Forumi Horizont | Gjithsej 234 faqe: « E parë ... « 136 137 138 139 140 141 142 143 144 [145] 146 147 148 149 150 151 152 153 154 » ... E fundit » Trego 234 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Biondia dhe Stoli . (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18293)
Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
...Guacka
...Sot sdi pse por do te kisha deshire te isha nje cast vetem .vetem une dhe deshirat endrrat e mia e zveshur nga cdo gje dhe nga kjo jete qe me qendron e ngushte me mbyt me tret ngadale -ngadale .Do doja per nje cast te isha buze detit dhe te kerkoja derisa sa te gjeja nje guacke e kur ta kisha gjet ti tregoja per deshiren time.Ti tregoja qe do te doja te isha afer teje te ndieja profumin e trupit tend ate profum qe di ta dalloj mes qindra njeresve dhe e kam kerkuar ne keto vite se kam degjuar me.
Ate profum qe dhe mbas ikjes tende per shume kohe e kisha neper flok e e gjate (per kete si kam prere kurre do ikte era jote),kisha neper trup e kisha neper rroba cdo gje e imja kishte profumin tend ate profum te embel ere jargavani .
Do te doja ti tregoja qe do kisha deshire te prekja me duat e mia fytyren tende ,ate fytyre engjellore (qe vitet pak nga pak e zbehin nuk arrij te kujtoj me detajet e saj ,) te prekja syte e ty te bukur ato sy qe per mua ishin pasqyra e shpirtit tend dhe timit .Doja te prekja faqet e tua ,buzet e tua cdo cm te lekures tende te lemuar per ta kujtuar dhe per shume vite te tjere pa pasur frike nga zbehja nga zvenitja .Do te doja ti tregoja qe do te doja te ndieja krahet e tu qe me shtrengonin embel e plot dashuri rreth vetes dhe une te ndieja ate ngrohtesi ate mbrojtje qe se kam ndiera kurre me .Kam pasur gjithmon ftohte ne kete vite aq ftohte sa as zjarri dhe dielli te forte qe hynte ne jeten time sme ngrohte dot gjate per te mos menduar ty .Do te doja ti flisja e ti tregoja sesi rreh zemra jote ajo zemer qe rrahjet ja njoh asaj zemre qe ne momentet me te veshtire rrihte bashke me timen me te njejtin ritem dhe pse e imja ishte shume e lodhur ti i jepje force te mos dorezohej ...do te doja ti tregoja qe mbas kaq vitesh sdo ngre me koken sic bej cdo nate te them "naten e mire "sepse te kam afer je me mua.
Do te doja ti tregoja per detin kete det qe sonte me duket si nje tis i holle mendafshi blu, i qete dhe misterioz si vete ti .Dua ti them qe kete det aq sa e dua po ne te njejten menyre e urrej gjithmon ky det ka qen mallkimi im ky det me ka bere te njoh dashurine e vertet dhe po me aq pasion sa ma dha ma hoqi po me me te njejten dhimbjen ndoshta dhe 100 fish me shume ky det me ka marre dashurine kur kisha aq nevoje per te .Ky det me ka marre endrrat ato endrra qe i thurja gjithmon buze tij ato endrra qe ja thoja dhe dallgeve ,ku det me ka ndare nga ty perseri dhe kete here eshte bere oqean dhe anija ime e shpreses nuk e perballon dot ...ky det qe dhe tani loz me mua me fshin me dallget e tij sa here qe si per inerci shkruaj emrin tend ndoshta si per te me thene qe cdo gje ka mbaruar ka ngeluar nje kujtim dhe si cdo kujtim duhet nje vend i posacem per ti varrosur e ku ka me mire sesa ti varros brenda teje guacke e shtrenjute .
Do te kem cdo nate mbi komodine dhe kur te me marre malli sdo bej gje tjeter vetem te afroj afer veshit tim dhe do te ndiej perseri cdo gje profumin ,shtrengimin ,rrahjen ,ngrohtesine por mbi te gjitha do ndiej zerin tend qe me thua si dikur e cdo nate "fli gjume jam me ty "
Gjithsej 234 faqe: « E parë ... « 136 137 138 139 140 141 142 143 144 [145] 146 147 148 149 150 151 152 153 154 » ... E fundit » Trego 234 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.