Forumi Horizont Gjithsej 30 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit »
Trego 30 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re e prozes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=338)
-- " Bushtra", nga Artan Gjyzel Hasani(Roman) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12553)


Postuar nga Enya datë 01 Nëntor 2006 - 02:39:

Post "Bushtra ", vazhdimi...

Dialogjet midis nesh sa vinin e beheshin me te padobishem. Padobishmeria qendronte ne ate qe asgje nuk ndryshonte dot rrjedhen e padeshirueshme te ngjarjeve.

UNE: Me duket se te pelqen te behesh objekt i te gjitheve! Ty te lodh besnikeria ndaj nje njeriu te vetem.
AJO: A nuk ke thene ti, se po ta dua edhe nje kurve nga bordelli marr per grua? Atehere, perse nuk me pranon keshtu sic jam? Apo nuk me do me?
UNE: Une, moj vajze e mbare, mund te marr per grua edhe nje kurve qe premton te behet zonje,por ne asnje menyre nuk mund te marr nje
zonje qe po behet kurve!

Fundi i vitit na gjeti pothuajse te ndare edhe shpirterisht, se fizikisht ishim ndare prej kohesh. Muaji i fundit me kish lodhur pa mase dhe me kishte ndryshuar nga nje njeri te qete dhe besues, ne nje dyshues nevrik. Dona nga burim lumturie, ishte kthyer aq papritur ne burim hidherimi e zhgenjimi. Kjo gje me kish plagosur thelle ne shpirt, me kish bere rob te monologjeve te pernateshme mes tymit gri te cigareve pa fund. Ishin harruar pritjet, percjelljet, puthjet, fjalet e embla, perkedheljet dhe epshet. Te gjitha keto ishin zevendesuar aq shpejte, pabesueshmerisht shpejte, me pyetje te dyshimta nga ana ime dhe me pergjigje akoma me te dyshimta nga ana e saj. Vendosa te beja perpjekjen e fundit, per ta ndergjegjesuar per udhekryqin ku kish futur dashurine tone, veten dhe mua. I shkruajta nje leter me te cilen do ta shokoja, ta shkundja e te kuptonte qarte ato gjera qe ne bisedat tona kalimtare, ndoshta s'ja kisha qartesuar sa duhet.

"Zemra ime, Dona!
Nuk e di se cfare arsyesh mund te justifikojne sjelljen dhe veprimet e tua, nuk e di se c'gje po te largon cdo dite e me shume nga une,nuk e di nese ne keto caste je ajo grua qe njoha dikur apo nje e panjohur.
Koha po tregon qe dashuria jote s'kish qene gje tjeter, vecse pasioni i verber i nje femre mendjelehte. Me vjen shume keq qe i hodhe ne ere te gjitha ato gjera qe na lumturuan per kaq kohe.
Koha po tregon qe ti nuk ndahesh dot nga llumi dhe nga ty shoq. Perderisa nuk ke fuqi te ndahesh nga ai, do te thote qe ka dicka qe te lidh me te.Perpiqu te behesh me shume nene e sat' bije dhe bashkeshorte e tet shoqi,
se ndoshta ne kete menyre mund te stabilizosh jeten tende familiare.
Por kam frike se ke filluar nje rruge qe nuk te con as tek une e as tek ty shoq. Fjala ime nuk ka pushtet tek ti, ndoshta nuk jemi bere per njeri-tjetrin. E verteta eshte qe po me del nga zemra cdo dite e me shume, si pasoje e ketij ndryshimi te papritur tendin. Ty te pelqen liria e pakufizuar, ndaj edhe une po ta jap ate liri qe varet nga une. Le te shohe secili rrugen e tij. Me ke zhgenjyer shume. Nuk e mesove kurre se cfare njeriu kishe prane. Per mua sakrifikove pothuajse gjithshka dhe mua me sakrifikove per ate llum qe po te rrethon ne jeten tende te tanishme. Sot humbe te vetmin njeri qe te donte me shume se veten e tij. S'ka gje. Keshtu ndodh nganjehere. Nese neser do te te qelloje te takosh ndonje tjeter si ai, perpiqu te mos e zhgenjesh, se ndoshta mund te te beje te lumtur nje dite! Se fundi, perpiqu te besh ne jete gjera per te cilat te mos te te vrase ndergjegja neser. Qofsh e lumtur perjete!"


  Gjithsej 30 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit »
Trego 30 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.