Forumi Horizont Gjithsej 37 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit »
Trego 37 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shoqëria civile, institucionet dhe zgjedhjet (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=196)
-- Mjaft, ofertës apo kërkesës për trafiqe? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3825)


Postuar nga edzaloshnja datë 25 Janar 2004 - 21:27:

Ne pergjigje te BlEdUmI-it

Të huajt, në vendin që u takon

Nga David Landsman Ambasador i Britanisë së Madhe në Shqipëri
Shekulli (28 Maj 2003)

Pse Ambasada Britanike ka dhënë fonde nga buxheti i saj i kufizuar për të mbështetur ca aktivitete të çmendura studentësh? Pse të mos shpenzohet më mirë për gjëra që u shërbejnë njerëzve, si pajisje për një spital, ca metra rrugë? Pyetje me vend. Ambasadorët britanikë gjithmonë mendohen mirë përpara se të shpenzojnë para, dhe unë sigurisht u mendova shumë përpara se të bija dakord për të mbështetur MJAFT. Vendosa se MJAFT është një investim i mirë për të ardhmen. Përse?

Eshtë vështirë të numërohen paratë që ka dhënë komuniteti ndërkombëtar për Shqipërinë dhe rajonin në këto vitet e fundit. Britania që kontribuon afro 20% të buxhetit të BE-së (përveç iniciativave bilaterale) ka dhënë shumë. Janë arritur rezultate të mira - më dukshëm në rrugë, shkolla spitale - por edhe në fusha të tjera si informatizimi i administratës publike. Por shqiptarët e thjeshtë e dinë që ka ende probleme të cilat ata kishin shpresuar të ishin zgjidhur tashmë. Disa nga këto probleme që po i trajton edhe MJAFT janë hendeku i madh midis të pasurve e të varfërve, efektet e krimit të rëndë dhe trafikimit mbi komunitetin, dobësia e shtetit që vë në rrezik më të pambrojturit (veçanërisht gratë) dhe degradimi i mjedisit. Shumë vetë në Shqipëri dhe jashtë kanë argumentuar se në themel Shteti, ndërsa po braktis represionin e kohëve të shkuara, ende nuk e sheh veten përgjegjës ndaj njerëzve të thjeshtë për dorëzimin e shërbimeve. Politika mund të duket shpesh më shumë si mjet për privilegje dhe për t’u kujdesur për të afërmit sesa për të siguruar që Shteti të punojë mirë dhe me ndershmëri ndaj të gjithëve. Kryerja e punëve shumë shpesh mbetet ende përgjegjësi e "donatorëve". Dhe pritja për investitorë të huaj do të vazhdojë derisa ata të kenë besim në zbatimin e ligjit ekonomik. Kjo kërkon po aq vullnet sa edhe para për t’u rregulluar.

Komuniteti ndërkombëtar mundet dhe sigurisht do të vazhdojë të ndihmojë. Jo, shpresoj, me lavdërime diplomatike që rrezikojnë të japin përshtypje se ne nuk shqetësohemi për çfarë ndodh në vend kur flasim për suksese artificiale. As duke qenë gjithmonë të parët për të bërë kërkesa. Por me ndihmë materiale, ndarje të përvojës, trajnime etj. në një partneritet të vërtetë. Ne e bëjmë këtë sepse është në interesin tonë të kemi fqinjë, dhe në këtë rast partnerë të ardhshëm në BE, që janë të përparuar e të qëndrueshëm, të cilat mund të garantohen vetëm kur forcohet qeverisja demokratike efektive
Ne mund të ndihmojmë por nuk mund te bëjmë punën vetë. Taksapaguesit tanë, të cilët gjithashtu duan shkolla e spitale më të mira, nuk do të na lejojnë, sidomos nëse shquajnë rrezik, që paratë e tyre të humbasin në korrupsion e krim të organizuar. Për më tepër, këto çështje nuk kanë nevojë thjesht për para por për tru. Dhe sado te zgjuar të jenë të huajt ata kurrë nuk do të arrijnë në zemër të problemeve të një vendi aq mirë sa vetë njerëzit e tij. Në perspektivë është e dëmshme për një vend që dëshiron standarde moderne europiane, të lejojë që presioni për reforma të vije nga jashtë. Në asnjëherë nuk do të jemi më të saktë se ju për të gjetur se çfarë duhet bërë.

Për ta mbyllur, shqiptarët asnjëherë nuk do të marrin shërbimet që meritojnë nëse nuk veprojnë vetë. (Nëse dikush mendon se po u bej persëri leksion shqiptarëve unë them se e njëjta gjë vlen edhe për vendin tim edhe për vendet e tjera europiane. Qeveria që unë përfaqësoj pranon dhe mirëpret pjesëmarrjen aktive të qytetarëve si pjesë e jetës, edhe kur njerëzit protestojnë kundër asaj që po bëjmë ne). MJAFT! nuk është vetëm për studentët e të rinjtë por për këdo që ndien se mund të bëhet diçka më e mirë për komunitetin e vet. Nga sa po dëgjoj, kjo lëvizje po ndikon. Po tani? Ne kemi bërë një investim. Lëviz, thuaje mendimin tënd: tani është shansi për të bërë ndryshim.
*Ambasador i Britanisë së Madhe në Shqipëri


  Gjithsej 37 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit »
Trego 37 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.