Forumi Horizont Gjithsej 238 faqe: « E parë ... « 142 143 144 145 146 147 148 149 150 [151] 152 153 154 155 156 157 158 159 160 » ... E fundit »
Trego 238 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12714)


Postuar nga Jarigas datë 11 Nëntor 2007 - 03:31:

Citim:
Po citoj ato që tha tolstoy86


Para shikohet duke len paragjykimet, duke zgjedh lirisht. Cka pune koha. Eja me mbush mendjen se Dritero Agolli shkruan me bukur se Shekspiri..

Ne fakt thote nje fjale e urte:"Nuk ka më shurdh se sa ai qe s'don te degjoje".

Doja te thoja, perse te kthehem ne kristian, duke marre kete si fene monoteiste me te vjeter ne shqiperi, mgjs mund ta kem pas stergjyshin prift, por ideologjikisht, shpirterisht me mbush islami..

Dhe me kete eshte hera e dyte qe pohon se eshte tjesht nje ideologji...

Thua,
Pse, sipas teje te perqafosh nje fe te 1400 vitesh me para, eshte te shikosh perpara????

 

Kjo per shkak te pohimit tend:"Pastaj ideologji jane, nderrojne dhe njeriu me filozofine e te permiresuarit, nuk ka perse te shohi prapa.

Car do thote kjo.me lart ta shpjegova se cdo thoja. tani me shpjego ti,se ti aludon qe vjetersia e nje feje qenka dizavantazh per te..( ceshte feja, makine, qe sa me e re te jete aq me e mire eshte, aq me e pajisur me teknologji te larte??..) nqs te duket e mahnitshme, edhe te jete e para 1 milion viteve, ta percafosh qe cke me te them.. nje fe nqs eshte mbajtur per qindra vite e pandryshuar dhe ka pasur qindra miliona ithtare dhe as qe jep shenje dobesimi, do thote qe ketu ka dicka per tu mahnitur, e jo per ti thene vetes i zgjuar, e milionave te marre..

PO filozofine e te permiresuarit  ku e le ketu??

Snjeh islamin, aq e thjeshte, dhe nuk je i prirur te flasesh pa paragjykime..

NUk po flisja per Islamin, por per vellezerit e mij ne gjak, shqiptaret.

Tani, ju miq qe dini se sa 'kot' eshte islami, jeni te humbur qe me injorancen dhe banalitetin ne te shprehur. Nje qe rri e merret direkt me mjekren e njerit psh, sigurisht esht i humbur qe ne fillim, nje qe fillon debatin me fyerje nuk eshte per debat. Nje qe futet ne bisede me paragjykime dhe tallje, dhe jo duke thene 'ja o mik, cke per te thene', eshte i humbur qe ne fillim. Nqs nje me mjekerr nuk te sheh me sy te keq, por ti e shikon me bezdi, je shekuj e shekuj mbrapa o mik, nqs ti flet per ta mbas shpine, je i humbur qe ne fillim, nqs tallesh me percen e vajzave qe e kane vene me deshire, je i mjere.... je llafazan qe nuk shikon punen e vet, qe cirret per demokraci kur po te kete gje ne dore, ben cdo gje sipas trurit te tij dhe pa respektuar te gjithe..

Njesoj si ata qe flasin per 'moldavet' apo ato qe vishen si te tilla.Se minifundi te fut friken e 'sida'-s, por nuk mund te na shkoje mendja kurre tek morrat kur shikojme leshra te gjata te pakrehura,eh?E na flet pastaj per paragjykime.Tipike......

