Forumi Horizont Gjithsej 4 faqe: « 1 [2] 3 4 »
Trego 4 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re e prozes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=338)
-- "Udhetim me yjet" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13152)


Postuar nga diabolic datë 11 Shkurt 2007 - 05:04:

Naten kur flija ju luta Morfeut qe kur te thurte endrra te te sillte tek une ,dhe ti erdhe te me sillje parajsen megjithse ne boten irreale te endrrave ,ne boten imagjinare te dashurive perfekte .Kur endrrat iken zgjimi ma perplasi si shuplak fyteres makthin e te qenit pa ty.Shpirti im renkonte klithje deshire per te te pasur edhe me imagjinate prane meje ,dhe delironte me dihatje deri sa u lodh duke qare .Jo jo nuk qaj me , e di qe lotet jane thjesht grimca dhimbjeje qe vdesin por qe kthehen dhimbshem duke te vrare akoma me shume.Malli po grric lekuren dhe shenjat e tij i perkedhel si shenje e kujtimit tend.Ah sa doja te isha me ty duke te puthur afshin ,duke te prekur pasionin ,perkedhelur shpirtin.Sa do te doja te rrija tek preheri yt dhe atje te flisja per monotonine e te qenit pa ty.Sa here qe mbushem me ajer me kujtohesh ti ,je ti linfa ime vitale qe gjakun ben te rrjedhi neper vena .Te kujtohet shpirti im kur u njohem ?Sa shi qe binte ate dite .Une si zakonisht pa cader i bere qulle nga gjithe ai rrebesh dhe ti e buzeqeshur qe me thua me ate zerin tend magjik dhe hipnotizues-Cfar bejn meshkujt kur bie shi ? Une i cuditur nuk u pergjigja thjesht te pash ironikisht pa vene re se kush ishe. Ti e buzeqeshur mu ktheve -Meshkujt kur bie shi ...lagen.
Me erdhi edhe mua per te qeshur dhe ktheva koken per te pare kush ishe ... u dashurova marrezisht me shikim te pare.Nuk u besoja syte ,engjejt egzistonin vertet,dhe pas engjellit me te bukur isha dashuruar une.Nuk do ta harroj kurre engjelli im ate moment dhe jane pikerisht momentet qe kam kaluar me ty qe me mbajn gjalle.
Me fal shpirti im se nuk te kam pyetur sesi je,sesi embelson ditet e tua me magjine e perhereshme .Magji e cila me magjeps edhe mallin,me embelson dhimbjen.

Ps:Tregom edhe per grimcat e drites qe te rrine afer se edhe per to jam xheloz ne kete moment .

Te dua me shume se kurre...


  Gjithsej 4 faqe: « 1 [2] 3 4 »
Trego 4 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.