Forumi Horizont | Gjithsej 72 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit » Trego 718 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Përse kryepeshkopi i vetëshpallur grek Janullatos nuk largohet nga Shqipëria !!?? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8821)
Per mobidikun
Po citoj ato qe tha mobidiku:
Dhe meqë ra fjala te Noli, shtrohet çështja se Janullatosi ka hedhur poshtë figurën e shquar të tijë, unë ju them se në të gjitha kishat tona përdoren ende përkthimet e tij liturgjike siç janë librat “Kremtoria”, “Pesdhjetorja” dhe “Triodi”. Libra të cilët Noli i ka kthyer nga greqishtia në Shqip. Në festën e Flamurit çdo 28 Nëntor në kishat tona bëhet meshë hyjnore dhe shërbesa e flamurit të cilën e ka përktyer vetë Noli “ky i hedhur poshtë nga Kryepeshkopi”.
[/B][/QUOTE]
Si shpjegohet qe si ti ashtu edhe Stenli keni nje aftesi te cuditshme t'iu shmangeni pyetjeve direkte? Ku eshte portreti i Fan Nolit ishte pyetja ime ne mesazhin e pare, te cilin e kuptova qe e ke lexuar, perderisa hedh poshte ne mesazhin tend konstatimin tim mbi paaftesine e atyre qe e rrethojne Janullatosin. Ti si fakt sjell qe ne kishe perdoren libra te perkthyera nga Fan Noli. Cfare tregon kjo qe Janullatosi e vlereson At Fan Nolin si perkthyes? As kete nuk mund ta beje ai, sepse ne rradhe te pare duhet te mesoje shqip. Patjeter qe ne mesha do te perdoren perkthimet e Fan Nolit sepse ato jane te vetmet qe kemi (per ato libra qe ti permend) dhe perderisa meshat behen ne shqip. Ai, ashtu si cdo njeri tjeter, e di qe ne qofte se meshat do te beheshin ne greqisht, kjo do te ishte nje vetevrasje per te. Pra pyetja nuk ishte ku eshte Fan Noli si perkthyes, apo publicist, apo shkrimtar, poet, politikan etj.. Pyetja eshte teper e thjeshte (por e veshtire per ju ti pergjigjeni) ku eshte Fan Noli si klerik, si themeluesi i Kishes Ortodolse Autoqefale te Shqiperise. Asgjekundi nuk gjendet portreti i tij dhe asnjehere nuk eshte permendur ai nga Janullatosi, perkundrazi bashkepunetoreve te tij te ngushte u ka thene eshte mire te mos kerkojne te dine per figuren e tij sepse ka gjera qe nuk do t’u pelqejne, duke hedhur keshtu balte mbi figuren e Nolit.
Eshte e vertete qe mesha behet ne shqip, por predikimi pas meshes, kur qellon te behet prej tij, behet ne greqisht dhe ka dike qe e perkthen. Kaq e veshtire eshte per te ta lexoje kete predikim ne shqip? Edhe per festen kombetare te Greqise mbahet meshe prej tij ne kishe, por kjo e kamufluar me nje feste tjeter fetare, dhe kete e dine mire ata qe merren me zbukurimet e kishes per raste festash.
