Forumi Horizont | Gjithsej 234 faqe: « E parë ... « 175 176 177 178 179 180 181 182 183 [184] 185 186 187 188 189 190 191 192 193 » ... E fundit » Trego 234 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Biondia dhe Stoli . (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18293)
Re: Busulla.
Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
Hedh syte jashte dritares nga perdet e trasha blu nuk hyn asnje rreze drite dhe kuptoj qe eshte akoma nate dhe qe mengjezi eshte akoma larg per te ardhur .Ne kete dhome ben shume vape dhe pse kondicionieri funksionon, shtyj carcafin ne fund te kembeve dhe ndiej qe trupi fillon te me mbushet me ndjerse dhe syte me djegin .Kjo djegje e syve nuk eshte nga pagjumesia o nga lodhja e ketyre diteve por nga temperatura e kesaj temperature qe ka dite qe me mundon dhe tani qe efekti i ilacit po del me duhet ta duroj dhe per shume ore e ore kete djegje .
Ehhhhh dhimbje e trupit tim qe me je bere mikja me e mire ne keto muaj qe s’me le nje cast vetem sikur do te me tregosh qe je e vetmja qe sdo me braktisesh kurre cfardo qe te ndodhi ….
Ngadale kthej koken nga ana tjeter dhe te shikoj ty shpirti im ,dashuria ime ,ty malli im ,mekati im i embel qe flen i qete ..Po ti je mekati im dhe sdua qe asnje te ma fali kete mekat dhe nuk pendohem per kete mekat .
Le te digjem e shkrumbohem le te jem ne rrethin e fundit te ferrit atje ku vetem vuatje ka, le te sillem verdalle ne ate ferr duke kerkuar me shpresen per te gjetur dicka nga ty nga mekati im i embel.Karonte le te beje c’te doje me mua dhe me trupin tim ,do paguaj cdo gje dhe me vuatjen me te madhe por une jam e sigurt qe ja vlente per ty, ja vlente te jetoja kete meka tpa menduar se cfare do paguaja ne nje jete tjeter .
Ndiej frymarrjen tende te lehte ate frymarrje qe gjithe kete nate e kam pasur mbi trupin tim here si nje fllad i lehte pranveror qe kishte frike te preki e te ledhatoje dhe here e kam ndiere e si nje ere e marre qe shkund fut ne vorbullen e saj cdo gje qe gjen perpara .Frymarja jote bashkuar me timen krijojne ciclonin me te madh qe ka vetem nje emer “kenaqesi “.
Te shikoj kaq afer meje tani dhe s’je me i paarritshen si dikur dhe mendoj sesa te marre kemi qene qe gjithe kohe jemi munduar te evitojme kete dashuri kete moment te evitojme ate qe ndiejme .Gjate gjithe kesaj kohe kemi ndrydhur ndienjat tona jemi munduar qe keto ndienja ti groposim shume thelle duke mos i lene qe te dalin ne siperfaqe sepse dinim qe po te dilnin do permbytnin cdo gje ne keto jete prej rere qe me mund kemi ndertuar..
Kemi luftuar ate qe ndienim , kemi luftuar deshiren qe kishim te ishim afer te pakten dhe nje here te vetme te ishim te njeri-tjetrit dhe te mos i perkisnim askujt tjeter te ishim vetem te dy dhe ndienja jone .
Kam bere te pamunderen per te larguar nga vetja jam treguar cinike, egoiste, opportuniste jam treguar idiote perpara teje por perseri sa me shume te largoja nga vetja aq me shume ti afroheshe deri sa arritem ketu ne kete pike qe ska me kthim mbrapa ka vetem ecje perpara dhe pse kam frike se ndoshta do te duhet te ecesh vetem pa mua ...Sa keq te ndahesh nga dicka e shtrenjte nga dicka qe mezi e ke prit qe te jete e jotja.
Ohh jo ne sdo te ndahemi kurre!
Ne jemi lidhur me njeri-tjetrin ,jane lidh zemrat tona ,vuajtjet tona, fatet tona eshte lidh jeta jone .Te afrohem afer me kujdes sepse nuk dua te zgjoj e te shikoj me imtesi fytyren tende ,me pelqen te shikoj si flen e adhuroj kete gje do kaloje dite nate duke te pare sesi flen. Te prek ngadale floket e shkurter biond ku shikoj qe ka dhe ndonje thinje me pelqen kjo gje dukesh me burreror ,shikoj qerpiket e gjate dhe imagjinoj brenda tyre syte e ty te bukur do doja te isha une gjeja e pare qe do shikojne keta sy kur ti hapje syte dhe e fundit kur ti mbyllje e te shikoje ne syte e mi rifleksin e dashurise qe kam per ty .
Zot sa i dua ato sy. I kam dashur qe diten e pare qe i kam pare ato sy hyne brenda meje, hyne brenda shpirtit tim, brenda zemres time qe te mos ndieja me vetmi. Ato sy qe u hutua heren e pare kur me pane ,ato sy qe qeshen kur pershendetem dhe ato sy qe qane kur zbuloje nje te vertet qe s’doje ta besoje te njeten gje bene dhe sot qeshen …lotuan… qeshen e perseri lotuan .Dua ti marr me vete syte e ty ndoshta me to gjej rrugen e kthimit me te lehte o dhe nese nuk kthem te pakten sjam vetem kam ato sy me mua .
