Forumi Horizont | Gjithsej 2 faqe: « 1 [2] Trego 18 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura te njohura te mesjetes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=209)
-- Ali Pashe Tepelena (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3731)
Ali Pasha dhe Shqiperia....
Doja te dija nese Ali Pasha beri perpjekje dhe nese ishte ne gjendje te formonte nje Shtet Shqiptar ne Pashallekun e tij(duke patur parasysh qe pjesa me e madhe e trojeve shqiptare ishte jashte pashallekut te Janines)?
...Libri i Sabri Godos,nuk duhet mare plotesisht si i vertete.Eshte botuar ne vitet '70,ne kushtet e nje censure te eger dhe kur deformimi i historise ishte gjeja me normale...Le te kujtojme se si e ngriti historiografia e asaj kohe(me porosine e Enverit) figuren e Haxhi Qamilit-nga nje rebel qe i kundervihej Pavaresise se Shqiperise,ne nje Patriot te madh.
Nocioni i kombit porsa kishte filluar te hynte ne Europe.....A deshironte Ali Pasha te BENTE SHQIPERI,sikunder bene Rilindasit?
Jo , dhe gjerat jane shume te thjeshta per tu shpjeguar !
Ambicja e tij shtohej me suksesin , dhe kishte dite qe Aliu enderonte te behej sundimtar i pavarur nga turqit i Shqiperis dhe nje pjese te Greqis , por mbrapa ketij plani madheshtor nuk kishte asnje ndjenje patriotike , asnje ide kombetare dhe ndoshta ky ishte dhe shkaku i deshtimit te tij !
Aliu gjithashtu nuk mund te krahasohet me te madhin Skenderbej , kjo dhe per faktin se Aliu ishte dinak dhe i pabes , i prishte aleancat dhe fjalen e dhene sipas perfitimeve te tija ordinere kurse Skenderbeu ne te kunderten , fjalen e dhene nuk e bente kurre dysh , biles ariti deri aty sa te falte nipin tradhtare , plus qe i shpalli lufte Portes se larte dhe luftoi me mish e shpirt per te bashkuar Arberin e percare nga princat e ndryshem !
Kete e tregon me se miri fakti qe Skenderbeu vdiq i varfer , kurse Aliu i u gjet nje pasuri e papare , veziri i Janines nuk kishte mend te punonte per nje shqiperi te pavarur nga osmanet , idet dhe motoja e tij ishin thjesht orientale dhe pa asnje dobi per vendin , pervec asaj personale !
Nqs Aliu me te vertet do luftonte per nje Shqiperi te pavarur nga Turqit , mund te thuhej me siguri qe Shqiperia do ishte vend i pare ne Ballkan nen sundimin osman qe te fitonte pavarsin !
Aliu e kishte fuqine ta bente nje gje te tille , por nuk e beri !
Re: Ali Pasha dhe Shqiperia....
Citim:
Po citoj ato që tha peshtimi
Doja te dija nese Ali Pasha beri perpjekje dhe nese ishte ne gjendje te formonte nje Shtet Shqiptar ne Pashallekun e tij(duke patur parasysh qe pjesa me e madhe e trojeve shqiptare ishte jashte pashallekut te Janines)?
...Libri i Sabri Godos,nuk duhet mare plotesisht si i vertete.Eshte botuar ne vitet '70,ne kushtet e nje censure te eger dhe kur deformimi i historise ishte gjeja me normale...Le te kujtojme se si e ngriti historiografia e asaj kohe(me porosine e Enverit) figuren e Haxhi Qamilit-nga nje rebel qe i kundervihej Pavaresise se Shqiperise,ne nje Patriot te madh.
Nocioni i kombit porsa kishte filluar te hynte ne Europe.....A deshironte Ali Pasha te BENTE SHQIPERI,sikunder bene Rilindasit?
Explore,
Fillimi i shek.XIX perkon me fillimin e levizjes per Shqiperi ne kolonite shqiptare te Stambollit,Egjiptit,Sofjes dhe Bukureshtit.Eshte njekohesisht edhe koha e lulezimit te Pashallekut te Janines.
