Forumi Horizont | Gjithsej 234 faqe: « E parë ... « 179 180 181 182 183 184 185 186 187 [188] 189 190 191 192 193 194 195 196 197 » ... E fundit » Trego 234 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Biondia dhe Stoli . (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18293)
Dhurata me e bukur .
Shume here gjate dites se sotme ne mendje me vinte ajo qe ndodhi sot ne mengjes ajo skene ,ai cast ,ai shikim dhe ai kujdes qe nuk besoj se do arrij ta harroj lehte…
Si cdo dite keto muajt e fundit duke mos arritur te fle mire gjate nates ne mengjes kam deshire te rri deri vone ne krevat ,kam filluar te mesohem me kete gje dhe mendoj se kur do me duhet te bej nje jete pak me normale do e kem te veshtire te mesohem.Dhe pse rri shtrire degjoj cdo gje qe behet ne kete shtepi ,nuk fle po jam ne ate gjendjen gjysme gjumi e gjysem zgjuar .Degjoj zilen e qe bie ne oren 7 e 10 dhe ty qe ngrihesh dhe vishesh me shpejtesi ,perplas ndonje kanat te dollapit, hap me zhurme ndonje sirtar hyn ne banjo dhe ne fund mendoj se je gati .Vjen e me jep nje puthje te madhe ku ndihet akoma era e kolinozit dhe e profumit tend ambercrombi (zbulimi jot i fundit ky profum) .
Ne kohen qe ti iken ne shkolle une kthehem ne anen tjeter te krevati dhe ashtu ne erresire mundohem te imagjinoj rrugen qe ben, oborrin e shkolles hyrja ne klase dhe pastaj mbyll syte te fle perseri dhe sot po kjo do ndodhte .Nuk e di sa mund te kete qene ora kur degjoj zilen e deres te bjeri aq fort sa u hidhem perpjete nga krevati, me vrap shkoj te hap deren dhe ne te qinden e secondit shaj ate do ishte mbas deres. S’mund te ishte ndonje nga te njohurit o familjaret e mi sepse e dinin qe ne kete ore s’duhet te vinin, nuk ishte as posta sepse ishte shume heret per te me sjelle ndonje leter mendoj se po te jene deshmitaret e geoves se di se cfare do nxjerr nga goja .
Hap deren dhe hutohem kur te shikoj ty ,komshiun tim 80 vjecar me shkopin ne dore e majte me kapelen republike ne te djathten ,i veshur me nje pallto ngjyre te zeze kamshimiri dhe ne qafe nje shall me kuadrate kafe e bezhe .Je nje i moshur akoma i mbajtur per moshen qe ke je shume i dobet i gjate dhe pak i kerrusur me nje fytyre plot rrudha por me tiparet shume fine duhet te kesh qene shume i bukur kur ishe i ri . Per nje cast ne fytyren time te merzitur dhe me nerva i la vendin nje buzeqeshje fallco dhe perzemersise por dhe pak cuditjes .Nuk e kuptoja ardhjen tende sepse nuk ishte akoma data 23 dhjetor ,dita qe ti gjithmon ne keto 10 vjet vjen dhe me sjell nje vazo me orchide dhe nje pako me biscota bashke me nje urim per Natale.
Per nje cast u hutova dhe po qendroja me deren gjysme te hapur pastaj te ftoj te hysh brenda ti ngurron pak ne fillim s’te ve faj jam akoma me fustan gjumi dhe dritare akoma mbyllur .
Ti me kerkon leje dhe hyn brenda une shkoj e hap dritare dhe menjeher ndiej freskun dhe lageshtine e kesaj dite dhjetori qe me prek fytyren dhe me hyn ne kocka .Zot sa e urrej kete lageshti!
Ndersa ulesh ne divan une ulem perballe teje ti me buzeqesh dhe i zene ne faj me thua “me te vjen keq qe te zgjova po kam 3 dite qe prisje kete gje” ngadale fut doren e rrudhur ne xhepin e xhaketes ku gati numerohen damaret dhe kockat . Une vashdoj te shikoj e habitur dhe ti nxjerr nga xhepi nje kokerr veze te fresket dhe ma drejton duke me thene “ sot kam qe ne oren 7 qe rri tek koteci i pulave per te marre vezen e fresket e per ta ma sjelle po gjithe keto dite me ka ikur mundimi kot sepse pula se ka bere ne mengjes heret por me vone dhe po ta bija me vone s’do ishte aq e mire sa tani.Te ben mire te hash nje veze te fresket ne mengjes te rrahur me sheqer”
Une me drojte marr vezen ne dore eshte akoma e ngrohte nuk di nga xhepi i palltos o ngaqe sa do e kete bere pula.E shikoj sikur te me kene dhuruar ndonje diamant ndonje gje te vyer gje qe kisha vite qe e kerkoja dhe me ne fund ma kane dhuruar ,ngre syte nga ty dhe cuditerisht me perloten me prek ky xhesti jot .Ti me buzeqesh dhe me thua “beje te rrahur “ une te shikoj si e zene ne faj sepse s’mundem ta bej kete qe ma kerkon ti.Te mjafton te shikosh duret ku akoma nxirja nuk ka ikur dhe ti me nje ze qe te dridhet me thua ” nese do mund ta bej une “.Une nuk mund te them motivin e vertet pse nuk mundem me vjen keq.... Te coj ne guzhine dhe te jap piru nje pjate dhe filxhan dhe sheqerin dhe ndersa ti fillon te rrahesh vezen une iki te laj dhembet dhe te nderrohem .Ndersa nga guzhina ndihet zhurma qe leshon piruni ne pjate une mendoj sesa i kujdesesh ke qene ne keto vite me mua. Ti sa here shikon deren e oborrit hap e mbyll me shpejtesi sepse ke frike se djali im del ne rruge ,sa here gjen topat e futbollit neper kopesht i mbledh dhe i ven ne radhe dhe sipas ngjyres dhe madhesise une urrej keto gjera se nganjeher me dukesh me fiksime .Cdo feste, ditelindje o dhe kur eshte dita emrit nuk mungon nga ana jote nje tule me lule.Cdo te diel kur duhet te dalesh te shkosh ne kishe gati ne gjithe lagjen ndihet era e profumit tend nje ere qe te me ben te nxjerr zorret .Ti jeton vetem qe kur gruaja jote ka nderruar jete dhe per kete shkak ti je gjithe diten ne levizje .Di qe sa here takon babin tim rrini ore e ore duke biseduar ai me ate italishten qe vetem ti e kupton dhe ti me dialektin qe se marr vesh as une ndonje here imagjino babi im .Ju te dy flisni per gjendjen ne Shqiperi flisni per luften ku ti ke marre pjese ti urren greket sepse ke qene ne lufte atje dhe im ate vetem per kete gje te thote qe je plak zotni .
