Forumi Horizont Gjithsej 404 faqe: « E parë ... « 152 153 154 155 156 157 158 159 160 [161] 162 163 164 165 166 167 168 169 170 » ... E fundit »
Trego 404 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Sali Berisha, komunisti i veshur tani me petkun e Demokracise?! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14943)


Postuar nga Vizioner datë 17 Nëntor 2009 - 14:25:

Re: Dokumenti, si e mbronte diktatura kufirin që po tenton t'i falë qeveria Greqisë

Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner
Një dokument i 20 viteve më pare...


Informacion

Ambasada Franceze në Tiranë, dorëzoi në Ministri notën nr.299, datë 21.6.1989, që ambasada e SHBA në Paris i ka drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës, me lutjen që përmbajtja e saj t'i transmetohet qeverisë shqiptare. Në notën amerikane shprehet qëndrimi i SHBA, për disa nga dispozitat e dekretit nr.4650 datë 9.3.1970, i ndryshuar me dekretin nr.5384 datë 23.2.1976, që bëjnë fjalë për kufirin detar të RPS të Shqipërisë.
Nga përmbajtja e notës del se amerikanët kanë rezerva për këto probleme:
a) gjerësinë 15 milje detare të ujërave tona territoriale.
b) mënyrën e heqjes së vijave bazë në bregdetin tonë (vija ku fillojnë ujërat territoriale).
c) Ndalimin nga ana jonë të kalimit paqësor të anijeve të huaja ushtarake në ujërat territoriale.

***

Nga një shikim paraprak i notës, duket se amerikanët duan ta shfrytëzojnë këtë rast për të krijuar një mundësi kontakti, si dhe për të lënë rrugën hapur që nën justifikimin e Konventës së Detit, të cilën ata vetë nuk e kanë nënshkruar, të hyjnë në ujërat tona territoriale.
Notën amerikane do ta studiojmë me kujdes me Ministrinë e Mbrojtjes Popullore, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe me juristë kompetentë.
Bashkëlidhur është teksti i notës.
Reis Malile
Tiranë, më 26 korrik 1989


Nr.299
"Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i paraqet komplimentet e veta Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Francës, dhe ka nderin t'i kërkojë ndihmë për transmetimin e informacionit që vijon qeverisë së shqipërisë:
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i referohen dekretit shqiptar nr.5384 të 23 shkurtit 1976, që ndryshon dekretin nr.4650 të 9 marsit 1970, i cili kërkon të vendosë një det territorial prej 15 miljesh detare, që ndryshon sistemin e vijave bazë të drejta jashtë mase, dhe që ka për qëllim të porosisë se anijet e huaja të luftës mund të hyjnë ose kalojnë nëpër detin territorial vetëm me autorizim të veçantë.
Deklarimi i detit territorial me 15 milje detare nuk mbështetet në parimet e vendosura të së drejtës ndërkombëtare dhe praktika e shteteve. Siç është e mirënjohur, e drejta ndërkombëtare zakonore, siç reflektohet nën Nenin 3 të Konventës së kombeve të Bashkuara të 1982 mbi të Drejtën e Detit, njeh një gjerësi të detit territorial, deri në një kufi, që nuk kapërcen 12 milje detare të matur nga vijat bazë të paracaktuara në përputhje me Konventën. Kjo praktikë është ndjekur nga shumica dërrmuese e shteteve bregdetare.
Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të theksojnë që, në pjesën më të madhe bregdeti shqiptar, duke mos qenë thellësisht i dhëmbëzuar dhe i prerë, as me grumbuj ishujsh në afërsinë e tij imediate, nuk përmbush kriterin gjeografik të kërkuar nga e drejta ndërkombëtare për vendosjen e vijave bazë të drejta. Për më tepër segmentet e vijave bazë nga Kepi i Rodonit (Muzhit) në grykëderdhjen e lumit Vjosa dhe nga Kepi i Gjuhës deri në Kepin e Sarandës, përfshijnë ujëra të cilat nuk janë as gjire juridike as ujëra historike.
E drejta ligjore e njohur, e kalimit paqësor nëpër detin territorial, mund të ushtrohet nga të gjitha anijet, pavarësisht nga tipi apo ngarkesa dhe nuk mund t'i nënshtrohet asnjë kërkese për leje të mëparshme, ose njoftimi, për shtetin bregdetar, siç është vendosur në të drejtën zakonore, siç reflektohet në Konventën e të Drejtës së Detit të Kombeve të Bashkuara.
Qeveria e Shteteve të Bashkuara, për këtë arsye vazhdon të kundërshtojë deklarimin e përshkruar më lart të bërë në Dekretin shqiptar nr.4650 të ndryshuar nga dekreti nr.5384, të cilët nuk janë të vlefshëm në të drejtën ndërkombëtare dhe rezervon të drejtën e saj dhe të shtetasve të vet në lidhje me këtë".
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfiton nga rasti, për t'i përsëritur Ministrisë së Punëve të jashtme të republikës Franceze, sigurimet e konsideratës së saj më të lartë.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Paris, 21 qershor 1989
---------------------------------------------------------


  Gjithsej 404 faqe: « E parë ... « 152 153 154 155 156 157 158 159 160 [161] 162 163 164 165 166 167 168 169 170 » ... E fundit »
Trego 404 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.