Forumi Horizont Gjithsej 18 faqe: « E parë ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 »
Trego 18 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura te njohura te mesjetes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=209)
-- Ali Pashe Tepelena (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3731)


Postuar nga myzeqari datë 30 Nëntor 2005 - 01:54:

Degjo Peshtim , me sa kam kuptuar une nga leximet qe kam bere Aliu e donte nje shkeputje tersore nga osmanet , por sic kam thene edhe me lart Aliu nuk e beri kete gje ashtu sic duhet dhe nuk pati asnje mbeshtetje nga veriu , biles vec ngatresa nga Bushatllinjt e Shkodres.
Me marrjen e Janines, Ali Pashe Tepelena, filloi edhe ndertimin e shtetit autonom Shqiptar qe do te shtrihej nga Durresi ne Veri deri ne gjirin e Korintit ne Jug. Duke nenshtruar Konicen, Permetin, Kelcyren, Libohoven, Arten dhe me vone me acarimet e Osmaneve me Bushatllinjte e Shkodres dhe fuqite Evropjane, Aliu morri kazane e Korces, nenshtroi Himaren, Gjirokastren, Beratin, Vloren dhe Delvinen.
Ne kete periudhe Aliu nuk i doli haptazi Osmanve dhe tu shpallte lufte pra te krijonte frontin qe permend ti me siper , dhe te krijonte nje shkeputje te pergjithshme te tokave qe ai sundonte nga perandoria plak Turke !! Ai vepronte nen rogoz me shume dhe kur i mereshin vesh veprat e tij qe binin ne kundershtim me Osmanet mundonte ti ulte gjakrat me dhurata te shtrenjta ndaj portes se larte , ai ishte krejt e kunderta e Mehmet Ali pashe camit te Egjiptit , i cili i shpalli lufte turkut dhe e quajti Egjyptin te pavarur !

----------------------------------------------------------------------------------------------
citim
A do ishte ky shtet nje kopje e guvernave otomane,apo do kishte nje lloj prirje perendimore dhe sidomos perpjekje per te krijuar gjuhen e shkruar?
-------------------------------------------------------------------------------------------------
Ali ishte njeri qe perkrahte prirjet perendimore , nen sundimin e tij ekonomia e vendit mori nje zhvillim shume te madh , ai kishte aritur me politiken e tij te zgjuar nje fare shkeputje te plote nga turqit dhe disa nga aleatet e tij qe ai ndronte si tia donte interesi i drejtoheshin atij si nje princ i pavarur, ai me ligjet dhe administrimin qe po i bente vendit u shkeput nga metodat e prapambetura mesjetare te turqve .
Gjuha zyrtare qe perdorej ne vilajetin e pashait per dokumentacionet ishin greqishtja dhe turqishtja pasi shqipja atehere akoma nuk e kishte nje alfabet te sajin , por ai perdorte shqipen per te folur dhe pse e shkruante ate me germa greke!


  Gjithsej 18 faqe: « E parë ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 »
Trego 18 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.