Forumi Horizont Gjithsej 718 faqe: « E parë ... « 145 146 147 148 149 150 151 152 153 [154] 155 156 157 158 159 160 161 162 163 » ... E fundit »
Trego 718 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Përse kryepeshkopi i vetëshpallur grek Janullatos nuk largohet nga Shqipëria !!?? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8821)


Postuar nga Ujëdhesa datë 13 Janar 2006 - 18:46:

Per Stenlin

E para, nga kryepeshkopata jam larguar me deshiren time dhe me ndergjegje te paster. Ta kam thene ne mesazhin e pare qe kurre nuk i je pergjigjur, qe edhe une mendoja si ty ne fillim, per faktin e thjeshte qe vinte nga nje vend si Kenia. Dhe per kete jam zene edhe me te afermit dhe prinderit e mi , qe mundoheshin te m'i hapnin syte, por po s'e pashe vete nuk e besoj. Por cdo dite ishte nje zhgenjim me shume, arsyet t'i kam thene ne te gjitha mesazhet e mesiperme dhe nuk do t'i perseris me. Mundesisht pergjigju pyetjeve qe te kam bere une dhe mos me shkruaj mua per Nikolla Markun, te cilin nuk e kam permendur ne asnje mesazh timin.
E dyta, po mire mo djalke ce nuk shkruan si pe Korce tine po vetem ortodoks ma shkruake korcarce. E di ti qe ne kryepeshkopate kjo fjale shkruhet orthodhokse me urdher te Janullatusit? A ka mundesi te ma sqarosh ti arsyen? Me c'te drejte? Qe kur merr persiper ai detyren e kongresit te gjuhesise per te nderruar rregullat e gjuhes shqipe.
E treta, Greqia eshte i vetmi shtet i krishtere qe e ka fene te lidhur me shtetin (ashtu si te gjitha vendet arabe), dhe ti mendon se ai eshte i shkeputur nga shteti grek dhe eshte thjesht klerik? Dyshoj. Greqia u ka lidhur pension shume fshatareve (apo edhe qytetareve) korcare, dhe ti mendon se kete e ben se iu pre barku per korcaret, apo per cilindo shqiptar tjeter? Jo, e ben qe neser-pasneser t'i quaje pronat e tyre ne Korce tokat e Greqise.
Ti nuk e di e kam ngritur zerin une apo jo. Problemi i Shqiperise jane qeveritaret tane, qe jane te shitur koke e kembe tek greku dhe njerez si ty qe mohojne atdheun per perfitime personale, qe perdhosin figuren e Nolit, per t'i bere qefin Janullatosit.
Po ti pergjigjju nje here atyre pytjeve te mia dhe pastaj vazhdojme flasim po deshe.

P.S. sheqerke thuaji sat.... ndonje tjetre jo mua, mire kallamke pe sheqeri?


  Gjithsej 718 faqe: « E parë ... « 145 146 147 148 149 150 151 152 153 [154] 155 156 157 158 159 160 161 162 163 » ... E fundit »
Trego 718 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.