Duke patur parasysh prirjet kunder Portes se Larte ne Vilajetet shqiptare te Shkodres,Manastirit dhe Kosoves a ka patur nga ana e Ali Pashes,perpjekje per te krijuar nje lloj fronti kunder Turqise?A kishte nuhatur ai qe Perandoria Otomane ishte drejt renies dhe ai mund te krijonte nje shtet shqiptar sikunder u krijua per nje kohe te shkurter Shteti Islamik i Bosnjes?
A do ishte ky shtet nje kopje e guvernave otomane,apo do kishte nje lloj prirje perendimore dhe sidomos perpjekje per te krijuar gjuhen e shkruar?
Pra c'lloj vizioni kishte Ali Pasha per te ardhmen e Pashallekut te tij dhe te trojeve shqiptare?
Degjo Peshtim , me sa kam kuptuar une nga leximet qe kam bere Aliu e donte nje shkeputje tersore nga osmanet , por sic kam thene edhe me lart Aliu nuk e beri kete gje ashtu sic duhet dhe nuk pati asnje mbeshtetje nga veriu , biles vec ngatresa nga Bushatllinjt e Shkodres.
Me marrjen e Janines, Ali Pashe Tepelena, filloi edhe ndertimin e shtetit autonom Shqiptar qe do te shtrihej nga Durresi ne Veri deri ne gjirin e Korintit ne Jug. Duke nenshtruar Konicen, Permetin, Kelcyren, Libohoven, Arten dhe me vone me acarimet e Osmaneve me Bushatllinjte e Shkodres dhe fuqite Evropjane, Aliu morri kazane e Korces, nenshtroi Himaren, Gjirokastren, Beratin, Vloren dhe Delvinen.
Ne kete periudhe Aliu nuk i doli haptazi Osmanve dhe tu shpallte lufte pra te krijonte frontin qe permend ti me siper , dhe te krijonte nje shkeputje te pergjithshme te tokave qe ai sundonte nga perandoria plak Turke !! Ai vepronte nen rogoz me shume dhe kur i mereshin vesh veprat e tij qe binin ne kundershtim me Osmanet mundonte ti ulte gjakrat me dhurata te shtrenjta ndaj portes se larte , ai ishte krejt e kunderta e Mehmet Ali pashe camit te Egjiptit , i cili i shpalli lufte turkut dhe e quajti Egjyptin te pavarur !
----------------------------------------------------------------------------------------------
citim
A do ishte ky shtet nje kopje e guvernave otomane,apo do kishte nje lloj prirje perendimore dhe sidomos perpjekje per te krijuar gjuhen e shkruar?
-------------------------------------------------------------------------------------------------
Ali ishte njeri qe perkrahte prirjet perendimore , nen sundimin e tij ekonomia e vendit mori nje zhvillim shume te madh , ai kishte aritur me politiken e tij te zgjuar nje fare shkeputje te plote nga turqit dhe disa nga aleatet e tij qe ai ndronte si tia donte interesi i drejtoheshin atij si nje princ i pavarur, ai me ligjet dhe administrimin qe po i bente vendit u shkeput nga metodat e prapambetura mesjetare te turqve .
Gjuha zyrtare qe perdorej ne vilajetin e pashait per dokumentacionet ishin greqishtja dhe turqishtja pasi shqipja atehere akoma nuk e kishte nje alfabet te sajin , por ai perdorte shqipen per te folur dhe pse e shkruante ate me germa greke!
Citim:
Po citoj ato që tha
Explore,
Fillimi i shek.XIX perkon me fillimin e levizjes per Shqiperi ne kolonite shqiptare te Stambollit,Egjiptit,Sofjes dhe Bukureshtit.Eshte njekohesisht edhe koha e lulezimit te Pashallekut te Janines.
