Forumi Horizont Gjithsej 133 faqe: « E parë ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 23 24 25 26 » ... E fundit »
Trego 133 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- Nga se vjen "depresioni" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=935)


Postuar nga Fajtori datë 25 Mars 2004 - 07:40:

Se pari, qe mos harroj: Aljohin te lutem shkurtoje pak thenien personale se e paske bere litar me gjate del thenia se mesazhi. Thankx

Mbi depresionin.
Me duket se po ngaterrohen gjerat. DSM eshte nje manual diagnostikimi qe perdoret ne amerike dhe ka lindur per nje nevoje shume precize: Te perkufizoje patologjite e ndryshme psikologjike. Ky qellim eshte shume me i veshtire sesa mund te duket sepse ketu behet fjale per nje ndarje normal-patologjik. Pra nese alone shkon tek doktori duhet te dale nga klinika me nje diagnoze ne dore qe mund te jete "s'ke gje" ose "depresion". Kjo eshte dilema me e madhe ne psikologji prandaj gjithe bota vret trurin si te krijoje DMS ose ICD-10 per te patur nje standart pune profesionale.

Tani te vijme tek trajtimi i depresionit qe po behet ketu. Une nuk jam specialist prandaj nuk shkruaj, megjithate disa gjera i di dhe arrij te kuptoj qe po flisni ne gjuhe te ndryshme. Depresioni, nese ekziston, trajtohet qe cke me te me ilace, me triciklike nese nuk gabohem. Ilacet nuk ka t e drejte ti jape psikologu (ne Itali) por duhet nje mjek psikiater. Kjo nuk do te thote qe psikologu nuk hyn ne skene pasi konfiguracioni i zakonshem ve mjekun si dhenes ilacesh dhe psikologun ne rolin e terapistit me njohurite e shumta (qe psikiatret s'ja kane haberin).

Te mendohet nje pacient i semure nga depresioni si prone e nje doktori qe do ti jape vetem ilace apo ndonje psikologu qe do ta sheroje me PetTerapy eshte nje limit teper i madh. Cdo doktor duhet te kete parasysh sa mund te shtrije kembet e ti lere doktorit tjeter aspektet qe nuk i perkasin. Ne te njejten menyre depresioni duhet te kurohet me ilace nese diagnoza eshte e atij tipi.

Merzite e pergjithshme qe kemi, nuk mund te konsiderohen depresione. Eshte nje ceshtje etike profesionale ne respekt te atyre qe kane zhvilluar manualet e diagnostikimit. Eshte ceshtje parradoksi te trajtohen njerez qe kalojne nje periudhe te veshtire si "te semure" me depresion. Eshte ceshtja se depresioni konsiderohet semundje dhe pikerisht per kete ka diagnoza dhe kurime precize, jashte merzive qe kemi te gjithe pak a shume.

A se mos harroj. Dikur depresioni trajtohej edhe me elektro-konvulsion. Vinin nje tas ne koke me elektroda qe leshonin korent ne koke. Kjo lehtesonte pacientet goxha. Me vone kjo teknike nuk u perdor per efektet kolaterale qe jepte. Sot ka filluar te rivleresohet dhe te perdoret ne masen e duhur, duke qene se izolohet me kollaj efekti pozitiv. Pra per depresionin ka solucione te sakta qe nuk mund ti jepen dikujt qe ndihet poshte me moralin apo autostimen. Per kete duhet te beje vizite mjekesore te struktuar.
Pershendetje


  Gjithsej 133 faqe: « E parë ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 23 24 25 26 » ... E fundit »
Trego 133 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.