Ti sa here qe duhet te dalesh noj here me makinen tende qe cdo dite e lan e pastron dhe pse si jep kur kthehesh e te duhet me e parkuar rri nje ore duke bere manovra qe te me lesh mua vendin e te mos dali nje cm nga vendi . Nganjeher mendoj se ty te duket se ndoshta sikur une kam ndonje autobus aq vend me len por mendoj se e ben sepse e di qe as ai vend s’me del se perseri do e parkoj si per pasneser rrotat mbi tortuar e turini ne rruge 4 vende do marr .Ndersa hyj ne guzhine dhe vej kafen ne zjarr shikoj qe ti e ke bere gati vezen dhe ma jep ,une e shikoj dhe me kujtohet se kam kohe per te mos thene vite qe s’kam ngrene nje veze te rrahme qysh ne kohen e shkolles tetevjecare kur ma bente gjyshja para se te ikja ne shkolle ku alternativa ishte caji i malit o i blirit (sa i urrej keto) me ndonje cope djath o veza e rrafme qe se kisha dhe shume qef sepse me ngelte ne goje gjithe diten shija e vezes.
Ti me shikon sesi marr pak me piru dhe filloj e haj ne goje ndiej nje shije qe kisha harruar te them qe eshte shume e mire dhe ti dukesh qe je i gezur .Filloj dhe haj dhe shikoj qe ne cdo piru qe une fus ne goje ti gezohesh si nje femi .Pastaj ne nje moment behesh serioz e me thua “duhet te mesosh stomakun qe te haje pak nga cdo gje dhe cdo dite se perndyshe nuk do kesh fuqi do jesh e dobet fizikisht dhe nje veze cdo mengjes do te ktheje forcat.Une isha kshu si ti kur erdha nga lufta, shume i dobet dhe per nja 3 muaj kam ngrene cdo mengjes mbas 2 muajsh u ktheva ne forme”.Une te shikoj ne sy dhe them qe do e bej kete gje ti dukesh shume i gezuar per kete qe te thashe, ndersa ne guzhine perhapet era e mire e kafes ngrihem marr nje filxhan dhe ta jap ti hedh nje luge sheqer e merr dhe e pi me qetesi .Per nje cast me duket vetja sikur jam ne Shqiperi perballe baces me gjyshin tim ai pin kafe e sapobluar dhe une haj mengjes …ehhhhh sa gjera kam humbur duke u larguar .qe nga gjerat elementare deri tek ato me te rendesishme.Mbasi ti mbaron kafen me merr leje qe te largohesh dhe para se te dalesh me perqafon duke me thene “kuroja se do kaloje dhe kjo “merr shkopin qe ke lene mbas deres dhe ngadale del nga oborri dhe kur del mbyll deren une ta bej me dore dhe ti ecen ngadale pergjate rruges .Mbyll deren dhe me vrap shkoj ne banjo ku me duhet te nxjerr kete veze qe sapo hengra stomaku im nuk mund ta duroje kete gje po une sdoja ta thoja s’doja te lendoja ….kur cdo gje ka kaluar dhe nga kjo veze kane ngel vetem levozhgat mbi tavoline ulem dhe mendoj qe kjo eshte dhurata e pare kete Natale .Ndoshta do marr dhurata nga me te ndryshmet dhe nga me te shtrenjtat nga njeres qe ndoshta ma bejne sepse jane te detyruar e bejne sepse duhet bere ,pa ndonje qellim dhe pse ndoshta gjate vitit nuk e duam njeri-tjetrin e themi nga fjalet me te keqija e shpirtin e kemi plot inat e xhelozi ,ne shkembejme dhurata jemi te detyruar ti bejme. Kjo veze qe kushton ndoshta 1 euro por ajo s’ka cmim ,ajo eshte me e bukura me e rendesishmja dhe me nje domethenie te madhe sepse eshte e bere me gjithe shpirt per mua per te miren time.Per nje cast mendova qe kete vit duhet te bej dhurata vetem me shpirt ndoshta jo me vlere te madhe por me nje domethenie te madhe
Gezuar Krishtlindjet .
Gjithsej 234 faqe: « E parë ... « 179 180 181 182 183 184 185 186 187 [188] 189 190 191 192 193 194 195 196 197 » ... E fundit » Trego 234 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.