 

[size
=2]Sa te mjere jane ato qe enderojne te jene diktatore, tu tregojne te tjereve se cu perket e cfare jo.. Gjaku yt ka vrar e masakru gjakun e vet ne mase para 10 vitesh e vazhdon akoma..valla me pare kam vella nje serb te mire se nje shqipetar te keq.. ai 'vella' shqipetar qe kerkon te me shohi te vdekur me perket leshin, i thy koken..ashtu edhe ti..ashtu edhe cdokush tjeter.. ku je ti me keto mendime er daj, ne boten e librit 'mein kampf'???
[/size]


Ai qe ka vra nuk ishte gjaku, por mendja e lajthitur.Une nje shqiptar e kam gjitmone vella edhe pse i keq.Kush eshte i keq e ka nga padija se asnjeri nuk lind i keq.Une kam lindur me gjak shqiptari dhe çdo shqiptar me perket.Ti ndoshta kerkon te thuash se nese yt vella apo moter te ben nje te keqe, fillon te bertasesh se s'eshte me vellai apo motra jote????Per mua kjo gje s'mund te ndodhe, por per ty po.Ti para se te jesh shqiptar, je mysliman dhe vellai yt me perpara eshte ai qe eshte mysliman, pastaj ai qe te ka bere yt ate,apo jo??Pastaj lidhjen me 'mein kampf' na shpjego noj here tjeter po pate kohe.

 

ketu dallon racizmi nga te menduarit i lire. Mua me perket cdo ide te cilen e perqafoj. Ti dhe ca 'baballare tjere te kombit ' doni qe asnje shqipetar te mos ndjeje afersi me islamin, ejani pra na lani kokat nga papastertirat e mendjes qe paskemi. Por po kaloj serish tek te qenurit te humbur qe ne fillim.. Nuk je ne komunizem er daj...mendo lirshem, cjane keto budalliqe..

Falemnderi
t per 'baballaret e kombit',por nuk meritoj aq nder.Sa per larjen e kokes na vjen ne ndihme nje fjale tjeter e urte:Me lÃ_ kryt e gomarit,humb ujin dhe sapunin.Nuk kam asgje kunder shqiptareve qe perqafojne Islamin.Fundja kush nuk ecen dot me kembet e veta,ka nevoje per nje paterice.Me vjen keq per ata qe e vene perpara te qenit shqiptar, pra per ata qe humbin identitetin e tyre.Pra mos pellit per gjera qe si ke lexuar kerkund.


 

cila fe na perkiska, nqs asnje fe, si e provon qe jemi pa fe, apo si provon qe nje komb i tere qenka i nje mendjeje ne lidhje me fene..

Cila fe na perket??Shqyptarija. Na perket se jemi lindur me te ne gjak.Jemi lindur shqipetare.E kemi mesuar duke pire gjirin e nenes shqiptare e duke belbezuar tingujt e pare shqip.Por siç e thashe edhe me lart,eshte mendja ajo qe ben te keqijat, dhe mendja manipulohet nga nje mori ideologjish(siç shkruan edhe ti).Mendje mendje kjo dynja, mendja mendjes nuk i ngjan.Ti na thua qe nje komb i tere na qenka i njemendjeje!!Per çfare gjëje????

 

Kujt i perket feja islame, nqs i perket atyre qe e kane krijuar (hasha, por e di se nuk beson qe e ka kriju dhe bo perfekte vet Zoti), atyre u takon te thone: 'Kjo fe eshte vetem e arabeve', gje qe aludon ti.. jepi faktet, ku limitohet shtrirja e islamit ne disa kombesi???

Islam domethene 'bindje' ose 'nenshtrim', apo jo?Mendoj se i perket atyre qe nenshtrohen.Ti e di qe une nuk besoj kurse ti beson.Pra behet fjale per te besuar diçka dhe kur perdoret fjala besim , nenkuptohet se nuk ka prova.Po te kishte te tilla nuk do te flitej per besim, por per realitet.Pra te takon ty te na sjellesh prova  mbi krijimtarine e Zotit.Te na shpjegosh se perse valle, kete perfektesi qe Ai krijoi per te gjitha krijesat e tij te dashura, e ka shkruar vetem ne gjuhet semitike(pardon, ne gjuhet aq te 'embla' aramaike dha arabe) , dhe asnjehere ne gjuhe te tjera.Kur t'i jesh pergjigjur ketyre pyetjeve, vjen radha ime.


  Gjithsej 238 faqe: « E parë ... « 142 143 144 145 146 147 148 149 150 [151] 152 153 154 155 156 157 158 159 160 » ... E fundit »
Trego 238 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.