqiperise o njrez pa shpirt. Verberia nuk ju lejon te shuhni se pas kryqeve te arte te poltroneve me ar te anastaseve te tu jane pika gjku dhe lengata te te vdekurve duke e nxjere kete ar dhe argjend dhe duke vdekkur urije.
Krishti ka qene se pari njeri i madh sepse kurre nuk foli per rendesin e individit ne kisha apo gjera te ngjashme dhe gjithashtu nuk prdikoi kultizimin dhe qiellgervishtjen nepermjet ndertesash kult dhe njerezish mjekercjape. Morali sipas Krishtit ishte dashuria e te forteit per te dobetin dhe ndihma qe ai i jep atij.
Dashuri dhe vetem dashuri dhe o sherre brenda te njejtit besim me zhrgone dhe hamendesi agjenturash ne vatikan dhe Patriakana.
Turp e faqja e zeze. Agjente te vatikanit dhe Patrialkane. Te lutem kushdo qe te jesh o krijese kibernetike...mos e permend nenen tereze se ajo eshte e gjithe botes dhe e gjithe te varferve. Ajo ka deklaruar se nga prejardhja ishte shqiptare por zemren ja kishte falur krishti dhe te varferve.
miliona anastase nuk jane te denje as ti permendin emrin asaje.
larg edhe ti o mobi dicku ortodoksogrekofil


Postuar nga diabolic datë 04 Janar 2006 - 06:23:

Janullatos... ? Po nuk e hoqem qafe ne shqiptaret ska per te ikur ai plehra jo. O zot vetem mendimi se nje grek ben si zot ne shqiperi me ben te ndiem keq. Hem ... nejse me mire mos te shprehem , me mire ta leme me kaq. Naten all by DIABOLIC A'S


  Gjithsej 72 faqe: « E parë ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit »
Trego 718 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.