Forumi Horizont | Gjithsej 718 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit » Trego 718 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Përse kryepeshkopi i vetëshpallur grek Janullatos nuk largohet nga Shqipëria !!?? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8821)
Re: Te njejtat gjera
Citim:
Po citoj ato që tha Stenli
Per njohurine tende dhe te te tjereve fjala "eksark" do te thote "qe vjen nga jashte".
Ate fjalen "ndihmuar" do te ishte me mire mos e vendosje ne thonjza, sepse tregon realitet. Dhe "ndihmuar" eshte pak, shume pak.
Por, une, kete e thote Keshilli Boteror i Kishave, po them: Hodhi themelet e Kishes, ndertoi mure, E mbuloi me cati dhe i dha forme Orthodhokse. Ne rregull? E ringjalli. E di ti o Amoxil se cfare tha Patriku Vartholome i Konstandinopojes kur erdhi ne Shqiperi ne vit?
Kush e beri kete mrekulli, o mosmirenjohes?
Nikolla me miqte e tij te shumte? E beri nje grek, nje njeri qe nuk na e kishte per borxh fare te na ndertonte keto kisha, te krijonte Sinodin, te hapej Seminari i Durresit etj etj etj etj etj. Po ti nuk i di keto se je i verber.
Anastasi eshte fronezuar me 2 Gusht 1992 ne katedralen e Tiranes nga peshkope te cilet erdhen nga Patriarkana e Konstandinopojes dhe qe takuan te gjithe Hierarkine Shqiptare, Presidentin, Ministrat etj etj. Po ti, edhe keto nuk i di.
Nga fjalet qe perdor si pipaxhi, sahan lepires etj, qe mua s'me ben pershtypje fare, e tregon veten qe nuk ke fare te drejte, se ai qe ka te drejte as shan, as ze be, as therret dhe as vepron keshtu si ti. Pyet ndonje psikolog dhe keshtu do te te thote.
Nqs eshte ndonje njeri per t'u diskutuar ai eshte Nikolla Marku, sepse ai po ben gjithcka kunder cdo kanoni dhe rregulli. OK? Se, po te kishte te drejte, Keshilli Boteror i Kishave do t'i jepte atij te drejte, Helsinki po ashtu, Fete e tjera, Qeveria, Presidenti dhe mbi te gjitha POPULLI.
Sa keq me vjen. Meqe ra fjala, sa popull jini aty rrotull tij? Me thuaj nje shifer. Vecse mos me thuaj 3 milion e gjysem se do te ma heqesh trurin.
Per kete komunitet ortodoks me pyete qe te kem turp te pyes? Me bere te qesh. Nejse. Vazhdojme me gjera te tjera.
Ato kopshtet me ose pa dreke jane nje tjeter arritje e suksesshme. Gjithesej 13 ne Shqiperi ne mos gabohem. Pastaj, me thuaj ti mua nje fe qe te mos kete qellim qe njerezit t'i ktheje ne ate fe. Sa per dijenine tende quhet Misionarizem. Edhe emrat nuk jane Jorgaqi apo Janaqi.
Pastaj, c'eshte kjo kenge "Janullatosi eshte babai yne"? Le qe ai nuk thirret Janullatos, por Fortlumturi o letrar.
Por, per fatkeqesine tende, po shoh qe dita-dites po ia fut kot gjithmone e me shume se je si ajo letra qe digjet. Ne fillim ben shume flake dhe drite, por pas 5 sekondash pushon po aq shpejt sa filloi, dhe le pas nje hi te vogel fare, te pakonsiderueshem.
Edhe, nuk eshte puna e Kryepeshkopit te ndertoje rruge. Klinikat dentare i hap dhe bravo i qofte. Po he, ju shqiptaret e vertete, ku jeni? Pse nuk beni ju nje te njemilionten e asaj qe ka bere ai? Kaq pak jini sa nuk mblidhni dot para per te ndertuar nje rruge? Kini bere gje deri tani? Ka peruruar gje Nikolla Marku me fonde nga miqte e tij te shumte ne Amerike dhe Kanada, me te cilet ti na u mburre aq shume? Cfare kane dhene dicka konkrete ata per Shqiperine, se deri tani nuk kemi degjuar gje?
Pres te me kthesh pergjigje konkrete, se me fjale, me fjale na lodhe.
Gjithsej 718 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit » Trego 718 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.