Forumi Horizont Gjithsej 313 faqe: « E parë ... « 165 166 167 168 169 170 171 172 173 [174] 175 176 177 178 179 180 181 182 183 » ... E fundit »
Trego 313 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Probleme Sociale (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=312)
-- Ekziston racizmi ne shqiperi??? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8878)


Postuar nga Deb* datë 16 Nëntor 2009 - 04:17:

Re: Racizmi dhe diskriminimi, "të ligjëruar" në Shqipëri

Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner
Marrë nga Gazeta Shqip



Racizmi dhe diskriminimi në vendin tonë është prezent, i prekshëm dhe i egër për këdo që e provon në kurriz të tij. Gazetarët e "Fiks"-it janë ndalur në dy momente: E para, në një gjimnaz në Peqin, ku mësimi zhvillohet veçmas për nxënësit e fshatit dhe qytetit. E dyta, gazetarët e "Fiks"-it, të veshur si romë, nuk janë lejuar në disa lokale të kryeqytetit të pinë kafe.



Në gjimnazin "Zihni Magani" në qytetin e Peqinit, një klasë quhet "Klasa e Fshatit" dhe klasa tjetër paralele "Klasa e Qytetit". Një diskriminim i hapur në ditët e sotme, preteksi është vetëm një lëndë mësimi. Nxënësit që vijnë nga fshati dhe që mësojnë në një klasë veçmas nga ajo e qytetit, si gjuhë të huaj kanë frëngjishten, kurse nxënësit e qytetit anglishten. Dhe ka mjaftuar vetëm ky "fakt", që nxënësit të diskriminohen hapur. Në fakt, në shkolla të tjera, të gjitha lëndët mësimore nxënësit i bëjnë bashkë dhe kur është lënda e gjuhës së huaj nxënësit ndahen p.sh. gjysmat anglisht e gjysmat frëngjisht. Gazetarët e "Fiks"-it për këtë çështje pyetën drejtorin e gjimnazit "Zihni Magani" në Peqin, Ardian Çani. Sipas drejtorit të shkollës, jo se është e ndarë e gjithë shkolla, por problemi është me një komunë, "Gjocaj". Kjo komunë është 5 km larg shkollës së qytetit të Peqinit. Çani thotë se nxënësit e kësaj komune vijnë nga shkolla 9-vjeçare me gjuhë të huaj frëngjishten dhe se indirekt janë të detyruar që në vazhdimësi të gjuhës së tyre këta të vazhdojnë frëngjishten, dhe prandaj është domosdoshmëri që një klasë e vitit të parë, që fatkeqësisht janë "fshatarë", të vazhdojnë lëndën e tyre, frëngjishten si gjuhë të huaj. Gazetari i "Fiks"-it për këtë problem pyeti edhe në Drejtorinë Arsimore të qytetit të Peqinit dhe foli me përgjegjësin e sektorit, Kastriot Ajazi. Ai tha se në qytetin e Peqinit, si gjuhë e huaj është bërë anglishtja, ndërsa në fshat është bërë frëngjishtja për arsye të kuadrit që ka ky rreth. Nxënësit që kanë ardhur nga shkollat 9-vjeçare e zonës së "Gjocanit", ku si lëndë kanë pasur frëngjishten, edhe në gjimnaz vazhdojnë atë gjuhë.





Edhe ne rrethe te tjera neper fshatra mesojne frengjisht. Nuk e kuptoj pse behet kjo. Per cfare do ju hyj ne pune frengjishtja atyre?  Anglishtja me ndryshe. Frengjishtja nuk eshte as me e lehte se Anglishtja.

Keq me vinka per romet te cilet diskriminohen neper lokale. U ulet reputacioni lokaleve me c'duket.


  Gjithsej 313 faqe: « E parë ... « 165 166 167 168 169 170 171 172 173 [174] 175 176 177 178 179 180 181 182 183 » ... E fundit »
Trego 313 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.