Forumi Horizont | Gjithsej 2 faqe: « 1 [2] Trego 17 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- Konflikti nene-vajze (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18156)
Shiko jeten tende, aq me twper qe paske krijuar familje vete.
Duhet te falesh, edhe nese mamaja te ka rrahur dikur kur ishe femije, kushedi mbase ajo vuan nga ndonje depresion, dhe askush s'e ka ndihmuar te gjoren!
Po me vjen keq vertet si per Ty, ashtu dhe per ate si Nene.
faleminderit per mesazhet inkurajuese
e di qe eshte e veshtire te flitet per kete teme e cila tek ne konsiderohet si tabu, marredheniet prinder femije kestu jane dhe nuk duhen diskutuar sidomos keshtu e konceptojne gjenerata e prinderve tane gje qe e konsideroj absurde per me teper gje qe se shpejti edhe une do behem nene.
Eny thoshte qe mund te jete fjala per depresion, mendoj se njeriu ne depresion izolohet ne vetvete dhe rrin i trsihtuar, sjelljen e time eme do ta konsideroja si nevrose limite histerike , le te guxoj ti them qe do te coj te vizitohesh do plas lufta dhe do ta marre vesh e gjithe lagjia.
Me vjen turp nga im shoq , nga komshinjte sepse krijon probleme te kota aty ku nuk ka i kerkon , ose i krijon.
Tani me rastin e lindjes te femijes deshiron te jetoje me ne per nje fare kohe, per te me ndihmuar , per te me mesuar sipas saj, me ze frika ta mendoj, ta imagjinoj , por edhe ta refuzoj nuk mundem............
Nuk e di
di qe femijen time nuk do ta rris si ime me me ka rritur dhe familjen e imagjinoj si vendi i vetem ku njeriu duhet te gjej ngrohtesi , perkrahje dhe jo gerr , verr
Mjaftojne streset qe na rrethojne c'do dite ne jeten e perditeshme , por kur shqetesimet te vijne nga familjaret ajo te vret me shume........
Jo jo ti nuk duhet te lesh Nenen tende te te rise femijen. Ajo ka probleme.
Femijen rrite ti vete sic deshiron ti, se do vije nje dite qe do thuash femija m'u be keshtu sepse ma rriti time me. Mundohu te mbash distance qe femija te rritet ne ambjent te qete. Mos i mbaj inat nenes. Vetem shpjegoji se duhet ti kushtosh kohe femijes.
Mos harro te shpenzosh kohe edhe me Nenen tende. Edhe ajo nuk e do kete lloj sjellje, por ashtu eshte kultivuar.
Prinderit gjithmone na duan dhe ne i duam shume. por kjo nuk do te thote se nuk kemi konflikte me ta.
Si Nena jote une kam patur Babane tim, por tani qe u bera plake vete Ai me kerkoi te falur, se une kurre nuk i mbajta inat, gjithmone e doja dhe e falja por duke i mbajtur distance kur rrita femijet e mij.
Ne moshen 80 vjecare Ai me tha: "Kam qene shume i rrepte me ty moj bije dhe ti akoma e bute je me mua. Nuk doja te isha i tille, me beri jeta me teper egoist se c'duhej te isha, veshtiresite", nderkohe qe une rrija gjithe diten me te, ti beja shoqeri e ta shoqeroja duke mos shkuar asgjekundi. Nuk do ti kemi per shume kohe prinderit. Kenaquni me ta dhe shijojini sa i keni gjalle.
Ne kete rast do thoja qe, te beheshe pak me autoritare. Pra ti tregosh prindrit se deri ku eshte liria e tyre ndaj ty. Kuptohet qe nena jote sdo mund ta kuptoj, por me kalimin e kohes do e kuptoj se sben.
thnx god me prindrit skam pasur probleme te tilla. Maman e kam si shoqe, babin e kam si vlla.. me te dy hapem/bisedoj/tregoj me shume se me kedo tjeter.
Re: Konflikti nene-vajze
Citim:
Po citoj ato që tha erika
E hapa kete teme sepse me mundon shume marredheniet konfliktuale te tejzgjatura qe kam me maman dhe qe nuk arrij ti kontrolloje dhe me mundojne shume.
Kam frike se mos edhe une me vajzen time do kem te njejta konflikte..//
................
Citim:
Po citoj ato që tha Petter
Ne kete rast do thoja qe, te beheshe pak me autoritare. Pra ti tregosh prindrit se deri ku eshte liria e tyre ndaj ty. Kuptohet qe nena jote sdo mund ta kuptoj, por me kalimin e kohes do e kuptoj se sben.
thnx god me prindrit skam pasur probleme te tilla. Maman e kam si shoqe, babin e kam si vlla.. me te dy hapem/bisedoj/tregoj me shume se me kedo tjeter.
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2] Trego 17 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.