Forumi Horizont Gjithsej 238 faqe: « E parë ... « 148 149 150 151 152 153 154 155 156 [157] 158 159 160 161 162 163 164 165 166 » ... E fundit »
Trego 238 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12714)


Postuar nga tolstoy86 datë 16 Nëntor 2007 - 19:09:

Citim:
Po citoj ato që tha Jarigas


thua,
Mbi kete pike duhet te merresh vesh me el-Nino-n i cili, si mysliman i devotshem qe eshte pohon se nuk ka interpretime ne Islam(ne temen "a jeni ateista apo besimtare").Une per vete e mendoj si ti.

Ne baze te interpretimeve kuptohen nje pjese e mire e islamit, e Kur'anit. Islami eshte bote qe zgjerohet ne pafundesi, si hapesira, sa me shume qe te marresh dije dhe ta ndjesh. Duhet ta kesh keqkuptuar El-Ninon, si zakonisht, po nuk po diskutoj me te tani.

Thua,
Nese e lexon edhe njehere ate qe kam shkruar, do te kuptosh se nuk akuzoj mjekerrosha per mbartje morrash.Eshte thjesht nje pergjigje paragjykimeve tuaja ndaj atyre qe jane ndryshe nga ti.Ti kur na shikon nje vajze me minifund menjehere na mendoka 'sida'-n, dhe ne te njejten kohe te rrenqethet mishi vetem prej mendimit se mund te kete ndonje pyke me te njejtin paragjykim ndaj mjekerroshave!!!E pastaj flet per hipokrizi??

Po citoj veten tani:..' Po kete nuk e them ti perzihem ne punet e ndonjerit, po ta them ty, te te jap pershtypjen se nuk mendojne te gjithe si ty, madje qe ka edhe qe mendojne me hemisfera te kunderta.'

E kam thene kete qe te shkrimi qe permenda 'moldavet' (dhe ku nuk permenda minifundet, po ti cke me minifundet, apo thjesht nisesh me paragjykimin qe un paragjykoj minifundet..)

Heu, paskemi te njejten menyre te shpjeguari. Mir mo lali, e lexoj edhe nje here ate qe ke shkruar, sikur ta beje edhe ti...? Pastaj ,e perseris, nuk flitet me cdokend nje gjuhe, nuk ruhet me cdokend e njejta qetesi..
Po ironizoja ate mikun, jo minifundte, e more shume seriozisht punen e sidas, sipas teje mua mu rrenqethka mishi sa here qe i shikoj. Te ishte keshtu do rrija dite nate i zverdhur..
Sme njeh o miku, ne nje kopesht me lule, nuk shoh gjethet e rena dhe frutat e kalbura ( qe dikuj i pelqejne, puna e tyre), shoh gjelberimin. Liji kunderpergjigjet emocionale, qe aq me teper nuk ishin per ty e si pasoje nuk ke te drejte ti perdoresh ne 'nje gjyq', ku do sillja dosje me te medha, po ta kisha me ty..Ndaj te permend messengerin, qe te merresh me ato qe ti them ty, e jo kujt tjeter..

thua,
Eshte prej idioti te urresh nje njeri vetem se eshte serb apo grek apo mysliman. Urrehet vepra e nje njeriu dhe pasajt e saj , jo njeri vetem se eshte i tille.

Ok.

Thua
'Edhe sikur te perqafojne nje fe tjeter???Jo se keta miqte e mij arabe myslimane ketej, me thone se me perpara eshte vella nje mysliman edhe pse i huaj, mandej ai qe te ka bo baba jot, por qe ka nderru fe!!!Ti, si e mendon??'


