Forumi Horizont | Gjithsej 32 faqe: « E parë ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18] 19 20 21 22 23 24 25 26 27 » ... E fundit » Trego 313 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Probleme Sociale (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=312)
-- Ekziston racizmi ne shqiperi??? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8878)
Tu shteruan mendimet ty erious? Kemi ne te tjeret. Nuk ka pse mbyllet tema. Mundesisht te mos fshihet asnje postim. Kush behet pishman qe ka marre pjese te mendohet mire here tjeter kur te postoj ketu. Secili tregon veten e vet me ate qe shpreh, na pelqen apo jo ne te tjereve.
ERIOUS E TE TJERET MJAFT TANI.
MOS E MERRNI TOLERANCEN PER DOBESI.
P.S. TEMA DO PASTROHET NESER NGA BUDALLIQET SKA PSE TE MBYLLET.
Racizmi dhe diskriminimi, "të ligjëruar" në Shqipëri
Marrë nga Gazeta Shqip
Romët nuk lejohen të pinë as një kafe në bare hotelesh në Tiranë
Racizmi dhe diskriminimi në vendin tonë është prezent, i prekshëm dhe i egër për këdo që e provon në kurriz të tij. Gazetarët e "Fiks"-it janë ndalur në dy momente: E para, në një gjimnaz në Peqin, ku mësimi zhvillohet veçmas për nxënësit e fshatit dhe qytetit. E dyta, gazetarët e "Fiks"-it, të veshur si romë, nuk janë lejuar në disa lokale të kryeqytetit të pinë kafe.
Në gjimnazin "Zihni Magani" në qytetin e Peqinit, një klasë quhet "Klasa e Fshatit" dhe klasa tjetër paralele "Klasa e Qytetit". Një diskriminim i hapur në ditët e sotme, preteksi është vetëm një lëndë mësimi. Nxënësit që vijnë nga fshati dhe që mësojnë në një klasë veçmas nga ajo e qytetit, si gjuhë të huaj kanë frëngjishten, kurse nxënësit e qytetit anglishten. Dhe ka mjaftuar vetëm ky "fakt", që nxënësit të diskriminohen hapur. Në fakt, në shkolla të tjera, të gjitha lëndët mësimore nxënësit i bëjnë bashkë dhe kur është lënda e gjuhës së huaj nxënësit ndahen p.sh. gjysmat anglisht e gjysmat frëngjisht. Gazetarët e "Fiks"-it për këtë çështje pyetën drejtorin e gjimnazit "Zihni Magani" në Peqin, Ardian Çani. Sipas drejtorit të shkollës, jo se është e ndarë e gjithë shkolla, por problemi është me një komunë, "Gjocaj". Kjo komunë është 5 km larg shkollës së qytetit të Peqinit. Çani thotë se nxënësit e kësaj komune vijnë nga shkolla 9-vjeçare me gjuhë të huaj frëngjishten dhe se indirekt janë të detyruar që në vazhdimësi të gjuhës së tyre këta të vazhdojnë frëngjishten, dhe prandaj është domosdoshmëri që një klasë e vitit të parë, që fatkeqësisht janë "fshatarë", të vazhdojnë lëndën e tyre, frëngjishten si gjuhë të huaj. Gazetari i "Fiks"-it për këtë problem pyeti edhe në Drejtorinë Arsimore të qytetit të Peqinit dhe foli me përgjegjësin e sektorit, Kastriot Ajazi. Ai tha se në qytetin e Peqinit, si gjuhë e huaj është bërë anglishtja, ndërsa në fshat është bërë frëngjishtja për arsye të kuadrit që ka ky rreth. Nxënësit që kanë ardhur nga shkollat 9-vjeçare e zonës së "Gjocanit", ku si lëndë kanë pasur frëngjishten, edhe në gjimnaz vazhdojnë atë gjuhë.
Ajazi tregon se, sipas kushteve të shkollës, ne kemi bërë këto përzgjedhje, edhe orientimet kështu kanë qenë nga Drejtoria Arsimore Rajonale dhe Ministria e Arsimit.