Pyetja tjeter ishte perse duhet te vinte ne Shqiperi at Efremi? Apo prifti tjeter per te cilin pyet Amoxili qe u perzu nga shiku si “persona non grata”? Si I zgjedh ky keta prifterinj, mbi c’baza, kush ia servir? A nuk duhet te hetoje ne rradhe te pare mbi veprimtarite e tyre? Ta zeme se nuk e njihte at Efremin, I cili kishte sherbyer si prift ne ushtrine greke, edhe pse eshte e pamundur te mos e njihte, po kur iu referua shprehja qe ky I fundit u kishte thene ushtareve grek ne Ardenice (“mireserdhet ne token tuaj, ketu jeni ne Greqi”) a nuk ishte e mjaftueshme kjo qe ta dergonte andej nga kishte ardhur? Por perkundrazi jo vetem qe nuk e perzuri, por e mori ne kryepeshkopate. Per se I duhej ky prift Janullatosit? Ky nuk ishte prift qe meshonte, asnjehere nuk ka meshuar ne kishe, e pra me se e ndihmonte ky kryepeshkopin? Cila ishte veprimtaria e tij e vertete?Po kur I vajti ne vesh qe ai kishte lidhje me nje vajze, qe per nga mosha mund te ishte mbesa e tij, nuk ishte kjo nje arsye me shume per ta perzene? Por ai nuk e perzuri as edhe kur kjo ceshtje u be publike, ne gazeta fillimisht dhe pastaj edhe ne television. Eshte e vertete qe fotografia qe e demaskoi kete pseudo prift ishte e trukuar, por kjo fotografi e trukuar, nxorri ne shesh ate te vertete qe te gjithe punonjesit e kishes e dinin perpara se te behej publike, ate te vertete qe edhe Janullatosi e dinte, ate te vertete qe edhe policia e Fierit apo e Lushnjes (nuk me kujtohet) e dinte, pasi e kishin kapur rastesisht ne flagrance me kete vajze ne pyllin e Ardenices, kur po kerkonin per nje te arratisur nga burgu. E pra ketyre pyetjeve jepuni pergjigje ti dhe Stenli dhe mos na tregoni perralla. Ka kush ta vleresoje Nene Terezen, e vleresojne ata te cilet jane gjalle fale punes dhe sakrifices se saj.
Edhe dicka te fundit perpara se ta mbyll. Ne cfare gjuhesh eshte faqja e internetit e Kishes? Eshte ne shqip, nga halli, sepse duhet te jete ne shqip, eshte ne anglisht, meqe anglishtja konsiderohet si gjuhe nderkombetare por eshte edhe ne greqisht. Perse? Per cfare arsye duhet te jete ne greqisht? Perse duhet te valevitet flamuri grek ne kete faqe interneti?
Keshtu pra pergjigjuni ketyre pyetjeve ne fillim, pastaj vazhdoni t’I thurni lavdi.
l nderuar mobidik a mund te me thuash se perse shume here ky kryepiskop i nderuar nuk flet ne gjuhen e kulluar SHQIPE apo nuk e ka mesuar dot keto 15 vjet ne vendin tone? nese do te dish kush eshte Janullatosi lexo "E VERTETA MBI EPIRIN" nga SH. Delvina vetem pjese qe i ka kushtuar Janullatosit.Po te nderuar miq te forumit Janullatosi duhet te ishte larguar
Une jam nje antare i ri po dua ta pyes stenlin kur u shpalle autoqefalia e kishes ortodokse shqiptare qe Noli donte ta merte me "puc"?
Citim:
Po citoj ato që tha ss1
Une jam nje antare i ri po dua ta pyes stenlin kur u shpalle autoqefalia e kishes ortodokse shqiptare qe Noli donte ta merte me "puc"?
Citim:
Po citoj ato që tha ss1
Une jam nje antare i ri po dua ta pyes stenlin kur u shpalle autoqefalia e kishes ortodokse shqiptare qe Noli donte ta merte me "puc"?
Citim:
Po citoj ato që tha amoxil
Hahhahahahah sa shume po i zgjat stenlit te gjeje pergjigjen e duhur hahahhhahahahahahahahaahhhhahh,prit iher te mari ne telefon janullatosi se mos kane nxjerre noj date tjeter kesaj rradhe hahahhahahahahahaahhahahahahhhahhaahahahhahaahhhah
aahahah.
Hahahaahahhahahhaha e pyete janullatosin mbreme e haahahhhahahahah.
Citim:
Po citoj ato që tha Une Stenli
Avash Amoxil se u kepute se qeshuri.
Bukur.
me te vertet per te qeshur 1937 kur e beri noli pucin atehere? a e di ti i nderuar stenli se kur erdhi noli ne shqiperi ne 1920 peshkopi i atehershem i korces i dergon leter s delvines qe ky njeri i rrezikshem te mos lejohet te hyj ne shqiperi a mund te me thuash perse?
Citim:
Po citoj ato që tha unforgiven
Po ta njohesh ti kete personin do shkulesh ti se qeshuri..
Pse harxhon energji kot..
Gjithsej 72 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit » Trego 718 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.