Simboli i armikut te islamit eshte ebu xhehli, armik i betuar i Zotit, si faraoni. Nga vatra e ketij njeriu del nje besimtar, i biri, hz Ikrime. Pejgamberi keshillonte shpesh qe me te te silleshin me mire se te tjeret, dhe te mos i permendeshin absolutisht te keqiat e babait. Hz Huzejfe, eshte nje tjeter besimtar i madh qe lufton ndaj ushtrise te mosbesimtareve, ku ndodheshin i jati dhe vellai. Ata e ftojne ne duel, po Hz Rasulullahu nuk i jep leje, te behet vrases i babait, a vellase. Hz Nuhi, der ne momentin e fundit therret me butesi dhe dhimbje te birin qe te hipi ne varke, (ne varken e tij ,qe ne te njejten kohe simbolizon varken e besimit te vertete, te shpetimit nga te mbyturit ne injorance). Anje cast nuk ndien me pak dhembshuri e dashuri per te sa per ato qe kishin hipur ne varke. Hz Ibrahimi pergjerohet dite nate per shpetimin e te jatit te tij jobesimtar, por nuk ndodh. Pergjerimet per te afermit mosbesimtare jane me te permendura se per te tjeret, qofte nga profetet, te pakten keshtu kam pershtypjen, me falte Allahu, keta njerez digjeshin nga dashuria edhe per armiqte me te medhenj. Hz Rasulullahu e fton ebu xhehlin te besoje nje Zot mbi 50 here.
Hz Rasulullahu, i qendron xhaxhait te tij te dashur der ne castet e fundti duke ju pergjeruar te leje idhujtarine, mgjs ky i fundti e donte rasulullahun me shume se cdo tjeter ne bote, thote qe do vdes me fene e babait tim, idhujtarine, ne mund te shprehem keshtu. Rasulullahu i lan trupin me lote, dhe nga lutjet e shumta qe ben, si dhe nga dashuria per resulullahun, ne shume hadithe thuhet qe Xhaxhai i hz Resulullahu, Ebu Talibi, do jete ai me 'i avantazhuari' ne xhennem.
Lutjet e gjithe ketyre profeterve te medhenj per te afermit jane te famshme.
Dmth, meqe me pyete cbesoj une.
Der ne castin e vdekje se nje vellai jobesimtar, nuk mund te kem kend tjeter me vella se ai, nuk ma ben zemra te lutem me shume per ndokend tjeter, se per te. Por kur vdes, atehere nuk ka ci ben kush. Dashuria me e madhe eshte ajo per hir te Allahut, nqs Allahu urren dike, un smund ta dua, por kjo i takon nje kohe kur nuk mund me te dorezohen 'dosje' qe te ndikoje 'vendimin'.
U shpreha qarte, 'po' e 'jo', nuk thuhet dot, se nuk kam provuar nje situate te tille shyqyr Zotit, por mosbesimi i babait me ben te vuaj me shume se mosbesimi i cdokujt tjeter, sic 'semundja' e tij me dhemb me shume se ajo e cdokujt tjeter.

thua,

'Absolutisht per mua nuk perben 'tradheti'.Bile tradhetia eshte nje nocion teper abstrakt per mua.Vetem se per mua eshte shume e cuditshme se si eshte e mundur qe nje njeri me inteligjence mbi mesataren,une mendoj se i tille je,lejon veten te indoktrinohet ne menyre kaq te thelle.Shpesh bej paralelizem me kohen e Partise.Ne 91 isha ne universitet e kur dola nga greva e urise, ca bashkestudentet e mij nga Permeti me benin thirrje qe te kthehesha ne rruge te drejte e te hapja syte mbi te mirat e Partise e te Enverit etj...Une me vete habitesha se si mund te ishin aq te indoktrinuar sa te mos shikonin se si ishim katandisur!!'

Po atehere cne pyetjet 'cje me pare??'
Te them ara se gjithash jam rob i Zotit tim, krijese e tija, pastaj njeri, qofte falenderuar, pastaj shqipetar, me urtesine e tij.. vjen nga hulumtimi. I indoktrinuar kam qene kur kam therrit vend pa vend 'o sa mire me qen shqipetar', sic bejne shume, ne menyre te pavetedijshme, pa ndonje qellim, pa ndonje qartesi ne ate qe shprehin, se car duan te thojne e sa car do thote kjo.. Se mos me keqkuptosh, esht mire te jesh shqipetar, kam vertet krenari, se nuk kemi ne histori masakra ndaj njerezimit, mbase ka te beje me ndonje gen, mbase jo..sic verteton shkenca, jo, ate e sqaron me mire sociologjia..po mos ti futem fare ketij muhabet.
Leje punen e indoktrinimit, njeriu fundja i hapun ndaj indoktrinimeve eshte, secili gjen veten, secili behet cfare eshte i predispozuar te behet. Me mbush mendjen ti se kemi ardhur nga majmuni, do behem super i indoktrinuar nga teorite e evolucionit. As ti nuk e sheh dot si je i katandisur ne syte e mi, prandaj mos 'bej hipokrizi', te citoj ty:'Eshte thjesht nje pergjigje paragjykimeve tuaja ndaj atyre qe jane ndryshe nga ti'. Paralelizma te besh lali, po mos beso se i ben mire gjith paralelizmat. Njeh komunizmin, islamin jo. Cne te jem aq trap sa te besoj dicka pakuptim, qe te shtyn ne mjerim shpirteror, qe te ben te besosh perralla, qe te ben te shitesh kultures se nje populli tjeter...sic e beson ti je jete te perqafuarit te islamit.
Vertet nuk di gje.


thua ' Mund ta sillte ne kinezçe meqe ishin populli me i madh qe ne ate kohe,ne greqisht apo latinisht si gjuhet me te perhapura ne pellgun e mesdheut, ne indisht apo persisht, madje edhe ne shqip, si nena e gjuheve mesdhetare sipas disave!!Hiç..Ne arabisht.Po ti s'ju pergjigje pyetjes time.Pse ne gjuhet semitike??Pse te gjithe profetet jane te asaj rrace???Mos valle Zoti eshte arab?Ti pastroje qelqin e logjikes tende po qe i zoti, por jo prej fodullikut tim.Nuk ka asnje grimce ne ato qe shkruaj..'