Gazetarët e "Fiks"-it, të veshur si romë, shumë të rregullt dhe me shumë normalitet kanë shkuar në disa hotele të Tiranës, në barin e tyre për të pirë kafe. Në të gjitha rastet, kundrejt tyre, është shfaqur një racizëm dhe diskriminim i hapur, duke mos i lejuar të ulen në këto ambiente, pa iu dhënë një shpjegim konkret, përse ata nuk lejoheshin që të frekuentonin këto ambiente.
Re: Racizmi dhe diskriminimi, "të ligjëruar" në Shqipëri
Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner
Marrë nga Gazeta Shqip
Racizmi dhe diskriminimi në vendin tonë është prezent, i prekshëm dhe i egër për këdo që e provon në kurriz të tij. Gazetarët e "Fiks"-it janë ndalur në dy momente: E para, në një gjimnaz në Peqin, ku mësimi zhvillohet veçmas për nxënësit e fshatit dhe qytetit. E dyta, gazetarët e "Fiks"-it, të veshur si romë, nuk janë lejuar në disa lokale të kryeqytetit të pinë kafe.
Në gjimnazin "Zihni Magani" në qytetin e Peqinit, një klasë quhet "Klasa e Fshatit" dhe klasa tjetër paralele "Klasa e Qytetit". Një diskriminim i hapur në ditët e sotme, preteksi është vetëm një lëndë mësimi. Nxënësit që vijnë nga fshati dhe që mësojnë në një klasë veçmas nga ajo e qytetit, si gjuhë të huaj kanë frëngjishten, kurse nxënësit e qytetit anglishten. Dhe ka mjaftuar vetëm ky "fakt", që nxënësit të diskriminohen hapur. Në fakt, në shkolla të tjera, të gjitha lëndët mësimore nxënësit i bëjnë bashkë dhe kur është lënda e gjuhës së huaj nxënësit ndahen p.sh. gjysmat anglisht e gjysmat frëngjisht. Gazetarët e "Fiks"-it për këtë çështje pyetën drejtorin e gjimnazit "Zihni Magani" në Peqin, Ardian Çani. Sipas drejtorit të shkollës, jo se është e ndarë e gjithë shkolla, por problemi është me një komunë, "Gjocaj". Kjo komunë është 5 km larg shkollës së qytetit të Peqinit. Çani thotë se nxënësit e kësaj komune vijnë nga shkolla 9-vjeçare me gjuhë të huaj frëngjishten dhe se indirekt janë të detyruar që në vazhdimësi të gjuhës së tyre këta të vazhdojnë frëngjishten, dhe prandaj është domosdoshmëri që një klasë e vitit të parë, që fatkeqësisht janë "fshatarë", të vazhdojnë lëndën e tyre, frëngjishten si gjuhë të huaj. Gazetari i "Fiks"-it për këtë problem pyeti edhe në Drejtorinë Arsimore të qytetit të Peqinit dhe foli me përgjegjësin e sektorit, Kastriot Ajazi. Ai tha se në qytetin e Peqinit, si gjuhë e huaj është bërë anglishtja, ndërsa në fshat është bërë frëngjishtja për arsye të kuadrit që ka ky rreth. Nxënësit që kanë ardhur nga shkollat 9-vjeçare e zonës së "Gjocanit", ku si lëndë kanë pasur frëngjishten, edhe në gjimnaz vazhdojnë atë gjuhë.
![]()
![]()
![]()
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
ERIOUS E TE TJERET MJAFT TANI.
MOS E MERRNI TOLERANCEN PER DOBESI.
P.S. TEMA DO PASTROHET NESER NGA BUDALLIQET SKA PSE TE MBYLLET.
Citim:
Po citoj ato që tha Debora*
Ke tolerance po marrim per dobesi angel, se nuk po kuptoj.
Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Cdo gje eshte e qarte Deb eshte e shkruar e zeza mbi te bardhe .![]()
Ismail Kadare: Shqipëria, ndodhet nën projektorët e racizmit
Në një intervistë ekskluzive që shkrimtari i njohur Ismail Kadare ka dhënë në emisionin “Opinion” në TV Klan drejtuar nga Blendi Fevziu, nder pyetjeve dhe pergjigjeve te shumta, ishin dhe keto me poshte, KU nder te tjera, KE FJALIA NE FUND, ESHTE E GJITHE DOMETHENIA e kesaj qe po postoj:
-Ju po thoni se në njëfarë mënyre ka një lloj racizmi kundrejt shqipes?