Duke patur parasysh prirjet kunder Portes se Larte ne Vilajetet shqiptare te Shkodres,Manastirit dhe Kosoves a ka patur nga ana e Ali Pashes,perpjekje per te krijuar nje lloj fronti kunder Turqise?A kishte nuhatur ai qe Perandoria Otomane ishte drejt renies dhe ai mund te krijonte nje shtet shqiptar sikunder u krijua per nje kohe te shkurter Shteti Islamik i Bosnjes?
A do ishte ky shtet nje kopje e guvernave otomane,apo do kishte nje lloj prirje perendimore dhe sidomos perpjekje per te krijuar gjuhen e shkruar?
Pra c'lloj vizioni kishte Ali Pasha per te ardhmen e Pashallekut te tij dhe te trojeve shqiptare?
Re: Per Joela
Citim:
Po citoj ato që tha NYCgirl
I lexova te gjithe mesazhet qe keni shkruar per figurat tona historike dhe me behet qejfi kur i lexoj sepse tek ato figura shpaloset shpirti shqiptar ne menyren me sublime.
Po Ali Pashe Tepelena? Ketu, sic themi nga anet tona, e keni prishur muhabetin. Ali Pashe Tepelena ishte bandit, kriminel dhe erdhi ne pushtet duke vrare dhe masakruar te gjithe ata qe i dilnin perpara.
Thoni qe ai ka ardhur nga nje familje ushtarakesh . . . e ema e Ali Pashes, ka qene shqiptare nje nga ato, . . . (mos ta prishim gojen) qe bridhte nga nje fshat ne tjetrin. Kurse i ati i Ali Pashes ishte turk. Ardhja e tij ne pushtet ishte rrjedhoje e sherbimeve shume te vlefshme per perandorine otomane, sherbime te cilat i vuanin shqiptaret. Dhe sic e thash me perpara ai vrau dhe masakroi bej (te vegjel) shqiptare per te zmadhuar territorin e vet. Kete e di shume mire sepse njoh familje qe kane ikur nga zona e Tepelenes si rrjedhoje e dhunes se Pashait. Ne nje rast, ai e dogji beun e fshatit te gjalle ne hell, sepse e kundershtoi.
Ali Pashe Tepelena nuk donte t'ia dinte per Shqiperine, por donte te behej mbret apo sic e ka dhe emrin Pasha i territoreve. Gjergj Kastrioiti nuk i vrau shqiptaret me qellim qe t'i bashkonte, sic beri Aliu. Perandoria Otomane ishte ne krize ne ate kohe. Po t'ia donte te miren Shqiperise Aliu, situata atehere ishte shume me e favorshme se situata ne kohen e Skenderbeut per te arritur pavaresine.
Per fatin tone te keq, pas Skenderbeut, na mungojne figura te tilla ne histori (derisa arrijme ne pragjet e pavaresise.) Per kete arsye miti i Ali Pashes u zmadhua dhe e verteta u fsheh.
Periudha e Rilindjes erdhi si rrjedhoje e kushteve te jashtme: Kriza e perandorise Otomane. Pavaresia e Greqise gjithashtu u tregoi ballkanesve qe liria eshte me se e mundshme. Per me teper, shekulli i 19-te karakterizohet kudo ne Europe nga nga nje rritje e levizjeve nacionaliste. Gjermania u bashkua ne 1870. Po ashtu edhe territoret e Italise u bashkuan. Dhe kuptohet, figurat tona te Rilindjes, duke qene se shume prej tyre u edukuan jashte shtetit, mesuan shume nga eksperienca e vendeve te tjera.
Cudi sa me shume mesoj per Aliun aq me teper kuptoj sa I rende ka qene sundimi I tij mbi popull shqiptare edhe greke por edhe jevgj e cigane.
Me mire nje I huaj se e ke lehte te vleresosh drejt. Pushtuesi eshte pushtues dhe duhet urryer. Por kur te keqen ta ben tendi?
Rezultati eshte mjaft I ciditshem. Ne ngrehim edhe permendore
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2] Trego 18 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.