Pu cllogjike e mbaruar, jam i bindur se e kupton vete qe shkruan thjesht per te kundershtuar cdo gje.. I beson aq shume llogjikes tende, saqe kerkon te gjesh llogjike ne dijen e Zotit, shume gjynaf.. po ndonje keshille tjeter per Zotin ke? Po mos ma thuaj mua, nje njeriu qe beson se gjithesia e mahnitshme ka nje arkitekt, Zotin, qe atij mund ti analizohet dituria.. Ne jemi nje molekule ne nje molekule te rruges se qumeshtit, qe eshte molekule e kush e di ciles molekule te ciles molekule..po ti je i madh Daku, ste pelqe ty arabishtja, (un kam urryer anglishten der sa e mesova dhe filloi te me pelqente), dhe thua perse nuk erdhi Kur'ani ne shqip..??Je i modh per nder..
Nuk e di a eshte hadith apo ajet kur'anor, por di qe cdo populli i eshte derguar nga nje profet, dikujt me shume, hebrenjve psh i jane derguar shume. Edhe shqipetaret duhet te kene pasur. Per sokratin psh, ka dijetare qe thone qe mund te kete qene profet..
Sa me pak te flasesh, aq me pak do e tregosh injorancen tende ne lidhje me temen. Kush ka thene qe gjithe profetet jane te asaj raca, Muhammedi a.s quhet nganjehere profeti arab, dmth sipas nje logjike te thjeshte, qe mund ta kem gabim, i bie te mos kete pasur te tjere nga arabia, me falte Zoti nqs ja futa kot. Ai vjen nga vargu i hz Ismailit, djali i hz Ibrahimit, nga vargu tjeter, nga djali tjeter i hz Ibrahimit, vijne profetet me te medhenj hebre, mes tyre edhe hz Isai, te cilin nuk e di tamam se a ishte hebre a jo, si pasoje e nje diskutimit qe ma ka bere pak te paqarte ceshtjen..gjithsesi

thua
'Me kete deshmon vetem per egersine me te cilen u perhap si fe dhe kaq.'

Me kete qe thua, tregon se ne cgjendje te ka cu llogjika jote..qe smerr ere fare nga historia dhe islami

thua,
'Fshati qe duket, nuk do kallauz.Ketu, nese akoma nuk e ke kuptuar, nuk eshte vene ne diskutim nje liber, por pikeveshtrimi yne mbi fene, qofte ajo edhe myslimane.E mos kerko me kot te me 'fyesh' me fraza te zgjuara.Une s'kam per t'u ulur nr nje nivel te tille.Botekuptimi im nuk varet prej llogjeve te njerit apo tjetrit.E mbi te gjitha mendoj se ne nje diskutim, kush fillon ta ngreje zerin, e ka humbur davane..'

Te jete keshtu, atehere gjithe pikeveshtrimin tend mund ta thuash me 1 mesazh, dhe zdo kete gje per tu diskutuar. 'Keshtu mendoj' do thuash, 'mire' do themi, eshte puna jote. Por ti ecen shume larg me kete budallik, te hedhim poshte dicka, thua 'ore, keshtu e di une, keshtu ma kane mesuar, keshtu qe lini perrallat se keshtu eshte , si them une, nuk ndryshoj une mendje, nuk kam tru e shpirt te hapur per te bere ate qe eshte qellimi kryesor i njeriut, te mesoje me shume, me shume, der ne fund'...

Komentet jepen pasi ke marre nje fare dijeje, komentet rreth islamit beji dhe diskuto pasi te kesh pare se ceshte, e jo nga shpifjet dhe paragjykimet. Kam pune me te rendesishme se te tfyej ty, gjithsesi kerkoj ndjese nqs e kam bere, ska rendesi se e ke bere dhe e ben ti, nuk kam pune une me gjuhen tende, kam pune me timen, keshtu qe kerkoj edhe nje here ndjese. Nuk kam ngritur ndonjehere zerin, thjesht kam thene 'uf' nga injoranca e madhe qe me eshte hedhur ne fytyre, pa kuptuar se shpifjet te fyejne. Beso cte duash, ta thashe qe nuk jane te gjithe budallenj qe u behet vone se kundershtari kujton se ka fituar ne debat.

Sa per ilustrim, ti qe nuk ul veten, ceshte ky, kompliment apo 'fyerje' e me fraza te zgjuara? :
'E mos kerko me kot te me 'fyesh' me fraza te zgjuara.Une s'kam per t'u ulur nr nje nivel te tille.Botekuptimi im nuk varet prej llogjeve te njerit apo tjetrit.E mbi te gjitha mendoj se ne nje diskutim, kush fillon ta ngreje zerin, e ka humbur davane..'''
shendet


  Gjithsej 238 faqe: « E parë ... « 148 149 150 151 152 153 154 155 156 [157] 158 159 160 161 162 163 164 165 166 » ... E fundit »
Trego 238 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.