Absolutisht që ka. Racizmi është si mortaja që bie në dy forma, në formën kulturore dhe racizmi i mirëfilltë është i vështirë për t'u shprehur, se është edhe i dënueshëm. Por forma kulturore është edhe forma legale e tij. Shqipëria, unë e them me vetëdije të plotë, që ndodhet nën projektorët e racizmit. Kjo vjen nga një kombinim rrethanash dhe nga një seri faktorësh. Unë kam shprehur mendimin se shteti shqiptar, shoqëria shqiptare, kombi shqiptar duhet t'i bien kambanës, për mbrojtje ndaj racizmit. Sepse Shqipëria është populli kandidat në Evropë, për të zënë vendin e hebrenjve. Asnjë popull në Ballkan nuk ka pësuar kaq shumë shpërngulje se shqiptarët, dhe shumica e popullit është e shpërngulur. Ato genocide dhe spastrime etnike për të cilat tani bëhet bujë, ne kemi vite që jemi mësuar me to.
-A ka paragjykim të fortë ndaj Shqipërisë dhe a ndikon ky edhe në proceset integruese?
Po ka dhe ndikojnë në gjithçka. Racizmi antishqiptar, pa e vënë vendin tim në pozitën e viktimës, sepse nuk e pranoj këtë vizion dhe nuk është i denjë. Por shqiptarët duhet të jenë të ndërgjegjshëm, që janë kombi më i shpërngulur dhe para 150 vjetësh, po ecte drejt shuarjes. Rilindja Shqiptare e shpëtoi kombin, dhe i ra asaj kambane për të cilën unë po flas. Por edhe ky aksion i madh i rilindjes, tani shfrytëzohet për keq dhe tani quhet si nacionalizmi shqiptare dhe sikur ne jemi një komb artificial që s'kemi qenë.
-A jemi ne përgjegjës për këtë?
Ne jemi përgjegjës të drejtpërdrejtë, për racizmin antishqiptarë.
Ne jemi vetë racistë!
.........
hhmmm
Citim:
Po citoj ato që tha agata
Angel me pyeti ne nje mesazh qe e ka fshire duke me thene a do merje dike te nje race tjeter...
Dhe ju pergjigja, perderisa im ate e ka bere edhe un do e beja...
Kishte nje gabim drejtshkrimore ne mesazhin tim.. dhe per korigjim i them im ate...
Pastaj vazhdova duke mbrojtur femren ne fjale qe eshte me e bukur dhe me e zgjuar se un...
keshtu eshte kur lexoni me prapanica, e kur moratorja ne fjale fshin ato qe nuk duhet.
Po ne jemi aq injorante ne kete forum, sa ngaterojme njerzit antiraciste, me jevgjit... se ti Enya keshtu i the edhe al74, mos na eshte jevg... Kurse eri i tha fajes, se eshte c'virgjeruar nga jevgat prandaj i mbron... ja sa ulet flisni... dhe kur ju ofendojne thoni uaaaaaaaa si na ofenduat, duke harruar se ofendoni ju te paret...
Nuk flas me ne kete teme se me vjen vertet te vjelle...
hajt shendet, copa mishi me dy sy...
Epo kjo nuk durohet seriozisht...! Moj Enya,damnnn nuk di si t'u drejtohesh disa krijesave...!
E di cfare? Ku kemi rracizem ne aman,ajo cfare kemi eshte nje vazhdimesi e formes familjare ku brenda rracizmohemi.
Me bindje them,qe keta tipa vuajne thumbime fyese nga prinderit e tyre,ose prindi mashkull i drejtohet asaj femer me fjale qe Zot n'a ruaj,edhe prodhojne qenie te ketilla pastaj. Shto ketu nje inferioritet te theksuar fizik,e vijne shfryhen ne forume pastaj. Pikaaaaa...
Gjithsej 32 faqe: « E parë ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18] 19 20 21 22 23 24 25 26 27 » ... E fundit » Trego 313 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.