Forumi Horizont Gjithsej 30 faqe: « E parë ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18] 19 20 21 22 23 24 25 26 27 » ... E fundit »
Trego 30 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shteti i pare shqiptar; Mbreteria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=211)
-- Migjeni (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7796)


Postuar nga volter datë 21 Mars 2005 - 19:39:

Migjeni

Migjeni
Migjeni (pseudonimi i Millosh Gjergj Nikollës) është nga shkrimtarët më të shquar të letërsisë shqiptare. Me një realizëm të thellë, të panjohur deri atëherë në letërsinë tonë, ai pasqyroi jetën e përditshme të shoqërisë shqiptare, sidomos të shtresave të varfëra të qytetit e fshatit, duke demaskuar sistemin e prapambetur shoqëror si dhe fashizmin që po kërcënonte Evropën. Përfaqësuesi më i shquar i realizmit kritik, Migjeni futi në letërsinë tonë me një shkallë shumë të lartë ideoartistike, protestën e hapur, ëndrën për një botë të re dhe optimizmin e thellë.
Migjeni lindi më 23 tetor 1911 në Shkodër, në familjen e një tregtari të vogël, ku shumë shpejt vështirësive ekonomike iu shtuan edhe fatkeqësitë familjare.

Kur ishte pesë vjeç, i vdiq nëna, kurse në moshën trembëdhjetëvjeç humbi të atin, e më pas vëllanë e gjyshen me të cilën ai ishte lidhur fort pas vdekjes së nënës. Këto fatkeqësi e bënë Migjenin, që vetiu ishte një natyrë e mbyllur, të tërhiqej nga jeta e moshatarëve të tij. Pasi mbaroi shkollën fillore në Shkodër, ai shkoi për të vazhduar mësimet në Tivar dhe më pas përfundoi seminarin teologjik të Manastirit. Për një të ri me interesa të gjera si Migjeni, jeta e seminarit ishte mbytëse. Nga leximet Migjeni ra në kontakt me ide revolucionare të kohës që zienin në gjithë Evropën.
Gjatë kohës që qëndroi në seminar, Migjeni sëmurej shpesh dhe ishte nën kontroll të vazhdueshëm të mjekut, ngaqë mushkëritë e tij ishin të dobëta dhe rezikoheshin të prekeshin nga turbekulozi, sëmundja tipike e kohës, nga e cila i vdiq edhe nëna Në vitin 1932 Migjeni pasi mbaroi seminarin por nuk mundi të sigurojë një bursë për të vazhduar studimet e larta. Mbeti pa punë deri sa më 1933 u emërua mësues në Vrakë, një fshat afër Shkodrës. Ndërkohë, ai kishte filluar të botonte shkrimet e tij në revisten "Iliria". Në to ndihen përshtypjet e para, reagimi shpirtëror i Migjenit ndaj realitetit të zymtë, ndaj mjerimit, ku ishte zhytur edhe fshati, edhe qyteti shqiptar.Ai shkroi tregime, vjersha lirike ndër fletoret dhe revistat e vendit. Botoi në "Përpjekja shqiptare", "Iliria", "Jeta dhe Kultura", "Shqypnija e re" dhe "Kuvendi Kombëtar". Në vitin 1936 krijimet e tij poetike i përmblodhi në "Vargjet e lira", që u ndaluan nga censura. Rruga Vrakë-Shkodër, që ai bëntë përditë me biçikletë, ia keqësoi gjendjen shëndetsore.
U sëmur rëndë dhe shkoi në Torino për t'u kuruar. Por në 26 gusht të vitit 1938 do të mbyllte përgjithnjë sytë, nga tuberkulozi. U varros në Torre Pelice, Torino. Eshtrat e tij u sollën në Shqipëri (Shkodër) më 5 shkurt 1956, ku u rivarrosën me shumë nderim.
Vepra e tij e plotë u botua në vitet 1954, 1957, 1961 dhe pas viteve '90.


  Gjithsej 30 faqe: « E parë ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18] 19 20 21 22 23 24 25 26 27 » ... E fundit »
Trego 30 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.