Forumi Horizont | Gjithsej 404 faqe: « E parë ... « 154 155 156 157 158 159 160 161 162 [163] 164 165 166 167 168 169 170 171 172 » ... E fundit » Trego 404 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Sali Berisha, komunisti i veshur tani me petkun e Demokracise?! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14943)
Gripi, Vasili një ditë para protestës së PS-së: Evitoni grumbullimet
Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili ka dalë në një konferencë për shtyp për të bërë me dije se jemi në situatë të rënduar të gripit të derrit dhe atij stinor, me raste të shtuara çdo ditë. Ai nuk ka hezituar t'iu bëjë thirrje qytetarëve të shmangim grumbullimet, që sipas ministrit shtojnë rrezikun e përhapjes së gripit. Thirrja paniksuese e Vasilit vjen një ditë para protestës së Partisë Socialiste në sheshin "Skënderbej", kur dihet se do të ketë një grumbullim masiv.
Ndryshe nga ditët e mëparshme kur drejtori i politikave shëndetësore në MSh, Pëllumb Pipero raportonte se rastet e gripit janë shtuar por nuk ka asnjë lloj arsye për t'u vënë në alarm dhe për mbyllur institucionet, sot del vetë ministri i cili edhe pse nuk sjell asnjë fakt të ri për situatën gripale thotë se duhen shmangur grumbullimet.
Sipas tij, jemi ne prag te nje pandemie dhe duhet treguar për të parandaluar perhapjen e metejshme te te dy viruseve është me rrezik te madh grumbullimi masiv.
"Grumbullimet e medha jane nje rrezik shumë i madh në situatën aktuale sepse ndikojnë në përhapjen e virusit dhe kthimin e tij ne nje epidemi serioze", tha ministri. Ndërsa theksoi se kjo situata aktuale nuk imponon mbyllje të shkollave.
Më tej Vasili sqaroi se "ndryshimi i temperaturave i shoqëruar me uljen e tyre ka sjellë një situate te re epidemike e cila është karakterizuar me shtimin e rasteve me virusin pandemik AH1N1 por veçanerisht edhe me atë stinor".
Persa i perket gripit stinor, Vasili beri me dije se rastet e pacienteve me kete virus kane paraqitur komplikacione dhe ndryshe nga te tjera vite ai ka qene me i ashper dhe i shoqeruar me temperatura te larta.
---------
Ja kush eshte Sali Berisha! Format "e buta" Totalitare per te shmangur Demostratat Demokratike!
Ai e ndjen se oret, ne krye te kesaj Qeverisje te ardhur ne fuqi prej Krimit, Mafies, jane duke u pakesur!
Lejeni semundjen e Derrit sepse, Gripi i Derrit per Popullin shqiptar eshte Sali Berisha!
20 Nentori, dita e Shqiptarve!
Gjithsej 404 faqe: « E parë ... « 154 155 156 157 158 159 160 161 162 [163] 164 165 166 167 168 169 170 171 172 » ... E fundit » Trego 404 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.