Ngadale afrohem e te puth lehte ne buze keto buze gjithe forme e te kuqe qe sot kane pershkruar qindra milimetra te trupit tim ato buze qe preken, puthen,ledhatuan e perseri puthen kete trup te brishte e lodhur ,nga i ftohti nga vapa nga lageshtia kete trup qe vetem ty te do dhe vetem ty ka enderruar kete trup qe ska frike te tregoje difektet shenjat e kohes shenjat e ….
Ti hap syte i pergjumer dhe me terheq mbas vetes me shtrengon ne krahet e tu fort dhe me puth ne qafen .Lutem qe te mos zgjohesh e mos ndiesh gje por jo u gabova ti me kthen shpejt nga
nga vetja dhe shikon ne sy… ah urrej kete shikim ti po shqetesohesh nga ajo qe ndiene buzet e tua ti ndien qe kam temperature dhe do te ngrihesh te me japesh nje ilac perseri …perseri . Une qe dua te ndaloj sdua te ikesh dua te ndiej shtrengimin tend dua te ndiehem e sigurt ne krahet e tua”te lutem jo tani mos u ngri me shtrengo fort “ dhe ndersa te them kete ndiej qe ti me shtrengon lehte dhe ne behemi nje trup i vetem nje rrahje zemre e vetme nje frymarrje e vetme nje deshire e vetme dhe nje frike e vetme .Ti ashtu shtenguar duke me ledhatuar floket me thua me nje ze qe te dridhet “do shkoje cdo gje mire mos ki frike jemi te dy une nuk besoj ne Zot dhe ti e di por kur te kthehesh do besoj se ka nje tille “.Zeri yt kaq i embel zeri yt kaq melodioz ,ky ze qe gjithe kete kohe me ka bere shoqeri qe mos jem vetem.Me ka zgjuar ky ze me ka vene ne gjume ky ze me ka lehtesuar dhimbjen me ka dhene shprese do jet ky ze qe do me zgjoje nga cdo gjum sado i thelle qe te jete .Une jam strukur ne kraharorin tend dhe ndiej qe nga syte me dalin disa pika loti qe lagin kraharorin tend ti me largon pak nga vetja dhe me puth lotin qe me del nga syri, me puth buzet lehte dhe me thua “nuk je me vetem jemi te dy ,do shkoje cdo gje mire per ty sepse e meriton do shkoje mire per familjen tende qe te do aq shume por dhe per mua ,ndoshta jam ne fund te cdo gjeje per ty por jam .
Me puth perseri dhe une ngrihem dhe shkoj e te marr dicka ne cante eshte nje dhurate per ty.Ti me shikon i cuditur sepse spo e kupton kur e kam gjet kohen dhe menyren qe te bej nje dhurate ty .Une te nxjerr nje kuti e cila eshte mbeshjelle me nje leter te gjelber( si shpresa ) ta zgjas dhe ti e hap dhe shikon nje busull pak i cuditur ndoshta sepse kuptimin nuk ja di te kesaj dhurate te vecante .
Busull ?
Te ulem afer marr duat e tua ne duart e mia ku qendron busulla dhe te them “Nese nje dite do te gjendesh i humbur dhe vetem pa mua ne nje udhekryq e per te vendosur se cfare do besh per jeten tende e s’do dish se cfare drejtimi te marresh shiko kete busull ajo do te tregoje rrugen.Keto shkronja nuk jan vetem per te orientuar por kane dhe nje kuptim tjeter nje kuptim qe cdo kush nga ne e ben ne menyren e tij dhe kjo eshte menyra ime
Perendim= si perendim i cdo gjeje te keqe ne jete qe kemi kaluar
Jug – J shkronja e pare e fjales “jete” te kesaj jete qe na pret te dy ta jetojme bashke me femijet tane qe do vine .
Lindje = si lindje e nje ndienje te re e nje shprese te re lindje e asaj qe te dy e duam qe te dy e kemi pritur kaq kohe dashurise ….
Ti nuk pret qe une te mbaroj por me shtrengon fort dhe me puth ne buze e pastaj me thua “Shpirt, kam deshire te quaj shpirt kthehu “ …une nuk pergjigjem per momentin por shikoj qe busulla eshte ne krevat dhe per nje cast shigjeta e saj ndalet ne shkronjen V …
Veri =V si e verteta qe une te dua shume Ty dhe si shkronja e …
…Me prit do mundohem te kthehem …
Shtator 2011.
p.s Lost nje dite po kerkoje se mos ndoshta une kisha lene ndonje leter ne stol me erdhi keq qe kur doje ti nuk kishte asnje leter te re por sot ajo letra eshte lexoje ne ke deshire .
Gjithsej 234 faqe: « E parë ... « 175 176 177 178 179 180 181 182 183 [184] 185 186 187 188 189 190 191 192 193 » ... E fundit » Trego 234 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.