Forumi Horizont Gjithsej 404 faqe: « E parë ... « 130 131 132 133 134 135 136 137 138 [139] 140 141 142 143 144 145 146 147 148 » ... E fundit »
Trego 404 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Sali Berisha, komunisti i veshur tani me petkun e Demokracise?! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14943)


Postuar nga Vizioner datë 23 Shtator 2009 - 21:28:

'Historia 12', gabime në tekst dhe harresa kryeministrash. Reagon ministria

Ministria e Arsimit është sqaruar sot lidhur me gafat në tekstin e Historisë. Zv.ministri, Halit Shamata mendon se gjithë faji është i mësuesve dhe specialistëve të tjerë që punojnë për përzgjedhjen e teksteve alternativë. Ai shpjegoi procedurën që ndiqet nga bordi i teksteve, duke shfajësuar MASH-in nga kjo përgjegjësi. Shamata tha se kjo është një lojë politike e opozitës.

Sipas tij, MASH nuk ka të drejtë ligjore të ndërhyjë me të drejtën e autorit, e cila mbrohet me ligj, por brenda kuadrit ligjor MASH ka një procedurë të miratimit të teksteve shkollore.

Më tej ai sqaron fazat që kalohen deri në daljen e tekstit në treg: Komisionet për oponencë dhe vlerësim të teksteve përbëhen nga 200 mësues e pedagogë përzgjedhës, nga më të mirët në vend. Për secilin tekst ka një komision vlerësues përbërë nga 5 vetë, njëri prej tyre pedagog. Për rastin konkret 'Historia 12', Shamata thotë se "komisioni i oponencës është drejtuar nga një autoritet i fushës, njeri prej pedagogëve të shkollave të larta publike". Por zv.ministri nuk e thotë emrin e pedagogut.

Në fazën e dytë teksti vlerësohet nga Komisioni i Miratimit te Teksteve pranë MASH-it, për çmimin sipas një formule të caktuar dhe në fazën e tretë për dokumentacionin ligjor të paraqitur nga shtëpia botuese.

Shamata e çuan denoncimin publik të gabimeve shkencore në librin e historisë si një sul politik. "Nuk di se çfarë ndjesie shkakton fakti që një tekst historie bëhet alibi për mos hyrjen e opozitës në Kuvend. Tonet ultimative për tërheqjen e tekstit në një kontekst më të gjerë aktual e politik, nuk i bëjnë nder askujt", u shpreh zv.ministri Shamata.

Në këtë deklaratë, Shamata, ka harruar të thotë se Ministria e Arsimit, është institucioni përgjegjës për edukimin në vend dhe se shtëpitë botuese bazohen në programin që ky dikaster iu jep për të hartuar tekstet. Ai nuk ka pranuar defektet në këtë libër, ç'ka do të thotë se MASH nuk ka asnjë lloj tendence për ti ndrequr ato.







Reagon autori, Beqir Meta: Teksti është OK


Në reagimin e tij nje prej hartuesve te ketij teksi shkollor, Beqir Meta, pas publikimit ne media te citimeve nga teksti i Historise 12 dhe reagimit te opozites thote se "teksti i Historise se Popullit Shqiptar per klasen e 12-te eshte teresisht i balancuar dhe i mbeshtetur ne fakte".
Ai thote se ne tekst jane parqitur te gjitha arritjet dhe mosarritjet e qeverive gjate periudhes se tranzicionit.


"Kemi folur per qeverisjen e demokrateve 2005-2009 dhe arritjet e tyre qe jane rezultate te dukshme si dhe jane permendur edhe nga nderkombetaret. Por kemi permendur edhe problemet e medha qe dolen ne perplasjet e institucioneve dhe ngjarjen e Gerdecit", - thekson Meta.





  Gjithsej 404 faqe: « E parë ... « 130 131 132 133 134 135 136 137 138 [139] 140 141 142 143 144 145 146 147 148 » ... E fundit »
Trego 404 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.